Kulturë
Zeqir Lushaj: Botim përkujtimor, në një-vjetorin e nanës
E shtune, 25.08.2012, 05:47 PM
Botim përkujtimor, në një-vjetorin e nanës
POEZIA-NEKROLOGJIA-ENCIKLOPEDIA…
1.
NANA…, U NIS VET
-Mbasi i tha vdekjes 4 herë “JO”-
Nga Zeqir
Lushaj
Po, po,
I erdhi
Vdekja,
Dhe u ndal në
derë.
Nuk vi në
dimër,
I tha nana,
-Hajde
në verë.
Në verën me
lule,
Prap i
trokiti,
Ajo,
Mortje=Pika.
Nuk vi ,
Edhe këtë
muaj,
-Pres
djalin nga Amerika.
Erdhi Djali,
E përqafoj
nana,
Heshti vdekja
si acarit hana.
Nana, bani me
gisht:
-Qe’, po të
kallxoj:
Edhe
një javë, shpirtin se dorzoj.
Si u step
Mortja,
Kësoje nuk
kish pa,
Të shtundën
tjetër erdhi pa ba za.
As sonte
“Jo”,
-Se
prishi dasmën e mbesës,
Vdekjes nana
i flet,
…!
Të Dielën mbas-dite,
Nana ish ba
gati…,
Dhe…
u nis Vet!
./.
(Tiranë, fund- korriku, 2011)
(Nxjerrë
nga enciklopedia “Lotët e virgjër”)
------------------
Anila Toto
Prekëse
dhe shumë e ndryshme nga gjithshka që lexova . Urime,
Anila
!
-------------
Neki Lulaj
Shtigjet
që i lan të hapura shkurja e prindërve në botën e amshueshme askush nuk mund ti
thur.Jeta i ka këto gjëra e vdekjes nuk
i iket dot.....?
Oh sa varfërohëm kur mbetëm pa ta. Kjo më preku shpirtin.....Urime vëlla....!
Neki Lulaj
------------------
Sejdi
Berisha
Vargje
me një ndijim të veçantë, por edhe me një qasje shumëdimensionale dhe me mesazh
të thelbit njerëzor. Urime...
-------------------
Ditmar
Lushaj , Spanjë
Poezi
që më përmalloi shumë…
------------------
Autori
d.v.
E
nderuar Anila Toto,
I nderuar Neki Lulaj,
I nderuar Sejdi Berisha,
I nderuar Ditmar L,
Me komentet e mbështetjen tuaj, vertetë marrim zemer se, po dijmë të themi
diçka.
Ju jam mirënjohës për vlerësimet. Rrofshi!
-------------------------------
Nekrologjia, (botohet per herë të parë)
2. NDARJA NGA NANA SHKURTË
Nga Ramë Muja
Gjithmonë,
kur largohemi nga shtëpia, jemi mësuar me bekimin e nënës: “Mirëardhësh bir”.
Por sot po ndodh e kundërta.
Nuk
është më Nana Shkurte në prag të derës që hesh veshtrimin e përlotur e
përshpirt: “Mirëardhësh bir”.
Sot
jemi ne, që po e percjellim me sytë e perlotur e kokë-ulur nga pesha e
dhimbjes, nanën e Nuredinit, të Ukës, të
Zeqirit, të Rukës, Florës e Xhbanes. Dhe ajo po largohet nga sytë tanë drejtë
horizontit të pavdeksisë dhe ndonëse ne nuk po ja dëgjojme zërin, se ai zë
tashmë është shuar, por thellë në vetëdijen tonë po ndjejmë bekimin e saj:
-Zoti ju ruejt bijtë e nanës.
Dhe
secili prej nesh është i bindur se në këto çaste po merr këtë bekim prej zemrës
së saj. Se kështu jemi mesuar tërë jetën tonë të dëgjojmë nga goja e saj vetem
bekim e urim, përkëdheli e mirësi pa mbarim.
Se
ashtu e krijoi Zoti nanën tonë Shkurte. Të donte njerëzit pa dallim, njësoj si
fmijtë e saj, ndaj asnjëherë nuk e hoqi nga goja fjalën “lum”,-ashtu siç i
thoshte djalit lum, Zeqirit, ashtu i thoshte edhe shokut të tij; -lum djali i
nanës.
E
nuk kishte si me qenë ndryshe, se andej nga erdhi, nga Luzha e dervishit të
madh do të sillte vetëm mirësi e fisnikri dhe aty ku zbriti në at ambjent aq
njerëzor e fisnik, bujar e atdhetar siç ishin trojet e Selman e Avdyl Hasanit,
dhe bashkëshorti i saj mendjendrituri dhe burri i madh i Grisë Sadik Selmani,
patjeter që do të kultivonte e do reflektonte vetem fisnikëri në tërë qenjen e
saj.
Unë
që po flas, provova bekimin dhe hyzmetin e duarve tua Nana Shkurtë. Si unë janë
me dhjetra e qindra djem e vajza, shokë e shoqe të femijëve tu që kan degjuar zerin tend engjëllor sot me zemer të ngurtësuar e
sy të mjergulluar nuk duan të besojnë se, se Ti, Nëna jonë po largohesh. Ne na dhimbesh se per ne , Ti
ishe më e mira, më e dashura, që na mbulove një jetë të tërë me dashurinë e
nënës.
E
ku ka dashuri më të madhe se dashuria e nënës?
Ndaj
ne sot, të gjithë me këtë dashuri, me dashurinë e femijës për nënën jemi përpara teje për të percjellë,
djem e vajza, nipër e mbesa, të afërm e të largët por që të njohën e me
respektin e e dhimbjen që kanë duan të
lehtesojnë peshen e dheut që po hedhin duke renduar në zemrat e tyre me tërë
peshën e dashurive, të dhëmbjes e të ndarjes që fryma jote jote e shenjtë të
qetësohet atje nga erdhi, në prehrin e krijuesit të gjithësisë.
Lamtumirë,
nana jonë e madhe, Shkurtë.
---------------------------------
Për librin “Lotët e virgjër”
3.
KUR PIKOJNË LOTËT E DASHURISË PËR NËNËN
Nga një shkrim i zotit XHELADIN
MJEKU rreth Antologjisë me poezi “LOTËT E VIRGJËR”,
përgatitur nga Agim Mato e Fatmir Terziu, botoi SHB “ACPE&LULU “ – USA ,
2012
Antologjia
poetike “Lotët e virgjër” kushtuar nënave, motrave, grave dhe vajzave për
festën e tyre ndërkombëtare, ideuar dhe realizuar nga Agim Mato dhe
Fatmir Terziu, që brenda kopertinave të saj mbledh njëqindedyzetepesë
autor nga të gjitha trojet etnike, nga diaspora dhe bota shqiptare, me krijimet
e tyre për qenjen më të dashur, emri i të cilës është i shkruar me shkronja
zemre dhe me dashuri shpirtërore shqiptohet në çdo kohë e në çdo rast. Vend
meritor për këtë pasuri shpirtërore që ta kemi të gjithë që ndiejmë mall dhe
konsideratë për këtë emër janë padyshim hartuesit e saj. Ata për një kohë sa
kishin ndërmarr këtë projekt pothuajse në çdo çast ishin kujdestarë në takimin
e çdo autori e miku të kudondodhur në botë, që kishte nevojën e përkrahjes dhe
këshillave për të mbledhur materialet dhe shkrimet e tyre, duke i sjellur këtu
në një përmbledhje të përbashkët. …
Emrat si Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Ismail Kadare, Agim Mato, Alma Begaj,
Agim Bajrami, Faslli Haliti, Kozeta Zavalani, Murat Gecaj, Myrteza Mara, Preç
Zogaj, Sazan Goliku, Suzana Zisi, Timo Mërkuri, Vilhelme Vranari Haxhiraj,
Visar Zhiti, Zeqir Lushaj e shumë të tjerë nga Shqipëria, pastaj nga Kosova
vijnë të prezantuar me poezitë e tyre Ali Podrimja, Agim Gjakova, Sabit
Rrustemi, Abdyl Kadolli, Halil Haxhosaj, Sejdi Berisha, Halil Xani, Izet
Abdyli, Albina Idrizi, Xheladin Mjeku, Xhevat Latifi, etj. duke vazhduar me
krijues nga Maqedonia, si Kalosh Çeliku, Puntorie Ziba, Nuhi Vinca, etj.
Poashtu në këtë antologji prezantojnë krijues nga Presheva e deri në diasporë
e Amerikë, si Iliriana Sulkuqi, Kozeta Keze Zylo, Fatmir Terziu, Drita
Ademi (Beqiri), Thanas Jani, Raimonda Moisiu, Shadije Hotnjani, Rizah Sheqiri,
etj. të cilët nuk do t’i radhisim një për një në këtë shkrim, ngase që të
gjithë konsiderohen emra në kolanën e letërsisë kombëtare, duke sjellur vepra
të ndryshme për lexuesin dhe studiuesin e pasionuar … (vazhdon artikulli i zotit Mjeku)
-------------------------
4.
GJITHQYSHË …!
-Fletë ditari, Tiranë, më 25 korrik 2011-
…!
Gjithqyshë,
Tash e sa
dekada vjet,
E kam menduar
Tiranën!
Veçse, kurrë-
Jo,
Si vendin,
Ku do të
varrosi nanën!
./.
5.
-OOOH, NANË!
- Psherëtima –
I
dërrmuar nga lodhja,
Shtrihem
në shtrat,
Marr
frymë thellë…!
…Ç’fryj…,
(Jo
veç gazin karbonik),
Duke
thirrur: – Oooh, Nanë!
Qetësohem…!
Të
gjitha fjalët e kësaj bote,
I kam
thanë!
-----------
(Kjo vjershë është nxjerr nga libri “Vdekja e varreve”, faqe 107)
6. FALËNDERIM:
1.
Falënderoj nga zemra gjithë shokët e miqtë që na kujtuan me mesazhe e
telefonata në 1-vjetorin e vdekjes së nënës Shkurtë. Veçanërisht falënderohen
ata që gjetën kohë e mundësi e na nderuan me ardhje për vizitë në shtëpi, me
homazhe tek varri si dhe në drekën e shtruar me këtë rast.
2.
Falënderoj shumë të nderuarit shkrimtarë të mirënjohur Fatmir Terëziu e Agim
Mato, të cilët kanë përfshirë edhe vjershen time për nënën në Enciklopedinë e
tyre aq të mirëpritur. Po ashtu falënderoj të nderuarin Xheladin Mjeku që e ka
veçuar atë vjershë si nder me të mirat krahas shumë pendave të shquara të
letërsisë shqipe.
3.
Si përherë, meriton falënderime ZSh-ja jonë e dashur, që ashtu si vjet në
vdekjen e nënës time edhe këtë vit , në
përkujtim të njëvjetorit, na ka dhënë
vend me dashamirësi në faqet e saj.
Të
gjithëve ua kthefshim respektin, dashrinë e mbeshtjen morale, në gëzimet tuaja
familjare e shoqrore.
Me
shumë dashuri e mirënjohje,
Zeqir
Lushaj
(Ky Cikël përkujtimor, botohet ekskluzivisht në ZemraShqiptare)