E shtune, 25.03.2023, 04:40 PM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Anna Bagryana

E merkure, 25.04.2012, 06:33 PM


Anna Bagryana , Ukrainë

Poete, beletriste, dramaturge dhe përkthyese, u lind me 24 mars 1981 nё qytetin Fastiv rrethina e Kievit. Nё vitin 2004 magjistroi nё Institutin e Filologjisё nё Universitetin Nacional “Taras Shevçenko” tё Kievit (Specializimi Gjuhё dhe Letёrsi Ukrainase). Ka punuar si gazetare nё mё shumё mediume (televizion, radio, shtyp), sekretare e Kёshillit tё Lidhjes Nacionale tё Shkrimtarёve tё Ukrainёs pёr punё me autorёt e rinj, redaktore kryesore e revistës “ Gronosllovije”.
Ështё anëtare e Lidhjesё sё Shkrimtarёve tё Ukrainёs dhe Asociacionit tё Shkrimtarёve Ukrainas. Autore e Librave poetik “ Lule fjalёsh” (2000), “Mes ëndrrave violete” (2002), “Mes zotrave dhe neve” (2005), “Shёtitje nё litarё” (2008), “Linjat tjera” (2009). Romanet “Bimologjia e Gjakut” (2008),  “Sa dashuri Mahnitёse”  (2010), librin me tregime pёr fёmijё “Jeta  fёmijёve tё dalluar”(2010), vepra dramatike dhe libreto pёr muzikё “Gloria”, si dhe shumё tregime, novela,ese dhe vështrime kritike. Pёrkthen nga gjuha polake, bullgare, maqedone dhe serbe. Pёr vargjet e saj, dramat, romanet dhe përkthimet ka fituar shumё shpërblime letrare ukrainase dhe ndёrkombёtare:” Rukomesllo”, “Koronimi i fjalёs”, “Smoloskit”, shpërblimin ndёrkombёtar gjermano-ukrainas “Oles Gonçar”, “Pena e artё” (Bullgari), shpërblimin “Marusja Bek” (Kanada) etj.
Poezitё e saj janë përkthyer nё gjuhёn polake, azerbajxhanase, bullgare, ruse, maqedonase, frënge, gjuhёt latfike. Ështё pjesёmarrёse nё mbrëmjet poetike tё Strugёs (2008). Tani jeton nё Shkup,  punon si gazetare dhe shkrimtare.

ANA BAGËRJANA

(Ukrainë)

Poezi


FILLIMI

Nga fillimi ishin plagët
e nga plagët rridhte qielli

në qiell u shfaqën nyje limfatike
që i lidhën bashkarisht
të gjitha ato strajca të çuditshme

ashtu që në mënyrë kaotike
u përzien nëpër qiell

(ku u takuan vallë...?)
e më pas nyet u rritën
u bënë të rënda

si gurëz
dhe si gurëz
u shkapërderdhën tatpjetë

duke krijuar diçka të ngjashme
me ato (tanimë të ndërlidhura) strajca
që secila u emërtua
me emrin e Zotit

dhe vetë u bënë zotëra
sepse menduan
se nuk ekziston më
askush në qiell
(thjeshtë harruan plagët
prej të cilave
fillonte Kosmosi)


PËRAFËRSISHT AJO ËSHTË ATJE...

Ajo përafërisht është atje
ku Zotit iu harxhuan penjtë
ku toka nuk është e qepur me qiellin
rrotullohet në qark
si shputë e këputur e arushit të kadifenjtë –
imtësirë e fëmijërisë së huaj

ajo është përafërsisht atje
ku dora e Zotit
nuk prek hijen e drurit të vetmuar
të prerë nga duart e njeriut
përkundrejt Festës

ajo përafërsisht ëshjtë ashtu
sikur dielli të bjerë në gjunj
dhe të lutet për falje
nga ti
nga unë
që shumë vonë
i ka pjekur
zemrat tona


MOS MI FAL

Mos i fal
sytë e kaltër
(ky ende është faji i gjyshes)

Mos i fal
shpatullat shumë të dobëta
(tani më nuk është herët të mbështetesh në to)

Mos e fal
heshtjen
(kur heshti gjatë)
dhe qeshjen
(madjej edhe kur qaj)

Mos mi fal
mbi këngë këngët
kryqet që nuk janë të Krishtit
mendimet pa brenga
dhe kohën
e humbur
rrugës – për tek Ti.

Falma vetëm
rrininë time
(ajo do të kalojë)


ERA U HESHT

Ai ma dhuroi lundrim –
era u hesht.
Ai ma dhuroi barkën –
deti u tha.
Vetëm krahë
nuk guxoi
të më dhurojë.


MENDOVA SE ËSHTË ËNDËRR

Ashtu
lehtë
ti
më puthje mua
kurse unë mendova
se
është ëndërr
dhe –
u zgjova


DETI

Deti – si koha:
herë shumë zbavitës,
herë shumë i shpejtë në rrugën e tij

Deti - si gruaja:
herë e ftohtë dhe e zymtë,
herë e vështirë dhe e rrezikshme në ndjenjën e saj..

Deti – si shpëtimi:
në çdo çast mund t’i dalish tej e tej
dhe të shfaqesh në bregun tjetër.

Deti – si rastësia:
pa prit e pa kujtuar.
Deti - sikur ti:
tretem në përqafimin e tij.


Përktheu – Adem Abdullahu



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora