E premte, 26.04.2024, 03:29 AM (GMT+1)

Mendime

Safet Hyseni: Kërçova është projekt kombëtar

E enjte, 26.07.2012, 09:09 PM


Kërçova është projekt kombëtar

Nga Safet Hyseni

Zgjedhjet lokale po afrohen. Subjekti politik shqiptar nuk është regjistruar se po ndërmerr ndonjë aktivitet përgatitor. Tani edhe mërgimtarët ndodhen në vendlindje edhe pse të zënë me gëzimet e shumta familjare ata kanë kohë edhe për të shfaq mendimet e tyre për një Kërçovë të bashkuar. Kërcova është një urë lidhëse dhe në hartën gjeopolitike paraqet një pikë strategjike të korridorit shqiptar. Edhe pse Kërcova si regjion ka numër më të madh shqiptarësh, asnjëherë nuk është udhëhequr nga një shqiptarë përveç periudhës 1941-43. Numri i votuesve është tejet i pabesueshëm për popullatën shqiptare. Flitet me të madhe se listat nuk janë pastruar dhe se kjo do duhet që të ndodh për të pas zgjedhje korrekte me shifra reale. Përveç listave që nuk janë pastruar kohët e fundit në Kërçovë regjistrohen banorë të ri nga Maqedonia lindore edhe pse për këtë askush nuk flet. Sipas këtyre të dhënave dikush po përgatitet që në mënyra të ndryshme ta marr udhëheqjen e qytetit të bashkuar. Kërcova përveç që është një pikë shumë strategjike ajo në saje të saj është edhe bastion i nacionalizmit maqedonas dhe mu për këtë përherë nga ky qytet ka pas më shumë kuadro nëpër shumë resor ministror. Kërçovarët kanë një përvojë mjaft të hidhur sa i përket së kaluarës. Çdo 50 vjet kanë ndodhur dyndje (lëvizje) që kanë ndikuar në rritjen e numrit të njërit dhe rënien e nacionalitet tjetër. Në kohën e komunizmit popullimi i qytetit bëhej në mënyrë artificiale duke zbritur fshatarët sllav nga viset malore. Këtyre kolonëve të ri u falej toka e atyre që i detyronin që të shpërngulen për në Turqi. Kur u shterën kjo pjesë e popullatës nisën që të sjellin sllav nga Maqedonia e Egjeut duke u dhuruar banesa e vende pune në xeheroren “Tajmishte” dhe në TEC “Osllomej”. Këto kolon të ri nga popullata vendase thirreshin si “egejci” të cilët nuk i përballuan kushtet e këtushme dhe nisën që të shpërngulen nëpër Evropë, por duke shitur pasurinë që ua kishte dhuruar shteti. Në atë kohë shqiptarët ishin të detyruar që të kërkojnë punë në perëndim. Por as ky shtim artificial edhe pse përkohësisht nuk arriti që t’i rehatojë kolonët e ri, të cilët nisën të shpërngulen nëpër qendrat tjera urbane si në Shkup e Manastir për jetë dhe kushte më të mira. Nga burimet tona ata që janë larguar që moti nga Kërcova ende figurojnë nëpër listat e zgjedhësve të këtushëm. Populli thotë se “e mira dhe e keqja nuk kanë fund”. Derisa njërit komunitet dhe me këtë rast  maqedonasve sllav u krijoheshin kushte për rahati kuptohet se shqiptarëve që kishin qenë shumicë u bëhej presion në shumë drejtime duke i detyruar të lëvizin drejt perëndimit, rrugës me një kahe. Por kjo gjeneratë shqiptarësh që fillimisht morën rrugën e perëndimit i qëndroj besnik familjes dhe traditës dhe ishte gjenerata e parë që u morr me shkollimin e fëmijëve të tyre në vendlindje. Ishte kjo gjenerata e cila më së shumti dha kontribut për vendin dhe shqiptarët, dhe sërish janë të gatshëm që të vijnë për të dhënë kontributin e tyre. Gjenerata e dytë iku bashkë me familje dhe këtu nisi edhe zvogëlimi numrit të shqiptarëve. Edhe pse planet ishin që të ndryshohet struktura e popullsisë projektuesve sikur nuk iu ecte mbarë. Varfëria që i kishte goditur popullatë shqiptare ishte një faktorë që ndikonte në rritjen e natalitetit. Ky është një faktor i vërtetuar shkencërisht pasi që i varfëri ka vetëm një liri që të mos e ndaj shtratin. Duke e vërejtur këtë dukuri elitat udhëheqëse nxorën ligje dhe akte ligjore që të ndëshkojnë çdo çift që guxon të lindë fëmijën e tretë, kjo në Kërçovë sanksionohej në mënyra të ndryshme. Por dikujt që nuk i jep edhe nuk ke se çka i merr dhe kjo nuk i zmbrapsi shqiptarët që nuk kishin as edhe të drejtën e pagëzimit të fëmijës së tyre. Struktura e popullsisë nuk ndryshonte edhe pse pushtetarët i kishin bërë të gjitha presionet pasi që të ledhatuarit kolon iknin nga parajsa e premtuar. Kjo popullatë edhe pse i kishte të gjitha privilegjet dhe kishte kushte jetese shumë të mira, tani e mësuar në dhurata shiste atë që i dhurohej dhe kërkonte kushte edhe më të mira në një rreth tjetër. Fraza “sa më ngushtë aq më lirë” sikur u vërtetua me shqiptarët të cilët në kohë të vështira u rezistuan të gjitha projekteve që për qëllim kishin shpërnguljen e tyre. Me instalimin e sistemit shumë partiak ku tani edhe shqiptarët u organizuan në subjekte politike në vend që popullata shqiptare të nisë të kthehet në vendlindje ajo përkundrazi fillojë që të ikë për jetë më të mirë. Tani ndaj shqiptarëve  që nisën të shpërngulen drejtë perëndimit nuk bëhej presion politikë por as nuk u lehtësohej kthimi në vendlindje. Të drejtat e tyre tani do të duhej që ti realizojnë subjektet për të cilët mërgimtarët dhe popullata vendase kishte investuar në mënyra të ndryshme. Edhe pse pati premtime nga më të ndryshme klasa e re politike shqiptare u burokratizua dhe u korruptua nga qarqe të ndryshme dhe nuk arriti që të realizojë asgjë nga premtimet  e bëra nëpër fushata të ndryshme zgjedhore. Edhe pse Kërçova me rrethinë ka mbi 10 mijë shqiptarë më shumë se maqedonas ekonomia e qytetit është e përqendruar në klanin që e pati pushtetin gjatë 50 viteve të kaluara. Shqiptarët apo subjektet shqiptare si ato politike por edhe ato ekonomike nuk kanë bërë asgjë për të kontrolluar kapitalin e tyre që krahasuar me palën tjetër është shumë më i madh por i pa sistematizuar. Subjektet politike shqiptare në shekullin e kaluar u zotuan se do të hapin një bankë e cila do të ofrojë jo vetëm kursimin e kapitalit të shqiptarëve por edhe  zhvillim në hapësirën shqiptare, kjo nuk ndodhi as edhe pas dy dekadash.  Dyndje të popullsisë ka pasur gati çdo shekull, por ka pasur edhe faktorë që kanë ndikuar, por dyndja e shqiptarëve drejtë perëndimit vetëm për arsye ekonomike është shumë e dëmshme. Dyndja e popullsisë maqedonase nga Kërçova bëhet drejtë qendrave urbane në Maqedoni dhe jo drejtë Italisë apo Amerikës. Derisa të tjerët krijojnë kushte për të dërguar të rinjtë në perëndim për t’i arsimuar në ndonjë nga qendrat universitare ne ua dërgojmë si krahë pune për të bërë një dasmë apo një shtëpi së cilës kurrë nuk do t’i hapen dyert.  Subjekti politik shqiptar duhet të gjejë mënyra dhe të veproj shumë më shpejt për t’ua lehtësuar jetën banorëve, duhet sa më parë të pastroj listat dhe të heq qafe votuesit fiktiv, të merret me projekt zhvillimi dhe të hapjes së vendeve të reja të punës. Të gjithë subjektet shqiptare por edhe më gjerë duhet ta kuptojnë se Kërçova është një projekt kombëtar dhe duhet që zënkat t’i ndërpresin dhe të heqin qafe politikën e aparthejdit që rëndon mbi qafën e shqiptarëve të këtij rajoni.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora