E enjte, 23.09.2021, 06:46 AM (GMT+1)

Kulturë

Smajl Alijaj: Me kismet po vjen pleqnia

E enjte, 26.04.2012, 04:03 PM


Smajl Alijaj

ME KISMET PO VJEN PLEQNIA

Me kismet po vjen pleqnia,
M’i ndigjoni fjalët e mia:
Qysh se dola në dynja
Prej qefit badihava…
Shumë ndigjova e kam pa
Pasanikë e fukara
Kaluen vitet porsi uji,
Shumë t’ka dalë e t’ka hy kuji!
                  Nuk ma kanda fjalën plak,
                  Po ishalla me nafakë.
                  Sa e gëzushme qe rinia –
                  Lezet paska edhe pleqnia
                  Eh! kur e kujton atë jetë –
                  Moj, medet ça na ka gjetë!
                  Isha i ri, u kënaqa krejt
                 Tash s’e çoj ma kryet përpjetë!
O, pleqni mirë se ke ardhë!
Zemër t’mirë e faqe t’bardhë,
Bukuri e përsëmbarit,
E ishalla n’sahat t’hajrit!
Rrespekte e me nder tuej.
Mos ju bani randë kujë!
I përvëluem djegem sip rush
Du me follë e s’na ngo’ kush!...
               Moj pleqni mirë se vjen!
               Ke çka gjen e ke çka len…
               Edhe sytë janë tuj m’lanë,
               Pak i lodhun jam me kamë,
               Nd’rrova f’tyrë e nd’rrova dhamë
               Me harru çka hangar mramë!
               Ah, moj zemër të raftë e mira,
               Gjete fjalë e ke lanë bira… 
Besa boll po kam mërzi
Me i thanë vetit pleqni.
Mrekulli kam qef me pa,
Prej shumë punësh jemi da!
A thu tash kena maru?
Me u da burri me gru!
Pasha besën kam harru –
Ditën se kur unë jam martu.
     Si në verë edhe në dimën
     Njëni – tjetrit i kthejmë shpindën
     Po ishalla kena fat
     Unë po du e s’kam takat
    Mbasi Zoti ka ba emër
    Shih me sy e plas me zemër
    Me jetu kërkoj derman
     Zemra m’hjek b… s’ma banë
Si t’ja baj  more i shumi
Bi me fjetë e s;më merr gjumi
Na ka hy friga në bark
Du me hangër e ha pak
Edhe jeta m’është mërzitur
Trup e shpirt i rraskapitur
Në je burrë e s’je burrë
Tash ke mbetë vetëm për sh…
     Çdo gja vjen pra me moshë
Janë lodhë trupi edhe kofshë
Rrudha rrudha jena vyshkë
Edhe kocat na janë ndryshkë
Veç me hapa kalojmë krizën
Medet kena reumatizëm
Si mashkull apo femër
Na kanë ra telashet n’zemër.
    Pleqnisë poi  them dy fjalë
    Du me këndu e po kam mall
    Kena mbetë si peshku n’zall
    Kush i urtë e kush budallë
    Rreth e rreth sillem vërdallë,
    A ma bani pra hallall?
    Se kështu qenka kjo jetë
    Ma mirë gjallë sesa me dekë.

Qershor 2011,                      
Smajl Alijaj,  Shkodër
humorist shkodran.



(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora