E shtune, 27.04.2024, 10:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Kujtim Mateli: Në prag të Vitit të Ri

E shtune, 31.12.2011, 01:03 PM


Kujtim Mateli

 

Në prag të  Vitit të Ri

 

Ja dhe dita e fundit,

Fill mbas saj,

Një fjogo e kaltër ditët e vitit mbështjelli

Ditë të mbushura me shqetësime njerëzish,

Mbushur me shira, me fruta, me diell.

Ndihet një parfum vjeshte në tavolinat tona,

Është tretur në ajër një zënkë e pak  çasteve më parë,

Një trishtim që na vinte rrotull është tulatur diku,

Një gëzim i porsa lindur qoshen e bisedës ka marrë.

Ndjejmë nevojën për të folur më shumë,

Diçka e pathënë merr udhë dhe bëhet temë e bisedës.

Është çasti kur e duam më pranë njëri-tjerin,

Pyesim më shumë për njëri-tjetrin,

Gëzohemi më shumë për njëri-tjetrin.

Ato që s`mundëm t`i bëjmë nuk janë pak,

Njeriu gjithmonë është i penduar,

Gjithmonë e ka patur një shteg që s`e ka gjetur dot,

Ka patur një ftesë që  s`e ka vlerësuar,

Në të njënjtin vend është rrotulluar kot.

Njeriu pendohet për çfarë nuk bëri mirë,

Po Viti i Ri na jep shpresë,

Na ndan nga e djeshmja si fëmijën nga nëna dhe na thotë:

Është  një yll që njeriut duhet t`i prij,

Gotat ngrejmë dhe vështrojmë njëri-tjetrin:

A e ka gjetur secili yllin e tij?



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora