E hene, 28.11.2022, 01:22 AM (GMT)

Kulturë

Baki Ymeri: Letërsia shqiptare në gjuhën rumune

E diele, 15.04.2012, 08:16 AM


Letërsia shqiptare në gjuhën rumune

 

Nga Baki Ymeri

 

1.Forca patriotike e një misioni diplomatik

 

Flitet se jemi 15 milionë në botë dhe pikëpyetje në e dinë nja njëqind apo njëmijë vetë se rumunët janë vëllezërit tanë të të njëjtit gjak, siç ka thënë Hashdeu para 110 vitesh (1901). Nuk është me rëndësi distanca gjeografike, kufirin rumuno-shqiptar duke e shkëputur vërshimi sllav, por me rëndësi është fakti se kemi një fjalor identik dhe një ndjeshmëri identike, dhe kjo vërehet në mënyrën se si duken, se si shprehen, se si ndjejnë, se si shkruajnë, se si na admirojnë e i admirojnë, pa marrë parasysh faktin se ndonjë ambasador okazional me eksperiencë komuniste që kalon këndejpari, nuk i interesojnë lidhjet farefisnore, por leku i qeverisë për interesa meskine dhe personale. Ku qëndron forca patriotike e një misioni diplomatik? 

Intelektualët rumunë shkruanin para 100 vitesh për zërin e gjakut të përbashkët që na fton të krijojmë urat e shëndetshme të miqësisë dhe të ndërlidhjes sa më të fuqishme të Shqipërisë me Rumaninë, të hapjes së katedrave e institucioneve kulturore për përvetësimin e gjuhës dhe historisë së njëri-tjetrit, për domosdoshmërinë e përvetësimit të gjuhës shqipe nga filologët rumunë. Derisa diplomatët e këtij vendi që kanë kaluar nëpër Tiranë e Prishtinë, siç është rasti i Gjergj Mikut (Gheorghe Micu), Gjergj Bukurës (Gheorghe Bucura) etj., e kanë përvetësuar gjuhën shqipe, ambasadorëve tanë, po e përsërisim, me eksperiencë komuniste (përveç Elida Petoshatit, Marko Bellos, apo yllit të diplomacisë shqiptare, Dr. Luan Topçiut), as që u intereson ky subjekt, sepse subjekti i tyre nuk është interesi nacional, por ai personal.

 

2. Shpirti shqiptar në revistat rumune

 

Cili është kontributi i zotit Topçiu apo i autirit të këtij shkrimi lidhur me përforcimin e urës së shëndetit mes Tiranës, Prishtinës dhe Bukureshtit, është një subjekti i një studimi të ardhshëm. Tani po e japim një “raport diplomatik” lidhur me prezencën e letërsisë shqipe në botën rumune gjatë muajve të parë të këtij viti. Përveç librit të Fahri Balliut (Berisha dhe Shqipëria demokratike) që e pa dritën e botimit falë filoshqiptarit Tiberius Puiu dhe përkujdesjes së Dr. Luan Topçiut, pas librit të Ali Jasiqit (Lot gëzimi/Lacrimi de bucurie), gjatë këtij viti pritet ta shohin dritën e botimit në Bukuresht disa vëllime bilingve të autorëve Dedë Preqi, Skënder R. Hoxha, Veli Veliu, Sadik Përvetica, Idriz Shala, Fadil Curri, Seveme Fetiqi, Mexhit Mehmeti etj. Po shkojmë më tej:

Revista Impact cultural (mars-prill) i kushton dy faqe të plota (me mbititujt Albanica dhe Albanezul), poetëve Sabile Keçmezi Basha, Vezir Ukaj dhe Hasan Qyqalla, duke shtuar edhe një faqe për disa autorë rumunë të rikënduar në gjuhën shqipe. Mund të thuash se s’na duan rumunët? E njëjta revistë para do kohe i prezantoi me dinjitet poetët Miradije Ramiqi, Jeton Kelmendi, Pal Sokoli, Sadik Krasniqi, Remzi Limani etj. Revista noua (Revista e re, Nr. 1/2012), i boton 5 poezi të Neki Lulajt në gjuhën rumune, duke prezantuar kohë më parë Kozeta Zylon nga Amerika, Adelina Dokjen nga Italia, Skënder Zogajn, Nexhat Rexhën e poetë tjerë nga Kosova. Nuk ka nevojë të japim tituj poemash e tituj eseshë që i fisnikërojnë revistat rumune me vlera shqiptare, për të ekonomizuar hapsirën tipografike të shtypit tonë.  Në revistën rumune për edukatë dhe kulturë, Paideea  (Nr.1-4/2012), Panait Ion Panait boton një portret kushtuar historianit rumun me origjinë shqiptare, Dr. Xhelku Maksuti, një misionar i ankoruar në përhapjen e shkencës dhe të kulturës.

Revista Cronica e kryeqendrës së Moldovës (Jash), boton në numrat e saj të fundit (2011), reçensionin e poetit dhe kritikut letrar Marius Chelaru kushtuar  vëllimit “Kodi i Parajsës” të poetit Mëhill Velaj, nga një reçension për vlerat poetike të Vezir Ukajt, Adem Zaplluzhës, Sabit Rustemit, Engjëll Koliqit, Fatmir F. Salihut, Albina Idrizit  etj. Kësaj veprimtarie të bujshme, të muajve të parë të këtij viti, i shtohet edhe botimi në Bukuresht i revistave Shqiptari dhe Kosova, si dhe i librave të disa autorëve shqiptarë në gjuhën shqipe, si Neki Lulaj (Zjarri i shpirtit), Ramiz Dërmaku (Valëvitjet e fjalës), Beqë Lokaj (Amaneti i Gjyshit), Osman Caka (Toplica e zemrave tona), Fehmi Kelmendi (Tregime) etj., apo të disa autorëve tjerë që pasojnë t’i botojmë. Vlera shqiptare kohëve të fundit prezanton edhe “Spatii culturale” (me poetin kosovar Ramadan Mehmeti), “Citadela” (me Sadik Përveticën),   “Bucurestiul literar si artistic”, “Observatorul cultural”, “Diplomat Club”, “Contraatac”, “Climate literare”, “Conta”, “Oglinda literara”, “Provincia Corvina”, “Ardealul literar” (me Sali Bashotën) etj.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora