E enjte, 18.04.2024, 08:57 AM (GMT+1)

Kulturë

Selim Nëngurra: Vargje mallëngjyese të mërgimtarit Avni Agushi

E enjte, 29.12.2011, 02:57 PM


VARGJE MALLËNGJYESE TË MERGIMTARIT AVNI AGUSHI

 

Nga Selim M. Nengurra

 

Në diten e madhe të kombit tonë, me 28 nandor 2011, na, disa entuziastë dhe krijues të artit të shkrimit në Norvegji u bashkuem në Oslo dhe formuem LIDHJEN E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESËVE SHQIPTARË NË NORVEGJI. Me këtë rast të pranishmit lexuen pjesë nga krijimtaria e tyne dhe këmbyen si dhurata libra mes veti. Personalisht njihsha vetem njenin nga të pranishmit me krijimet e tij, ndërsa dy tre të tjerë si emna bashkatdhetarësh e jo edhe si krijues. Aty afër meje u ul nji burr me pamje të urtë, gadi si engjëll, në fytyrën e tij prore të buzëqeshun shihej edhe nji brengë, nji diçka që padyshim e mundonte at burrë. I erdhi radha për të lexue krijimin e tij dhe ai mori librin në dorë, e hapi, gjeti nji vjershë dhe kërkoi falje pse ai nuk mund ta lexonte, jam i smuet, na tha, nuk mundem ta lexoj, dhe luti dikend ta lexonte vjershën e tij. Isha krejt afër dhe i thash se do ta lexoja unë. " PER MUA " ishte titulli i vjershes, fillova leximin, por që në vargun e parë pash se nuk mora mbi supet e mia nji barrë të lehtë. Vetvetiu zani im kumbues filloI të dridhej dhe si mos të dridhej kur vargjet e daluna nga shpirti i krijuesit Avni Agushi aty për aty ma perkujtuen vjershen e Sergej Jeseninit të madh " NJERIU I ZI ". Nuk di pse, por shikimi im shkoi rrotull te të gjithë të pranishmit për t’u ndalë së fundi te z. Avni Agushi, autori i këtyne vargjeve prekse, vargjeve përcëlluese, plot emocione, dhe nuk doja ta pranoja se kuptova se ato kishin edhe nji mesazh. Po pse mesazhi që ma mori mendja ma solli kujtimin që nga koha kur isha gjimnazist dhe kisha lexue e mësue përmendësh vargun e Jeseninit " NJERIU I ZI "?!Edhe kur per muaDielli rrezet e fundit ti lëshojë Do të bahem vetë Dielli Errsinën ta ndriçoj. Poeti don të flijohet, shpirti i ti i trazuem asht i gatshem të bahet fli vetem të ndriqohet errsina. Shifet qartë se semundja që ka goditë këtë njeri të mirë ja ka shue driten e diellit, mirpo ai aspak nuk ka frikë sepse e don jetën, Do bahet edhe Diell per ta ndrique errsinën. Dhe vargu vazhdon. Ju të mos qani mbi varrin timNë më doni mos më shani Poezinë time ta keni kujtimKujtimin nuk e shuen dot as zjarri.... Shpreh pak lodhje këtu, por nuk harron porosinë. Ate e len si Testament, VARGUN e ti dhe Testamentin kujtim nuk e shuen as zjarri. Disi ia arrita ta lexoja atë varg mallengjyes të z. Avni Agushi dhe kur lexova fjalën e fundit disi sikur ndjeva nji lehtësim, siku shkarkova nji barrë që pat ndrydh jo vetem zanin tim, por edhe ndjenjat e shpirtit tim. Z. Avni Agushi u ngrit në kambë dhe mbas nji përqafimi falnderues ma zgjati librin e tij me vargje "ATJE KU PIKON LOTI ". E hapa dhe pash se në mbrendësi kishte shkrue : " Selimit !! Atij që e meriton. Vetë autori, Avni Agushi." U gëzova shumë dhe e falnderova për dhuratën. Në mbramje kur erdha në shtëpi me padurim fillova ta lexojë atë liber DHURATË të keti burri shpirtbardhë, të këti poeti emocional i cili emocionet dhe mallin me nji mjeshtri dhe me nji stil të veçant i kishte hudhe në vargje. Vargjet e ti lexuesin panderpre e mbajnë të zgjuem, me ndjenjen dhe kurreshtjen e madhe per të pa se çka po ndodhë në vargun tjeter, cilat janë ato emocione që autori i shpreh? Nuk asht qudi se nga vargu në varg gjatë leximit të vargjeve të z. Avni Agushi, lexuesit mund ti dalin lotët. Jam i shtrim në shtrat ora 02.00 pasmasnate dhe lexojë vargjet , poezinë " KU... " Ku do të arrin kjo botëKu engjujtë janë fundosur në lot Ku vëllai nuk e njeh vëllanëKu fëmija mallkon babanë Ku dreqnit bajnë dasem Me lotët e nanës që qanë A nuk janë këto vargje me të cilat poeti shpreh ndjenjat e shpirtin e ti të trazuem me prapshtitë e kohës që po jetojmë?! Dhe mes rreshtave del qartë se brenga e poetit Avni Agushi kryesishtë asht e perqendrueme në Atdhe, lidhjet shpirtnore per vendlindjen, ngjarjet dhe situata në Atdhe percillet panderpre sado nga largësitë nga nji skaj në tjetrin të Evropës. Poeti jeton në qytetin Dramen të Norvegjisë, por ai shpirt e mendje ka në at vendlindjen e ti në Ferizaj, në Dardaninë e shumvuejtun. Këto vargje shprehin veç tjerash edhe pershtypjet e poetit nga koha e pushimeve verore në vendlindje. Asht nji kohë kur pothuej të gjithë mergimtaret ndjehen të huej në vendin ku kanë lind, ata perbuzen dhe nuk respektohen as nga vëllau, respektohet vetem xhepi i tyne. Por jo të gjithë din ta shprehin kundershtimin e kësaj , këtë e ban poeti mergimtarë Avni Agushi. Ky liber me vargjet mallëngjyese të poetit Avni Agushi asht nda në tri cikle ; 1. Atje ku pikon loti, 2. Lotët per ty dhe 3. Pse babai ska varr ?! Në ciklin e parë " Atje ku pikon loti ", vargjet janë kryesishtë rrefim per mallin e poetit , të shpirtit të ti të bardhë per Atdhe dhe Vendlindje. Aty vijnë poezitë; KAM NJI ËNDËRR, NËNES ( FA)TIME, LUFTA ME JETËN, PENA IME, KAM FRIKË, JAM I HUAJ, IKJA E VITEVE, DO TË KTHEHEM, KOHË E PRITUR etj, etj. Në ciklin e dytë " Lotet per ty ", kryesishtë janë vargje pak a shumë me temë intime shumë here edhe gadi erotike, por me nji kujdes mjeshtror ku shifet se poeti ka respekt per traditen e cila e ka rritë, dhe verehet se kujdesi i ti e tregon ate njeri me karakter dhe moral të fortë. Cikli i tretë "Pse babai ska varr " asht nji poemë, apo ndoshta ma mirë dhe ma drejtë do ishte ta quejm nji Dramë në vargje. Neve dim se zakonisht poetet shqiptarë shkruejn per lokalitetet e rrethit ku janë lind e rritë, per ndodhitë e ati rrethi. Tash këtu shofim diçka të rrallë. Poeti asht nga Ferizaj, por ai derdhë vargun me nji mjeshtri briljante per nji personalitet të nji krahine krejtë tjeter të Atdheut, ai fillon me vajin e femiut që pyet nanen per varrin e babait. Kjo i dedikohet Prof. Ukshin Hotit dhe vazhdon tutje ta vajtojë masakren e Krushes së Madhe që e shkaktuen ushtria dhe policia serbe në luften e fundit në Dardani. Nanë Pse pa babain erdhi liriaNanë Ti më thoje se babai do të kthet...Dhe kështu vazhdon kjo poemë e cila mesa di unë ka marr shperblim në nji manifestim të poetve shqiptarë dhe asht kerkue per tu ba radiodramë. Dhe per fund po e ceku se poeti Avni Agushi, ky burr mergimtarë në Dramen të Norvegjisë artin e mbretneshes së artit të shkruem POEZISË e njef mirë, ai asht i lindun POET. Paç jetë të gjatë dhe shendet e suksese o i nderuari z. Avni.



(Vota: 13 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora