E premte, 26.04.2024, 04:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Shaban Cakolli: Krijues i suksesshëm nëpër kohë shqetësimesh dhe trazirash

E hene, 14.11.2011, 08:49 PM


KRIJUES I SUKSESHËM NËPËR KOHË SHQETËSIMESH DHE TRAZIRASH

 

Shkruan: Shaban Cakolli

 

Të mirresh me krijimtari letrare,për mua është një një proces që kënkon rrugëtime të vështira,me mjaft përgjegjësi,që kërkon një stërvitje të mundimshme për të mësuar vlerat letrare

dhe për të kuptuar letërsinë ashtu siç duhet.Megjithatë krijuesit kanë dhunti,pa të cilën nuk do të rrugëtonin dot në këtë fushë.Krijuesit dikur  duhet pranuar se kanë rrugëtuar nëpër kohë dhe kushte të vështira kur qetësia e shqiptarëveve qoftë jetike,qoftë shpirtërore në përgjithësi ka qenë e trazuar,por  nga dëshira e flakët,vullneti i pashuar e tëra kjo nuk i ka penguar krijuesit

të na sjellin krijimtari të shkëlqyar dhe një letërsi të vërtetë.Nëpër këto kohë të mundimshme me plotë trazira,ka rrugëtuar edhe miku ynë krijues Imri Trena,i cili rrokullisi të gjitha vështërsitë dhe pengesat,për të shprehur botën e vet artistike me penë e letër,të cilën e shpalosi para lexuesëve,kur i shkrou kombit dhe atdheut,gëzimit,përjetimeve qofshin ato të hidhura,të shëmtuara,nga se shëmtinë mbi artin tonë e synonte pushtuesi,por që miku ynë Trena si shumë krijues aso kohe nuk pajtoheshin me këtë dhe guximshëm protestonin me fjalën e shkruar në art.Nëpër kohë trazirash,vuajtëjesh  dhe përndjekjesh miku ynë Imri Trena

vjen i "ushqyer" mjaft mire pasi ka shetitur neper lulet me te mira, dhe ka mbledhur polenin e tyre duke nxjerre ne shesh mjaltin e tij per t'a renditur me pas ne rangun e prozës dhe poezisë  te mire.Ai ka nje frymëzim te jashtezakonshem dhe nje metafore shume te pasur.Autor i dhjetëra librash qoftë romane dhe përmbledhëjesh poetike,ai kishte një synim të vetëm:Të shpreh ate që shpirtërisht e ndjenë për atdheun,njerëzit e tij,shkollat,lirinë,flamurin,dhimbjet për popullin e tij të përvuajtur,dëshmorët e rënë për lirinë e atdheut,plagën e mërgimit,të cilat qoftë

në prozë,qoftë në poezi i shprehu fuqishëm dhe i veshi në vlera të së bukurës letrare.

Imri Trena, u lind më 11.8.1961 në fshatin Begrace të Kacanikut. Në vitin 1965 familja e tij u shperngul në fshtatin Gerlice të Ferizajt. Shkollen fillore kreu në Kacanik të vjetër, të mesmen në Ferizaj, ndersa u diplomua ne Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë. Një kohë punoi në arsim në fshatrat Doganaj Elezaj te Kacanikut si dhe në barnatoren bujqësore "Fitofarma" në Ferizaj. Ka bashkëpunuar me të gjitha gazetat dhe revistat letrare shqipe në Kosovë e Maqedoni.

 

Vite me radhë dha kontribut të cmuar edhe në Radio Prishtinë, Radio Ferizaj, Radio Gjilan, ( në programet informative e kulturore ) si dhe në Radiostacionin privat Radio Vati në Shkup. Në vitin 1999 bashkë me familje migroi në Norvegji, ku jeton dhe vepron tashmë.

 

Me vetiniciativë, më vitin 2001, themeloi Radiostacionin Regjional "Zërin e Arbërit", medium ky tjejet i rëndësishëm për bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë në Oslo e rrethinë. Eshtë kryeredaktor i kësaj radioje që nga fillimi i punës, më 2 korrik 2001, si dhe arsimtar i Shkollës Shqipe në Oslo të Norvegjisë, që nga viti 2000. Eshtë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që nga viti 2005.Kur themi me vetiniciativë themeloi Radiostacionin "Zëri i Arbërit",duhet nënkuptojmë se me pak miq që e mbështesin në moderimin e programeve,pakurnjë mbështetje materiale,tani dhjetë vite Imriu plotëson kërkesat e dëgjuesëve tanë.Radio Zëri i Arbërit është radioja më e dëgjuar jo vetëm nga dëgjuesit e mërgatës shqiptare në Europë,Zelandën e Re,Amerikën e largët,por edhe në gjitha trojet shqiptare.Përse e bënë këtë Imri Trena?Vetëm miqët e tyre të kenë një radio,e cila është në gatishmëri të ofroi për ta njëzet e katër orë programe të larmishme kombëtare.Emisionin "Të duam Atdheun"i cili u dedikohet fëmijëve të mërguar,"Dëshirat e dëgjuesëve",ku dëgjuesit kërkojnë rregullisht dëshirat e tyre,Arkivi i Radios,në të cilin prezantohet puna që nga para dhjetë vitesh kur filloi nismën kjo radio,Toplista e Radios,me këngë të zgjedhura,ku dëgjuesit zgjedhin këngën më të mirë,tema mjaft interesante kombëtare,fjala e bukur artistike që mes këtyre valëve ipet çdo të ejte,ku  njihemi me krijues të mëdhenjë të gjitha fushave dhe kohërave,"Kuizi i Diturisë" i cili mbahet të premteve ku garojnë dëgjuesit aktiv që zotojnë njohuri për kuiz,"Mysafir në Studio",ku ftohen krijues,intelektual dhe veprimtarë kombëtarë,si dhe e diela gazmore.Imri  Trena është një burr i vendosur,ai ia don të mirën kombit dhe vlerave,si për këtë është i kujdesshëm dhe në programet e radios së tijë nuk lëshon të kalojnë antivlera.Megjithatë puna e tijë në radio bëhet në kushte tejet të vështira:Një studio e vogël,aspak e ngrohët për punë në kohët e ftohëta të dimrit,me mjete të vjetruara,këtu i kaloj këto dhjetë vite pune miku Imri Trena,çdo natë deri në orët e mëngjezit!Njeri i dashur,i përcaktuar të punoi për popullin,për miqët e mërguar që u mungon fjala,kënga dhe kultura shqiptare,me vullnet të pashuar pune,por tepër i lodhur.Athua nuk meriton ky njeri,së paku nga njerëzit që kanë mundësi të e mbështesin,së paku të i ofrojnë një studio,e cila do të ishte normale për punë dhe e ngrohët?Në këto kushte dimri të ftohët në Skandinavi,atje ku bënë dimër i  egër,mund të ndodhë një ditë që miku ynë Trena që aq shumë bëri për ne të thotë:Më nuk mundem të i qëndroj këtyre vështërsive!Do të ndihej shumë keq edhe ai të thoshte këtë,por mbrojtëja e shëndetit është mbi të gjitha.Fundja Radio Zëri i Arbërit

këto dhjetë vite për lakmi e ka kryar misionin e vet,por  të rrënosh ate që ke krijuar me shumë mund është vështirë,humbje për ne të gjithëve.Urojmë që kjo të mos ndodhi,në vend të saj  kjo radio të bëhet sa më e fuqishme.

Një krijues që ka   bërë shumë për kombin,letërsinë dhe shkollën,është ky miku i ynë i madh Imri Trena.

Deri me tani ka botuar këto vepra:(Këto janë veprat e tijë që unë i njoh,pasi na ndanë një largësi e largët,ai ka mund të botoi edhe të tjera,për të cilat unë nuk jam në njohuri)

"Buzëqeshja e tretur" (1996)                 "Andej është Kosova" (2004)

"Plagë në zemër" ( 1998)             "Rruga e hidhur" (2007)

"Shtegtimi i shqipeve" (1999)     "Dhembje e lot" (2007)

"Prapa grilave" (2001)                "Në Kampin Bjornebek" (2008)

"Kosova ime e madhe" (2002)

 

Imri Trena, ka një përgatitje Universitare prej 01.09.1999 e këndej pa ndërpre, punon pranë shkollës shqipe të mësimit plotësues “Naim Frashëri” në Oslo. Puna e tij është në baza vullnetare. Për ta mbajtur mësimin më fëmijët nga treva të ndryshme shqiptare këtu në Oslo, i duhet të udhëtoj 80 km në të dy drejtimet dhe nuk ndodhë që t'i humb orët e mësimit. Imriu, është i përpiktë në detyrën e shenjët prej një mësimdhënësi të dalluar, duke punuar me klasë të kombinuara prej të parës e deri te e pesta.

 

Gjatë kësaj periudhe 15 vjeçare të punës mësimore dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore, Imriu ka dhënë rezultate të duhura pune, ngase gjithnjë ka përdor metoda bashkëkohore, pedagogjike duke i përshtat atë natyrës së punës në diasporë. Puna e këtillë ka dhënë dhe do të jep frytet e nevojshme në klasat ku është kujdestar, duke i kryer me pedanteri punët administrative. Notimin e bën në mënyrë të drejt dhe sistematike. Andaj për te gjitha këto ka fituar besimin dhe respektin si të nxënësve ashtu edhe te prindërve, të kolegjiumit, të rrethit shoqëror, sepse punën kurdoherë e kryen me sukses të plotë. Ende është në vazhdën e punës me nxënës, që i do shumë.

 

Sipas mendimit tonë, e duke u mbështetur në rezultatet e punës,dhe krijimtarisë së tij shpresojmë se Imri Trena mund t'i përgjigjet me lehtësi dhe sukses punës edukative.Një krijues

që ka dhënë shumë vlera për lexuesit,edhe pse sot kritika letrare është  pasive si dhe institucionet e letërsisë thuajse në gjumin politizues,koha dëshmon se Imri Trena shquhet ndër krijuesit e mirëfilltë që i ka ofruar shumë lexuesit dhe letërsisë sonë.

 

 

CIKËL POETIK NGA IMRI TRENA

 

 

Liman pritjeje

 

Une per ty jam kenge

Me kendo

Emri tim te lutem

Nga goja mos e lesho

Te thirra Manushaqe

Me t`bukur emre s`ka

Brishtesi dhe arome

Qenia yte ka

Me thirre Besnik,

Besnik te thashe do mbes

Liman pritje per ty

Deri sa te vdes!

 

Marre nga vellimi poetik " Arome Manushaqe"

 

IMRI TRENA

 

 

Shkronja "M"

 

Disa deshirojne syte geshtenje

Te tjeret syte e zi

Une dua syte e Manushaqes

Pasqyre e kaltersise

Disa lakmojne lajkataren

Te tjere dashnoren e bukur

Une dua lule-Manushaqen

Ku ndalon kraheshkruara-flutur!

Bukuria vyshket nje dite

Lajkat-lak dashurie jane

Dliresia dhe besa

Mbi cdo bukuri jane

Ti skicohesh ne syte e mi

Si pellumbeshe e kalter ne fluturim

Tek ABC-ja e shqipes sime

Shkronja M,

Stacion i shpirtit tim

Sa me larg dyzimit tend

Perplase deshiren ne harrim

E lodhur bga shtegtimi

Folene di rigjesh ne shpirtin tim.

 

 

GRUAS

 

Aq shume jemi bere nje

Ne gezime

E stuhi jete

Sa ne mengjes kur zgjohemi

Kuptojme se kemi lindur bashke

 

 

DEGJUESVE TE "ZERIT TE ARBERIT"

 

Me zgjoni

Kur te gjithe kane fjetur

Me therritni

Kur te tjeret kane ikur

 

Shtratin do braktis rrufeshem

Ndez nje drite ne studio

Mikrofoni-si dardhe dimri kosove

Me te emblen gjuhen tone do ju flas

Vendlindjen ju sjelle prane

 

Fjala shqip nuk vetmohet

Si burim qe nuk shteret

Deri sa te kete shtrat lumi

 

Me zgjoni

Kur te gjithe kane fjetur

E pagjumesia ju rri ne sy

"Zeri i Arberit"

Strehe paqeje,ure lidhese

 

 

MANUSHAQE

 

M-miresi e gruas,

a-amshim,

n-nene-kryefjale Dashurie,

u-ushqim nga gjinjte per femije,

sh-shikim i delire qe perkul male,

a-enderr e shprese,

q-qetim paqeje,

e-eremire vec si ti Manushaqe



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora