Kulturë
Ruzhdi Berisha – Rudi: Mitingu i poezisë në Gjakovë – 2012
E diele, 20.05.2012, 11:00 AM
Ruzhdi Berisha – RUDI
MITINGU I 48 – I POEZISË NË GJAKOVË – 2012
100 VJET SHTET – SHQIPTAR
Pak fjalë për lindjen e Mitingut …
Mitingu i poezisë në Gjakovë lindi nga idea e një grupi të vogël
entuziastësh të fjalës së shkruar të Klubit të Letrarëve ,, Gjon N. Kazazi’’ të
Gjakovës që nga viti 1967. Qe nga ajo kohë e deri me tani, ky manifestim i
rëndësishëm letrar-kulturorë, qe me vonë u pagëzua MITING u bë tradicional dhe
për çdo vit, mbahet në muajin maj organizohet ky manifestim në qytetin e
Gjakovës. Por mitingu hapi duart e përqafimit,pranoj edhe poet nga të gjitha
trevat shqiptare si dhe në rrafshin ndërkombëtar.
POEZIA SHQIPE KËPUT TELAT LAUTËS NË MITINGUN NË GJAKOVË -2012
Edhe
këtë vit u mbajt mitingu i poezisë në Gjakovë. Më 12 maj 2012
duke filluar nga mëngjesi kishte aktivitete të shumta në kuadër të këtij
manifestimi.
Tribuna
shkencore filloi nga ora 17 : 00 kushtuar ‘’LETËRSIA E SHEKUËLLIT TË
PAVARËSISË ‘’.
Me
kumtesat e tyre u paraqitën shkrimtari dhe studiuesi nga Tirana , Agron TUFA,
Sali BASHOTA, Besa MIFTIU, ndërsa tribunën e udhëhoqi Basri ÇAPRIQI .
Verbërimi kohën e ka kapluar
Ashtu
edhe sytë e mi të kaltër
Mendjen time e ka mjegulluar
Shpirtin
tim mundohet me robëruar
LETËRSIA
SHQIPE NUK KA KOMUNIKIM TË MIRËFILLTË
Në
këtë tribun u tha qe letërsia nuk ka komunikim të mirëfilltë, e si mund të ketë
komunikim të mirëfilltë kur jemi bërë grupe klanore në të gjithë trojet etnike
shqiptare. Nuk ka kritik qe mëren me punën e tyre për ngritjen e vlerave në
letërsinë shqiptare, nuk kemi shtëpi botuese serioze qe e vlerësojnë punën e
dorëshkruesve . Sot letërsia është bërë biznes e jo vlerë e domosdoshme e
artit. Gati çdo botues mos te themi për të gjithë kërkojnë vetëm lekun e nuk ju
intereson asgjë me shumë, kjo nuk ngrit vlerat e letërsisë , kjo na qon drejtë
shkatërrimit të vlerave të mirëfillta të letërsisë.
Hija e Gjakovës
{ Kushtuar Din MEHMETIT }
Nder varre të pushon trungu
Lashtësia e kujtimeve arbërore
E ngritur në kurorë qiellore
Gjakova litar – zinxhir poezie
Në tingujt e poezisë jeton
Ka shumë vite me acar kalove
Edhe sot - nesër për mot e etur
Për një melodi lahute të vjetër
Zanat ne male qani për Din Mehmetin
Shpezët laroshe kujtonin poetin
Qe i fali shpirtin mitingut të poezisë
I la hije Gjakovës me mallin e dashurisë
Nder varre pushon poeti Din Mehmeti
Por bibliotekat mbajnë freskinë e tij
Me vargjet e falura nga vet shpirti
Na vjen pranë miku Din Mehmeti
Figurat e tij treguan për vdekjen
Për hijen e Gjakovës dhe të vërtetën
Për bukurit e vjetërsisë së qytetit
Për komunikimin ne mes vetit
Poezia bashkoj dijen kombëtare
Sjelli te vdekurit të gjallë mbi varre
I prishi shtratin të gjitha klaneve
Për fjalën e lirë qëndrojnë në varre
Melodia nuk shuhet nga ne qe jemi pas tij
Edhe pse koha na ka mbyllur sytë
Jemi bërë të molisur me plot dritë në duar
Çdo gjë jemi sot duke e mohuar
12. maj 2012
Gjakovë
ORË E MADHE LETRARE – GJAKOVË – 2012
Ora letrare u mbajt në ora 19 : 00
Kaloj
viti shumë shpejtë dhe erdhi serish koha e mbajtjes së Mitingut të poezisë në
Gjakovë, mitingut të poezisë kombëtare dhe ndërkombëtare . Dallimi në aspektin
e të mirës ishte se këtë vit ishte rritur numri i lexueseve të poetëve në
miting, por fatkeqësia ishte se mbanin fjalime të gjata pa lexuar poezi,dhe kjo
e mërziti goxha shumë edhe publikun. Ende ka nevojë të hapen dyert e
bashkëpunimit me trevat shqiptare dhe të ketë përfaqësues nga të gjitha komunat
shqiptare etnike. Ka shumë qytete ku nuk marinë pjesë në miting, dhe një miting
i tillë ka nevojë edhe për me shumë pjesëmarrës, dhe kritik letrare, e media.
Në
orën letrare lexuan mbi 30 poetë dhe mysafirë nga Bullgaria.
Rrufeja vrau
syrin tim magjik
Nata me mbështolli me lëkur
kafshe
Gjarpri larosh me zuri
rrugën time
Unë me shpat në dorë kërkoja dy Luftim
ÇMIMET
QE U NDAN NË MITINGUN NË GJAKOVË
Poeti Ali Podrimja
nderohet për veprën jetësore.
Poeti Ali Podrimja , është
nderuar për vepër jetësore pikërisht në vendlindjen e tij. Ai ka marrë çmim të
cilin çdo vit e ndan shtëpia botuese ‘’ Fan S. Noli’’ në kuadër të mitingut në
Gjakovë.
Poezia e titulluar ‘’ NANA’’ e autorit Agim Gjakova është shpallur poezia më e mirë e lexuar
në mbrëmjen e 48-të në mitingun e poezisë
në Gjakovë.
Shpërblimi
për librin më të mirë me poezi të botuar në mes të dy mitingjeve, që prej dy
vjetësh mban emrin e poetit tonë Din Mehmeti,i është ndarë Sali Bashotës për
vëllimin e tij ‘’ Dorëshkrim i ngjallur’’.
Poetesha
mysafire nga Tirana Besa Myftiu e mori çmimin ‘’ Yllka Domi’’ më
poezinë e lexuar në mbrëmjen letrare, poezia ishte e
titulluar ‘’ Ku janë miqtë e mi’’ ky çmim ndahet për poetesha, qe marrin pjesë
për herë të parë në miting.
Nën hijen e përjetësisë ne po qëndroni
Trupa të trazuar nga tmerri e jo nga frika
Se betimi i dhenë para flamurit kuq-zi
Nuk ishte të frikohemi dot nga vdekja
A FITUAN ATA QE E MERITUAN
Unë, ka shumë vite qe me ka humbur shpresa qe
janë duke fituar me të mirët, nuk janë duke u shpërblyer më të mirët por unë do
i fajësoja më shumë kritiket letrar ata po heshtin para akteve të tilla, në
letërsinë shqiptare ka mjaftë vlera, vetëm duhet gjurmuar dhe vlerësuar drejtë.
Jemi një popull qe falim shumë
Por nuk duhet të jemi qe harrojmë
Se historia do na mallkon në varr
Nga gjaku i kulluar liria është lar