E premte, 26.04.2024, 01:18 PM (GMT+1)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Koleksioni arkeologjik dhe biblioteka e familjes Vlora

E diele, 20.05.2012, 12:14 PM


KOLEKSIONI  ARKEOLOGJIK DHE BIBLIOTEKA E  FAMILJES VLORA

NGA GËZIM LLOJDIA

Ajo godina me fytyrën e saj buzë këtij deti jugor është muzeu kombëtar i pavarësisë sonë .Duhet të jetë e dokumentuar se aty sot vijnë dhe kanë ardhur në shi e në shakull,si atëherë në ditë historie kur u bë strehë e qeverisë së parë të shqiptarëve dhe muze arkeologjik në kohën e Zogut.Si ai qiriu kur digjet ne mbyllje bënë dritë më shumë,ashtu edhe koha e saj tashmë ndrinë më shumë. Dhe duke gjezdisur nëpër libra historie nëpër fletët ditari gjetëm edhe këtë shënim të vogël,për kohë ne kësaj godine që mendohet se i ka shërbyer edhe karantinës ,por a ka parë godinën lotët që janë vesa e dhimbjes se ç’prej asaj dite kur ikën arkeologët që sollën aty dëshimit e tokës së tyre ,pushtuesi i vuri zjarrin e shkrumbëzoi,qafiri dhe dhimbja e saj ishte e pamat se ikën dhe humbën shumë dëshmi,mirëpo ndërsa njeriu e ndjenë ajo shkrinë ,humbet si hiri. Këtë hi ne e mbledhim sot,ku brenda tij është e gjitha,ku ne të shkruajmë sado pak një varg. Godina ka qenë spital qendër karantine ,seli qeverie- pas 1912,muze arkeologjik-1937,shkrumbëzuar -1939,muze pavarësie- në vitin 1962 rimerr tiparin e vërtetësisë. Në atë godinë ku ishin gjetjet e Leon Rey. Neritan Ceka djali i arkeologut Hasan Ceka shprehet tek libri i tij “Apolonia....” më 1924 filloi gërmimet arkeologjike në Apoloni një mision francez i drejtuar nga Leon Rey.Rezulatate ishin mjaft premtuese me zbulimin e styoas,buleterionit dhe më pas të odeonit dhe bibliotekës. Një koleksion i rëndësishëm qeramike u krijua nga gërmimet në nekropol dhe u vendos përkohësisht në ndërtesën e Pavarësisë në Vlorë,ku u grabit nga ushtarët italianë në ditën e parë të pushtimit fashist....”Yzeir Ismaili bëhet drejtor i të parit muze arkeologjik. Ndërsa godina kishte shërbyer si seli e qeverisë së Vlorës.Sa kohë punoi Dr i arkeologjisë në ta parinë institucion, që kishte objektet arkeologjike më tepër ato të gjetura në kodrinën e qytetit antik të Apolonisë si dhe të qendrave te tjera ilire.Është një periudhë e zbardhur tashmë. Eqrem bej Vlora  ky pinjoll i Vlorajve dorëzoi në këtë godinë dhjetëra objekte të cilat u mblodhën  nga banorët ose ishin gjetje arkeologjike të gjetura dhe të mbledhura  nga studimet dhe kërkimet e tyre.

KOLEKSIONI VLORA

Sipas Prof Dr Neritan Ceka  ,Eemri vjen nga botimi i pjesës arkeologjike të tij nga L. M. Ugolini ne Albania Antica, I, Roma-Milano, 1927. Ugolini u strehua gjate revolucionit ti! qershorit 1924 ne shtepine e Syrja bej Vlorës dhe birit td tij Ekremit. "...te cilët kërkojnë, blejnë dhe ruajnë me dashuri te madhe objekte arkeologjike, te cilat dalin herepashere nga toka shqiptare. Kështu, ne pallatin e tyre ne Vlore kane krijuar një koleksion te mire arkeologjik, nga i cili këto janë objekte me interesante:" (fig. 111: armatimet dhe siper vazot). Komiku i Bylisit- Koke e Dionisit-mermer. Statuje e një muze, prej mermeri, 80 cm -Koke e Zeusit, mermer, 13 cm.-Koke burri, mermer, 11 cm -Koke gruaje, mermer, 9 cm -Hekata trikokeshe, mermer, 34 cm -Hyjni ujor (Triton), mermer, 32 cm. Skopas. Busti i nje gruaje ilire-Finteia, nga Berati. Gur, 48 cm. Me veshje si vajza e Vlores.Tre pllaka me mbishkrime nga Shkoza, Klosi -Terrakota nga Oriku, si dhe vazo qeramike -Figurina bronzi, 11 dhe 7 cm.

Ne kopshtin e kazermes, perballe xhamisë, ishin ekspozuar objekte te gjetura gjate ndërtimit: Diana, kapitele,

- Ne kopshtin e Bashkise ishte ekspozuar një stele prej guri me relieve ne dy faqe- shek V p. Kr. si dhe kionisku dopio i Teimas dhe Klaudia Seimaka.Vajza e Vlores, gur, 87 cm. Stele e Selenicës me mbishkrimin e prytanit dhe toksarkut.

BIBLIOTEKA E VLORES KA REGJISTRUAR SI FOND THEMELOR-BIBLIOTEKËN PRIVATE TË FAMILJES SË NJOHUR VLORA

Në mjaftë dokumente të shekullit të 18, përmendet biblioteka e familjes Vlora,Ismail Vlora,Ibrahim Pasha,Mustafa Pashë Vlora,të cilët  rreth viteve 1812 kishin në banesat e tyre 5200 ekzemplarë, libra, dorëshkrime. Pas kohës së Mustafa Pashë Vlorës në vitin 1895 nga udhëtarët e huaj vihet në dukje se krahas familjes Vlora. Biblioteka e këtij qyteti detar,në ringritjen e saj në zhegun e verës në 22 gusht 1946,ka regjistruar si fond themelor,bibliotekën private të familjes së njohur Vlora. Kjo pasuri kulturore ishte  mbledhur me durim ,ishte  gjurmuar si bleta nga diplomati Syrja Vlora dhe intelektuali ,deputeti dhe diplomati Eqrem Bej Vlora. Në vitin 1914 sasia e librave të kësaj biblioteke shënohet aty te 14640 vëllime. Librat ishin në këto gjuhë: latine, arabisht, turqisht,gjermanisht,italisht,greqisht,shqip .Brenda këtij thesari kulturore  kishte dorëshkrime të pasura arabe,libra fetare si Bibla, Kurani. Por librat e familjes Vlora ishin të llojit albano-ballkanologjik,gjendeshin aty dorëshkrime, korrespodencë, kur e veçanta ishte korrespodenca me shkrimtarin Duma.Nga fondi tepër i madh i Vlorajve në këtë bibliotekë gjendet albanologjia,fondi i kësaj familje me rreth 2000 libra të rrallë,që përbëjnë fondin e artë të bibliotekës së Vlorës.Flitet, për dy saurela me rimorkio,ata ngarkuan pasurin kulturore të Eqrem beut,kryesisht libra me dstimnacion Jugosllavinë ndërsa zëra të tjerë e hedhin poshtë këtë version.Studiuesi vlonjat, Fahri Shaska thotë se, biblioteka ishte ndër më të mëdhatë në Ballkan, në dekadat e para të shekullit XX, por, pavarësisht, regjimi komunist i shkatërroi vlerat e saj.“Prej saj u zhdukën vlera të jashtëzakonshme”, sqaron Shaska, sipas të cilit, përveç një numri të jashtëzakonshëm titujsh, në këtë bibliotekë përfshiheshin dokumente të rralla. Mes tyre, një ditar të shënimeve të Hoxhës të fshatit Armen, Sali Efendiut e vitit 1757; shënimet e Hafës Zenel Efendiut nga Armeni, që përkojnë me vitin 1768; përmbledhje e kopjeve të letërkëmbimit të Ismail Pashë Velebishtit me njerëzit më të shquar të Vlorës; letërkëmbimin e Çelo Picarit me Ismail Beun; shënimet historike “Mbi “oxhaqet” e Shqipërisë e Azem Bej Janinës e vitit 1889; dy libra të shtypura në shtypshkronjën e Voskopojës, në vitet 1720-1769 “Gjithçka shkelej me këmbë dhe askush nuk pyeste për ata libra të rrallë që griseshin e shkatërroheshin”, thotë Shaska.Por, mes atyre që ndodheshin gjatë bastisjeve në mjediset e banesës së Vlorajve, që sot njihet me emrin Shtëpia e Beut, kishte edhe nga ata që mendonin se ata libra kishin një vlerë të madhe dhe mund të duheshin një ditë.Mes tyre ndodhej edhe një oficer cili tërhoqi një numër të konsiderueshëm titujsh të vjetër. Ai i ruajti ata në banesën e tij për vite me radhë, ndërsa pas vdekjes, ja la vëllait të vet.Ne vitin viti 1974,  , banesa e Eqerem beut , shërbeu edhe si bibliotekë dhe shtëpi kulture.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora