E shtune, 20.04.2024, 04:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhafer Leci: Përkujtesë dinjitoze për atdhetarët nacionalistë

E enjte, 29.12.2011, 02:46 PM


 

PËRKUJTESË DINJITOZE PËR ATDHETARËT NACIONALISTË

 

REFERIM PËR LIBRIN "HAMID EMINI - BRUNÇAJ 1909 - 1986 "DOKTORI" I MALEVE TË LIRA TË DRENICËS DARDANE

 

(Shkruar nga Emin Fazlia alias Emil Kastrioti)

 

Shkruan: XHAFER LECI

 

Ky libër voluminoz prej 780 faqesh, i botuar më 2009, në Prishtinë, mund të ndahet në dy pjesë, por që të dyja përbëjnë lëndën monografike, kryesisht kushtuar nacionalistit të devotshëm Hamid Eminit të fisit Brunçaj, lindur më 1909 në Novi Pazar ( Tregu i Ri ), nga babai Sherifi qe kishte lindur në Vuthaj, por që familja e tij ishte shpërngulur në Pazarin e Ri, qysh kur Sherifi ishte fëmijë. Ndërsa Hamidi lindi dhe u rrit në Novi Pazar. Babain e tij Sherifin, e vrau barbarisht xhandarmëria serbe me 1912, kur Hamidi ishte vetëm 3 vjeç, kurse motra e tij e vetme, Rabija 9 vjeçare. Në pjesën e parë të këtij libri, autori e përshkruan jetën dhe veprimtarinë patriotike të përsonazhit Hamid Eminit në 248 faqe, duke e plotësuar me shumë fotodokumenta që dëshmojnë patriotizmin e kulluar të luftëtarit të lirisë Hamid Eminit, të cilin serbët e “pagëzuan” më mbiemërin Brunçeviq, çka ky kurrë nuk e pranoi këtë mbiemër të sllavizuar, por për mbiemër të vetin muar emrin e gjyshit të tij Eminit dhe ashtu në dokumentet zyrtare figuron si Hamid Emini.

 Ky gjithmonë e me mburrje thoshte: "Unë jam shqiptar" – dhe kjo ka një domethënie të lartë, kur disa persona të papërgjegjshëm e quanin: “Hamid Boshnjaku”, çka ishtë nji përçmim jo vetëm për atdhetarin Hamid, por në këtë mënyre, pa vetëdije, i mohohej shqiptarizmi tërë krahinës shqiptare të Sanxhakut. Hamit Emini u kyq në "Lëvizjen Nacional Demikratike Shqiptare", gjegjësisht në Organizaten Politiko – Ushtarake “Besa Kombëtare", e cila ishte krahu luftarak i Levizjes NDSH-së. Autori duke hartuar këtë monografi është bazuar kryesisht në dokumentat arkivore, si dhe proceset gjyqësore kundra përsonazhit në fjalë dhe bashkëpunëtorëve të tij, që u dënuan nga Gjyqi Ushtarak i Divizionit të Tretë në Prishtinë, aktdënimi nr. 443/46, gjithsejt 33 të akuzuar (*f.58 –92 ) të cilët u dënuan pamëshirshëm. Personazhi kryesor i këtij libri, në këtë gjykim u dënua me 7 vjet burg të rëndë, cilin e vuajti në burgun famkeq të Nishit. 

Ndërkohë, në opinionin e gjërë shqiptar u krijua një huti, duke iu “falënderuar” botimeve të disa “monografirave” pa kriter shkencor dhe pa i zbërthyer e faktizuar disa akuza që iu bënë Hamid Eminit, duke e “përzier” emrin e tij me emrin e Hamid Hodës, gjë që nuk kishin asgjë të përbashktë. Bile në disa shkrime, autorët e pa informuar, shkruanin se si gjoja, gjatë Luftës së Dytë Botërore, Hamid Emini paska qenë “Prefekt” i Novi Pazarit, çka nuk është aspak e vërtetë. Gjatë asaj periudhe, deri në fillim të vitit 1944 Hamid Emini ka jetuar në Shqipëri. 

Autori i këtij libri, përveç dokumentave arkivore, që flasin për Hamid Eminin dhe bashkëpunëtoret e tij, sjellë edhe dokumentin nr.30 ku dëshmohet letërkëmbimin e tij me “Doktorin” prej faqes 198 – 244, ku shtjellohen disa gjëra të panjohura për opinionin e gjërë. 

Kurse në PJESËN E DYTË të këtij libri voluminoz fillon rubrika NGA KUJTESA HISTORIKE, biografi të shkurtëra të veprimtarëve të Lëvizjes NDSH dhe të Organizatës Politiko – Ushtarake “Besa Kombëtare” si dhe të atyre veprimtarëve tjerë të çështjes mbarëkombëtare shqiptare, që kanë kontribuar për ribërjen e Shqipërisë Etnike.

Autori në mënyrë kronologjike i paraqet më se 200 figura patriotike duke i ilustruar edhe me fotoportrete të atyre atdhetarëve qe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e kombit. Prandaj, këtë libër mund ta quajmë edhe Antologji të Patriotëve Shqiptarë.   

 Figurat kryesore të atdhetarizmës shqiptare janë përqëndruar në figuren e shkëlqyer kombëtare të profesor Ymer Berishës, patriotës shkodrane Marie Shllakut dhe e mbyllë me figurën e sokoleshës të Shalës të Bajgorës Fatime Hetemi, luftëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

Autori gjatë hartimit të kësaj monografie, me përmasa enciklopedike, ka shfrytëzuar materiale arkivore të Arkivit të Kosovës, ku përfshihen 17 dokumente gjyqësore. Pastaj ka shfrytëzuar burimet arkivore të "Organizatës Nacional – Demokratike Shqiptare” dhe të “Votrës Kosovare Nacional Demokratike Shqiptare". Pastaj ka shfrytëzuar arkivin e "Besëlidhjes Kombëtare Demokratike Shqiptare", për disa veprimtarë të mëvonshëm të kësaj ideje. 

Gjithashtu kjo monografi është bazuar edhe në dokumentat e ndryshëm, të botuar në shtypin shqiptar në përgjithësi. E posaçërisht në atë të mërgatës politike shqiptare, si dhe një mori librash te botuar në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në mërgim. Pra, një literaturë shumë e gjërë, çka pasqyrohet nga faqja 751 e deri ne faqen 766. Libri vlen te lexohet dhe të ruhet në çdo bibliotekë shtëpijake si dhe në ato publike, sepse e pasqyron një realitet shumë të gjerë, që deri sot nuk di të këtë qenë i përfshirë dhe i prezantuar në këtë mënyrë. Nuk përjashtohen të metat eventuale objektive dhe gabime të bëra me padashje, çka nuk duhet ta dekurarojnë autorin. Përkundrazi, duhet të merr fuqi e vullnet për punë të mëtejshme. 

Në dhomën e tij të punës gjinden dy libra të përfunduar që presin të botohen, por për mungesë të mjeteve financiare, ato do të “mrizojnë” kush e di edhe sa kohë, deri sa mos të gjindet ndonjë sponzor me ndjenja atdhetare, siç është edhe vetë autori.

Unë e njoh Emin Fazliun që disa dekada. E njoh nga demonstratat e shumta që organizonte mërgata e jonë shqiptare, kundra dhunës dhe gjenocidit sllavokomunist në Kosovë dhe viset e saja nën robërinë jugosllave.  Por edhe ky, me subjektin politik që përfaqësonte në mërgim, respektivisht "Besëlidhjen Kombëtare Demokratike Shqiptare", ku për herë të parë, më 10 qershor 1978, në përkujtim të 100 vjetorit të LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT, organizoi një demonstratë antijugosllave. Me këtë rast valvitën flamujt kombëtar shqiptar rrugëve dhe shesheve gjermane, kuptohet pa yllin bolshevik. 

Emin Fazlija është edhe pjesëmarrës i shumë aktiviteteve të tjera të organizuara në mërgatë.

Edhe gjatë luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Emil Kastrioti, me mbarë anëtarësinë e Besëlidhjes Shqiptare, ka dhënë kontribute materiale, financiare, por dhe me pjesëmarrjen fizike të vullnetarëve të Besëlidhjes, në vijat e frontit, përballë bishave sllave. Po përmendim disa antarë të Beslidhjes, të cilët ranë heroikisht në fushën e nderit si: Agim Çelaj, Afrim Krasniqi, Indrit Cara, Xhevat Jusufi, Safet Peci-Boletini dhe Tahir Sinani, gjenerali i tri luftërave çlirimtare të Shqipërisë Etnike, i cili ishte anëtarësuar ne radhët e BKDSH, në Tiranë, qysh më 1997-ën.

Libri kushtuar atdhetarit HAMID EMINIT, të quajtur “Doktori i Maleve” të Drenicës Dardane, më së miri na flet për historinë e anatemuar kombëtare, që për 50 vjet të regjimit komunist askush nuk pati guxim të shkruajë asnjë rrjesht.

 



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora