E premte, 26.04.2024, 02:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Besnik Lajqi: Një dashuri tragjike në Rekën e Llagës

E diele, 08.07.2012, 06:00 PM


NJË DASHURI TRAGJIKE NË REKËN E LLAGËS

E gjithë popullata e këtyre trojeve, si Rugovase, si e pjesëve tjera të Sanxhakut të Nishit, që nga kohërat më të lashta ishte katolike shqiptare. Kishte shumë famulli me kisha të bukura dhe madhështore e që veçoheshin ato të ngritura në bjeshkët e bukura të Rugovës heroike. Poashtu edhe në vet fshatin e Maries, pra në Rekën e Lluges, ishte poashtu një Kishë e madhe dhe shumë e bukur ku u mblidhnin për çdo ditë në lutje popullata e këtij fshati dhe fshatrave të tjerë për rreth.

Nga Besnik Lajqi

Ndodhi në një fshat të bukur pitoresk, pikërisht në Rekën e Llagës së Rugovës, në Bjeshkët e Nemura, para kohës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbe. Në këtë fshat të lashtë me tradita të forta kombëtare, me kulturë e zakone të maleve dhe kanun të kishës, popullata atëkohë ishte e ndarë në tre lagje e që të gjitha ishin të një vëllazërie, që ishin Pecaj, Hokaj dhe Zelaj. Përreth këtij fshati kishte disa famulli katolike me kisha të bukura. Po i tillë ishte edhe fshati Reka e Lagjes, që ishte famulli në vete në atë kohë, me një Kishtë të bukur të ndërtuar e të gdhendur dhe skalitur me mjeshtëri me gurë të bukur e të përzgjedhur të këtyre anëve. Nuk dihet saktësisht se cilit stil artistik i përkiste ky objekt fetar, kjo shtëpi e Zotit. Por, dihet e flitet se Kisha ishte madhështore dhe shumë e bukur, dhe se popullata e fshatit, dmth. besimtarët ishin shumë aktivë. Kuptohet se kjo bashkësi kompakte e vogël por simpatike dhe krenare me trojet e tyre, ka pasur edhe priftin, atin shpirëtor që kujdesej për këtë grigjë të Zotit.

Fshati kishte rëndësi të madhe, sepse pikërisht nëpërmes të fshatit kalonin karavanet tregtare nga pjesë tjera të vendit Ilir e Dardan. Ishte vend strategjik, vend në të cilin pushonin shumë udhëtarë e tregtarë, vend i bekuar që priti në konak e përcolli shumë njerëz të molisur e rraskapitur nga udhëtimi. Ky vend i bekuar ishte i hapur për çdo njeri vullnetmirë. Nuk shpëtoi njeri udhëtar e të cilit nuk iu hapën dyert e konakut dhe zemra e banorëve mikpritës e bujarë. I pritnin me atë që kishin, bukë kripë e zemër. Këta ishin të shumtën udhëtarët, tregtar që vinin nga Tregu i Ri (sot Novi Pazari), e të cilët kalonin nëpër Mal të Zi, po edhe këta së bashku, të gjithë kalonin e dilnin në Shekullar (Shekulli i artë) e kalonin nëpër fshatin Reka e Lagjes, e dilnin për në Rrafshin e Dukagjinit për të bërë tregti, për të blerë drithëra e ushqime dhe gjëra tjera për jetesë. Popullata e këtij fshati bujar ishte gjithnjë mikpritëse, e dashur dhe afërt me kalimtarët e zakontë.

Por një ditë ndodhi një ngjarje jo e zakontë dhe e papritshme, të cilën nuk e kishte dëshiruar askush, e aq më pak banorët e këtij fshati dhe të këtyre anëve, e të cilët shquheshin për nga ndera, fisnikëria, bujaria, respekti e morali i fortë.

Fshati dhe fati i Maries nga Reka e Lluges

Fshati në të cilin u lind Maria, është fshati Reka e Llagës, fshati i dytë i Rugovës, që gjindet në dalje, për kah kufiri i Malit të Zi, pra afër qytetit të vjetër e të lashtë të Pejës, qendër administrative e asaj kohe. Reka e Llagës gjendet ndërmjet fshatit Shtuteg dhe Malaj. Fshati gjindet në hapësirën trekëndshe që lidhë Malin e Zi, Tregun e Ri (sot Novi Pazar) dhe pjesën e Rrafshit të Dukagjinit. Në kohërat më të lashta, ky vend ishte edhe vend i rëndësishëm kalimtar, si vend kalim /tranzit/ i karavaneve tregtare të një pjese të popullatës së Malit të Zi, të cilët tregtonin me popullatën e Rrafshit të Dukagjinit e Sanxhakun e Nishit /troje shqiptare deri vitin 1878/ dhe që kjo rrugë tregtare shkonte e arrinte deri në Selanik /Via Egnatia/. E gjithë popullata e këtyre trojeve, si Rugovase, si e pjesëve tjera të Sanxhakut të Nishit, që nga kohërat më të lashta ishte katolike shqiptare. Kishte shumë famulli me kisha të bukura dhe madhështore e që veçoheshin ato të ngritura në bjeshkët e bukura të Rugovës heroike. Poashtu edhe në vet fshatin e Maries, pra në Rekën e Llagës, ishte poashtu një Kishë e madhe dhe shumë e bukur ku u mblidhnin për çdo ditë në lutje popullata e këtij fshati dhe fshatrave të tjerë për rreth.

Popullata e këtij fshati të bukur, si dhe popullata e fshatrave të tjerë katolike shqiptare, që ishte aty, si zakonisht, që nga kohërat më të lashta mirreshin me blegtori, bletari e pylltari. Pra kështu fitonin nga ndjersa dhe puna e rëndë bukën, por ishin të lumtur sepse të gjithë jetonin në paqe, harmoni e dashuri vëllazërore shqiptare. Në këtë fshat jetonte një popullatë e shëndoshë dhe e bukur. Vajzat ishin të bukura dhe burrërore. Të veshura gjithnjë elegante, me veshje tradicionale shqiptare rugovase. Të rregulluara mirë e të pastërta. Kishin shiqim të shkëlyqer me sy të bukur të zezë, nga rrezatonte pastërtia e shpirtit, sikur që është vetë natyra e këtyre anëve. Mbanin flokët e lëshuara apo bistek. Ato femra nuk njihnin shami e mbuloja tjera. Do ishte mëkatë që të fshihet ajo bukuri që kishte dhuruar vet Zoti krijues e që iu kishin lakmi çdo ardhacaku të hyaj që do kalonte atndejpari.

Në përgjithësi, kurrë Rugovasit nuk i kanë mbuluar gratë e bijat e tyre. Nuk njihnin e nuk dinin për havale /mshefje/. Gratë në këtë fshat dhe në tërë Rugovën gëzonin respekt të madh në mesin e burrave, dhe ishin shumë të nderuara, respektuara dhe pranuara në mesin e shoqërisë, e në ndeja të përbashkëta, aq sa flitet se ka pasur raste kur ndonjë ngatërresë apo gjakmarrje nuk kanë mundur ta pleqnojnë burrat e grave iu ka shkuar për dore kjo duke hyrë në mesin e burrave dhe kanë bërë paqe e rahati ndërmjet familjeve të hasmuara. Pra, në këtë ambient u rrit dhe zhvillua me një shtat të bukur sikur pinjoll edhe Maria 18 vjeçare, nga fisi i Kelmendit. Në këtë fshat të Maries si dhe në gjitha këto pjesë të bukura të Rugovës mbretëronte në përgjithësi i ashtuquajturi Ligji i Maleve dhe fjala e Kishës. Rugovasit në përgjithësi ishin besimtarë të mirë të besimit katolik, e që iu besonin dhe nderonin shumë edhe tri gjërave tjera që ka dhuruar Zoti, pra: Diellin që ngrohte token, Tokën që jepte bukë e ujë dhe ushqime tjera, dhe Femrën e cila ishte themeli i shtëpisë, e sipas Rugovasve, gjëja më e çmuar, e cila me vullnet e dëshirë të Zotit sillte në jetë, krijesë të re, pra njeriun, krijesën më të vlefshme dhe të dashur të Zotit.

Maria, dashurohet në tregtarin kalimtar nga Tregu i Ri!

Sot e asaj dite flitej për këtë ngjarje të padëshiruar, mirëpo po aq edhe të dhembshme. Këtë e dijnë popullata e këtyre anëve e të cilët jo edhe me dëshirë e rrëfejnë këtë tregim. Unë këtë e shumë ndodhi tjera i dëgjova nga gjyshja e babait tim. Një grua e drejtë, burrëreshë e shtrenjtë dhe e shenjtë. Vërtetë ishte shtyllë e shtëpisë. Grua e fjalës, nderës, besës, moralit të lartë tradicional dhe respektit. Bëhet fjalë këtu për vajzën e bukur nga ky fshat e quajtur Maria. Vajza ishte në moshë rinore. Kishte vetëm tetëmbëdhjetë vite. Bukuria e saj mahniste shumëkend. Ishte shtatgjatë, syzezë, e shëndoshë, me shiqim depërtues të shkëlqyer dhe me një buzëqeshje të lehtë, sikur erërat e këtyre anëve dhe poaq simpatike dhe tërheqëse, saqë të bënte të disponuar po të ishe i rraskapitur. Mbante flokët bistek, të lidhura dhe të lëshuar për trup e që arritnin deri te beli i saj i hollë, pikërisht ashtu siç shihnin edhe vajzat e bukura tjera të këtyre anëve.

Kjo bukuroshe, kjo shqiponjë e këtij katundi, pa e ditur nga kush u dashurua, një kalimtar, një djalë tregtar që vinte e udhëtonte, kalonte nëpër fshatin e Marisë, nëpër Rekën e Llages. Aq më tepër, ajo ishte dashuruar në Marinë. Ky djalë i cili gjithnjë shkonte për të blerë drithëra në fshatin tjetër fqinjë, të quajtur Drelaj. Blente drithëra në një familje tregtare kelmendase, familje kjo e cila që me kohë e para shumë viteve kishte ardhur nga një fshat i quajtur Kelmend (ky fshat sot gjindet në trojet shqiptare të Sanxhakut, të okupuara nga Serbia). Kelmendi faktikisht ndodhej mes Rashkës dhe Besianës (Podujeva), kurse djaloshi që digjej pas maries ishte vendosur në fshatin Drelaj. Flitej se këto hapësira përfshinin një pjesë të madhe teritoriale dhe interesante, sepse dëgjohet sot e asaj dite, se një pjesë e madhe tokash i përkisnin dhe ishin prona të Kishave katolike shqiptare. Fliten fjalë aty këtu, se pikërisht edhe Papa i ardhshëm i Kishës Katolike, Papa Albani, apo papa Klementi XI, që ishte me origjinë shqiptare (Viti i papatit: 1700-1723), se i përkiste pikërishit kësaj familjeje.

Djaloshi i cili tregtonte dhe i cili u dashurua marrësisht në Marinë e bukur të fshatit, e quanin Kolë. Këta dy, një ditë takohen tek kroi i fshatit dhe pas meshës së të diellës. Kështu vazhdoi për një kohë takimi i tyre e ku miqësia rritje gjithë e më tepër, por me këtë edhe dashuria për njëri tjetrin. Mirëpo, ndodhi ajo që në këto anë e quajnë të turpshme. Pas disa takimeve Maria ngelë shtatëzënë, jashtë martesës. Ky ishte një mëkat, gabim dhe vepër e pafalshme në atë kohë. Kur e mori vesh këtë ndodhi familja e vajzës, se vajza e tyre është shtatëzënë, familja ra në turp të madh e të paparë. Vajza e cila tashmë gjindej nën presione të mëdha u detyrua të tregojë se me kë ka mbetur në gjendje të tillë. Maria foli dhe tregojë se baba i fëmiut të palindur është pikërisht i ati djali të bukur, e i cili shumëherë kishte qenë musafir i kësaj familje, njeriu që kishte ngrënë bukën e kësaj familje. Ky ishte edhe turpi dhe poshtërimi edhe më i madh që nuk falej në atë kohë, sepse njeriu u prit dhe pranua në besë në familje, ku ka ngrën bukën dhe kafshatën e saj, kështu ky djal kishte gabuar duke thyer në besë një familje, me këtë edhe duke përdhosur dhe shkelur bukën, sipas zakoneve të shenjta të maleve.

Kjo punë me këtë besë-prerje u bë e madhe dhe familja e Marisë e kuvenduar me plakun e katundit vendos dhe ia dërgon një person familjes së djalit dhe bajraktarit të fshatit të tij, duke i thënë se mashkulli i juaj, Kola, na preu në besë. Kjo pabesi sipas zakonit të maleve të Rugovës, duhej disi të shpaguhej. Kështuqë familja e djaloshit (Kolës), dhe bajraktari i asaj zone/treve, për ta la turpin që ua ka sjellë biri i tyre duke qenë bukëpërmbysës, vendosën që ta vrasin. Dhe menduan e kuvenduan që kjo vrasje të duket disi sikur të ishte fatkeqësi akcidentale, kështuqë të mos koritet e dëgjohet kjo ndodhi në gjithë ato anë e më tej, sepse me këtë, jo se vetëm i humbaste fytyra e ndera familjes e fisit si dhe trevave të atyre anëve nga vinte Kola, por rrezikohej të mbyllet edhe rruga për fshatarët e asaj ane dardane.

Një ditë të hershme mëngjesi, pleqtë e familjes në krye me bajraktarin, morën Kolën dhe ia behën për në mal. Mali ku gjindeshin ata ishte jashtë vendbanimeve. Një mal i pasur me drunjë të gjatë e të mëdhenj, vend ku nuk shkilte dot këmba e njeriut, një çerdhe shqiponjash ku rrinin bijtë dhe bijat e shqipes së Rugovës. Kështu, këta burra të fuqishëm për ka pamja fizike, të veshur me veshje të lashtë shqiptare kombëtare, filluan punën e prerjeve të drunjëve dhe pas një kohe të shkurtë, qëllimisht ia lëshuan Kolës, djal të ri, një lis të madh t’i bie mbi kokë, i cili e la atë në vend të vdekur. Dhe pikërisht ashtu siç ishin marrë vesh më parë, ata sot e kësaj dite kështu e shpjegojnë vdekjen e Kolës, kinse ishte një vdekje fatale, “akcindentale” dhe tragjike. Kështu u përhap ky lajm i kobshëm mbi vdekjen e këtij djaloshi të bukur, dhe këtë e shpjegonte edhe familja e Maries. Kështu, pas këtij rasti tragjik, familja e Maries tashmë e ndiente vetjen disi më të shlirë e të ngushlluar, mirëpo kishin problemin tjetër, e ky ishte problemi Mari. Çka e si të veprohet tashmë me vetë bijen e tyre që iu morri fëtyrën e që mbeti shtatzënë jashtamartesës, që sipas ligjeve të maleve dhe të Kishës, ishte një gjë e mëkatshme, e jashtëligjshme dhe turpëruese.



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora