E hene, 04.11.2024, 02:29 PM (GMT)

Përjetësi » Kadare

Helena: E vërteta e sulmeve ndaj Kadaresë

E premte, 29.02.2008, 08:50 PM


Helena Kadare
Elona Demollari  - Shekulli
 
Helena Kadare: "Ndryshimi shqiptar? Nis me shuarje të urrejtjes.."

Faleminderit që pranuat ftesën e "Shekullit".Nuk ju shohim shpesh në media. Pse kjo distancë, nëse na lejohet?

Natyrisht që ju lejohet. Nuk e kam menduar ndonjëherë se mbaj apo nuk mbaj distancë. Ta thuash këtë gjë do të thotë të pranosh tërthorazi se bëni pjesë në ata njerëz prej të cilëve publiku pret të japin herë pas here intervista. E vërteta është se në shtypin shqiptar jepen shumë më tepër intervista se sa kërkohen prej publikut. Vë re se ka plot njerëz, që pa asnjë vetpërmbajtje nisin e flasin për veten, për gruan, madje edhe për femijtë e tyre dhe të vjen pak çudi që nuk kujtohen të bëjnë pyetjen se a ka njeri që interesohet për këtë që po them? Me fjalë të tjera, i imponohen publikut, duke i dhënë vetes një rëndësi që nuk e kanë. Të dalësh përpara publikut, mendoj, se duhet të kesh një arsye. Dhe arsyeja e parë do të ishte, të kërkohesh prej vetë publikut. Po kështu, edhe atyre që iu kërkohet intervistë, gjëja e parë që duhet t'i preokupojë, është pyetja: a ka ndonjë gjë interesante që unë dua t'ua them të tjerëve? Hezitimi, në këtë rast, tregon piksëpari një ndjenjë përgjegjësie. Edhe kur kjo është disi e tepruar, besoj se është më e mirë se e kundërta.

Në bibliotekën time gjen lehtë shumë libra që kanë në kopertinë si emër autoren Helena Kadare. Tashmë ju ndeshim rrallë. Pak kohë më parë me një përkthim që "pushtoi" faqet e kulturës nëpër gazeta. Kapitull i mbyllur Helena si shkrimtare?

Ah, jo, nuk është një kapitull i mbyllur. Unë vazhdoj të shkruaj, madje me ngut, për të përfunduar një libër që prej viteshe mbaj në duar. Dhe, nëse nuk jam dukur këto kohë, siç vëreni ju me të drejtë, kjo s'do të vonojë. Të jeni i sigurtë për këtë.

Përsa i përket përkthimeve, ç'ështe e drejta, kohë pas kohe merrem edhe me to, pornëmënyrë të rastësishme. Dëshira për të përkthyer diçka lind rrufeshëm tek unë sapo kam mbaruar së lexuari një libër të vërtetë,emocionet e të cilit, e di mire, nuk do të më lëshojnë edhe pasi ta kem vënë atë libër në raft. I vërtetë është për muaai libër që më shiton,më trondit, më huton, e mbi të gjitha më bën të lumtur qoftë dhe për vetë faktin që ai ekziston. Përse mos ta ndaj edhe me të tjerëtkëtë mrekullim?- them me vete. Pa e zgjatur shumë, shty mënjanë gjithë punët e tjera, (sigurisht jo ato të dorës së parë!) dhe ia hy përkthimit lehtshëm dhe pa mundim, ashtu siç bëj çdo gjë që e kam për zemër.Pa këtë lloj raporti, nuk do të isha e zonja të bëjaqoftë dhe gjënë më të parëndësishme.

Megjithatë, do doja të shtoja këtu edhe diçka: përkthimi në vetvete,loja me fjalët, gjetja e duhur e tyre, "muzika" e brendshme e gjuhës , harmonia, të gjitha këto më japin një ndjesi të tillë,të përafërt, do të thosha, me atë të lojtarit të shahut kur arrin e gjen lëvizjen e goditur.I them këto ngaqë kam qenë vetë dikur një lojtare amatore shahu...

Si do ta përkufizonte Helena Kadare veten sot?

Edhe këtë pyetje nuk ia kam bërë vetesndonjëherëdrejtpërdrejtë. Meqenëse po ma bëni ju, them se,në ato gjëra që quhen kryesore në jetë, jam plotësisht e përmbushur. Kam një familje solide. Mendoj se të dyja vajzat që kemi, janë të edukuara, të mënçura, kurajoze, të pavarura në mendime, dhe të drejtuara në jetë ashtu siç mendoj unë se do të ishte dashur.Kam miqësi të qendrueshme, nga ato tek te cilat njeriu, në çdo çast mund të gjejë mbështetjen dhe afeksionin e duhur. Po kështu të tjerat,mendoj se s'i kam bërë aq keq. Të paktën kështu mendoj tani. Duke kaluar vitet, duke i njohur më mirë gjërat,duke parë një botë më të gjerë, disa herë më të pasur e disa herë vërtet të varfër shpirtërisht, nuk u shpëtoj dot "pengjeve" të tipit: "Sa keq që nuk e kam njohur këtë fushë arti, shkenceapo filozofike", "Sa keq që nuk di anglisht", "Sa keq që nuk e njihja këtë apo atë vend" etj., etj. Por kaedhe më tej: "Sa keq që nuk kam gjetur kohë të rrijaca më shumë me njerëzit e mij të shtrenjtë , ata qës'jetojnë më"; "Sa mirë që e kam njohur qysh herët, në kohën kur sapo isha e fejuar, Lasgush Poradecin"; Sa keq që e njoha aq vonë At ZefPllumin" e plot e plot gjëra të këtij lloji, që ma merr mendja,s'ka njeri në botë që s'i çon nëpër mend.Një gjë është e sigurtë: Kur jam gjendur përballë tyre,iu jam përkushtuar totalisht, me mish e me shpirt, megjithë këmbënguljen dhe dashurinë time, një dashuri që s'njeh cak, madjeqë shkon edhe me përtej se kaq. Këtë e dinë shumë mirë ata që jetojnë pranë meje. Dhe, kur duan të ma ç'dramatizojnë paksa, më thonë me shaka se kjo s'është merita ime por e Virgjëreshës,shënjës sëhoroskopit së cilësi përkas.

Si është të jesh bashkëshortja e Ismail Kadaresë?

(Qesh) Për këtë pyetje më është dashur të përgjigjem disa herë. Një përgjigje të shpejtë mund t'ua jap qysh tani: S'është e lehtë. Por, për të qenë sa më e saktë, më duhet të zgjerohem pak më shumë :

Së pari, të jeni i sigurtë , sa ç'është kënaqësi të jetosh pranë njeriut krijues, aq është dhe e vështirë. Në fillim, vetkuptohet, nuk kisha si ta dija një gjë të tillë, por, me kalimin e viteve, kam mësuar dhe kuptuar kaq shume gjëra...

E them këtë se, përgjithësisht, për jetën që një grua bën përbri një shkrimtari a një personaliteti tepër të njohur ka dy klishe. Njeraqë e nxjerr shkrimtarin apo personalitetin në fjalë si njeri "mjaltë e qumësht", siç thuhet;ai është i mirë, bujar, i qetë, që interesohet për fêmijët a të shoqen, nuk vë re kurrë acarimet e jetës, që e ka mendjen të bëjë veç mirë, që s'di çdo të thotë nerva e rënie më qafeetj.,etj. Klisheja tjetër është se shkrimtari është i pakomunikueshëm, i mbyllur, që s'vë re se ç'ha apo si vishet, që s'çan kokën për botën, ngaqë e ka mendjenveç për atë që është duke shkruar. Në të dyjarastet, gruaja që tregon portretizohet si një shoqe jete tepër e mirëkuptueshme, model për të gjitha gratë!

Unë mendoj se për të vërtetën e çdo rasti nuk mund të ketë klishe të asnjë lloji. Së pari, të jetosh me një njeri të shquar, në një mënyrë apo në një tjetër ke pranuar tê flijosh diçka nga vetja.(Në rastin e një profesioni të përbashkët, flijimi ështe maksimal). Por, dua të nënvizoj këtu, kjo dozë flijimi nuk është ndonjë gjë e keqe, në kuptimin e mirëfilltë tëfjalës. Sepse ti vetë e ke zgjedhur një gjë të tillê , ndaj edhe surprizat që të ndodhin nuk është se të habisin fort.

Puna e shkrimtarit, pavarësisht nga kënaqësia që i shkakton atij vetë, në fund të fundit është një punë që bëhet për të tjerët, ata që do ta lexojnë. Dhe gruaja që jeton me të e di fort mirë këtë gjë. Prandaj, mendoj, se s'ka asgjë për t'u habitur që, kur një grua apo nje vajzëbën zgjedhjen qe të jetojë me një krijues, ajo e bën këtë me vetëdije. Do të shtoja këtu se, qysh në fillim, kur ajo është e tërhequr prej shkrimtarit apo një krijuesi tjetër, tërheqja ka përfshirëedhekëtë gjë. Eshtë tërhequr pra,prej karakterit, prej natyrës së tij. Në qoftë se natyra e tij ka qenë e vështirë, do të thotë se edhe ajo bënte pjesë në gjërat që e kanë tërhequr drejt tij.

Për mua, që qysh në moshë fare të re kam qenë një lexuese e apasionuar , ka qenë gjithmonë një kënaqësi e pafundme të jem një ndihmëse, në kuptimin e plotë të kësaj fjale, e Ismailit .

Po shpjegohem më tej: një shkrimtar,për natyrën e vetmuar të punës që bën, shpesh herë është tip jo i lehtë. Ai është mësuar të punojë pa ekip, pa i marre mendimin askujt për atë çka bën. Kështu që vetvetiu përfundon në atë lloj tipi që, për një sy të jashtëm, duket tiranik.

Në të vërtetë nuk është krejt ashtu. Karakteretë tillë, sa ç'janë të vështirë në disa drejtime, aq dinë të jenë të kêndshëm nëdrejtime të tjera. Ata dinë tëjenëorigjinalë pothuajse në gjithçka që bëjnë apo që thonë, janëtë papritur (për mirë dhe për keq), shpesh herëtë padrejtë. Për të thënë diçka fare konkrete: më ka qëlluar me Ismailin të ndodhem përpara një qëndrimi të padrejtë të tij. Ia kam thënë: s'kishe të drejtë aspak për këtë gjë. Duke ia njohur natyrën, s'kam pritur ndonjë përgjigje, si të thuash, autokritike. Megjithatë diçka kam shpresuar. Por përgjigja e tij ka qenë e papritur: e ç'ë pastaj? Dihet që jam i padrejtë. Para një situate të tillë nuk di se çfarë tjetër mund të thuhet...

Kështu, në rastin tim, sa ç'është e lehtë të kem mirëkuptimin, aq te vështirë e kam nganjëherë të merrem vesh me tëpër gjëranga më të thjeshtat, qe njeriutas ia rrok mendja. Por, ndërkaq, s'duhet harruar se gruaja e një krijuesi të njohur, do më së shumti individualitetin e tij sesa atë kompleks gjërash, qëpërbën personalitetin e tij. Ngaqë individualiteti është vetëm për ty, sa kohë që personaliteti i tij u takon të gjithëve. Si përfundim,unë mund t'i kem të gjithaato vështirësi që përmenda, pornjë gjë mbetet përherë e pandryshueshme: intensiteti i çdo çastii të jetuarit me të dhe mungesa totale emonotonisë. Nuk di ta them se si e se qyshndodh, por di me siguri se të gjitha këto gjëra bashkëkanënjë ekuilibër shumë të ndjeshëm mes tyre.

Nëse na lejohet një pyetje më e përgjithshme... Gjërat në Shqipëri, sipas zonjës Kadare po ecinmirë apokeq?

Sinqerisht, do dëshiroja të mos ma bënit këtë pyetje. Po provoj t'i përgjigjem megjithatë me fjalët e Shen Agustinit:"Po s'më pyete, e di. Po më pyete, nuk e di". Mendoj se jam njeriu më i papërshtatshëm për t'iu përgjigjur në mënyrë korrekte kësaj pyetjeje, mbasishikimi im këtu ka një ngarkesë jo të vogël emocionale. Eshtë kjo arsyeja që ditët e para të mbërritjes në Tiranë rrethifamiljar dhemiqtë e mi nuk duken fort të kënaqur nga reagimet e mia. Madje, kam përshtypjen se mbeten si të zhgënjyer. Në fillim mua çdo gjë më duket si për mirë. Dhe, natyrisht , ka plot gjëra që ashtu janë vërtet. Por kur filloj mandej të ndeshem me problemet e përditshme, problemet e pafundme "shqiptare", që njihen prej të gjithëve, filloj edhe unë vetë të sillem si të tjerët, pra të kritikojsi ata mbrapshtitë e atyre gjërave që, me thënë të drejtën, prej kohësh duhej të ishin vënë në vijë . Së paku rifitoj kështu simpatinë e lëkundur të të mijve....

Pse kaq vështirësi ne shqiptarët për t'u marrë vesh me njeri-tjetrin?

Vështirësia, ndoshta,vjen ngaqë ne, si popull, kemi probleme meatë që quhettolerancë, më saktë, e kemi të vështirë të krijojmë një raportnormal me të. Deri më tani unë nuk kam dëgjuar, ta zemë një politikan, apo qoftë dhe një përgjegjës institucioni të dalë e të thotë në shtyp apo në TV se në punën që kishte marrë përsipër të bënte, ka gabuar . Ose së paku, u nisa për mirë, por nuk doli ashtu.Për të gjithë ne si popull, ky tipar është i përjashtuar.E kemi të rëndë , të papranueshme të njohimgabimet që bejme, e kemi për të madhe të themi"më fal!" edhekur është fjala në qelizën më të vogël të bashkëjetesës, familjen,në shoqëri e më tej. Gjera që s'kushtojnë asgjë , por që luajnë aq shumë rol në paqtimin dhe mbarëvajtjen e metejshme të gjërave.Tek ne secili kërkon të imponojë mendimin e vet, pa pranuar nganjëherë as ta dëgjojë se ç'mendon ai tjetri . Nuk është e rastit ajo fjalê që është thënëdikur sedymbëdhjetë shqiptarë bëjnë trembëdhjetë parti!

Meqë jemi këtu... Çfarë duhet të korrigjojmë më së pari ne shqiptarët tek vetja?

Unë s'jam këtu për të dhënë këshilla. As që më shkon nëpër mend një gjë e tillë. Por, nga sa shoh dhe dëgjoj përreth nuk mund të mos e vë reatë frymë të fortë kundërshtuese, jo rrallë edhe urrejtjeje , që ekziston mes nesh. Njerëzit sillen sikur të mos ketë të nesërme. Mjafton t'u hedhësh një sy gazetave, polemikave në TV., apo qoftë edhe bisedave të njerëzve në kafene, për ta kapur lehtësishtkëtë energji negative, gati të prekshme.Ka qenë përherë kështu apo tani që ka mundësinë të shpërthejë lirisht po bie më shumë në sy ?

Para ca kohësh më ka rënë rasti të lexoj në shtypin shqiptar një shkrim të specifikuar për këtë dukuri, apo më saktë, për fjalorin e dhunshëm qëhasetçdo ditë nëpër rrugët e Tiranes. Një vështrim tronditës dhe shumë i saktë.Për fat të keq, ashtu është. Një nervozizëm i çuar deri në ekstrem. Sigurisht, njerëzit kanë plot gjëra përse të nervozohen, por kjo nuk është aspaknjë arsye për ta shprehur atëdhunshëm, pa e çarë kokën fare se me këtë mënyrë të shprehuri po agresojne edhe ata që kanë përreth.

Shumë është folur përvitalitetin që vihet re në njeriun shqiptar. Për të mirë, por më shumëpër të keq. Duke pasur ndjeshmëri të lartë në pikën për të cilën po flasim, kam ndjekur me kujdes dhe kam vënë re, jo pa një farë ngushëllimi,se s'jemi të vetëm që cilësohemi si të tillë. Dukuria është e njohur edhe në vende të tjera.

Me këtë rast dëshiroj tëkujtoj këtu një udhëtim bërë në Izrael së bashku me Ismailin në vitin 2000. Eshtë udhëtimimë mbresëlënës i jetës sime. Ngagjithçka që pamë e njohëm,m'u krijua përshtypja, ndoshta jo e saktë, se midis atij populli dhe nesh kishte disa pika të përbashkëta. Nga vitaliteti ndërtues e krijues,në radhë të parë, por edhe nga karakteri i njerëzve, nga reagimi i tyre. Nga mosmarrëveshjet , gjithashtu. Më bëri përshtypje një seancënëKneset,(Parlamenti i tyre), ku patëm nderin të ishim të ftuar . Atmosfera ishte tejet e tendosur, debatet me shumë se të ashpra. Kuptohet,për shoqëruesin ishte e pamundur tëpërkthente gjithë ç'thuhej, por ngafytyrat dhe gjestet e folësve nuk ishte e veshtire te kuptoje se nuk ishin të një mendjeje. Megjithatë, dihet prej të gjithëve tanimëse,kur vjen puna për çështje madhore, siç janë ato të kombit, ai popull bëhet gjithmonë njësh dhe bashkë. Gjë që ne shqiptarët, ashtu siç më duket mua nganjëherë, nuk e kemi.

Ju më pyesnise si ta korrigjojmë këtë ? Me shuarje të urrejtjes, do të thoshja. Duke filluar domosdoshmërisht prej andej. Me këtë rast po ju kujtoj edhe një maksime të vjetër, që e mësova pikërisht atje: Me urrejtje bëhen shumë gjëra, me dashuri gjithçka. Unë i besoj kësaj. Ju, me të drejtë, mund të më pyesni përse i besoj? Sepsebesimi, do të thoshja,nuk llogaritet kurrë saktësisht. Ai ndaj dhe quhet besim, mbasi e kapërcen vetveten.

Jetoni mes Parisit dhe Tiranës. Ka ndonjë gjë që e mendoni gjithmonë kur kaptoni kufijtë ?

Po, ka një mendim që vjen vetijshëm sa herë që e bëj ate kaptimin, siç e cilësuatju. Ai është: Edhe sa kohë do të na duhet të bëhemi edhe ne si vendet e tjerë të qytetëruar ?

Shqetësimi i parë fillon me natyrën. Kam hyrë në tokën amtare nga disa drejtime të pikave kufitare. Dhe të gjithë e kanë provuar, besoj, atë ndjesi ndrydhëse e atë kontrast"mjedisor" , siç i thonë tani, me atë pjesë që sapo ke lënë pas. Le ta lëmë një çast mënjanë rrugën e dëmtuar, plehrat e kudogjendshme , pemët e prera pa asnjë kuptim, por, së fundipyes veten: Mirë këto, pobimësia, ajo, e egra, që mbin e rritet vetë pa përkujdesje përse ndryshon kështu? E pluhurosur, e shkalafitur, e ndërkryer apo e tharë krejtësisht! Vetëm kur futesh në thellësi, aty ku dora e njeriut s'ka arritur të bëjë dëmin, sheh atë natyrë, që të huajtna i kanë lëvduar aq shumë dhe që ne vetë e kemi ironizuar po aq.

Të njëjtën pamje dëshpëruese syri të sheh edhe në hyrje të qyteteve. Fabrika te braktisura si fantazma, padritare, ose me dritare te thyera, që ngjan edhe më keq,mure të rrjepura dhe pashmangërisht, makina të ndryshkurae te hedhura njera mbi tjetrën tutje-tehu, që shoqërojne peisazhin . Dhe befas, si në oazet e shkretëtirës, shfaqen edhe restorante e bare marramendëse, të rrethuara aq bukur nga një bimësi e harlisur, e sjellë kushedi se nga ku.

Eshtë ajo që dimë: Apartamentet nga brenda, lluksoze e plot komoditet, hotele katër-pesë yjesh , baret po ashtu, dhe jo më larg se pesë metra , ai pirgu i frikshem i plehrave!

Me thënë të drejtën, mirëmbajtja e ambjenteve publike nuk është punë vetëm e individeve. Janë organizmat që ka shteti dhe bashkitë përkatëse për një gjë të tillë. Po ama, edhe atë njeriun, që kalon aty pari, dhe hedh fshehurazisinjë keqbërës (dhe është i tillë)kamionin e tij me inerte, si ta quash?

Por, meqenëse, në përgjithësi, prirja ime natyrale është të shoh kryesisht të mirën, them me vete se njerëzit, pasi të rregullojnë shtëpitë, kopshtet dhe pragjet e tyre, do ndërgjegjësohen më së fundi , për tadashur epër ta parë me respektedhe atë që s'është e tyrja. Meqenëse i erdhi fundi edhe intervistës sonë, më pëlqen të kujtoj maksimën e njohur: "Atje ku s'ka rrugë, rruga bëhet duke shkelur..".

"Sulmet ndaj Kadaresë? Ndoshta sepse duan ta bëjnë të mënjanohet..."

Vihet re lehtë se herë pas here ka një përqëndrim sulmesh ndaj Kadaresë. Pse ndodh kjo? Ka lidhje me diçka jashtë letërsisë?

Eshtë një pyetje që edhe unë vetë e kam menduar shpesh. Miqtë tanë gjithashtue bëjnëkëtësa herë që jemi bashkë. Madje shumë prej tyre përfundojne: "E ç'i duhet atij se ç'thonë? Le të merretme letërsinë".

Sikurse ju pohova, kam menduar jo pak për arsyet e verteta pse ndodh keshtu. Duke jetuar një pjesë të kohës jashtë vendit tim, por edhe duke lexuar në shume drejtime, kam vënë re, jo pa habi, sefenomeni është i njohur edhe në vende të tjera e në kohë të ndryshme. Thuhet se në Ballkan e, sidomos në Shqipëri, takohet më shpesh. Unë nuk jam e sigurtë për këtë. Ndoshta duhet nënvizuar këtu se sulmet tek ne bëhen më haptaz dhe më brutalisht.

Një shpjegim i përafërt mund të jetë pjesëmarrja e tij në diskutime apo polemika delikate, nga ato që prekin shumë njerëz. Kështu, mendoj se ka qenë, për shembull, polemika për hapjen e dosjeve , në të cilën ai shumë herë ka deklaruar në shtyp nevojën e hapjes së tyre. Ose keqkuptimet qe ndodhen lidhur me identitetin dhe gjëra të tjera të ngjashme me to. Kam vënë re, dhe jo vetëm unë, se fill pas deklaratave të tilla kanë nisur edhe sulmet dhe këto, për fat të keq, kanë qenë jo aq për çështjet që diskutoheshin, sesa per gjera krejt te tjera, mbushur me spekullime, që tashme janë bëre klishe, e që përsëriten pa kohë e pa vend.

Nuk kanë qenë të rralla rastet kurmiq e dashamirës të ndryshëm më janë drejtuaredhe mua personalisht, më mendimin e mirë se, ndoshta,do të ishte më e udhës që ai të mos përzihej fare nëpër polemika të tilla. Nuk e fsheh që nganjëherë, unë vetë e kam bërë një gjë të tillë. Madje ka patur raste që edhe ai , kur ka parëse si ka degraduar gjithçka, është nervozuar dhe e kam dêgjuar të thotë: "Kam faj unë që përzihem!". Pikërisht këtu më ka lindur një pyetje tjetër: Mos vallë ky është edhe qëllimi? Ta bëjnë atë të mënjanohet? Në të vërtetë ai meshumë vështirësi pranon intervista apo ndërhyrje në shtyp. Atëherë do të duhej të hiqte dorë prej tyre?

Nuk di ç'të them. Aq më tepër që një reagim të përafërt me këtë, por me njëpikësynim krejt tjetër, e kam hasur çuditërisht edhenë Perëndim,gjë që më ka lënë pa mend nga habia. Po ju sjell këtu rastet kur Shqipëria ka qenë në momente vërtet kritike , siç ishte viti 1997, apongjarjet tejet dramatike të krizës së Kosovës 1999. Shumë nga miqtë tanë (këtë radhë andej), me shumë takt, me shumë mirësjellje, por nganjëherë edhe hapur fare, i kanë dhënë të kuptojë Ismailit sedo të ishte më mirë pë figurën e tij, për statusin e tij si shkrimtar,të mos angazhohej e te mos prononcohejpublikisht për problemet e vendit të vet. Sepse kjo, sipas tyre,e dëmtonte imazhin e tij "artistik",sa kohë që vepraletrare ne vetveteishtee vetëmjaftueshme!

Për të mos folur pastaj për raste të tjera fatkeqe, do të thoja, që s'kanë brenda as arsyen dhe as ndonjë kuptim sado të tërthortë, siç ishte rasti i një "reagimi",të gjetur nga një mikesha ime ditët e fundit , në një nga bloget e shqiptarëve në internet : Ja ç'shkruhej në të: "Po ky Kadareja, burrë i ndritur vërtet, po si s'e tha xhanëmkurrë një fjalëpër Kosovën?". Dukej qartë që personi në fjales'ishte aspak dashakeqës, madje i vinte keq pse "ndodhte" kështu!

Çfarë të them më shumë?Nga kjo që sapo tregova, por edhe nga shume gjera te tjera , mendojse njerëzit nisen të thonë diçka të hidhurjo gjithnjëtë shtyre nga ligësia. Kjo mund të vijë nga padija, nga keqinformimi , pse jo, edhe nga budallallëku. Për këtë rastin e funditm'u kujtua një thënie e re e këtyre ditëve: "Eshtë zbuluar se ajo çka është e pakufishme nuk është aspak, siç kujtohej, Universi, por budallallëku njerëzor"! Gjithsesi, mbasedo preferoja me mire këtë te funditsesa ligësinë. Po prapê,vêshtirë është ta thuash edhe këtë.

PYETËSORI I PRUSTIT

"U përlota ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës…"

Çfarë është lumturia për ju ?

Të jem në vëmendjen e njerëzve që dua.

Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes ?

Vazhdimi i asaj që kam lënë në mes.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?

Kur lexova një email para ca ditësh.

Tipari kryesor i karakterit tuaj ?

Toleranca.

Defekti juaj kryesor ?

Po ajo,toleranca.

Ndaj cilave gabime jeni më tolerante ?

Ndaj pothuajse të gjithave, përveç pabesisë.

Hera e fundit që u përlotët?

Ditën që u shpall Pavarësia e Kosovës.

Me cilat personalitete historike identifikoheni më shumë ?

Golda Mayer.

Udhëtimi i juaj i preferuar ?

Ai që më çon në Tiranë.

Shkrimtarët tuaj më të dashur ?

Skott Fidxherald, Mishima, Rilke, Kaëabata, Singer, M.Atëood, dhe merret me mend…I.Kadare.

Cilin virtyt çmoni më shumë tek një burrë?

Gjenerozitetin dhe guximin.

Tek një grua?

Te qenet natyrshem femer.

Kompozitori juaj i preferuar?

Bach.

Kënga që vërshëlleni kur bëni dush?

Nuk vershellej ndonjehere.

Libri që ju ka lënë mbresë të pashlyeshme ?

"Zoti President" i Asturias-it.

Filmi që ju la mbresë të pashlyeshme ?

"Jeta e të tjerëve" e Florian Henckel von Donnersmarck-ut.

Piktori juaj i dashur?

Van Gog.

Ngjyra juaj e preferuar?

Ajo e kumbullës.

Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh ?

Ruajtjen e identitetit.

Pija juaj e preferuar?

Nocito. Një pije arrash.

Çfarë është ajo që pendoheni më shumë ?

Ndrojamos kam lënduar ndokend .

Çfarë urreni më shumë në këtë botë?

Vulgaritetin.

Kur nuk punoni çfarë ju pëlqen të bëni?

Leximi. Dëfrimi më i preferuar.

Frika juaj më e madhe?

Mos u ndodhgjë njerëzve të dashur.

Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?

Gënjeshtrën nuk e pranoj në asnjë rast.

Cila është motoja e Helena Kadare?

Mos ki frikë!

Si do të dëshironit të vdisnit?

Me dinjitet.

Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t'i thoshit?

Shpëtoje njeriun!

Në çfarë gjendje shpirtërore gjendeni kohët e fundit?

Pak të shpërqëndruar. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora