Kulturë
Dy poezi nga Koco Sterjo
E premte, 30.12.2011, 12:40 PM
Koco Sterjo
KAQ SHUME TINGUJ
Kaq shume tinguj,
Kaq shume varferi.
Te hanim shkronjat,
S'do kishim uri.
Kaq shume tinguj,
Kaq shume pa fat.
Rrokjet ne gryke
Bere si lak.
Kaq shume tinguj,
Kaq pak drite zjarri.
Te ngrihej Buzuku
Te digjte Mesharin?!
Kaq shume tinguj,
Kaq pak lumturi.
Te ngrihej Naimi
Me ton poezi?!
Kaq shume tinguj
Frazave vdesin.
Te ngrihej At Fishta
Te rihapte Kongresin?!
Kaq shume tinguj,
Kaq pak Shqiperi.
Ta shperthejme enigmen
Shekullit te Ri.
PESHQ NE ZALL
Mbetur aty prej shume vitesh,
Viktima peshkaqenesh,
Me luspa te djegura nga dielli,
Mes gojes perpelitej gjuheza,
Syte te mekur drejt qiellit,
Pendeprere,
Halat te thyera aq shume,
Zorret te zbazura,
Zemra regetinte.
Jetonin ne saje te ndonje shiu,
Ne pritje te nje ere te forte
T'i rikthente ne lume.