Kulturë
Cikël me poezi nga Xhevahir Cirongu
E enjte, 29.12.2011, 01:22 PM
Xhevahir Cirongu
Një çast takimi….
Spiranca e fjalëve supeve është hedhur
Si gjethet e vjeshtës ato rrugës ngelur,
Në qiellin e kaltër, dashuritë derdhur
Fushës shpirtërore farë lulesh mbjellur.
Mbi qerpikë të syve, vesa kishte rënë
Dashuri e shpirtit, puthur bashkë me hënë,
Sa dhe rrjedhë e fjalës, ka edhe rrënjë
Si një pemë magjike, ajo quhet Nënë!
Ndal një çast takimi, nënë e bijë qafuar
Mbesat shikim tretur, mbi qerpik- krua,
Si kokrrat e rrushit, puthjet ato lanë.
Gjyshin edhe gjyshen ato përqafuanë
Në dorë të vogëla, zjarr i dhimbjes shuar,
Ti moj kullë e Pizës, mos rri e trishtuar
Dashuri e zemrës në fole rri zgjuar!...
Muzgjeve të mbrëmjeve....
Zgjata krahët drejt folezës aty në degë
Dhe zogjtë sqepverdhë i preka me dorë,
Nën dritën e hënës poshtë atij plepi,
Zogjtë dhe hëna, puthjet e të dshuruarëve
kanë numëruarë....
Rrezet e argjenda të diellit në perëndim
Muzgjeve të mbrëmjeve,përhumbën në shtegëtim;
Tufa zogjësh nëpër degët e plepit,dëgjon kumbim
Nën zhurmën e gëzimeve, dashuritë marrin fluturim.
Pemët në kopshte shkundin gjethet e verdha
Cicërimat e zogjëve në fole më nuk i dëgjon,
Dhe unë e ndjej dhimbjen porsi vjeshta
Folezat e zbrazura i tremben errësirës nga vdekja!
Shtegëtojnë zogjtë nëpër kontinente
Ata do kthehen tek plepi përsëri,
Nën dritën e hënës pranverore
Tek kënga e jetës do derdhin dashuri.
Dhe vjeshta gri të ngjall trishtim
Foletë e dallëndysheve i mbuloi heshtja,
Në vend të shpendëve , në qiell ka re
Bashkë me gjethet e verdha dhe unë ecja….
Poet i pathyeshëm
(Poetit , Xhevahir Spahiu)
Zhurmon Osumi nga ujërat nëpër luginë
Dhe valët e bardha i ndal atje mbi shkëmb,
Vargu i poetit zgjuar rri tek unë
Pse s’flet poeti? Ah! Nga ky çast gjoksi po më dhemb!....
Si kreshtat e maleve në vargje ai qëndron
Nëpër fletëza guri të bardha i shkroi,
Kaltërsitë tomorriane, pastaj në to mbolli
Nga ky çast, vargu i shkruar dhimbjen i ndali.
Mbrëmjes plot vezullime dritash adriatikase
Aty buzë detit takohem me poetin,
Nga syri gjysëmhënë rrjedhin pika vese
Tunjatjeta do ti them Xhevahir Spahiut
me qindra mëngjeseve……
S’ndahem dot nga poeti, vargu aty qëndroi
Pavdekësinë e fjalës me rima e shkroi,
Ah,kjo plagë e dhimbjes, ç’bën aty ti?
Me vesë të mëngjeseve , lagi ata sy!
Dhe ti i jep dritë, si gurë meteori
Poet i pa thyeshëm, si një shkëmb tomorri;
Fjalët poetike në libra i mbolli
Perëndeshë e dijes që nga aty doli.
Për ‘’Baba Tomorrin’’ varg thuri Çajupi
Dhe poet Xhevua i thotë’’Luan i shtrirë’’,
Si gurë xehori, vargu vetëtimë
Historitë e shqipes, në djep aty rrinë.
Nostalgjia e pikave të shiut
Pikat e shihut trokasin nëpër dritare
Ç’është kështu?Jashtë ka rënë heshtje vrastare;
Dëgjohen tik-tak në xhama,shi,shi,shi,......
Në qiellin gri duket sikur s’do ketë pafundësi....!
Dielli fshehur qëndron në qiellin mes reve
Si shtëllunga pambuku kapriço të bardha ,të zeza,
Pikat e shihut rrëshqasin si sumbulla loti në dritare
Pastaj, në ato pika derdhen vetëm brenga.
Befas pas xhamit shfaqet një komedi
Trokitjet në xham më si dëgjon,
Natyrë e qetë, e gjelbëra shpirtin ta ngroh
Nostalgjinë e pikave të shihut pastaj përjeton.
Durrës,data ,17 Maj 2011
Leskova ime
Fshatit tim të lindjes
Gurët e vendlindjes në trup më janë mbjellë
Nga thërmiat e tyre trupi im ndërtuarë,
Në vena shpërndarë gjithë damarë
Gjaku brënda tyre derdhet si ujvarë.
Vrapon mallëngjimi për tek ty vendlindje
Si zogjtë shtegtarë nëpër kontinente,
Pranë krojeve të fshatit ëndrra ime fle
Kur vimë aty,si bisku i barit të dy përqafohemi ne !
Tek ty më treten vitet si gurë meteori
Aroma e luleve buqetë me ujë të kristaltë lajthie,
Mbi baltën tënde gëzimet thithën pika loti
Unë largohem,por rrënjët lash aty Leskova ime.
Mbi kreshtën e malit dielli derdh rreze të artë
Vesën e mëngjesit thanë fushës së Myzeqes e Elbasan,
Të heshtura shtëpitë vështrojnë Tomorrin plakë
Guri i vendlindjes nën jastëk fshehur mallin mban.
Durrës, 26 Maj 2011.