Editorial » Sidheri
Elvi Sidheri: 1912-a, pavarësi apo çfarë?
E premte, 07.09.2012, 08:10 PM
1912-a, pavarësi apo çfarë?
Nga Elvi Sidheri
Më lindi
natyrale kjo tematikë për të cilën po nis të shkruaj sot, për shkak të një sërë
arsyesh dhe të dhënash mediatike e jo vetëm, të cilat të bëjnë të mendosh se sot
për sot jemi vënë përballë një strategjie të mirfilltë që synon bastardimin e
këtij përvjetori 100 vjeçar të pamvarësimit tonë nacional në atë vit të shenjtë
për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Si për
t’a ilustruar sa më mirë këtë arsyetim të timin, më qëlloi që këto ditë të më
bjerë në vesh, një lajm i cili bënte fjalë për një iniciativë “të admirueshme”
të televizionit kombëtar turk “TRT”.
Për
ç’bëhej fjalë do thoni ju?
Ja pra, kështu
televizion-bërësit turq, na kishin vendosur të na mblidhnin një grumbull këngëtarësh
ballkanas në Shkup dhe aty do të organizohej më pas një eveniment kanor i cili
do të përkujtonte fundin e luftërave ballkanike të para një shekulli dhe do të
lavdëronte e himnizonte paqen në rajon pas kaq vitesh!
E gjitha
kjo nën patronazhin e shtetit dhe televizionit shtetëror turk!
Dikujt që
nga punët ballkanase dhe mbi të gjitha nga turqit dhe paudhësitë e tyre, s’merr
ndopak erë, atij pra kjo inciativë në pamje të parë, e padëmshme dhe paqëtuese,
do i dukej si një festival e koncert multi-ballkanik i rradhës.
Vërtetë
ore miq, kemi sa e sa festivale teatrosh, muzikore, takime letrare, mbrëmje
poetike e ku di unë çfarë më tepër, raste kur ballkanasit pa dallim etnie dhe
feje, mblidhen së toku dhe bëjnë sikur s’pyesin për diferencat dhe urrejtjen
gjenetike mes njëri-tjetrit dhe ashtu për ca ditë prodhojnë së bashku art dhe
jo vrasje e shfarosje!
Pra se
shkuan ca këngëtarë shqiptarë, helenë, serbë, bullgarë, boshnjakë, turq e
evgjitë (romë)...në Shkup dhe kënduan “hop la la, tra la la” nën hijen e
monumentit qiellgërvishtës të Aleksandrit të Madh e pranë aromës jo aq të
këndëshme të Vardarit , kjo gjë pak rëndësi do të kishte në të tjera kondita
normale.
Por siç
na mëson historia dhe eksperienca, me turqit s’merren kurrë gjërat si të
mirëqena!
Ky është
një gabim që asnjëherë nuk duhet t’a bëjmë!
Sepse sa
herë e kemi bërë dhe kundrejt tyre jemi treguar mendjelehtë, ata na e kanë
hedhur dhe s’i kemi hequr dot qafe akoma.
Turqit
vetë janë një rracë e pa-mirëqenë!
Pse e
pohoj me bindje absolute këtë gjë?
Jo se kam
gjë veçanërisht kundër tyre!
S’e them
dot këtë, sepse në botën ku jetojmë gjej të tjera gjëra dhe fenomene edhe më
shqetësuese sesa të “nderuarit” turq, për të cilët po shkruaj sot dhe kam
hedhur në kompjuter mendimet e mija edhe tjetërherë më parë.
Çështja
është se, problemet e tjera të botës, shpesh rrinë ose gjenden larg vendit dhe
nacionalitetit tim.
Punët
politike të përdtshmërisë shqiptare, janë shfaqje normale, të cilat megjithë
ekseset e shpeshta, sado hyjnë në një rrugëtim të pranueshëm për një vend me
histori të ndrydhur politike dhe pa shumë eksperiencë të shprehjes së lirë.
Çështjet
e tjera ekonomike e sociale, janë edhe ato të ndjeshme e akute, por secila e ka
ose do t’a gjejë dikur rrugëzgjidhjen e saj dhe që kjo të realizohet, të gjithë
ne duhet dhe do të japim secili kontributin tonë modest ditë pas dite.
Por ajo
që tinëzisht po ndodh me turqit, farën e tyre aziatike-mongole dhe me kulturën,
gjuhën dhe traditat, stilin e tyre të jetës dhe gjithçka prapanike që ata dhe
rraca e tyre simbolizon, kjo gjë po që për mua paraqet një rrezik më shumë se
aktual që i paraqitet vendit tim dhe qënies tonë dhe time si Shqiptar/ë!
Kthehemi
tek festivali i TRT-së tani sërish se aty e kishim fjalën.
“Türkiye
Radyo Televizyon” pra, që i bie të jetë televizioni shtetëror i Turqisë, kolegu
i RTSH-së tek ne në Shqipëri, apo i RTK-së në Kosovë e MTV-së (jo Music
Television por Makedonska RadioTelevizija) në Maqedoni, kishte marrë përsipër
këtë vepër “madhështore”.
As që e
kam idenë më të vogël se si e organizuan, se çfarë suksesi pati, në pati të tillë,
se sa turkofilë të atij qyteti me jargët në gojë nga lumturia dhe zgërdhirjen
vesh më vesh, dolën në shesh për t’iu gëzuar koncertit në fjalë etj!
Kjo gjë
nuk më intereson aspak.
Aq sa më
“hyn në qese” (më intereson) mirëzhvillimi apo jo i këtij koncerti, aq edhe më
bie mendja largësisht edhe për mustaqet e Erdoganit apo për numrin e këmbës të
Gyl-it e për atë turispinaqin Davutoglu, i cili na rreket me mish e me shpirt
që të na e paraqesë Neo-Otomanizmin si një nevojë dhe detyrë të kohës për
gjithë neve popujt ballkanike të ish-perandorisë së vdekur e varrosur
turke-osmane!
Rëndësi
për mua ka ideja dhe qëllimi i këtij evenimenti!
Kjo po që
duhet studiuar për të kuptuar edhe më tepër po të jetë nevoja, strategjinë e re
të rihyrjes turke në Ballkan.
Pra si ide,
po të shohësh njoftimet në internet, të agjencive të ndryshme dhe të vetë faqes
zyrtare të TRT-së në gjuhë të ndryshme, kupton se për çfarë bëhet fjalë.
Pra, koncerti
i sipërpërmendur, merrte përsipër që përmes gazit (po ashtu edhe “gazrave” që
dalin nga prapanica e turk-shpifjes neo-otomaniste)...dhe haresë, të festonte
me dinjitet përfundimin e Luftërave Ballkanike dhe paqen në gadishullin tonë
pas 100 vitesh nga këto konflikte të tmerrshme.
Tani
historikisht këtu, ai zyrtar apo historian turk, që në ndonjë zyrë të Anakarasë,
ka pasur këtë ide, ai ka qenë siç i themi neve në Tiranë...:”Një copë mishi me
dy sy” dhe asgjë më tepër!
Sepse
ndër të tjera Luftërat Ballkanike, nuk janë bërë akoma 100 vjet që kanë mbaruar,
sepse sipas të dhënave historike, ato kanë nisur kur shtetet Ballkanike, Serbia,
Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi, sulmuan Perandorinë Osmane në 8 tetor të vitit
1912-ë.
Ato
luftëra mbaruan pas shpërthimit edhe të së dytës Luftë Ballkanike, në 16
qershor të vitit të mëpasshëm kur bullgarët të pakënaqur me ndarjen e
Maqedonisë sulmuan Serbinë dhe Greqinë...dhe si kohë të mbylljes së tyre, historia
njeh gushtin e vitit 1913-ë dhe Marrëveshjen e Bukureshtit që sanksionoi
humbjen totale të bullgarëve dhe fitoren e fuqive të tjera ballkanase.
Kjo gjë
do të thotë, se nga fundi i këtyre luftërave famëkeqe përsa na përket neve
shqiptarëve, akoma nuk kanë kaluar plot 100 vjet, pasi nga 1913-a deri në
2012-ën ku jemi, nuk janë bërë ende 100 vite, por vetëm “
Edhe një
kalama i klasës së parë fillore, me një nocion sado të cekët të llogarive
matematikore, edhe ai këtë gjë do e dallonte me lehtësi!
Por çfarë
di unë?-Ndoshta andej nga Turqia llogaritjet matematikore i bëjnë ndryshe, ata
e dinë fundja!
Meqë ra
fjala, Shqipëria këtë vit të bekuar nga Zoti, feston 100 vjetorin e pavarësisë,
për shkak se pavarësinë nga osmanëria “pis milet” turke, e ka shpallur para 100
vjetësh, pra në 1912-ën.Dhe këtë e bëjmë sepse në shkollë kemi mësuar se 1+1=2,
kurse në llogaritë turke del që 1913+100=2012!
Me çfarë
i kanë marrë diplomat në shkollë këta neo-otomanistët e rinj, pyes veten unë?
Edhe kjo
mund të jetë arsyeja ndoshta!
Por për
turqit e sotëm si edhe për stërgjyshërit e tyre mongolo-aziatikë, numrat, e
vërteta dhe faktet, janë gjëra relative, me të cilat luhet sipas interesit
ekskluziv të tyre!
Ja sesi
agjencia telegrafike maqedonase (zyrtare), MIA, e paraqet këtë evenimet:
-“Evenimenti
muzikor nën moton “Nga luftërat Ballkanike, tek Paqja Ballkanike”, i organizuar
nga Televizioni Nacional Turk, u mbajt në Shkup. Balkan Fest i organizuar për të
kujtuar 100 vjetorin nga fundi i Luftërave Ballkanike, pati pjesëmarrës nga
gjithë Ballkani”.
Më tej
vazhdonte me përshkrime “shpirtkëputëse”, që na tregonin sesi këngëtarët nga të
katër anët e rajonit tonë, kënduan aty këngët më prekëse, bashkë me meloditë më
të mira të repertorit dhe të
trashëgimisë tradicionale të vendeve të tyre.
Më pas ca
dërr, dërr, dërr të tjera pa rëndësi të theksuar.
O Zot, faleminderit
që erdhën këta turqit sërish, e na mblodhën për veshi ne ballkanasit e
“pamarrëvesh” e na çuan në një skenë ku të gjithë së bashku nën dirigjimin e
merituar turk, ia morëm këngës e u hodhëm përpjetë duke kërcyer meloditë tona, sipas
komandës së orkestrantëve turq gjithmonë.
Se sipas
kësaj teorie jo edhe aq të re turke, përherë kemi një turk që i bie “qemanes”
(violinës) dhe ne të tjerët, ballkanas pa dallim feje, krahine dhe ideje, kërcejmë
nën tingujt e muzikës telendisëse që vjen direkt me “recommandée” (letër e
porositur dhe e rëndësishme, në gjuhën postare)...nga Ankaraja!
Turqit që
këtë koncert e kishin ideuar dhe organizuar, ishin kujdesur që për shembull, aty
të ftonin sa më shumë filoturq edhe mes këngëtarëve pjesëmarrës me ç’pashë me
një shikim përciptazi.
Ja, përveç
këngëtarëve nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Serbia, Greqia e Bullgaria, nga
Bosnja s’kishte si mos vinte një myslimane boshnjake Hanka dikushi, nga vetë
Maqedonia vinin një evgjitkë Rexhepova dhe një Ismail Lumanovski, i cili në mos
evgjit, do jetë turk Maqedonie edhe ai.
Pastaj
kishim edhe nja tre turq Turqie po ashtu.
Sa për
cilësitë kanore, muzikore, kulturore etj, të koncertit në fjalë, as e vë ujin
në zjarr fare sidoqoftë, sepse ndershmërisht “as më kërcet fare” (nuk më
intereson aspak).
Ajo që në
këtë mes më intereson sadopak, është mesazhi që ky organizim jep!
Dhe ai
është që e keqja e Ballkanit para 100 vitesh dhe akoma tani sipas turqve, kanë
qenë vetëm luftërat mes vetë ballkanasve.
Dhe këtë
gjë, me dashuri, përkushtim dhe me “lot e me qurre”-siç i themi në Tiranë, ...na
e kujtojnë turqit, sikur ata vetë të ishin skandinavë apo çfarë di unë, Belgë
që s’kanë asnjë lidhje me Ballkanin!
Me ç’di
unë, në regjistrin e historisë ballkanike, në ato ditë të vitit të largët
1912-ë, juve nuk keni figuruar si “mungues”, në hartën e rajonit tonë!
Juve
atëherë ende na kishit neve poshtë thundërave tuaja të ndotura nga gjaku ynë, i
popujve të shtypur të perandorisë suaj, Osmanëria
juaj, megjithë një palo sulltan langaraq në krye, akoma ekzistonte.
Shteti
juaj “i lodhur” osman, po zbythej cep më cep në atë kohë, por ende kthetrat i
kishte të mirëngulura në mishin tonë shqiptar dhe neve nuk na linte kurrësesi
të shkëputeshim, ndërsa grabitqarët e tjerë fqinjë ballkanas me bekimin tuaj
ishin lënë të lirë që të mprehnin shpatat për të na rënë përsipër dhunshëm, sapo
ju të merrnit sërish udhën për në Stamboll.
Ndër të
tjera, otomanët e rinj të “zyrhaneve” (mënyrë për t’a quajtur zyrën alla turka,
edhe han)...në
Kjo sepse
në Shkup ka një komunitet turkoman të mirëorganizuar dhe po ashtu edhe të
mirëmikluar dhe mirëdashur nga pushteti sllav i çdo regjimi.
Vetë
Maqedonia ish Republikë Jugosllave, është veçuar ngahera për përkujdesjen e
ngrohtë dhe “përdëllimin” kundrejt komunitetit turk në territorin e saj.
Në secilin qytet të atij vendi ku shqiptarët janë fshirë nga faqja e dheut, vrarë e deportuar në Turqi, apo asimiluar në turq e sllavë, historia zyrtare e atyshme, flet vetëm për prezencë përveç etnisë sllave, të komunitetetit turk nëpër ato zona historikisht.
Me anë të
turqve, mbulohet me dheun e harresës së gënjeshtërt dhe të qëllimshme, historia
dhe gjurmët e shqiptarëve të Maqedonisë, në Ohër, Manastir, Prilep, Veles, Shkup,
Gostivar, Dibër, Resnjë etj!
Por po
ashtu, edhe mes jo pak shqiptarëve të atij shteti artificial, ekziston një
admirim sharlatan për Turqinë dhe turqit, gjë që bën që mes tyre propaganda
turke të zërë vend me lehtësi sa herë është nevoja.
Por po aq,
në Maqedoninë ish Republikë Jugosllave, janë të shumtë shqiptarët, që turqit
dhe “bëmat” e tyre në kurriz të shqiptarëve, i njohin shumë mirë e edhe më
tepër i përbuzin ata.
Luftërat
Ballkanike plasën, sepse Perandoria që kishin krijuar osmanët turko-mongolë
shumë shekuj më parë, ajo kishte perënduar përfundimisht dhe as hezitimet e
ndonjë fuqie të madhe Europiane, nuk ja zgjasnin më dot jetën asaj kërrme që
prej vitesh përpëlitej përgjakshëm, mes jetës dhe vdekjes.
Osmanët
turq, në të kundërt të asaj që thuhet poshtë e lart, nga vetëurryesit shqiptarë,
ishin plotësisht fajtorë për mbetjen tonë në kuadrin e varrit të përbashkët
masiv, në të cilin ishte shëndrruar
shteti i tyre perandorak.
Neve
ishim i vetmi popull, që tërësisht ndodhej ende nën zgjedhën e tyre tiranike, mizore
dhe shtazore, në nisje të vitit të madh 1912-ë.
Serbët në
shumicë gjendeshin në shtetin e tyre kombëtar, përveç ca serbëve që akoma ishin
shpërndarë në Bosnjen Austro-Hungareze, apo në Mal të Zi e ndokund me pakicë
nëpër rajonet shqiptare të Kosovës.
Bullgarët
në shumicë jetonin në Bullgarinë e lirë të pas 1878-ës.Të tjerë, gjendeshin
ende jo të pakët në numër në krahinën pjellorë e të rëndësishme të Maqedonisë e
deri në brigjet e Egjeut.
Helenët
me fondet e pakursyera si dhe rizgjimin filohelenik të aristokracisë, borgjezisë
dhe inteligjencës perëndimore, po aq sa edhe me forcën e shpatave dhe gjakun e
shqiptarëve me në krye Boçarin e Bubulinën, ata kishin krijuar të parët nën
komandën bavareze, mbretërinë e tyre të pavarur nga turqit.
Kështu që
në rajonet ballkanike të perandorisë së drobitur osmane, kishim mbetur
plotësisht në shumicë absolute, vetëm ne shqiptarët!
E vërtetë
që disa toka shqiptare megjithë banorët e tyre, ishin kafshuar nga helenët e
malazezët, por edhe nga serbët (
Sidoqoftë
në agimin ende të mjegullt dhe shumë të paqartë të vitit 1912-ë, pjesa dërrmuese
e popullit dhe tokave shqiptare, ende gjendeshin me përdhunë, në territorin e
keqadministruar nga turqit.
Ajo që
mbetej nga tokat ballkanike të osmanëve, ishin territore ku jetonin grekë, bullgarë
e ndonjë copëz populli tjetër, por sido që të jetë, çdo minoritet tjetër
jo-turk në pjesën ballkanase të osmanërisë, e kishte një shtet amë ku të
mbështetej fort.
Neve s’e
kishim, sepse s’na kishte lënë kush t’a bënim dot shtetin tonë!
Të parët
që kishin bërë të pamundurën dhe që s’kishin lënë gjë pa bërë që të na e ndalonin
këtë ëndërr, ishin pikërisht ata, TURQIT!
Lidhjen
Shqiptare të Prizrenit, s’e shtypën dot, as serbët, as grekët e as malazezët!
Atë e
shkelën turqit, kur e panë se po iu dilte duarsh dhe po krijonte një identitet
dhe kërkesa puro shqiptare!
Turqit
Lidhjen e Prizrenit, si fillim nuk mundën t’a ndalnin dhe ishin që ishin edhe
mund të kenë menduar se shqiptarët, mërinë dhe zemërimin e shtypjes
shumëshekullore, le t’ia nxjerrin fqinjëve, të shqyhen e vriten me ta dhe më
pas, siç edhe ndodhi në realitet, turqit do të ktheheshin si zotër të vendit, gjë
që pas 1878-ës, edhe e bënë.
Si
përfundim, duke qenë edhe mjaft praktikë, osmanët u përpoqën që atë gjë të
cilën me armë nuk e bënin më dot prej kohësh, pra suksesin në fushën e betejës,
pasi prej shumë kohësh hanin shqelma një pas një në të pasme, këtë pra t’a
arrinin pa e lëvizur prapanicën nga shiltet komode të Topkapisë, duke ua lënë
luftën dhe mbrojtjen e tokave të tyre në Ballkan shqiptarëve, aty ku ata
banonin të paktën.
Por shtet
të tyrin, sikur edhe thjesht autonom për “arnaut miletin”, as që bëhej fjalë!
Shkolla
shqipe për ta?-Në asnjë mënyrë, kurrën e kurrës!
Ajo gjuhë
e nëmur, s’duhej të guxohej as të përmendej e jo më të flitej, studiohej e
lëvrohej me të.
Shqiptarët,
aty ku ende s’ishin kthyer dot në fenë e osmanëve, do të duhej të asimiloheshin
në identitetin e helenëve po të ishin ortodoksë dhe katolikët në veri të
izoloheshin nëpër malësi apo t’u liheshin në dorë sllavëve.
Grekët
fundja, kishin qenë që nga fillimi shërbëtorë të çmuar të turqve.
Ata kishin
drejtuar me sukses marinën turke, kishin bërë tregtinë e perandorisë dhe rrallë
e për mall e kishin ngritur kokën kundër “afendikove” (padronëve) osmanë.
Helenë e
turq, sa herë kishte qenë koha t’u binin në qafë të tjerëve, e veçanërisht
shqiptarëve të pabindur, ata ishin marrë vesh për mrekulli!
Edhe kur
grekët, me forcën e paepur të shqiptarëve, ia kishin dalë të kishin një shtet
të tyrin, për osmanët, ata pak përbënin ndonjë problem, pasi armiqësia dhe
smira e tyre kundrejt shqiptarëve, si dhe qëllimet tyre ekspansioniste kundrejt
ortodoksisë dhe tokave shqiptare, këto gjëra i shkonin më shumë se përshtat
osmanëve edhe në 1912-ën.
Pra edhe
njëherë për ata që i kanë veshët plot me dyll dhe s’duan ose s’dëgjojnë se janë
shurdhuar nga kakofonia e simfonive antishqiptare me të cilat ushqehet përditë,
media dhe mjedisi shqiptar:
-Nuk
ishim ne që ishim të paaftë të shkëputeshim nga turqit dhe ngrehina e tyre e
zbërdhylur, të cilës i thoshin Perandori Osmane, deri kur një turmë ushtrishë
lara-lara ballkanine e hodhën me mollaqe përtokë!
Ishin
turqit që me neve bënë gjithçka, që të mos na linin të shkëputeshim prej tyre
dhe të mos ishte për vetëndërgjegjësimin tonë kombëtar dhe po ashtu edhe për
rrethanat e atyre viteve, as që do t’a kishin këputur zverkun nga trojet tona.
Sesa u
nevojitej turqve gjaku jonë i pastër dhe i lashtë europian, e treguan kur si
një thithlopë e etur për gjak, tërhoqën me dhunë dhe në marrëveshje me
autoritetet jugosllave serbe, qindra-mijëra shqiptarë të Jugosllavisë dhe me ta
veçse populluan rajonet e harruara nga Zoti të Turqisë Qemaliste, më pas edhe
rindërtuan shoqërinë e tyre, që sot e kësaj dite mëton që Europës dhe botës së
civilizuar, t’i tregojë vetëm trajtat europiane të qytetarëve të saj me
origjinë ballkanase dhe shqiptare.
Ky është
edhe qëllimi i këtij shkrimi!
Që t’u
kujtojë njerëzve, kuptimin e vërtetë të ngjarjes madhore të ndodhur në vitin e
shenjtë 1912-ë!
Shqipëria
dhe shqiptarët në atë vit, luftuan me armë në dorë, me shpirtin nëpër dhëmbë, me
një qëllim mbi të gjitha...dhe ai ishte që Shqipëria të bëhej një shtet i
pavarur.
Që kjo të
arrihej, neve duhej që së pari të shkëputeshim njëherë e përgjithmonë nga
Turqit dhe nga karakatina e tyre që ende për turp të Zotit, megjithëse i kishte
të dyja këmbët në varr dhe po vazhdonte të zhytej në fekalet që vetë kishte
lënë pas gjatë ekzistencës së saj, ajo sërish quhej Perandori dhe veten e
quante qeverisëse të territoreve shqiptare.
Po të na
kishin lënë turqit, sadopak autonomi reale dhe liri në veprimet tona, qoftë
edhe brenda suazave të Perandorisë së tyre të “leqendisur” (dobët), neve
sidoqoftë në vitin e pavarësisë, do të kishim arritur më të përgatitur, bashkuar
e armatosur.
Por
ndërsa edhe në 1911-ën, një vit para pavarësisë, ende kacafyteshim me zagarët e
turqve, atëherë ishte mëse logjike, që serbë.malazezë e helenë, Shqipërinë e
porsaformuar, e gjetën si pre të lehtë për t’a sulmuar dhe shqyer në shumë
copa.
Të mos
ishte që vetë osmanëria perandorake dhe sulltani i saj teveqel, edhe ata u
shkrinë dhe u tretën vetë si kripa në ujë, gjatë Luftës së Parë Botërore, ata
kurrë sido që të jetë nuk do t’a kishin njohur pavarësinë e shtetit të ri
shqiptar.
Më pas
Mustafa Qemali me origjinë shqiptare, si njeri i kohës dhe si person me sensin
e masës, e kuptoi qartësisht, se nën sqetull nuk mbahen dy kunguj.
Kështu që,
vendosi sado me dhimbje, që t’i linte mënjanë problemet ballkanike dhe të
fokusohej tek mbrojtja e asaj çfarë mbetej e mbi rrënojat e osmanërisë së
dikurshme, të krijonte shtetin modern turk.
Atij
njeriu, më shumë se për Ballkanin, siç duket i digjte Stambolli e Izmiri ku
kishin hyrë dhe bënin “kokrrën e pallës” grekët.
Ndaj dhe
u kujdes që të ndalte helenët, të cilët ndershmërisht, ia thonë për dinakërira
të panumërta, por jo për luftë prej vërteti...dhe pasi i mundi dhe i largoi
grekët, krijoi shtetin laik, bashkëkohor turk.
Ky shtet
turk, për ca kohë na la të qetë e edhe për meritë të regjimeve jo filoturke në
Shqipëri, s’i futi dot hundët në punë tona për një kohë të konsiderueshme.
Derisa në
Shqipëri, ra regjimi totalitar dhe me hyrjen e demokracisë së shumëpritur, vendin
në shtetin me kufinj të shqyera, e gjetën edhe misionarët e turqizmës së re.
Turqia na
u ribë Motër e Vëlla, populli turk na doli vëlla e kushuri gjaku e shkollat
turke mbinë si kërpudha toksike (nga ato të helmatisurat që të lenë shakull në
vend e s’hahen kurrësesi).
Duke
mbajtur në majë të gjuhës këngën e rrezikut (të vërtetë s’them gjë) grek, arab
etj, sidoqoftë nëpër vendin tonë u përhapën mijëra tentakula të sferave
financiaro, fetaro-kulturore të Turqisë dhe turkomanizmit modern.
Këto të
bashkuara me politikën agresivë të ekspansionit të ri neo-otoman të Davutoglu
& Co, si dhe filmografinë e përfaqësuar nga dhjetëra seriale turke që
vërshuan si të kishte plasur papritur ndonjë tubacion i madh ujërash të zeza, bëjnë
që kjo jashtëqitje turke, tashmë të ketë pushtuar thellësisht jetën e
përditëshme dhe hapësirën televizive shqiptare.
Më ka
qëlluar, të shikoj kanale boshnjake, maqedonase etj, por stacione televizive që
transmetojnë brenda një dite deri në 5 seriale turke, për fat të keq vetëm tek
shqiptarët kam parë!
Edhe
kanali më i suksesshëm televiziv turk, do e kishte zili një dukuri të tillë.
S’do mend
pastaj, që tani tezat anormale dhe antinatyrore filoturke, që na e bëjnë
1912-ën si një “tragjedi kombëtare” se u ndamë nga osmanët, këto gjëra edhe
zënë vend në një audiencë gjë çdo ditë “mahnitet” nga veprat e personazheve
turke, të gjithë pa përjashtim bjondë, të gjatë, me sy blu, të cilët në
shtëpitë tona na kujtojnë tradita “të bukura”, të cilat uronim t’i kishim
harruar tashmë.
Shtëpiaket
shqiptare kështu, shohin sërish, gjëra që dikur i kishin jetuar gjyshet e tyre,
sesi për shembull pasi vjehërra ka helmuar nusen,
Sesi
gjindja turke, që e tillë është për nga sjellja, por kurrësesi nga pamja, e
cila mendoj se për shkak të ndonjë ligji sekret ose të pashkruar, me rregull
treshi, duhet të jetë përherë me trajta të bukura europiane, sesi pra ky popull,
i ka varrezat vendin më të preferuar, ku ngrysen natën dhe flenë ditën.
Sepse
bota e re neo-otomane po na rikthen edhe njëherë këmbëkryq, këtë imazh të errët,
të shpifur dhe varrezor të jetës që kanë turqit.
Popull me
mendësi të thellë FATALISTE!
Njerëz që
dashurinë, këtë ndjenjë të çiltër, të pastër e të gëzueshme, e shohin vetëm si
një burim vuajtjeje të pashtershme dhe si një arsyetim për çfarëdolloj gjëme
apo rrengu që dikush do t’i punojë tjetrit.
Sepse një
turk i dashuruar, siç e paraqesin besnikërisht këtë realitet edhe serialet e
tyre, ai pra është një person që me lejen e dashurisë së tij, ka të drejtën të
vrasi vëllain e tij e t’i marrë gruan për këtë qëllim.
Një turk
për dashuri, kalon mbi të ëmën, heq qafe të atin dhe mbyt me duart e tij edhe
fëmijën e personit që ai dashuron.....por e ka një “shfajësim”, se këtë e ka
bërë për “Dashuri”!
Sepse
thoshin gjyshërit tanë:”DASHURIA E TURKUT, ËSHTË SI DASHURIA E UJKUT”!
Shoqëria
e pastër dhe besnikëria që kudo në botën normale të qytetëruar, do lidhte dy
miq, këto gjëra në botëkuptimin që serialet turke po përhapin si armë kimike që
alterojnë mirëqënien mentale të shqiptarëve, ato janë diçka tërësisht e panjohur.
Sepse
miku i ngushtë për turkun, sipas vetë serialeve të tyre, është dikush të cilin
mund t’a marrësh për hunde, t’a mashtrosh, t’i nxish jetën, t’i rrëmbesh
fëmijën, t’i vrasësh prindin dhe në fund t’i përdhunosh edhe gruan.
Ja ç’fund
të përçundnuar ka gjetur miqësia në mendjet turke!
Një
marrëdhënie mes vëllezërish e motrash, kjo lidhje kaq e fortë dhe e shenjtë
kudo tjetër, për turkun dhe kulturën që ata vetë po shpërndajnë me prodhimet e
tyre famëkeqe televizive, ajo është veç një luftë ku vëllai lufton pa
përjashtim goditjesh, vëllain tjetër dhe ku motra është gati të presi motrën në
fyt, për të arritur qëllimet e saja në jetë.
E lëmë
pastaj mënjanë cilësinë inekzistente të këtyre serialeve, ku në mungesë totale
të fantazisë së realizuesve e regjizorëve të tyre, për të krijuar një rast që
të tërheqi vëmendjen e publikut në shtëpi, patjetër personazhet duhet ose të
përfundojnë 5 herë në javë në spital e 2 ditët që mbeten t’i kalojnë
rregullisht në burg!
Po të
matet e mesmja e pjesëve të një seriali turk dhe sasisë së herëve kur
personazhet e tij, plagosen me thika, enë kuzhine, bisturi, tentojnë pa sukses
të vrasin veten, iu qëllojnë pas dhe para shpine, pësojnë aksidente trafiku, u
rrëzohet avioni, qëllojnë nëpër ambiente ku po ndodhin shkëmbime zjarri ose
pengmarrje, ndodhin fatkeqësi natyrore etj, atëherë Rekordi Guinness në këtë fushë, nuk është edhe aq larg.
Pastaj do
shtohej tmerrësisht më tepër, po të llogarisnim që secili personazh i serialeve
turke, sëmuret rregullisht njëherë në javë me kancer, me leucemi, i bie
damllaja në mëngjes, pika në drekë e të fikët në darkë.
Një dasëm
në botëkuptimin monstruoz që serialet dhe kultura turke po na sjellin mes nesh,
ajo domosdo nuk është si kudo në botën normale, një rast lumturie dhe festimi, por
një ngjarje që patjetër do shoqërohet me vdekje, atentate, vrasje e kulisa nga
më të errëtat.
Një
fëmijë që duhet të lindë dhe një nënë në shtatëzani, për turqit paraqet vetëm
vuajtje e okazion për të punuar njëmijë e një të zeza.
S’më ka
dalë film i denjë turk deri tani, ku shtatëzana e gjorë, të mundet t’a lindi
fëmijën e qetë, me burrin e familjarët e saj pranë krevatit!
Fëmija i
shkretë, s’kam parë njëherë të mos lindi mes vuajtjesh të patregueshme, gjithmonë
2 muaj para kohe shtatanik, në inkubator duke luftuar me mish e me shpirt
kundër kosës së vdekjes!
Njeriu
nganjëherë edhe pyet veten:”A martohen dot e mbi të gjitha a i lindin dot
fëmijët qetësisht pa u vrarë e vdekur njeri, këta turqit”??????????????
Dhe kjo
gjë shpjegon pa shumë mundim edhe shumë sjellje kafshërore që shfaqen e
rishfaqen në Shqipëri, ku gratë shkojnë vu në botën tjetër, pasi vriten
shtazërisht e keqtrajtohen.
Kjo është
kultura mongolo-turke, të cilën këta që sot duan të na paraqiten si “esenca e
qytetërimit”, na kanë lënë pas.
Ideja e
turkut dhe e serialeve të tyre për dashurinë është e thjeshtë, kur burri ose
gruaja turke dashuron, atij/asaj s’i plas fare për ndjenjat e tjetrës/tjetrit!
Si parim,
dashuria tek
Kur
personi refuzon të dashurohet, ose nuk ia kthen dashurinë partnerit, atëherë ky
ose kjo, kanë të drejtën që në emër të dashurisë së tyre të njëanëshme, t’i
shkaktojnë personit që sipas tyre dashurojnë, çdo fatkeqësi të mundshme, t’i
vrasin çdo njeri të dashur dhe t’i shkatërrojnë jetën fund e krye.
Kjo është
dashuria turke, që mediat tona transmetojnë shumë herë në ditë nëpërmjet
filmave turke!
Dhe sa e
sa krime për pseudo motive dashurore në Shqipëri, do shpjegoheshin me këtë
mendësi vrastare turke, të cilën tashmë po na e rifusin me prepotencë në
përditshmërinë tonë.
Si
përfundim, vetë familja turke, jo sipas meje, por sipas vetë serialeve turke, të
cilat bujarisht u ofrohen TV-ve tona, me një “shtysë” të qartë nga qarqet
filoturke neo-otomane, si mjet i ri për rikthimin e influencës turke, ...ajo
është një fole nepërkash dhe gjarpërinjsh të cilët përleshen, theren, vriten
pas shpine, helmohen në gjumë etj!
Por të
cilët kjo gjë nuk i pengon që së bashku të hanë “kahval-in” (mëngjesin) e pasur
turk, ku ndërsa dënden në ushqim, shikohen sy më sy me të njëjtën armiqësi që
gjatë natës i ka bërë t’a urrejnë, godasin pas krahëve dhe tradhëtojnë
njëri-tjetrin.
Por
rregulli i artë i trashëguar pas sundimit shumëshekullor turk edhe tek ne , ai i “për sy dhe faqe”, vlen ende dhe mbretëron
sovran gjithmonë!
Pra në
familjen turke, nipi me gjyshin që në jetë luftohen, mbesa me tezen që
dashurojnë të njëjtin burrë, nëna me bijën që bëhen fërtele me njëra-tjetrën, babai
dhe biri e vëllai me vëllanë që shuajnë familjet e njëri-tjetrit, të gjithë
këta, në fund si një familje e lumtur, do mbildhen së bashku në “konak” dhe aty
do rrinë si asgjë të mos kishte ndodhur, pikërisht për “sy e faqe”, sepse
aparenca dhe rregullat turke e duan kështu!
Kjo është
në vija të gjëra, shoqëria turke, ky shembull më shumë unik se i rrallë, i një
varrimi moral, i një kurvërie që edhe baxhella më e ulët në Perëndim, s’do t’a
arrinte dot dhe i një sahanlëpirje e pafytyrësie që e karakterizojnë atë
kryekëput.
Shumë nga
këto efekte, turqit edhe na i kishin lënë përgjatë shekujve, por këto tradita, me
kalimin e kohës dhe afrimin sërish me Perëndimin, këtu e njëqind vite, që kur
turqit e thyen qafën, ato ishin zbehur dhe zëvendësuar me sjellje normale prej
europianësh që edhe jemi.
Tani, po
shohim sesi në një kohë mjaft të shkurtër, si pasojë e rikthimit të fuqishëm
turk, serialet, antikultura dhe doket prapanike turke, po na shtrohen prapë
këmbëkryq në jetën tonë, me efekte që po nuk iu dol para, do të jenë
katastrofike për shoqërinë tonë, e cila edhe kështu ka mjaft probleme vetë.
Por kur i
futesh një pune, nevojitet t’a fillosh nga shkronja ” A” dhe më pas t’i marrësh
me rradhë shkronjat e tjera.
Kjo do
bërë edhe me turqit!
Prandaj
edhe unë e nisa me atë titull, pra që çfarë përfaqëson në të vërtetë për
Shqipërinë viti 1912-ë?
Pavarësinë
apo çfarë?
Sepse siç
po guxojnë me shumicë të thonë tani, në atë vit ka ndodhur gjithçka përveçse
ajo që vërtetë ka ndodhur!
Pra
pavarësia nga turqit dhe perandoria e tyre osmane.
Së pari
Perandoria në fjalë ishte 100 % turke, pasi turqit e kishin krijuar dhe e
drejtonin.
Turqishtja
me shkronja arabe, ishte gjuha e vetme e perandorisë.
Turq
ishin sulltanët që e komandonin.
Feja e
turqve ishte feja e privilegjuar dhe unike e kastës drejtuese të perandorisë.
Dhe në
fund, XhonTurqit që deshën t’a shpëtonin këtë perandori, ata synuan pa sukses, kjo
edhe falë qëndresës së shqiptarëve, që shtetit të tyre shumëetnik, t’i jepnin
një karakter vetëm turk.
Kjo gjë
çoi edhe në shuarjen e osmanërisë sulltanore dhe më vonë në lindjen e shtetit
turk.
Por neve
pavarësinë e shpallëm nga fuqia e huaj, që na kishte pushtuar prej 4 shekujsh e
gjysëm, dhe ata ishin Turqit dhe askush tjetër!
Sot
flitet për gjithçka, përveçse për këtë fakt themelor!
Të jetë
për ata që janë përgjegjës për kremtimin e këtij viti shumë të rëndësishëm të
qindvjetorit të pavarësisë dhe ekzistencës së shtetit të mëvetësuar shqiptar, as
që do përmendej fare se nga kush neve u pavarësuam!
Flitet
vetëm për luftërat e mëdha dhe epike që vërtetë ne zhvilluam me vetëmohim të
admirueshëm e stoicizëm të rrallë, ndaj gjithë fqinjëve, të cilët pas largimit
të turqve, u sulën drejt trojeve tona për të zënë sa tokë të mundeshin.
Por e
vërteta është që ne nuk e shpallëm pavarësinë as nga
E
shpallëm nga Perandoria Osmane dhe pikë!
Perandoria
e tyre turke, na la të zhveshur, pa armë, të pambrojtur e të pazhvilluar, në
dorë të qëllimeve shfarosëse të fqinjëve tanë, të cilët prej disa
dhjetëvjeçarësh përgatiteshin e armatoseshin, ndërsa prisnin fundin e
pashmangshëm të turqve dhe dominimit të tyre në Ballkan.
Si të
them që të shpjegohem më qartë?
Amerikanët,
pasi mundën kushurinjtë anglezë, më pas luftuan edhe me kanadezët, meksikanët, spanjollët
etj.
Por
pavarësia e tyre me 4 korrik, festohet solemnisht, si dita e shkëputjes nga
Mbretëria e Bashkuar, jo nga Meksika, Kandaja apo Spanja.
Kroacia, pas
luftës me serbët e Krajina-s, luftoi edhe në Bosnje, sa me boshnjakët, me
serbët lokalë dhe me Ushtrinë Jugosllave, por ata pavarësinë e festojnë si
shkëputje nga Jugosllavia!
Kurse ne,
çfarë bëjmë?
Me ç’shoh
unë të paktën, tani njerëzit sikur i ka zënë turpi t’i përmendin më turqit si
pushtues dhe po aq edhe shpalljen e pavarësisë nga zgjedha e tyre
shumëshekullore.
Turp, po
të ishin njerëz dhe burra prej vërteti, do të nevojitej t’u vinte turqve të
sotëm, për ato kafshëri, mizori e masakra që gjyshërit e tyre kanë bërë në
Ballkan e sidomos mbi shqiptarët.
Neve
kurrësesi dhe asnjëherë s’duhet të kemi as edhe një lloj skrupulli kundrejt
turqve dhe asaj çfarë ata kanë paraqitur për ne.
Por
turqit, turq kanë qenë, janë dhe do mbeten!
Edhe ky
koncerti festiv në Shkup, me të cilin e hapa këtë shkrim, këtë gjë tregon pa
asnjë hije dyshimi.
Ideja
është se turku po vjen e po na mbledh bashkë dhe po na vë në rrjesht të
festojmë paqen ballkanike, që erdhi shumë vonë, pasi turku “paqedashës dhe
dashamirës”, iku dhe më pas ne ballkanasit e pagdhendur, u shqyem njëri me
tjetrin.
Jo ore
turq, ato luftëra të përgjakshme, ku ndër të tjera e pësuam më tepër
territorialisht dhe në humbje njerëzore, pikërisht neve shqiptarët, ato pra
shpërthyen sepse kaosi dhe padrejtësia që turqit lanë pas, ishte e atillë, që
edhe sot nuk ka gjetur zgjidhje.
Por unë
vetë e njoh historinë e vendit tim aq sa të mos kem dyshime.
Trushkretët
që nuk e duan apo njohin historinë e tyre si popull dhe të atdheut të tyre, edhe
ata s’janë të pakët.
Prandaj
edhe koncertet si ky për të cilin fola, kanë publik që i ndjek me ëndje, ashtu
siç ka ithtarë të konsiderueshëm edhe çështja e turqizmës .
Por të
gjithëve këta lapangjozët e neo-otomanizmit, s’na e hedhin dot sidoqoftë.