Kulturë
Gjon Keka: Festat, pasqyrë e kulturës së kombeve
E premte, 30.12.2011, 01:58 PM
Festat, pasqyrë e kulturës së kombeve
Nga Gjon KEKA
Çdo vit është i mbushur me domethënie të veçantë,me sfida të jashtëzakonshme ,me mundësi të paprovuara,me shanse të mëdha ,pastaj me mision dhe vizion që pret të lë një hap gjurmësh të mëdha për të dal suksesshëm në vitin tjetër të ri ,por gjithnjë duke vazhduar punën ,duke bërë transformime rrënjësore ,pastaj duke realizuar dhe plotësuar kohën e humbur si dhe duke ecur sigurtë në rrugën e njohur drejtë të ardhmes.
Gjatë historisë së kombeve vazhdimisht është parë një vepërim i mençur deri në ditët tona se si kombet e civilizuara vazhdimisht kanë shikuar drejt së ardhmes ,pra kanë shikuar përpara drejt qëllimit të tyre historik,kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë llogaritur kohën e lënë pas dhe veprimet apo atë që është bërë në të kaluarën,por ato gjithnjë kanë shikuar para duke kryer punët që kanë mbëtur nga e kaluara,duke ecur në rrugën e njohur dhe vizionin e qartë ,duke provuar mundësit e paprovuara më parë dhe duke tejkaluar sfidat me fuqinë e zhvillimeve pozitive,progresit,prosperitetit të madhë dhe ndryshimeve mbikohore ,ku më vonë do të vërehen gjurmët e lëna gjatë këtij procesi brenda historisë së këtyre kombeve.
Koha që kemi brenda një viti është një platforma e jetës së përditshme.është një përpjekje,përgaditje,një shansë i njëhershëm ,është një kontratë në mesë shoqërisë së kombeve demokratike dhe të civilizuara për të ruajtur vlerat e mirëfillta,kulturën,moralin,identitetin orgjinal historik si dhe për të punuar me përkushtim dhe në mënyrë të gjithanshme për një të ardhme të sigurtë të vendit.
Megjithkëtë duhet nënvizuar një gjë këtu se çështja qëndron që individi ,pastaj intelektualët, akademikët dhe personalitetet tjera nuk duhet ta humbin veten e tyre në turmë ,por të kryejn misionin e tyre me besnikëri dhe përgjegjësi të lartë vetëm kështu shoqëria do të shihte vlerat dhe lëvizjen e vendit në drejtim të prosperitetit dhe ardhmërisë së mirë.
Jeta e shoqërive demokratike dhe të civilizuara të kombeve është e përbërë prej tri elementeve esenciale ;besimi si fuqi lëvizëse e gjërave në drejtim të zhvillimit të gjithmbarshëm të shoqërisë dhe kombit ,pastaj energjia apo thënë ndryshe vullneti i mirë për të mos fjetur ,por ecur në hap me kohën dhe dinamikën e saj ,si dhe përgjegjësia pa të cilën shoqëria elita politike apo pushtetarët ,individi apo peronalitetet të ndryshme me ndikim nuk do të njihnin kurrë rrugën ,qëllimin drejt vetrealizimit si komb i shëndosh dhe i zhvilluar fuqishëm.
është e mjerueshme ,por edhe tepër e padobishme,si dhe dhjamosëse nëse kombet dhe shoqëria mbesin gjithnjë në krahët e rutinës,kontradiktave ,retrospektivës apo kthimit të kokës gjithnjë mbrapa si dhe të mosrespektimit të kontratës dhe paltformës së jetës së tyre brenda kohës gjatë një viti dhe viteve të ardhshme në vijim.
Duhet ditur se Kosova respektivisht kombi shqiptar në përgjithësi dhe shoqëria e saj demokratike kanë të ardhme dhe kjo e ardhme sigurisht se varet nga vullneti i përgjithshme ,përpjekja,drejtësia dhe e vërteta për të quar proceset përpara dhe për ta bërë vendin pjesë të kështjellës së fuqishme të kombeve të lashta demokratike dhe të civilizuara.
Në kuadër të kësaj është e një rëndësie të veçantë që Kosova t'i shfrytëzoj shanset e dobishme,të provoj mundësit e parovuara të kryej punët e mbetura nga viti që po lëm pas dhe të kaloj suksesshëm gjithashtu edhe sfidat që dalin para në vitin e ardhshëm ,pastaj të arrij të forcoj institucionet e saj demokratike,të sundoj rendi dhe ligji,të zhvillohet ekonomikisht ,të bëjë një transfromim rrënjësor dhe të ringjall kulturën origjinale europiane të saj ,të mbështetet në rrënjët e saj europiane të kombit shqiptar duke ditur se vetëm duke jetuar sipas rrënjëve mund të presim fryte të mira dhe të ardhme të sigurtë drejt rikthimit në familjen europiane.
Duhet kuptuar se pa një transformim rrënjësor nuk do të mund të shohim progres dhe të ardhme të sigurtë të vendit në të gjitha drejtimet.
Poashtu pa një lidership vizionar i cili e njeh të vërtëtn dhe rrugën ,por edhe është largapmës dhe i përgjegjshëm është e pamundur të shohim vendin duke lulëzuar,zhvilluar dhe ecur sigurtë në rrugën historike dhe të vërtetën rrënjësore të kombit shqiptar europian.Sepse duhet nënvizuar një gjë gjithashtu se lidershipi i vertete i nje kombi duhet te jete ndergjegja e shoqerise dhe diell ne udhetimin e kombit drejt se ardhmes.
Sidoqoftë festat e fundvitit,veçanërisht Krishtlindja dhe Viti i ri janë një pasqyrë e kulturës europiane të kombit shqiptar dhe botës së civilizuar demokratike ,kulturë kjo që ka rrënjët e thella të historisë së tij,me anë të kësaj ne kuptojm natyrën tonë ,kohën tonë dhe llambën me anë të së cilës kombi ynë mund të ecën pa pengesa drejt të ardhmes së sigurtë të tij.
Gjithashtu këto festa përbëjn edhe një fytyrë vizionare të kohës dhe jetës së re ,një reflektim,një motivim dhe përgaditje për një kohë të ardhme novative ,për një rrugë të suksesit të gjithanshëm,për një vizion të qartë drejtë një të ardhme prosperuese dhe të shëndosh.
Me pak fjalë festat e fundvitit janë ditë të veçanta ,ditë reflektimi,ditë të ndërgjegjësimit dhe shikimit drejt të ardhmes së shëndosh dhe të sigurtë të kombeve në botë ,poashtu këto festa na e sjellin një pikë gëzimi mbushur në gotën e verës që nënkupton një fillim të ri të kohës së ardhme,të jetës ,të angazhimeve dhe punës së pandalshme të njerëzimit në drejtim të së ardhmes së ndritshme.Prandaj ndryshe nga Krishtlindja e cila ka një domethënie të madhe historike si vertikale ashtu edhe horizontale për njerëzimin apo botën në përgjithësi,Viti i ri simbolizon degën e ullirit apo pemën e paqes,dhe kjo festë nënkupton hyrjen në një kohë të re dhe lënien e vitit pas ,poashtu kjo përbën edhe shikimin e ardhjes së re të kohës ,pra hyrjen në vitin e ri të gëzuar dhe me shpresë për një të ardhme më të shëndetshme të botës dhe më të lumtur , në paqe e dashuri.
Kështu që duke u nisur nga kjo uroj që festat e fundvitit respektivisht Krishtlindja dhe Viti i ri të jenë vërtetë të veçanta për kombin shqiptar europian ,ashtu që vitin e ardhshëm të kemi më shumë punë,zhvillim të gjithanshëm,lulëzim të demokracisë burimore,të rrah çekani i ligjeve dhe kushtetutës në vend,ringjallje të vlerave të vërteta europiane të kombit tonë,paqe,drejtësi ,dashuri dhe shëndet.
Gëzuar!