E premte, 26.04.2024, 11:05 PM (GMT+1)

Mendime

Paul Tedeschini: Mbeshtes Konferencen e Vendeve Islamike per “Mosnjohjen e Pamvarsise se Kosoves”!

E merkure, 26.03.2008, 05:17 PM


Mbeshtes Konferencen e Vendeve Islamike per “Mosnjohjen e Pamvarsise se Kosoves”!

Nga Paul Tedeschini

Lexova shkrimin “Deklarata e Kajros dhe Beteja për njohjen e pavarësisë së Kosovës” te publikuem ne gazeten online http://kosova.albemigrant.com/?p=1614 ku pjesa ma e randesishme asht kjo:

“....Ndër propozimet e para që u mirëpritën ishin ata për evitimin e gjendjes në Irak dhe në Palestinë. Pas këtyre propozimeve, Reis Ul Ulema i BI të Maqedonisë H. Sulejman ef. Rexhepi, duke parë se Kosova nuk ka përfaqësuesin e vet, propozoi që Shtetet Islame sa më shpejt ta pranojnë pavarësinë e Kosovës. “Propozoj që nga ky Kongres një ndër rekomandimet përfundimtare për Shtetet Islame të jetë edhe sugjerimi për pranimin e pavarësisë së Kosovës”.
Propozimi i H. Sulejman ef. Rexhepi u pasua me duartrokitje frenetike, me ç’rast kjo nënkuptoi edhe miratimin e këtij propozimi. Por, menjëherë pas kësaj, Muhamed Jusuf Spahiqit - Myftiu i vetëshpallur nga Qeveria e Beogradit si Myfti i Serbisë dhe që nuk ka legjitimitetin e muslimanëve të Serbisë, por vetëm të politikanëve, u ngrit nga mesi i sallës dhe në mënyrë të pahijshme, duke mos kërkuar fjalën nga askush, kërceu dhe në formë kërcënimi tha:
“Të gjithë që e miratuan dhe e duartrokitën këtë propozim, duhet të distancohen menjëherë nga ai, sepse me njohjen e pavarësisë së Kosovës, shtetet Islamike do të bëjnë një presedan dhe do të venë në rrezik 800 mijë muslimanë të Serbisë.
Menjëherë pas tij fjalën e mori z. Isam Beshiri – ish ministër i Vakëfit për Çështje Islame të Sudanit, duke e përkrahë myftiun e Serbisë, me çrast Kongresi e hodhi poshtë këtë çështje në asgjësim. Atëherë, duke e parë se kjo çështje nuk po merr kahjen e duhur, Reisul Ulema i BI të Maqedonisë H. Sulejman ef. Rexhepi kërkoi një mbledhje me përfaqësuesit e Bashkësive Islame të Ballkanit, të cilët ishin tej mase të shqetësuar dhe unanimisht u pajtuan që Këshillit të Kongresit ti lëshohet një shkresë-protestë dhe kjo të bëhej aty për aty. Përmbajtja e shkresës protestuese drejtuar Këshillit për organizimin e Kongresit Samiti Ndërkombëtar në Republikën Arabe të Egjiptit, gjegjësisht në Kajro me datë 16, 17, 18 dhe 19 mars të vitit 2008. ...........................
Pasojnë nënshkrimet e kësaj shkrese protestuese.
1. Kryetari i BI të Turqisë: Prof. Dr. Ali Bardakoglu
2. Reisul Ulema i BI të Maqedonisë H. Sulejman ef. Rexhepi
3. Kryetar i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, z. Selim Muça
4. Kryetari i BI të Kroacisë z. Shefko Omerbashiç
5. Kryetari i BI të Sllovenisë z. Nëxhat Gallobas
6. Përfaqësuesit e BI të BeH – Muftiu i Sarajevës z. Husein Kavazeviç dhe
z. Ferid Dautoviç
7. Përfaqësuesi i BI të Malit të ZI, z. Omer Halil Kajoshi.

Siç e din e gjithe bota, ne fakt Pamvarsia e Kosoves asht realizue vetem ne saje te Shteteve te Bashkueme te Amerikes me Bashkimin Europian dhe askush tjeter. Per kete kosovart duhet tu jene mirenjohes per jete te jetve ketyne vendeve. Po te mos ishin keto vende, Kosova do te binte perseri nen zgjedhen kriminale serbe. Ndersa e ardhmja e ndritun e Kosoves do te jete aty ku i takon, ne Bashkimin Europian.

Persa u perket Vendeve islamike ata nuk po mund te zgjidhin problemet e tyne afro-aziatike ne Irak dhe Palestine, jo se me ndihmue Pamvarsine e Kosoves ne Europe. Per kete gja ato as qe i ka pyet kush dhe as qe i pyet kush. Po te ishte per keto vende, Kosova do te ishte prep nen Serbì. Prandaj mosnjohja e Pamvarsise se Kosoves nga Konferenca e Vendeve islamike nuk ka randesi praktike dhe asht pikrisht kjo aresyeja qe Konferenca e Vendeve Islamike nuk e ka mbeshtete Pamvarsine e Kosoves.

Tue e shikue ne aspektin praktik Konference e vendeve islamike ka veprue me mend dhe urtesì, sepse nuk ka dashte te rrezikoje jeten e 800 mij muslimanve nen Serbine kriminale, nen ate Serbi qe deri me sot nuk po tregon se zbaton parimet europiane te respektimit te drejtave te njeriut, te drejtave te minorancave, mbi respektimin e te drejtave fetare edhe pse te ndryshme nga ajo e tynja.

Prandej, nga pikpamja e parimeve tona humanitare europiane dhe tue marre parasyshe se nen Serbine kriminale rrezikohen 800 mij jeta njerzish, mbeshtes plotesisht mosnjohjen e Pamvarsise se Kosoves nga ana Konferences se Vendeve Islamike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora