E shtune, 27.04.2024, 04:10 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Milazim Kadriu: U përuruan një monografi dhe pesë përmbledhje me poezi

E marte, 15.11.2011, 08:58 PM



NË ORGANIZIM TË KL “ZAHIRI”DHE DKRS NË PODUJEVË

 

U PËRURUAN NJË MONOGRAFI DHE PESË PËRMBLEDHJE ME POEZI

 

Nga Milazim KADRIU

 

Në organizim të Klubit letrar “Zahiri” dhe DKRS në Podujevë ditë më parë u mbajt një takim letrar i pagëzuar “Poezia shqipe” ku u përuruan gjashtë libra,një monografi dhe pesë përmbledhje me poezi. dhe u mbajt orë letrare në të cilën ishin të pranishëm krijues të shumë vendeve të Kosovës e më gjerë. Fillimisht për aktivitetet e KL”Zahiri” foli kryetari i klubit Ruzhdi Berisha- Rudi,ndërsa në emër të DKRS Nexhmi Balaj të pranishmit i njoftoi për aktivitetet që po mbahen në kuadër të Muajit të Rinisë që pjesë e këtyre aktiviteteve ishte edhe ky manifestim.

Manifestimi ishte i ndarë në dy pjesë ku në pjesën e parë u përuruan librat Monografia “Mavriqi i Llapit I” e Gani Mehmetit, “Ëndrrat e mia” e Erblin Dushit, dhe katër përmbledhjet e Izet Hajdinit “Sytë e Diorit”, ”Arbëria toka jonë”, ” Rrugës së kombit” dhe “Tokë dardane”. Për librin“ “Monografia e Mavriqit I” foli Dr.Jusuf Osmani. Ai ndër tjera tha profesor Gani Mehmeti, ka botuar një monografi që është e një rëndësie të veçantë për krahnezën e Mavriqit, nga aspekti i popullsisë dhe trungut të saj.

 

Duhet theksuar, se kujtesa njerëzore – të predikuarit e tyre të cilat bartën nga brezi në brez kanë rëndësi të madhe shoqërore dhe vlerë historike. Mirëpo pjesë e të predikuarit të tyre njerëzit me kohë e harrojnë. Kur njerëzit i shpjegojnë dhe i shënojnë vlerat deskriptive në formë të shkruar, atëherë ato më gjatë mbesin në formën materiale, prandaj edhe vetëdija njerëzore mund të reprodukojë dhe ta ruajë përherë. Për këtë qëllim është angazhuar prof. Gani Mehmeti që të ndriçoj të kaluarën e trevës së Mavriqit, që vlerat e të kaluarës të studiohen e të ndriçohen në mënyrë që mos te shlyhen nga historia.

 

Kjo vepër ka përmasa të një enciklopedie të vogël për zhvillimin dhe për vendbanimet dhe popullsisë e Mavriqit,tha Osmani.

 

Ndërkaq për librin me poezi “Ëndrrat e mia” të autorit të ri llapjanë Erblin Dushi foli redaktori i librit Milazim F. Kadriu.Ai tha se libri “Ëndrrat e mija” është libri i parë me poezi i Erblin Dushit i cili edhe pse i ri në moshë dhe në kultivimin e vargut, ka arritur ti qes në dritë shqetësimet e tija rinore. Libri është i ndarë në tri cikle : “S’durohej robëria”, ”Ëndrrat e mija” dhe “Vendlindja ime”. Poezitë e Dushit kanë vlera të poezisë së librave të parë të atyre që prezantohen dhe më vonë bëjnë edhe emër në fushën e krijimtarisë letrare.

 

Autori na sjell poezi që i kushtohen Kosovës, rrugës që kaloi dhe aktivitetit atdhetarë të atyre që dhanë shumë për lirinë e vendit. Nëpërmes poezive që i kushtohen Kosovës, UÇK-së, Zahir Pajazitit, Ylfete Humollit, Flora Brovinës, autori paraqet rezistencën popullit shqiptarë të Kosovës në luftën për liri që kurorëzohet me Pavarësinë e Kosovës.

 

Ndërkaq për katër përmbledhjet me poezi të Izet hajdinit foli Gani Mehmeti. Ai tha se në të gjitha përmbledhjet me poezi, preokupimi kryesor i poetit është Atdheu dhe çështja kombëtare. Përveç tjerash, ai është edhe si një kronikan: regjistron ngjarjet përmes poezive. Përveç tematikës kombëtare e atdhetare, pothuaj preokupimi i të gjithëve, kemi edhe poezi edukative e këshilluese. Prek çarjet partiake, helmimet e nxënësve. Ngre zërin kundër zbrazjes së Toplicës. Poeti këndon për Nënë Terezën, ngre zërin kundër abortimit, sepse livadhet do të mbesin pa lule, duke e quajtur edhe dritë të fikur.

 

Ngre lart luftëtarët, dëshmorët e rënë për liri që e ujitën Kosovën me gjakun e tyre, duke u dalë me gjoksin e tyre përpara tankeve dhe teknikës ushtarake serbe. Meritë të posaçme ka Flamuri, nën të cilin zhvillohen luftëra, por që tregohet lidhja e fortë e dashurisë së trimave ndaj tij, deri sa Shqiponja është edhe mbetet simboli i fuqisë e trimërisë, duke çarë rrebeshet e luftës me të në krye. Nga pezmi i urrejtjes së madhe serbe ndaj shqiptarëve, autori kalon deri në aklamacion sharjeje, tha Mehmeti.

 

Poezi nga librat e promovuar deklamuan Sylejman Lutolli, aktorët Sabit Zeneli dhe Nazmi Bajra. Ndërsa nga krijimtaria e tyre letrare lexuan Ismail Simnica, Ismet Tahiraj, antarë të Shoqatës “Fahri Fazliu” nga Kastrioti , Xheneta Bekteshi, Rrezarta Mulolli, Rita Saliu (krijuese dhe veprimtare e njohur që jeton në SHBA), Orëmira Dibrani, Alban Nuredini, Bujar Vërbovci, Sadie Ismaili – Ilirida, Sylejman Lutolli, Besnik Jaha, Ruzhdi Berisha – Rudi, Blerim Mehmeti, Eduard Haliti etj.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Bashkim Bekteshi: Dhjetë vjetori i Shkollës Shqipe të Bassanos Kolec Traboini: Qofte Beogradi dhe gjeniu pa brekë - Në Panairin librit Tirana 2011 Ditët e Naimit - festë e poezisë dhe kulturës Xhevat Muqaku: T´i duam prindërit shqip duke e mësuar dhe folur gjuhën e nënës Vjollca Tytyni: Një kafe letraro- miqësore tek “Dy palmat” Pilo Zyba: Një takim i rastësishëm Hajro Hajra: Nënë Tereza na Bashkon Miradije Gash & Asllan Dibrani: Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart Manifestimi “ Poezia Shqipe “ edhe kësaj radhe bashkoi afër veti poet e poete nga vendet e ndryshme të Kosovës Kastriot Frashëri: Shënime Udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar - në vendin ku takon historinë… Xhevat Ukshini: Popullsia do paqe dhe prosperitet, kurse kriminelët në veri mungesë të ligjit, kaos dhe ndarje Xhevat Ukshini: Nëna Terezë e ka bërë emrin shqiptar të famshëm në mbarë botën Xhafer Leci: Në Vendlindje edhe dielli ngrohë më shumë se sa në gurbet Neki Lulaj: Vallë deri kur kështu të ndarë! Dibran Demaku: Kruja e Skënderbeut Asllan Dibrani: Shqiptarët nderuan meshën e shenjtë gjatë vizitës së Papës në Freiburg Engjëll Koliqi: Takimet e Dom Mikelit në Stubëll, por rikthehen te fama dhe vlerat e pashlyeshme historike Sali Bollati: Me mendje dhe zemër gjithmonë pranë Kalosh Çeliku: Nata e madhe dhe dita e nesërme nën Rrap në Shkup Asllan Dibrani: Agjenda e ministrit të Diasporës Shqiptare zotit Ibrahim Makollit...

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora