Mendime
Gjon Neçaj: Edukimi i prindit ndaj fëmijës
E marte, 11.09.2012, 09:38 PM
Edukimi i
prindit ndaj fëmijës dhe pasojat e mëvonshme.
Nga Gjon
Neçaj
Shpeh na
ka eatiur të dëgjojmënë kronikat e zeza në mediat e shkruara dhe elektronike
ngjarje tragjike të kryera nga adoleshentët, fëmijë të rrugës të moshave 14-17
vjeçarë.Kështu edhe ditët e fundit , sipas njpoftimeve të policies, adolendentë
vranë një nënë dhe plagosen një tjetër në sy të fëmij?ve në mes të ditës në qendër të kryeqytetit.
Lidhur me
këto ngjarje tragjike duhen nxjerrë konkluzione dhe mësaime, pasi fenomene të tilla
janë shfqaur dhe po shfaqen jo rrallë në jetë sociale dhe shoqërore të shqiptarëve.
Shumica e
këtyre fëmijëve kanë devijuar në mporal , besim, edhe si rezultat i neglizhencës së prindërve që
kamnë hequr dorë nga edukimi I fëimjëve.Këta adoleshentë janë kontigjentë të prindërve
të divorcuar, të prindërve të vdekur apo të atyre familjeve që fëmijët u “kanë dalë
duarsh”.
Prindërit
asesi nuk duhet të neglizhojnë ndjenjën e edukimit të fëmijëve të tyre, e aq më shumë edhe shoqëria dhe shteti për
kategori të veçanta që i cituam më lart, duhet të ketët nisma dhe platforma të vreçanta
për parandalimin e akteve kriminale. Shumë familje dhe shoqëri i mundon ky
problem, ndërsa çdo prind dëshiron ta
shohë fëmijën e vet në rrugë të drejtë, dhe me moral të mirë, por si ta arrijmë këtë gradë, kur ne i neglizhojmë fëmijët ? Edhe kjo pyetje
kërkon një përgjigje , ku për mendimin tone detyrimisht shoqëria është e
nevojshme të reflektojë.
Një fenomen
I shfqaur në familjen shqiptare vitet e fundit, është se shumë syresh nuk i
edukojnë fëmijët me elementet bazë të edukatës. Madje edhe në shkolla kjo temë duhet
zgjeruar dhe përhapur deri në arsimin parashkollor, pasi dia prej kuptimeve
themelore edukative nuk ekzistojnë tek ne.
Shkaktarë
të edukimit të pamjaftueshëm nga prindërit ësshtë se babai shumicën e kohës është
i preokupuar me punë dhe sjelljen e furnizimit për shtëpinë, prandaj nuk sheh kohë, madje edhe humbje kohe
në edukimin e fëmijës. Kurse e ëma tërë ditën mundohet me shpirt t'i plotësojë dëshirat
e fëmijëve, dhe t'i ushqejë me ushqime të
mira, që të formojnë trupa të shëndoshë,
dhe e harron ushqimin kryesor, ushqimin e edukimit, i cili duhet të ngulitet në zemrat e fëmijëve
që në vegjëli.
Fëmijëve ,
që në adoleshencë duhet t'ua mësojmë disa parime të sjelljes dhe moralit, si sjellja e mire, respekti dhe nderimi infdaj
të moshurave, shkollimi, profesioni dhe jetesa me djersën e ballit, etj.
Formimi i
një fëmije të shëndoshë nuk do të thotë vetëm ndërtimi i një trupi të shëndoshë,
por duhet patjetër edhe ndërtimi i një edukimi
të shëndoshë.
Sjellja e
prindërve ndikon në edukatën e fëmijëve. Vërejmë se si burri tallet më gruan e
tij, e nënçmon para tyre, dhe normalisht ajo do ta humb autoritetin e
saj para fëmijëve. Ata nuk do ta dëgjojnë fjalën dhe këshillën e saj, prandaj duhet që burri ta respektojë bashkëshorten,
nënën e fëmijëve të tij, që ata të marrin
mësim, se si duhet të jetë mirësjellja
mes dy bashkëshortëve.
Ndaj , duke
menduar pasojat, edukimi ndaj fëmijëve, kryesiht nga prindërit, e më pastaj shteti dhe shoqëria, duhet të jetë permanent dhe I vazhdueshëm, pasi
në një shoqëri të brishtë demokratike , siç jemi ne, fenomene të tilla janë me
pasoja të pariparuehme.