E premte, 26.04.2024, 07:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Shaban Cakolli: Buzëqeshje poetike

E shtune, 05.11.2011, 08:56 PM


BUZËQESHJA POETIKE

 

Liman  Zogaj hapëron me frymëzime që rrjedhin si gurra shqiptare nga shpirti i tij i përmallur poetik. Ai posedon një korpus të gjërë mendimesh, vargjesh të ndritura me të cilat ndërton konstrukcionin e tij të fuqishëm poetik.

 

Nga Shaban Cakolli

 

  qytetin e  Essenit, në Landin e NRW-së, njoha një krijues të dyfishtë, që dinte të aktroi fuqishëm, por edhe të vargëroJ; vargje drite, malli, dashurie, vargje që ngado sillen të çojnë drejt dashurisë për atdheun. Ishte ky aktori dhe poeti ynë i çmuar, Liman Zogaj.

Të jesh shkrimtar, poet, aktor, kjo don të thotë  të keshë pushtet mbi rreshtat, fjalët dhe temat qe vë në letër, apo në skenë. I tillë është është aktori dhe poeti ynë i vyeshëm, i ndritur, i frymëzuar, i cili nëpër kohë ka rrugëtuar me penë e letër në flakën e prushit të oxhakut, në bisedat e ngrohta të odave të Lladrocasve, në gëzimet dhe dhimbjet e vendlindjes, e ka vazhduar në hap të pandalur për të evokuar kujtime nga jeta në vendlindje në plagën e pashëruar që quhet kurbet, nga strehët e kurbetit të shkruajë me hov e maturi, për të ruajtur vlerën dhe tematikën e shkrimeve të tij.

Preokupim i poetit Zogaj, i këtij krijuesi të vlefshëm në mërgatën tonë, ishte dhe mbetet dashuria për atdheun, për diellin, dritën dhe zjarrin e tij, lidhja me atdheun ku ekzili gjithnjë  është shkaktari i ikjes së buzëqeshëjes së poetit. Ai  gjithnjë jeton me mallin e vendlindjes, për dritën e ajrin e saj, bëhet kambanë e fuqishme për te, e cila mes vargut të mirëfilltë poetit dëgjohet larg. Poezitë e tij janë të ndërtuara me metafora e figura të forta, që e bëjnë vargun e tij të qëndrueshëm, plot vlerë e të kapshëm për lexuesin e mirëfilltë. Poet asnjëherë i lëkundur, apo i shembur, i qëndrueshëm, shkëmb Kosove që din të qëndrojë vertikalisht, pa i ikur ideja qëndrore, ajo e shejta, malli dhe dashuria për te. Kështusoj poeti bëhet flutur që din të hapërojë drejt diellit të atdheut. Ai bëhet gur i atdheut, zog shqiptari që din të bisedojë me gurin, dallëndyshe e gatshme për kthim në atdhe, rreze drite mbi kullat e vendlindjes, e çka s’bën tjetër poeti për atdheun dhe dritën e tij? Liman  Zogaj hapëron me frymëzime që rrjedhin si gurra shqiptare nga shpirti i tij i përmallur poetik. Ai posedon një korpus të gjërë mendimesh, vargjesh të ndritura me të cilat ndërton konstrukcionin e tij të fuqishëm poetik.

Aktrimi është ndryshe nga të gjitha profesionet tjera duke përfshirë edhe artet tjera. Aktori kur është në rol asnjëherë nuk është vetvetja, çdo herë është personazh apo karakter tjetër. E tërë jeta e aktorit merret me studimin e karaktereve, në të cilin studim aktori e njeh çdo karakter njerëzor pa marrë parasysh a është rol negativ apo pozitiv, derisa në aktrim të gjitha rolet aktori duhet t’i pranojë si pozitive. Sa e saherë ka udhëhequr rininë e mërguar shqiptare nëpër qytetet e Gjermanisë, sa pjesë teatrale ka luajtur,të cilat të drejtojnë në një pikë, atdheu shqiptarë, dashuria, malli për te, njerëzit e tij, sa është duartrokitur, sa mall e lot janë  derdhur nga veprat e tij që kanë mallëngjyar mërgatën shqiptare. Limani ka bërë dhe po bënë punë të çmuara  që janë mirëpritur për të rinjët tanë mërgimtarë, që u kanë shërbyer atyre, që nuk i harrojnë, që e çmojnë si mësues të vyer të aktrimit artistic dhe qëndisjes së vargut poetik. Liman Zogaj ka udhëhequr vite të tëra edhe tubimet kulturore dhe letrare të Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani (LSHAKSH).

Poeti Liman Zogaj u lind më 1960 në fshatin Lladroc të Kosovës.  Me krijimtari letrare filloi të merret që nga shkolla e mesme, duke i botuar krijimet e tij në Rilindja, Bota e Re, Zëri i Rinisë, si dhe në faqet e gazetave dhe revistave të tjera. Poashtu ka botuar shkrime poetike edhe në revistat e gazetat e kohës në Shkup, Shqipëri, etj. Shkruan poezi dhe pjesë teatrale, por merret edhe me gazetari dhe regji. Tekstet teatrale dhe regjitë e bëra nga ky krijues janë interpretuar dhe janë shpërblyer në festivale serioze teatrale në Kosovë. Që nga viti 1983 jeton, punon dhe krijon në Gjermani, ku ka themeluar dhe ka udhëhequr vatra kulturore të mërgimtarëve tanë në Shvelm, Enepetal dhe Essen, për ta begatuar jetën kulturore për shqiptarët e mërguar.Me   krijimet poetike të tij janë prezantuar në antologjitë poetike Metafora e arratisur (Tiranë, 2003), Asht e gjak Arbërie (Gjermani, 2007), Përkushtime (Prishtinë,2009) Kujtimet e fjalës (Bukuresht, 2010).

Deri tash ka botuar vëllimet poetike Kosovë nuk ta mora diellin, Tiranë, 2007, Shtigjet e dritës, Prishtinë, 2009, Loja mbi gurë, Prishtinë,  2010, Florile luminii / Lulet e dritës (Bukuresht, 2010). Ky është libri i tij i pestë i autorit që e sheh dritën e botimit në Dardaninë e zemrës sonë. Nuk e kam ndërmend të shkruaj reçension për librin e Liman Zogajt “Ikje nga buzëqeshja”, ngase do të ishte e pakuptimtë të bëja vështrim tjetër kur për këtë kanë dhënë fjalën e tyre: shqiponja bukureshtare e fjalës shqipe, Baki Ymeri, poetët dhe kritikët e çmuar, Marius Chelaru, Halil Haxhosaj, Hasan Qyqalla, Ali Jasiqi, Ragip Sylaj, kurse libri i tij për botim ka rënë në duart e sigurta të redaktorit dhe recensentëve si: Nexhat Rexha, poet i njohur dhe kritik letrar, Skënder Zogaj dhe imadhi Dr.Luan Topçiu. Po përse i hyra kësaj pune? Me marrjen e librit në dorë, më lindi ideja për ta thënë këtë që e thash me zjarrin e zemrës, pë poetin dhe aktorit tonë të çmuar, Liman Zogaj.



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora