E premte, 13.12.2024, 08:14 AM (GMT)

Përjetësi » Kadare

Kadare, shkrimtari epoke i shqiptareve

E merkure, 30.01.2008, 06:54 PM


Kandidati per cmimin Nobel ne letersi, ne 72-vjetorin e lindjes. Gjithcka per penen e vyer shqiptare qe perkthehet ne dhjetera vende te botes

Ismail Kadare
Ismail Kadare, nje nder shkrimtaret me te medhenj te letrave shqipe, kandidat i cmimit Nobel ne letersi, lindi me 28 janar te vitit 1936 ne Gjirokaster. Ai eshte autor i romaneve "Gjenerali i ushtrise se vdekur", i perkthyer te pakten ne tete gjuhe te botes, "Muzgu i perendive te stepes", "Koncert ne fund te dimrit", dhe i nje serie vjershash, permbledhjesh, novelash dhe poezish. Kadare eshte nderuar me titullin e larte "Nderi i Kombit", ndersa ben pjese ne Akademine Franceze nder 12 anetare-shok te huaj te kesaj Akademie, apo edhe i Akademise se Berlinit.

***

Kadare kaloi femijerine ne qytetin e gurte te Gjirokastres dhe jeta mitike qe ofron ky qytet duket se la gjurme te thella ne gjithe jeten dhe krijimtarine e tij. Shkollen e mesme e kreu ne gjimnazin "Asim Zeneli". Me pas kreu studimet e larta ne Fakultetin e Historise e te Filologjise ne Universitetin e Tiranes, pastaj ne Institutin "Gorki" te Letersise Boterore ne Moske. Kadareja ka punuar ne gazeten "Drita", e me pas drejtoi revisten "Les letres albanaises".

Pergjithesisht vepra e Kadarese eshte e sunduar prej mitit te se shkuares, evokimit te lavdise se dikurshme. Kadare synon ta cliroje njeriun shqiptar prej akuzash qe e kane ndjekur nder shekuj, duke perfshire akuzen si popull i lindur me instinktin e luftes dhe te mercenarizmit, binjak me armen dhe peng i saj. Raporti midis jetes dhe vdekjes, midis te gjalleve dhe varreve, midis brezit qe shkoi dhe atij qe vjen, nje nga raportet me thelbesore te qenies njerezore, perben nje rregullator te mbifuqishem te gjithe yllesise se veprave te Kadarese. Synimi paresor i cdo letersie serioze qe te qendroje mbi kohen dhe hapesiren zuri vend kryesor qe te romani "Gjenerali i ushtrise se vdekur".

Sa shume i perkthyer

Vepra e Ismail Kadarese eshte perkthyer ne 32 gjuhe te huaja, duke arritur keshtu nje rekord te perhapjes ne tere boten e qyteteruar. Ne fushen e prozes, Ismail Kadare ka levruar tregimin, novelen dhe romanin. Prozen e tij e karakterizojne pergjithesimet e gjera historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thelle i shprehur shpesh me ane te paraboles, mbi bazen e asociacionit apo te analogjive historike. Ideja e romanit "Gjenerali i ushtrise se vdekur" (1964) eshte shpirti liridashes i popullit shqiptar. Temen e shpirtit te pamposhtur te shqiptareve neper shekuj autori e trajtoi edhe ne romanin Keshtjella (1975). Ne romanin "Kronike ne gur" (1970) Kadare kritikoi psikologjine provinciale , nderkohe qe probleme te rendesishme te historise jane trajtuar edhe ne permbledhjet me tregime e novela "Emblema e dikurshme" (1977), "Ura me tri harqe" (1978) dhe Gjakftohtesia (1980).

E vecanta e tij, kendveshtrimi

E vecanta e Ismail Kadarese shfaqet sidomos ne trajtimin, nga nje kendveshtrim i ri, i temes historike dhe ne tingellimin e mprehte aktual qe eshte i afte t'i jape asaj. Nje nga krijimet me te shquara te Ismail Kadarese dhe te te gjithe letersise se re shqiptare eshte romani "Dimri i madh" (1977). Veprat me te mira te Ismail Kadarese jane perkthyer ne shume gjuhe te botes dhe jane pritur shume mire nga publiku lexues. Por edhe poezia e Ismail Kadarese eshte nje prej zhvillimeve me novatore ne vjersherimin shqip gjate nje gjysme shekulli. Ajo shprehu vendosmerine e shkrimtareve te brezit te viteve '60 per te realizuar qellime estetike te ndryshme prej paraardhesve.

Fillesat epiko-lirike

"Frymezime djaloshare" (1954), "Enderrimet" (1957), "Enderr industriale" (1960), "Shekulli im" (1961), "Poeme e blinduar" (1962), "Perse mendohen keto male" (1964), "Shqiponjat fluturojne lart" (1966), "Motive me diell" (1968), "Koha" (1976), "Shqiperia dhe tri Romat", perbejne titujt kryesore te vepres poetike te Kadarese. Ismail Kadare, ne periudhen e pare te krijimtarise se tij, u terhoq pas poemes epiko-lirike. Ne prirjen e pergjithshme ai nuk u shkeput prej frymes monumentalizuese te poezise se meparshme, por e kushtezoi kete me tipin e njeriut shqiptar, te historise se tij kombetare, te fatit te tij neper shekuj. Thuajse ne te gjitha poemat e shkruara ne vitet '60 -'70 ka nje gershetim te mjeteve te reja te te shprehurit me menyren tradicionale te te veshtruarit te jetes dhe te historise.

Poezi e qarte, pa ekuivoke

Poezia e Kadarese, ndryshe prej prozes se tij, eshte pergjithesisht e qarte, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse perhere optimiste. Ajo, ne kritiken zyrtare, eshte pritur si pasurim problematik i poezise shqipe, vecanerisht me temen e qendreses shumeshekullore te popullit shqiptar ne rrugen e tij te gjate te historise. Poezia e tij eshte poezi e sfidave te medha shqiptare. Ajo eshte e pershkuar nga qendrimi hyjnizues ndaj historise kombetare, ndaj lavdise se tyre, ndaj tokes se te pareve, ndaj gjuhes shqipe.

Qendresa hyn ne poezine e Kadarese qysh prej koherave antike, deri ne periudhat me te aferta te historise. Vecmas ajo lidhet me "motin e madh", te epokes se Gjergj Kastriotit. Por Kadare hyjnizoi nje periudhe me te hershme se kjo, qe ishte mitizuar me heret prej Rilindjes Kombetare: periudhen e humanizmit evropian (sic mendon shkenca e historise, kjo periudhe e gjeti Shqiperine ne te njejten shkalle zhvillimi me anen tjeter te Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe ne njeriun dhe qyteterimin shqiptar. Poema epiko-lirike shqipe arriti nje nivel te larte afirmimi me vepra te tilla te I. Kadarese, si "Perse mendohen keto male" dhe "Shqiponjat fluturojne lart", pastaj me "Shekulli i 20-te", "Poeme e blinduar", "Shqiperia dhe tri Romat" e vepra te tjera.

Edhe abstraksion

Poezia e Kadarese eshte e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Ne kete cilesi poezia e Kadarese te sjell ndermend vjersherimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet ne mungesen e cfaredo subjekti apo elementi te subjektit. Poemat e Kadarese, pergjithesisht poezia e tij, jane art mendimi, pa elemente te rrefimit (narracionit). Si te tilla, si poema mendimi, ato ofrojne shumesi leximesh, ne kohe dhe ne mjedise te ndryshme.

Gjithashtu poezia intime e Kadarese pershkruhet nga malli per qytetin e lindjes, per njerezit qe lane gjurme ne femijerine e tij, per atdheun kur ndodhet larg tij, per kohen studentore, vajzat dhe rruget e Moskes kur eshte ne atdhè dhe mbi te gjitha, per vajzen qe le gjurme ne shpirtin e tij, por qe pergjithesisht ndodhet larg.

Protagonist dhe ne jeten politike

Eshte fakt qe Kadare ka qene dhe eshte protagonist i jetes politike dhe i mendimit te vendit qysh prej viteve '60. Edhe pse ne fund te vitit 1990, Kadare u largua se bashku me familjen ne Paris, ai mbajti lidhje me Shqiperine. Ai eshte nje nga personalitetet me te shquara te kultures shqiptare, ambasador i saj ne bote, eshte shkrimtari qe i ktheu mitet legjendare ne realitet, shkrimtari qe beri histori prej prehistorise; pa rene ne kunderthenie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht ne menyre te perkore dhe per kohen absolute. Ne Shqiperine e ndodhur ne udhekryq vepra e Kadarese ka qene dhe mbetet nje shprese apo nje ogur i bardhe per te. Ismail Kadare eshte autor i shume veprave ne poezi e proze, laureat i shume cmimeve kombetare, kandidat i cmimit Nobel per shume vite me radhe, anetar i Akademise se Shkencave te Shqiperise dhe Anetar i Akademise Franceze te Shkencave Morale.

Vepra te Kadarese:

Frymezime djaloshare - 1954
Shekulli im - (1961)
Gjenerali i ushtrise se vdekur - roman- 1963
Perse mendohen keto male - 1964
Dasma - 1968
Motive me diell - (1968)
Keshtjella - roman - 1970
Kronike ne gur - roman - 1971
Koha (1976)
Dimri i madh - roman - 1977
Ura me tri harqe - 1978
Prilli i thyer - 1980
Gjakftohtesia - permbledhje novelash - 1980
Koha e shkrimeve - 1986
Koncert ne fund te dimrit - 1988
Vepra Letrare - 1981-1989
Dosja H - 1990
Piramida - 1992
Shqiperi - 1995
Pallati i endrrave - 1996
Dialog me Alain Bosquet - 1996
Spiritus - roman- 1996
Kusheriri i engjejve - ese- 1997
Poezi - 1997
Kombi shqiptar ne prag te mijevjecarit te trete - ese- 1998
Tri kenge zie per Kosoven - triptik - 1998
Ikja e shtergut - tregim - 1999
Qorrfermani - roman - 1999
Vjedhja e gjumit mbreteror - tregime - 1999
Ra ky mort e u pame - ditar per Kosoven, artikuj, letra - 2000
Kohe barbare (Nga Shqiperia ne Kosove) - biseda - 2000
Breznite e Hankonateve - 2000
Bisede permes hekurash - 2000
Elegji per Kosoven - 2000
Lulet e ftohta te marsit - roman - 2000
Unaza ne kthetra - 2001
Eskili, ky humbes i madh - 2001 (ribotim)
Qyteti pa reklama - roman - 2001
Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002
Pasardhesi - roman - 2004
Identiteti evropian i shqiptareve - 2006
Hamleti, princi i veshtire - Sprove - 2006



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora