E premte, 26.04.2024, 11:31 AM (GMT+1)

Kulturë

Tahir Bezhani: Viti tronditës

E premte, 16.03.2012, 08:57 PM


Tregim

 

Nga Tahir Bezhani

 

VITI TRONDITËS

 

Bënte vapë e madhe. Fryma të ndahej. As mbrëmja nuk sillte freski. Nuk mundte njeriu  te flinte,  ditën as natën. Të zinte gjumi rreth mëngjesit,sa për të thënë se fjeta! Pos që ishte vapë,njerëzit kishin temperaturë në kokat e tyre. Nuk kishin qetësi asnjëherë nga zhurmët dhe lëvizjet e shpeshta të makinerisë    serbe neper rrugët e qytetit. Viti 1997  kishte vetëm një hapë gjerë në luftë. Merreshin njerëz në pyetje informative,rriheshin e sakatoheshin  për një fjalë goje,për teket e tyre....Në shënjestër ishin njerëzit që merreshin me aktivitete  për çështje kombëtare. Arrestimet e tilla shpesh përfundonin në spitale dhe bile, bile, me  vdekje.

 

Mikelin këto çështje nuk e lenin të qetë. Nuk kishte shumë kohë që kishte dalë nga burgu i hetuesisë prej disa muajsh. Frika e ndiqte pas,si hije kërcënuese. Akoma nuk i kishin pushuar dhimbët e para,ruhej të mos i merrte  tjerat. Askush nuk kishte rehati,ditën as natën. Pak e zinte gjumi, duke medituar se si do te përfundoi e gjithë kjo katrahure, me kokë mes gërshërëve të një armiku shekullorë. Një numër shokësh kishin mbetur të mbyllur,tjerët u liruan deri në plotfuqishmërinë e vendimeve....

 

Dielli i mëngjesit të korrikut kishte zotëruar gjithë natyrën. Mikeli ishte zgjuar tani më. dhe pinte kafenë me bashkëshorten në verandën e banesës,nga ana perëndimore. I nxitur nga instinktet,veshi rrobat e lehta verore dhe doli nga banesa. Fitorja hapi dritaren dhe e pyeti:

-ku shkon kaq herët Mikel ?

-nëse ka mbërri shtypi i ditës, do e marr dhe kthehem.

- Na i merr edhe bukët e ditës-shtoj  Fitorja,bashkëshortja e Mikelit. Fëmijët po flinë.-shtoj ajo.

 

Ia dha një ecje të shpejtë deri në qendër te qytetit,mori shtypin e ditës,bleu bukët  dhe u drejtua për në banesë. Nuk vërejti atë mëngjes lëvizje të mëdha të qytetarëve.

Krisma e derës bëri që të trembej Fitorja. Kur shikoj me të shpejtë,vërejti Mikelin duke vënë bukët në vendin e duhur të kuzhinës.

-Hë,erdhe shpejtë Mikel. Nuk takove askënd rrugës?-pyeti Fitorja.

- Jo nuk takova. Ata që duhet të takoj,rrinë brenda si unë....tha Mikeli,duke iu ofruar divanit,ku zakonisht shtrihej dhe lexonte gazetat e ditës. Rehatonte kokën në një jastëk të fortë dhe lexonte...

-Fitore,fëmijët po flinë akoma?- pyeti  Mikeli.

-Po,iu përgjigj ajo. Janë të rij,le të pushojnë,vapa nuk i le te qetë natën.

- Mirë,mirë,vetëm pyeta! Le të flinë!-shtoj Mikeli dhe filloi të shfletoi gazetat me radhë. Ishte thelluar në lexime të artikujve të ndryshëm. Duke lexuar shpesh fytyra i skuqej dhe i dëgjohej kërcimi i dhëmbëve dhe shtonte si me vete:

 

-O Zot,o Zot!....Kush duron kështu pos ne?!....

 

 

 

 

Tani u zgjuan fëmijët  nga gjumi. Sapo u pastruan në banjë iu ofruan babit duke e përshëndetur me “mirëmëngjesi”! Por Mikeli nuk i kishte dëgjuar nga se ishte thelluar në informacionin e ngjarjeve nga shtypi.

 

Pa pritur dëgjoi zërin e Fitores:” mëngjesi është i gatshëm!”

Mikeli la gazetën dhe brofi në këmbë duke iu ofruar tavolinës në kuzhinë,bashkë me fëmijët,të cilët u ngritën në këmbë dhe i ofruan babit vendin e përhershëm,si zakonisht,në ballë të tavolinës,afër dritares,ku vërehej oborri dhe rruga. Secili nga ata dëshironin të ishte sa më afër babit!

-Babi,foli M,unë të kam thënë “mirëmëngjesi”edhe më parë,por ti nuk më ke kthye përgjigje!

Dy vajzat e Mikelit nxituan duke i thënë vëllait:

-Ti e di se babi kur lexon ,nuk dëgjon!....

Mikeli filloj të qeshët dhe mori t’i përqafoi me radhë. e pastaj u tha: “ju bëftë mirë!”

-Faleminderit babi!-shtuan ata si një zëri!

 

Mikelit i kishte humbur shija e bukës që nga burgu sa ishte në hetuesi. Ulej në tryezë vetëm sa për qejfin e fëmije,ndryshe duronte kohë të gjatë pa ngrënë. Megjithatë,përmbahej,çapitej edhe ai .

 

Mendja gjithnjë i rrihte te pjesa tjetër e vuajtjes së dënimit. Nuk dinte se çfarë do bënte shkalla e dytë në ankesën që kishin bërë avokatët e grupit. Kur ishte fjala për vendimmarrje në Beograd,atëherë mendimet ishin  shqetësuese....Nuk dinte askush se edhe sa do mbanim burgim! Kjo gjë e mundonte shumë,ia ngiste tensionin befasisht!...

Pa paramenduar daljen në qytet,veshi xhaketën,vuri syzat e diellit,hapi derën dhe duel ,pa treguar askujt se ku do shkonte e as kah do shkonte...

Fitorja e vërejti për dritare të dhomës dhe shpejte e shpejte e zuri pa u larguar dhe e pyeti:

-Mikel ku shkon?-tha ajo me një dozë shqetësimi.

-Po bëjë një shëtitje sa nuk ka shkuar dielli në zenit-tha Mikeli. Te ndërroj pakës ambientin e mbylljes.

 

Duke shëtitu neper qytet takoi ca miq të vjetër që nuk i kishte takuar kohë të gjatë. Njeri prej tyre i kishte dërguar pako cigare në burg përmes familjes. Kaloi disa orë duke shëtitur nëpër qytet dhe duke u përshëndetur me ca njerëz që nuk i kishte parë kohë të gjatë. Vapa e ditës filloi ta djersitë,t’ia sjellë ndërmend kthimin në banesë. Duke iu ofruar banesës,vërejti njërin nga shokët e burgut,me të cilin kishte kaluar çaste të vështira në  hetuesi. Ai kalonte me biçikletë ndërsa Mikeli,me fishkëllimën e tij karakteristike,e ndali mikun e tij,Talin.

-Hë,ku je ore?!...Sa ditë nuk të kam parë! Je mbyllur keq!....dhe filluan të përqafohen sikur nuk ishin parë sa vite.

-Ja,këtu pranë teje ore Mikel-tha Tali dhe qeshen me zë të lartë duke u përqafuar.

-Jemi në përcjellje,e din,nuk bënë të ndalemi në biseda gjatë. Akoma kullojnë plagët. E din!...tha Tali.

- Din gjë për shokët,si janë?-pyeti Mikeli.

-Kam informacion se janë shumë mirë dhe se burrërisht po mbahen-tha Tali. I kanë dërguar në burgun e Dubravës ,nuk janë në  Prishtinës.

-Mikel, ti nuk di se kur është mjaft!-tha Tali. Mos i trashim dosjet tona tani se akoma jemi nën hetime. Ik nga këto temperatura e futu brenda-foli Tali si me shaka.

Mikeli u përshëndet me Talin dhe mori drejtimin e banesës ndërsa shoku i tij, iki me biçikletë duke hedhur shikim   kah miku i tij. Buzëqeshte rrugës  duke ia menduar shakatë... .

 

*         *           *

 

Temperatura e ditës kishte arritur në 30%c. Mikeli hyri në banesë i qullur nga djersët. Bëri banjë dhe pastaj u shtri prapë në divanin ku kishte lënë gazetat  pas mëngjesit.

-Ku janë fëmijët? –pyeti Fitoren

-Djali ka dalë me ca shokë,vajzat ne dhomë,po lexojnë- u përgjigj Fitorja.

- E din se kush ishin ata që e thirren djalin?-pyeti Mikeli të shoqen.

-  Jo!...

- Mirë...tha Mikeli dhe heshti,por la me kuptua se mosdija se kush e thirri M,nuk i kishte pëlqyer

-Është vapë o njeri!-iu përgjigj  bashkëshortja dhe shtoi:

-ku mund të jenë tjetër pos në Erenik për t’u freskuar! Si çdo ditë .

- Ah moj grua!... Ka mbarua lezeti jetës sonë derisa të heqim qafe këtë armik barbarë. Edhe Ereniku duhet të shfrytëzohet me kujdes,grujo!-shtoj Mikeli,duke përfunduar atë bisedë për të mos e merakosur familjen.

 

*     *        *

 

Pas bisedës që bëri me Fitoren,ngeli si i shqetësuar,mendimet i fluturuan gjithandej botës së tij imagjinatave me plotë ngarkesa e strese,ku ditët vinin si e më zi njëra pas tjetrës.

Pas bisedës së shkurtër që bëri me Talin në rrugë,biseda për shokët në burg të Dubravës,  mendja i rrëshqiti te kthimi i vendimeve nga Gjykata e Beogradit. Nuk kishte shpresë se do merrte ulje dënimi. Tani ishte tretur në mendime se kah t’ia mbante që të mos vuante edhe pjesën tjetër te dënimit me burg.

Të ikte diku në prendim?...Ku të lente fëmijët të cilët ishin nxënës të shkëlqyeshëm në mësime. Në mëshirë të kujt t’i lente?....Mendime të futura në vuajtje,sakrificë e ngjeshur në palcë ashti. Këto mendime filluan ta djersitin dhe nuk mund i duroi më. I përplaseshin gjithandej në shpirt dhe vuante...Nervoza qe shëtiste si zjarr i varur  në maje koke,e nxjerri nga banesa,për t’u kthyer pas disa orëve....

 

*             *         *

 

Koha ecte rrjedhës së vet pa pyetur askënd për hallet qe shtonte jeta. Ishte vit i përplastë dhe të këqijat vetëm sa vinin duke u shtuar.

Mesi i korrikut përcëllonte çdo gjë. Një puhi që kalonte duke lëvizur fletët e pemëve,ishte mashtruese,vetëm se digjte edhe më tepër  mbi sipërfaqe. Toka ishte çarë nga vapa!...

M sillej vërdallë sa në një dhomë sa në tjetrën. Dëshironte të ikte në Erenik për t’u freskuar por nuk kishte marrë miratimin e prindërve. Ishte i informuar se babit nuk i pëlqente të shkonte te ai lum!...Ai filloi t’iu lutej prindërve që ta lejonin të iki bashkë me shokët. Pas disa lutjeve,më në fund mori miratimin dhe i gëzuar,iki me shokët te lumi.....Nga Mikeli,mori porosinë e theksuar: “kujdes  M!...”

 

 

 

 

*           *        *

 

Një natë më parë Mikeli nuk kishte fjetur fare. Tërë nata i kishte kaluar me ëndrra te cilat e kishin trishtuar. Nuk bënte përpjekje t’i deshifronte ato,por as nuk i tregonte askujt! Kishte parandjenjë të keçe se diç mund t’i ngjante!....Me vete thoshte:”larg e liga nga familja o Zot!....”

Ora kishte shkuar larg, ishte rreth 15 i ditës. Kohë dreke si zakonisht. Prisnin ardhjen e  djalit nga lumi për të drekuar se bashku. Shqetësimet kishin filluar. Mikeli dëgjoi një zë:”o babi!....babi!...” dhe rrëmbimthi duel jashtë. Nuk vërejti djalin,pos që dëgjoi zërin....

Shikoi rreth e rrotull banesës,asgjë. E kuptoj se ishin në pyetje halucinacionet!...Djali nuk ishte vonuar asnjëherë,respektonte rregullat e familjes,të prindërve. Pas pak,Mikeli iu tha vajzave dhe  Fitores se ne po ia fillojmë,ai do na gjejë duke drekuar.

 

-Te presim edhe pak-shtoj Fitorja dhe vajzat!

 

Madje,Ana, mrroli vetullat, sepse nuk ishte mësuar të drekonte asnjëherë pa të vëllain. Vonesa e tij e kishte shqetësua  Anën,ndërsa Rina,vuante në heshtje,nuk bëzante. Askush nuk dëshironte te drekonte pa njeri tjetrin. Të gjithë vërejtën fytyrën e Mikelit të zbehur tej mase. Ai nuk shpjegonte për atë halucinacionin që kishte përjetuar më parë... Fytyra e djalit i rrinte para syve si një statujë e ngrirë. Heshte!.... Ora kishte kaluar kufijtë e pritjes së zakonshme.

 

Mikeli përmes dritares vërejti një makinë të policisë që po vinte drejtë banesës . Të gjithë u shqetësuan dhe filloi t’i zë një ankth i pa shpjegueshëm. Ata i ranë ziles. ,i bërë dyllë, ani pse nuk e dinte akoma qëllimin e ardhjes se tyre,duel... Dera kishte mbetur pakës e hapur. Zëri dëgjohej brenda. Policët iu ofruan Mikelit dhe pasi e përshëndeten,ia komunikuan lajmin e kobshëm duke i thënë:”bëhu i fortë,djali të ka vdekur në valët e lumit Erenik! E ke në murgun e spitalit.”...

 

Nga brenda ushtoi tmerrshëm piskama e motrave për  vëllanë,nënës për djalin. Mikeli ishte shtangur në pragun e derës,shikonte Fitoren,shikonte vajzat qe ia thershin shpirtin. Kishte mbetur si një statujë e pa lëvizshme! Nuk dinte se cilin veprim ta merrte !...Sytë nuk i bën dritë,i dukej natë. Nuk e din as sot se kush i ka hedhur uji fytyrës,pastaj pakës ishte kthjellur. Brenda kishin ardhur disa fqinjë dhe jepnin ndihmë herë njërit e herë tjetrit.

Dikush kishte ftuar ekipin e mjekëve të cilët erdhën me urgjencë dhe u bënë inxhekcione. Çanin edhe fqinjët e tyre,të gjithë çanin. Vaji ishte i tmerrshëm,nuk e kishte fundin. Pas disa orëve dhe pas ndihmës së mjekëve filluan të qetësohen. Kishin mbetur me sy të hapur,të ngirë nga dhimbja që përshkonte gjithë pjesët e trupit O Zot,sa vështirë,sa rëndë të humbësh djalin në moshën 17 vjeçare! Nuk i besonin lajmit te kobshëm!

Tërë qyteti mori lajmin sa ora për vdekjen e djalit M në valët e Erenikut. Shokë e miq e farefis kishin mbushur  shtëpinë dhe oborrin e banesës së Mikelit. Fjalët ngushëlluese ishin shumë të theksuara dhe të lidhura edhe me kohën e atij sundimi,kështu qe Mikeli filloi ta kuptoi fatkeqësinë si një gjë të pa ndryshueshme .E vetmja gjë i kishte mbetur që të pajtohet me fatin e zi dhe të mendonte edhe për familjarët tjerë....

Pas disa orësh familja fatkeqe mori  nga murgu të birin e tyre bashkë me raportin zyrtarë të mjekëve lidhur me vdekjen e   M. Të nesërmen u caktua dita e varrimit. Ishin këto momente të rënda,goditje e rëndë për familjen,plagë që e ka gjatë shërimin....

Në varrim morën pjesë me mija qytetarë. Gjatë varrimit,Mikeli u përpoq për kundër dhimbjeve të mëdha,të lente sojninë para një mase shumë të madhe. U thoshte se “nuk bën te teprojmë me mërzinë,Zoti ka marrë lulen e vet,si krijesë të Tij,andaj,para neve janë shumë punë tjera për të bërë për kombin. Jeta vazhdon!...” tha Mikeli në mbarim të varrimit të djalit M..

 

*            *            *

 

Muaj shtator  kishte ndryshime të mëdha. Temperaturat kishin ikur. Qiellit të kaltër shëtisnin re të zeza, të mbushura me shira që derdheshin në tokën e etur nga dielli përvëlues i verës. Gjelbërimi vjeshtor që kishte sjellë të reshurat,natyrës i kishin dhënë pamje magjepse. Këtë pamje magjepse nuk e shijonte edhe Mikeli,në shpirtin e të cilit kishte akoma zjarr dhimbje...Ajo dhimbje vetëm sa i shtohej dhe i përhapej pjesëve të trupit. Kishin kaluar  shumë ditë që nuk kishte dalë nga banesa . Priste  njerëz të afërt që i shkonin për ngushëllime,ani pse ishin rralluar mjaft.

 

Në dhomë ishte heshtje. Asnjë zë,asnjë bisedë. Vajzat e Mikelit, Ana e Rina,shikonin çantën e librave të vëllait që sapo kishte ikur nga jeta.

Duke shikuar shënimet shkollore,gjetën mes librave një foto që kishte bërë pak ditë para se të mbytej në valët e Erenikut. Ato filluan të çanin dhe të ofshanin në heshtje. Nuk donin të trazonin më shumë prindërit e tyre. Ishin tharë nga mërzia!

 

Prapë zilja në derë!...Mikeli u ngritë shpejtë,doli duke menduar se kishte vizitorë. Kur hapi derën, vërejti  postierin duke shpërndarë posten. Postieri ia zgjati një shkresë duke i thënë “nënshkruaje të lutem!”Mikeli vërejti se ajo shkresë ishte ftesa për ta vuajtur dënimin me burg sipas aktvendimit të shkallës së dytë. Fytyra e tij ndrroj ngjyrën,u zverdh! Ndjeu lodhje,u ngushtua shumë .Ofshani dhe me vete pëshpëriti: “edhe kjo mu ka dashur ne këto momente...”

 

Pa bërë asnjë bisedë,doli në qytet me qëllim që të takoi shokët tjerë për të ditur se si ishte fati i tyre. Takoi Talin me të cilin biseduan gjatë dhe kuptoi se ftesat u kishin ardhur të gjithëve dhe se duhej të shkonin në vuajtje të dënimit me qëllim që mos t’i jepet shkas policisë serbe që t’i keqpërdorë sërish,në emër të “ndonjë rezistence ose ikje”...Ishte e rëndë shkuarja në atë skëterrë,por rrugë tjetër nuk kishte.

Mikeli ushtroj ankese për shtyrje të dënimit duke u bazuar në rrethana të rastit që i kishte ngjarë .Për çudi,Gjykata mori parasysh dhe vuajtjen e dënimit ia kaloi për ne Tetor,1997-ës.

 

*           *            *

 

 

 

 

 

 

Atë vit,vjeshta ishte e ftoftë. Majave  të larta vërehej bora si një çeleshe e bardhë shtrembëruar në kokë. Fushave në rrafsh akoma kishin mbetur punë të pa kryera në bujqësi. Burgu i Smrekovnicës i ngjante një kooperative bujqësore. Të burgosurit ishin të një tipi të lirë dhe punonin me detyrim në bujqësi.

 

Mesi i tetorit Mikelin e gjeti në këtë burg në vuajtje te dënimit prej tre vitesh. Aty gjeti edhe shokët e grupit të tij dënuar me parë. E sistemuan në një dhomë me Zenen,Talin,Keken,Bedren,Ramizin e shumë të tjerë. Të gjithë e dinin  rastin me djalin,andaj  kishin dhimbje të veçantë ndaj tij,por asnjëri nuk i farkohej bisedës lidhur me ngjarjen. Me të shpejtë kuptuan rastin e Mikelit edhe gardianë shqiptarë dhe kishin parasysh sjelljen e matur ndaj Mikelit.

Nuk e angazhojshin në punë të rënda,i lejohej vetëm kujdesia për parkun afër zyrave të te eprorëve te burgut.

 

Ditët kalonin me shumë lodhje,me ngarkesa psikike,me kujtesë ndaj familjeve,dita të bëhej vit...Por dita e vizitave,gjithsesi vinte. Në vizitën e parë që pati Mikeli,iu lexua emri që të presin familjarët së bashku me Talin,shokun e vet të fëmijërisë i cili kishte shkuar në këtë burg disa ditë  më parë. Pasi u ulen sipas rregullit në dhomën pritjes së familjarëve,me prezencë të gardianëve,erdhën familjarët dhe secili përqafonte të vetin. Nga larg, Ana përshëndeti me dorë shokun e babit.  Minutat kaluan  shumë shpejtë sa që për aq minuta të lejuara,nuk dinte njeriu se çfarë ta pyeste më parë familjarin e vet... Një zë si zakonisht dëgjohej :”zavershena poseta”,(vizita mbaroj)dhe lejohej përshëndetja. Pasi u përshëndetem të gjithë me familjarët,vajza e Mikelit, Ana,guximshëm u nda dhe përqafoi Talin duke i pëshpëritur  me zë të ulët:”mos e le babin të mërzitet,mos e lejo te rrijë duke shikuar foton e M...,e ka me vete ,kujdes të lutem për babin!...” dhe iki duke iu bashkuar familjarëve. Për çudi, asnjë reagim i gardianëve.

 

Ne,të burgosurit,nën përkujdesjen e gardianëve,u futem nëpër dhoma,duke kujtuar fytyrat e familjarëve të cilët udhëtonin dy orë deri te shtëpia. Pas burgut të Smrekovnicës,Mikeli me shokë,shijuam edhe atë të Dunbravës, Nishit,Leskovcit etj. Ditët e muajt ishin të gjatë,pa fund. Mikeli e mbaroj burgun pas luftës,i dërmuar nga lodhja e mërzia,kishte përjetuar gjëra të rënda. Kur arriti në shtëpi,familja e tij kishte ikur në Shqipëri,e takoi në Shkodër. Tani flokët iu kishin zbardhur  sa që me zor njihej nga një distancë,pos nga afërsia. Rrudhat ia kishin ndryshuar pamjen e fytyrës. Përqafimi ishte i gjatë,plot mall e lot,plot zjarr e dhimbje ngarkuar   në shpirtin e  tij të  vuajtur....Në përqafim i mungonte bukuria e jetës se tij,djali M i cili e la te përvëluar nga malli ....



(Vota: 3 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora