E shtune, 27.04.2024, 03:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Besim Malaj: Krah për krah në pavdekësi

E marte, 08.05.2012, 07:19 PM


KRAH PËR KRAH NË PAVDEKËSI

Teksti nga: Besim Malaj

Kushtuar dëshmorëve të luftës për
çlirimin e Kosovës, dr Hazir Malaj
dhe Ilir Konushevci-

N’sy t’pranverës një ditë marsi,
Nga  Prekazi u dha kushtrimi,
Pa u hjek bora e pa dal bari,
O  liria, o flijimi.

Një doktor me zemër t’madhe,
HAZIR MALAJ  - atdhetari,
Nga Krasniqja e Tropojës,
Bazë e krah i çdo luftëtari.

Amaneti vjen ndër breza,
Krejt Kosova u ba ushtarë,
Sot në luftën bashk-kohore,
Logjistika në plan të parë.

Komandanti  Konushevci,
Thotë: - Haziri asht vëllai im,
Natë e ditë e ka me veti,
Në Llap -Drenicë e Dukagjin,

UÇK-ja i shtonte rradhët,
Tuj afru fundin pushtimit,
Beogradi gjithçka bani,
Me i pre rrugën furnizimit.

Qielli nxihet, fiket hana,
Për mbi degë pushon bylbyli,
N’krye t’detyrës luftarake,
Ra Iliri e ra  e  ra Haziri.

Krah për krah në pavdekësi,
Me i’fjalë n’gojë shkuen të dy:
-Oj KOSOVË, nana SHQIPNI
Jemi të gjallë kur të bahi Një.
./.
malaj.besim@gmail.com

Lavdi dëshmorëve të kombit shqipëtar



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora