E premte, 26.04.2024, 09:33 PM (GMT+1)

Mendime

Suzani Kuqi: Ku kemi gabuar…

E hene, 03.03.2008, 07:49 PM


Ku kemi gabuar…

Nga Suzani Kuqi

Suzana Kuqi
Alo , i dashur mos me prit sonte. Jo, mos u shqeteso, nuk ka ndodhur asgje  me rendesi… nese mund te thuhet keshtu. Por une nuk do ta thoja dot. Dikush me ka  kapur doren e nuk ma leshon. Mos u alarmo, asgje nga ato gjera qe mund te te shkojne nder mend . Nje grua e vjeter, nje gjyshe e embel qe po kalon pragun ne pragun e dhimbshem te kesaj bote. Nuk eshte se nuk ka femije. Ka dy, nje djale e nje vajze tashme me floke qe kane filluar te tisen me deboren e lehte te viteve. Ka dhe niper e mbesa. Erdhen ketu e ndenjen nje cope here pasdite pasi i lajmeruam se gjyshja po…Diku nusja e te birit u nxeh me ne pasi nuk i kishim nderruar kemishen e nates se vjehrres, nuk i kishim veshur ate te rene qe i kish blere dy dite me pare. Pastaj iken, kishin shume gjera me te rendesishme per te bere se sa te prisnin… Thirren priftin e iken. Prifti beri ate qe duhej te bente e iku edhe ai. Plaka  mbeti serish vetem. Nje trup i konsumuar me nje shpirt qe  fikej ngadale . E vetme, e trembur  para asaj porte te panjohur ,cili njeri nuk do te trembej. Une kalova per ta peshendetur per here te fundit, neser nuk do te jete me. Ajo me buzeqeshi embel, ku e gjeti ate force .  Me shterngoi doren e nuk ma leshoi. E mua nuk ma beri zemra ta shkepusja.Jam ketu i dashur e lote te hidhur me pikojne e qaj fatin e kesaj gruaje e nene qe fati e detyron ti lere lamtumiren kesaj bote pa pasur prane ata njerez qe do t’i donte zemra e saj e mire. Eshte e mire kjo qenje e ndare pergjysem mes dy boteve . Kemishen nuk ja nderrova, per gje tjeter ka nevoje shpirti i saj tani, per gje tjeter.Degjoj frymemarrjen e saj te rendohet,  pulsin e saj te dobesohet , syte e saj i mban ndezur vetem frika qe ka per te hedhur kete hap te fundit te jetes se saj. Padashur i peshperis : Forca, kurajo, do te shkoje ç’do gje mire… Mire ?! Cfare di une se mund te shkoje mire apo jo ? Kush jam une qe mund t’i them keto fjale absurde?  Nuk u besoj vesheve te mi. Syte e saj te embel u kthyen edhe nje here nga une e pashe mirenjohje ne ta para se te mbylleshin. Tani kam dale nga puna e eshte ende nate. Por une nuk kam deshire te kthehem ne shtepi tani. Po endem nje cope here rrugeve, ti mos u bej merak, nuk me gjen gje. Dua te tres tere ate ngarkese dhimbjeje e hutimi qe me ka pllakosur shpirtin. I dashur shpresoj t’i kesh puthur e uruar naten e mire femijeve. Thone qe çdokush e pregatit vete shkopin e tij te pleqerise. Ku kemi gabuar ? Ne ç’hap te jetes jemi hutuar e kemi harruar se perpara se femijet tane ti ndihmojme per tu bere doktore, arkitekte, mesues … duhet t’i mesojme e ndihmojme te mbeten humane. Cila ishte hera e pare qe femija yne nuk i liro vendin ne autobus nje te moshuari , e beme sikur nuk e vume re? Apo hera e pare qe ngriti zerin e kundershtoi dhe ne ja plotesuam ate qe desh ndoshta per egoizem qe te na linte rehat. Hera e pare qe te ngaterruar ne labirintin e lodhshem te sigurimit te jeteses nuk patem kohe te degjonim per problemin qe e shqetesonte perveç mesimeve? Kur jemi ulur me ta e tu tregonim se si jemi edukuar ne, fjalet e mira te nenes, babait apo gjyshes  sone te shtrenjte qe na keshillonin ?E sa e sa here te tjera Kur kemi filluar t’ua bejme jeten me te lehte e ju kemi lene per te kuptuar se jemi vetem ne qe kemi detyrime karshi atyre... Edhe ne gabojme shume, askush nuk mund te thote qe eshte perfekt. Ka nena shume te mira, me pak te mira ndoshta edhe… keqia, por … asnjera nuk e meriton te vdese keshtu. E lotet nuk po me pushojne se rrjedhuri e nuk e di nese qaj fatin e asaj plake te mire apo qaj … veten tone kur te ndodhemi atje, para atij pragu te veshtire.  Zot , na ndihmo te rrisim femije te mire…

Imperia, me 28.02.2008



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora