Kulturë
Shahin Ibrahimi: Krenari kujtimesh
E premte, 23.03.2012, 08:01 PM
Shahin Ibrahimi
Krenari kujtimesh
Puna,koha e mosha nga sytë mi larguan
Ata që më mësuan abetaren e hekurudhëës
Por thellë në zemërën time i kam rezervuar
Nga këshillat e tyre,mora pensionin e punës.
Ata për mua ishin familje në punë
Në çdo tren veprimet ju shihja me kujdes
Këshillat e tyre si harrova kurrë
Por profesion jonë,ka në vetvete stress.
Si mund të harroj fjalë ëmblin Samet
Dhe këshillat apo bujarinë e Hajdarit
Fotua dhe Arqileja na ngrinin në dinjitet
Kur vinim nga Prrenjasi në ngricat e janarit.
Këshillat dhe rrespektin ne ju a ruajtëm
Si mashinist punës i qëndruam në ballë
Me trenat që u plakën me shumë vuajtëm
Agim Nallbani kolodator,ish njeri i rrallë.
Mendimi për ta në mëndje më venitet
Si Mita do ti çoj lart në qiellin hyjnor
Rrespekti për ta kurrë sdo më shqitet
Janë nderi i hekurudhës,kolektivit burrëror.
V.O.Samet Rakipi,Hajdar Gardi,Foto Dedi.
Arqile Llazari,Agim Nallbani kanë punuar
mashinista në hekurudhën Shqiptare.