E shtune, 24.09.2022, 11:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Shaban Cakolli: ''Agmia'', revistë letrare-kulturore dhe histori letrare në vete

E hene, 02.01.2012, 08:16 PM


“AGMIA” REVISTË LETRARE-KULTURORE DHE HISTORI LETRARE NË VETE

 

Shkruan: Shaban Cakolli

 

Në Gjilan ka një dëshmi të qartë,aty rrijnë ndezur kandilat e artit letrar që i japin rreze letërsisë shqipe në rajonin e AnoMoravës.Para një dekadë e gjysmë në ato kohët e mugëta përkundër vështirsive të natyrave të ndryshme që paraqiteshin në kohët kur pushtuesi  bënte çmos të na zhdukte kulturën kombëtare,në Gjilan pati nisur një fije agu në kulturën tonë,të cilës shtyllën më të fuqishme ia pat dhënë shkrimtari i madh Beqir Musliu.Beqir  Musliu,ky emër i madh i letrave shqipe do të duhej të agonte kulturën tonë në agun e pavarësisë.Eh,jo vetëm ky njeri i madh,po shumë të tjerë nuk e pritën këtë ag.Jeta është si hije,pas saj fshihet vdekja,asaj kush nuk ia di ditën,sulmon njëanshëm pa dëshirën tonë.Beqir  Musliu i ka dhënë hapat më të fuqishëm kulturës dhe letërsisë sonë,po ate e mbajnë gjallë kandilët e artit letrar të Gjilanit.Kush janë ata kandil të ndritshëm?Sabit Rrustemi,Nexhat Rexha,Albinë Idrizi,Linditë Ramushi,Lirije Kajtazi,Avdush Canaj,Fatushe  Haliti,Haxhi Vokshi,Xhevat  Latifi,e shumë të tjerë.Këta pishtarë të letrave tona e mbajnë gjallë emrin dhe veprën e të madhit Beqir Musliu.Ata janë krijues të fuqishëm,gjëthnjë aktiv,që me krenari mbajnë ARS Clubin”Beqir Musliu”.

Ky klub letrar në vitet e mbijetesë, megjithatë  ka arritur të tregoj  se arti letrar,  di të bëjë edhe gjëra  të mira . Idetë  u hodhën shumë më herët  që puna në Klubin letrar  të mos mbetet  vetëm në kuadër të orëve letrare, a përurimeve    krijimeve letrare , por gjithsesi edhe të përcillet  puna  krijuese edhe përmes një nga periodikët letrare “AGMIA”emërtim ky që e pat dhënë vet i madhi Beqir Musliu,i cili  ishte përgjegjës i numrit të parë të kësaj reviste kulturoro-letrare,në të cilën pat dhënë fjalën e tij hyrëse mjaft të fuqishme.Nëse nuk ndaleni do të më keni pas,kështu u pati premtuar i madhi Beqir  Musliu kandilëve të ndritshëm të letërsisë.Po këta njerëz të mëdhenjë të letrave nuk e donin  Beqirin n pas,ata donin të e kishin në ballë,po ja vdekja nuk e la,e mori njëanshëm pa dëshirën e tyre.I patën premtuar  Beqirit këta njerëz të artit e kulturës se së paku njëherë në vit”AGMIA” do të agojë së paku me  Flakën e  Janarit,flakën e martirëve dhe dëshmorëve të lirisë.Po”Agmia” nuk u ndal kurrë,rrugëtoi në kohët e vështira,rrugëtoi në agun e lirisë,vazhdon të rrugëtoi sot në agun e pavarsisë,duke nderuar,jetësuar emrin dhe veprën e të madhit Beqir Musliut.Në Gjilan unë kam miq të mirë dhe të mëdhenjë të kulturës,më rrespektojnë,më aktivizojnë saherë shkoi në pushime atje,më ofrojnë krijimtarinë e tyre dhe gjithçka letrare.Kësaj radhe miku im i çmuar,krijuesi i madh Sabit Rrustemi më ofroj disa revista letraro-kulturore,që më gëzuan shumë.”AGMIA” shquhet ndër revistat më të begatshme që botohen sot në Kosovë.Ato kanë formë libri,një brendi me vlera moderne,kurse në kopërtinat e tyre ndritë portreti i të madhit Beqir Musliu.Rastësisht jam duke lexuar numrin gjashtë të kësaj reviste

“AGMIA”

Revistë letrare-kulturore

Botues

Fondi letrar”Beqir Musliu”

Redaktor

Sabit Rrustemi

Redaksia

Hasan Bunjaku,Ramadan Mehmeti,Haxhi Vokshi,Xhevat Latifi,Avdush Canaj,Lirije  Kajtazi,Aziz Mustafa.

Lektor

Fatushe Haliti

Përkujdesja artistike

Qamil Llapashtica.

Revista ka 78 faqe,në kopërtinën  mbanë portretin e  Beqir  Musliut,kurse në anën e pasme të kopërtinës poezinë:Xhamia e Sofi Sinan Pashës,nga  Beqir Musliu.Punimet në te në prozë dhe poezi,janë krijime letrare të shpërblyara në”Flaka e  Janarit”.E para prinë poezia e shpërblyar e Sabit Rrustemit”TË NISESH ME AGIM”.,Puthja e Diellit,nga  Ragip Sylaj,Verë të Bardhë Pi  Gjenerali,poezia e  Gani Xhafollit,Gjeth me ngjyrë Drite nga  Nezir Sefaj,madje punimet e shpërblyara të Avdush Canaj,Arbnore  Emërllahu,Tahir Dalipi,Mehmetali Rexhepi,Alketë Spahiu,Sejdi Berisha,dhe  Nuhi Ismajli.Revista “AGMIA” është revistë me ndërtim modern,fund e krye vlera,të cilat  kanë garuar në konkursin letrar dhe janë shpërblyar.

Është  fjala për revistën letrare “AGMIA”, e cila  megjithatë mbetet një histori letrare në vete.Ajo është shërim për shpirtin e lexuesit të vemendshëm,krenari për ne dhe krijuesit tanë,nderë dhe pavdeksi për të madhin  Beqir Musliu.



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora