Mendime
Selim Hasanaj: Demonstrata e 30 prillit 1981 në Istog
E premte, 21.03.2008, 11:15 AM
DEMONSTRATA E 30 PRILLIT 1981 NË ISTOG
Nga Selim Hasanaj
![]() |
Selim Hasanaj |
Por shoferi trim Dalaman Taraku nga familja e njohun e Tarakve të Baranit pa nji pa dy u hudhë në nji autobus që e quanin HARMONIKË dhe pasi hapi të gjitha dyert e autobusit bertiti me të madhe: hajde kush don per Istog, po shkojmë atje të gjithë.Sa qil e mbyllë syt u mbush autobusi. Drejtori Ismet Sheremeti mbet i habitun me guximin e shoferit të vet Dalaman Taraku. Në autobus u gjenda edhe unë me bashkshorten tim. Arrijtem në qender të qytetzes. Ishte tolovi e madhe. Polic të armatosun deri në dhambë në cdo skutë. Në udhkryqin e qendres ishte vet Postkomandanti i policisë së Istogut zotni Qerim Demaj. Ai i duel para autobusit që i erdhi nga Peja perplot me udhtarë që kishin qellim të bashkangjiten në demostraten që veq kishte fillue dhe kalonte neper pazarin e qytetzes. Postkomandanti Qerim Demaj e luti shoferin Dalaman Tarakun që per shkak të policve dhe Forcave Speciale Federative ta këthente autobusin në drejtim të Gurrakocit dhe posa të largohet nga aty ku të dojë mund ti zbres udhtaret. Dalaman Taraku ishte patriot dhe trim i qartun. Ai nuk frigohej por per ta respektue Postkomandantin shumë të ndershem dhe patriot të policisë së Istogut zotin Qerim Demaj , ky e këtheu autobusin dhe posa mbrrim te vendi i quajtun URA E QAUSHIT u ndalë dhe i hapi të gjitha dyert. Të gjith zbritem me të shpejt. Unë isha i pavetdijshem se ashtu me uniformë ushtari rrezikohesha nga vet demostruesit sepse ata do mendonin se unë jamë aty per ti pengue dhe parandalue ata, andaj me sygjerimin e nji miku unë u largova disi ngadal deri te kaferestauranti i Korenikut që ishte në qender. Aty nji kamarier ma qeli deren kur me pa mua me uniformë ushtari dhe bashkshorten time shtatzanë. U futa mbrenda dhe nga aty neper dritaret e shiqoja se si po zhvillohen punet. Pash me syt e mij kur nji polic nga Rakoshi të cilin të gjithë e thirrnin Zeqir milici , që ngriti pushken automatike dhe deshti të gjuaj në masen e demostruesve. Atij si drague i doli para postkomandanti i vetë , burri i ndershem dhe i madhë per kohen i këtyne trojeve Qerim Demaj. Pash se si Qerimi i kapi pushken per gryke dhe si i piskatke dicka. Pash se si polici Zeqir uli kokën dhe u largue duke shkue në drejtim të stacionit të policisë.
Kolona e demostruesve ishte e organizueme dhe me pankarta per të drejta, liri e demokraci mori rrugen në drejtim të Gurrakocit. Postkomandanti Qerim Demaj fillojë të eci krah me ta në anen e kundert neper trotuar. Shoifej qart se ky donte ta ketë situaten nen kontrollë dhe asesi mos ti lejonte forcat e shumta të policisë federative të perzihen.
Gjithcka zgjati nja 1 orë - nji orë e gjysem.
Nuk pati viktima , por pati të plagosun. I plagosuni i parë ishte polici Gjogoviq nga Muzhevina i cili te URA E QAUSHIT u kishte dalë para demostruesve dhe kishte shtie me revole në ta. Me këtë rast e reja trime nga Kovraga , Shehrie Blakaj e kishte qellue Gjogoviqin me nji tullë në kokë por edhe vetë kishte ra pertoke e plagosun nga plumbat e revoles së Gjogoviqit.
Në demostruesit veq këtij polici kishin shtie nga banesat e veta qytetaret serbomalazez si : Millan Vuqa Zhivkoviq, Momqillo Vuqa Zhivkoviq, Zharko Radivoje Gjogoviq, Momqillo Radivoje Gjogoviq, si dhe disa shkije tjerë që nuk po më kujtohet emni i tyne.
Nga policet shqipfolsa si i terbuem ishte sjellë inspektori i UDB-së Istref Sadikaj nga Shushica por të tjeret polic kishin qen në nivel.
Komentoni
Artikuj te tjere
Fitnete Gruda: Fëmijët nuk janë lodër e politikës!
Fatos Lubonja: Partitë e delijorgjëve dhe partitë që mungojnë
Albina Idrizi: Lamtumira e Ali Kurbetit
Hajdin Islami: Letër Publike Dërguar Institucioneve të Republikës së Kosovës!
Gjeneral Fiqiri Cena: Shqipëria, prej vitesh një fushë e minuar
Henri Çili: Po sikur ta shfajësonim qeverinë!
Hafiz Gagica (LDD): Gëzuar Pashkët
Astrit Kola: Gërdeci, përgjegjësi e të gjithëve
Suzana Kuqi: Lumturi familjare
Kosova, kontinuitet i territorit etnik shqiptar
Agim Gashi: Kthehu Rini
Ilir Dardani: Faqja e zeze e Shqiperise (IV)
Çka shkruan Adem Jashari në letrën - dërguar LPK-së në Dhjetor 1997
Tri pyetje, tri përgjigje për Janullatosin
Te ndezim nje qiri…
Shprehim ngushellimet per viktimat dhe sherim te shpejte per te plagosurit ne Gerdec te Vores
Adnan Abrashi: Një kushtetutë që mendon anglisht e flet shqip
Nga skamlleku i Shqipnise tek ''International Albanian Directory''!
Agim Vuniqi: Republika amerikane në zemër të Evropës
Adnan Abrashi: Kosova e pavarun me pesë sovranitete