E hene, 29.04.2024, 04:59 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Situata pas Demonstratës së 30 prillit 1981 në Istog

E shtune, 22.03.2008, 06:53 PM


Situata pas Demonstratës së 30 prillit 1981 në Istog

Nga Selim Hasanaj

Selim Hasanaj
Në demonstratë kishin marr pjesë me mijra vetë. Manipulohej me shifra dhe raporteve zyrtare të policisë së Istogut duhet besue sepse ishin strukturat e saj shqiptare që raportonin dhe ato ishin nen kontrollin rigoroz të dy burrave të mëdhenjë dhe trima që kishin postet ma të mëdhaja në policinë e komunës. Ishte Sekretari i Sekretariatit të policisë per komune tani i ndjeri z. Ramë Ademaj dhe Postkomandanti edhe ky tani i ndjer z. Qerim Demaj. Sipas të dhanave të policisë kishte dikund 3-4 mijë protestues. Shtypi shqiptarë gjegjësishtë e perditshmja RILINDJA dhe ai serb e perditshmja JEDINSTVO kishin të dhana tjera jo vetem per numrin e protestuesve por edhe per rrjedhen e tyne. JEDINSTVO gjegjësishtë korespondenti i saj malazezi cetnik Arsenije Llukiq i fryente gjanat derisa kerkonte marrjen e masave nga forcat federative per ti mbrojt serbet dhe malazezet që vetem ky i kishte pa se qenkan sulmue nga demostruesit. Nuk shkruente fare se si situaten e kishte pas në kontrollë policia vendore në krye me Postkomandantin Qerim Demaj, nuk shkruente se si demostruesit kishin qen të qetë dhe paqësor dhe se ata ishin provokue keqas nga banoret serb dhe malazez të Istogut. Nuk shkruente se si qytetaret serb dhe malazez kishin gjuejt me armë zjarri në masat e demostruesve. Pakëz , në nja dy tri fjali të shkurta rrethë kësaj kishte shkrue RILINDJA por JEDINSTVO e demanton menjiherë të nesermen. Gazetari cetnik i saj Arsenije Llukiqi fillojë me rrolin e gazetarit hulumtues per të kalue pas pak në prokuror. Në shkrimet e veta fillojë ti zgjedh "PRIJSIT" e protestes dhe kerkonte arrestimin e tyne. Organet dhe pushtetaret shqiptarë dualen me konstatimin se protesta fillojë spontanisht dhe pasi ishte ditë e tregut edhe ishte paksa ma i madhe numri i protestuesve.Por ata kishin qenë të qetë dhe paqësor dhe kerkonin të drejtat e veta kombëtare ashtu sikurse i kanë me kushtetutë popujt tjerë të republikave federative të shtetit. Ky ishte konstatim zyrtar i organeve policore të komunes, dhe edhe ishte i drejtë sado që kishte pas pergatitje paraprake per mbajtjen e demostrates dhe këto organe mund edhe të kenë pas shenime të tilla , megjithate lideret policor pothuaj haptas dualen në mbrojtje të demostruesve. Gjykatësit të Gjykates Komunale të ndjerit z. Shaban Manaj ju derguen disa fletpadi nga prokurori per gjykimin e disave që serbet i kishin vu në thumb si organizatorë të protestes. Shaban Manaj ishte nji burr trim, patriot i madhë, ishte edhe jurist i ri dhe anise at kohë i mungonte pervoja në profesion ky burr i madhë i kësaj treve pa ju tremb syni refuzon fletpaditë dhe thotë se ai kurren e kurres nuk ven para gjygjit rininë dhe fëmijet shqiptarë që kanë shpreh paknaqësit e veta në mënyrë krejt normale dhe demokratike, duke vazhdue me fjalet: nese dikush duhet të sillet para gjygjit atëherë mi sillni ata që kanë perdor armet e zjarrit kunder demostruesve.
Kjo trimni e Shaban Manajt u ba shkakë që serbet dhe malazezet të acarohen. Shabanin e shkarkuan jo vetem nga detyra e gjykatësit por edhe e larguen nga puna duke i ndalue ushtrimin e detyrave publike per disa vjet me radhë. Ashtë per keqardhje se si shumica e shqiptarve nga frika e pushtetit edhepse deri dje kishin qenë miq të Shaban Manajt ata u larguen nga ai. Zoti Shaban Manaj kreu ma vonë provimin e judikatures dhe mori titullin avokat. Do shkruej ma vonë në nji artikull të posaqem per këtë burr patriot i cili ishte mik i imi i aferm.
Pra falë syqeltsisë së Ramë Ademaj dhe Qerim Demaj si dhe trimnisë e burrnisë së Shaban Manaj DEMOSTRATA e Istogut në Prill të 1981 edhepse ishte madhështore dhe pati jehonë , askush nuk u denue pos dy tri rasteve që i mueren nga 30-60 ditë burg dhe këta i denojë gjygji i qarkut në Pejë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora