Kulturë
Cikël poetik nga Elmaze Grainca
E premte, 30.12.2011, 01:43 PM
Elmaze Grainca
Nëntori
Nëntori përgjysmë erdhi
Përgjysmë si si zemra ime
Flamuri valëviti në qiell
Përgjysmë …
Kurorat mbivarret, ne heshtje u vunë
Kokëulur përgjysmë fjalët u thanë
Lavdi për ju.
Nëntori erdhi
I kuq si çdoherë
E drejta ime që në Vlorë të festoj
Se erërat fryen e zemrën ma ndanë.
E kurrë nuk u nadalën… kurrë
Këto erëra në nëntorë
Fryen e frneyen
E flamuri valoi
Përgjysmë shqiponjën e pashë
Në fluturim
Mes erërave tek çanë.
Shekujt qeshën me ne
Kur kënduam pa pushim
Në nëntor
Kur u gëzuam
Kur festuam.
Ballakani luajti lojën me hile
Evropa u vërbua në atë lojë
E ne festuam
Me shpresën e stinës që vjen.
Lavdi
Lavdi të rënëve
Për nëntëdhjet e nëntë vjet me radhë
Lavdi
Fjalën nuk mundën të na i ndalin
Qeshi me fjalën tonë Ballkani
Egërsisht qëshi si i marre
U këndua kënga…
Qeshi me servilizëm Evropa
Evropa u kthjell
Nëntëdhjëtë e nëntë
Shpërtheu toka jonë
E në atë shpërthim zemrash
Lindëm ndryshe
Me zemër të ndarë
Lindim …lindim…lindim
E nuk vdiqëm kurrë.
Shpresa e shpresa u mbollën në tokën tonë
Kuq e zi
Sjellë dashuri
Mbjellë krenari
Thurë lavdi
E varret rinohen
E varret shpresojnë
Edhe ato e dëgjojnë këngën tonë
Me zemrat e ndara dysh.
Dikush qeshi me cinizëm
Diush vrau në pabesi
Sot nuk ka force.
Zëri ynë jehoi me këngë
Kënga për flamurin
Ju dha jetë edhe të rënëvë ne përjëtësi
Këndoi e qetë Vlora
Këndoi me dashuri Prishtina
Detyrimisht këndoi Shkupi
E përvajshëm këndoi Presheva
Çamëria e tha fjalën e pashkruar në shqip
Foli kuq e zi
Tivari e tha fjalën e të rënëve për liri
E asgjë nuk mbeti e pathenë
Shqip kudo u kuptuam nga të gjithë
Nëntori erdhi nëntëdhjetë e nëntë herë
Derisa u thanë fjalët me këngë e vaj, nuk heshti ai
Nuk heshtëm ne…
Sot bota e njeh ngjyrën e flamurit tim
I ndërtuar nga gjaku
E njeh shqiponjën me dy krerë
Që maleve ndertoi jetën me lavdi
Pa e dëmtuar paqen e askujt.
Sot bota e njeh ngjyren e flamurit tonë
Flamurit që kurrë nuk ra në beteja
Pushoi duke lënë te renët ne pritje
Fëmijët pa bukë
Nënat me mallkimet e zgjuara.
E shqiptarin shtegëtar dhe rob nëpër rrugët e botës
Për tu kthyer fitimtar në një nëntor.
Për hirë të paqes
Toka jonë
Njerëzit tanë
Të gjithë për nentdhjetë e nëntë vite
Në pritje.
Në pritje nëntoreve
Ne përcjellje të nëntoreve
Përghysmë
Fjala
Vepra
Ne …
Heshta
Nuk gënjeva atë çast
Jo për mua
Deshta të mos e vras mashtrimin
Mjerisht nuk e di pse nuk e vrava
As dje as sot nuk e di…
E unë heshta
Se nuk ishte koha
Se nuk ishte vendi
Se nuk ishte detyra e ndergjegjes sime.
Heshtja ime u bë e madhe sa jeta
Mikja e vuri ne lojë heshtjen time
Miku e përqeshi
Dhe ikën.
Ika edhe unë
Si femijë mes valëve të jetës
Në qiellin e kaltër ndërtova të vërtetën e pastër
Si qielli
Si dielli
Në kohën e duhur
Në vendin e duhur
Më ndërgjegje të pastër
E miqtë e mi ende flenë në gjumë…
Mirë që heshta
Se miqtë nuk i zgjon fjala
Presin netët e mëdha
Nuke dinë se ato janë netë
E netëve nuk mësohet pa dritë.
As në qiell as në tokë
Nisa ta shkruaj varkugun
Në fund të vjeshtës së verdhë
Një varg shkruhet i bardhë
Një varg shkruhet i zi
Në vjeshtën e verdhë
Nuk shkruhet njësoj
Nëpër gishta kanë ngatërruar ngjyrat
Kontrast
Si jeta.
Mendja nuk të le të qetë
Përditshmëria shoqëruar me
Të le zgjuar
E dora le vrragë pas.
Në vjeshtën e verdhë pasqyrohet jeta
Sytë të hapen deri në pafundësi
Sheh si iluzion të vërtetën që dhemb
Si shkelet me këmbë
E ti nuk je as në qiell as në tokë.
Vetëm një cast
Të kthehesh në fëmijëri
E të takosh të kaluarën
Është një ndjenjë e mirë
E ti ndjen si puhia trupin ta freskon.
Edhe kur kujton bukën misërnike në sofër
Këmbëzbathurit në rrugët e shtruara më baltë
Ti e ndjenë freskinë e jetës.
Në jetën e ngritur mbi hiqin ,sa shumë fuqi
Çudi me ne, sa shumë paskemi ecur
Sa larg kemi ikur qiellit plot me re
E nuk e kemi pa njeri -tjetrin.
Sot u kthyem në takim fëmijërie
Mbrenda nesh asgjë nuk paska humbur
Në një çast të lumtur
Mbuluar me vello të bardhë qëndron femijëria.
Vetëm një çast
E ne duhet të ikim përsëri
Rrugëve plot ndalesa
Plasaritjet e mbetura
Në qiellin plot me re do të na pengojnë
Si ti bëjmë rrugët?
Në fëmijëri u kthyem
E morëm forcën e tokës së papushtuar
Bekimin e nënave zemërbardha
U paisëm me forcën e baballarëve
Atyre qe kurrë nuk u dhanë
Dhe para vdekjes qëndruan krenarë.
Kur
Kur të largojnë
Të shpërfillin
Të përbuzin
Atëherë mendo për vete
Mendo se je dikush dhe diçka…
Kur të ngritin lartë
Të lavdërojnë për gjërat që nuk i ke
Të përulen me servilizëm
Atëherë mendo për veten
Mendo se shpejt nuk do të jesh.
Pak qiell e diell
Më paska marrë malli për qiell e diell
për gurgullimën e ujit që e then qetësinë
për gjelbërimin që shtrihet si qilim
e syrit i jep dritë
e zemrës i jep jetë.
Pak qiell e diell sot ma falët
E në grusht e mbaj me dashuri
E ndjej ngrohtësinë
Si dikur në kohën plot premtime.
Pak qiell e diell më ofruat për sytë e mi
Surprizë mes furtunash
Miqt e mi –falenderim
Sot ndjeva se nuk jam humës edhe në këtë kohë.
Prita
Kur fillova leximin e Kaaçkut të ferrës
prita
Që të gjej aty të pamposhturin
Luftëtarin
Thjesht të lirisë
Prita
Diçka thjeshtë madhështore
Shkurt si ishte madhështor mendimi për mësuesit tanë
Diçka të të pandalshme në rrugën drejt lirisë
Diçka që e mund kohën dhe shekujt
Diçka që nuk nënshtrohet
Diçka që nuk ka kohë të mendojë as për dashurinë.
Prita
Në mendjen time u pasqyrua brezi im
Me grushtat që nuk theheshin as para torturave
Me emocionin dhe idealin e lirisë
Nëpër rrugët me shtigje të mbyllura
Hapëroi vërtetë pa frikë.
Brezi im nuk pati kohë për lojë
Këndoi nëpër rrugë këngët e lirisë
Haperoi deri në male
Dhe e beri lirinë…
Bëri aq sa mundi
Aq sa diti
E nuk pati kohë …
U akuzua për ideazilëm
Dh fitoi më shumë se kaçaku
Me idealizëm.
Unë prita
Priti edhe populli im
E nga idetë lindi flaka e luftës
Heret a vonë-fituam
Për të kaluarën do të flasim me respekt
Të rënët do t`i ruajmë të paprekur thellë në zemrat tona
Brezat që rriten do t`i mësojmë
Të jetojnë me dashuri
Me dinjitet
Prita e kot nuk prita
Se fjalët për brzein tim do të shkruhen
E do të shkruhen shlirshëm
Pa frikë edhe në natë edhe në ditë
Prandaj me durim e dhembje
Kohën e re e prita…