E merkure, 11.12.2024, 06:04 AM (GMT)

Kulturë » Kozeta

Cikël poetik nga Keze Kozeta Zylo - Botuar në antologjinë “Rizgjimi i Lutjes”

E enjte, 03.11.2011, 07:58 PM


Nga Keze Kozeta Zylo

 

Botuar në antologjinë “Rizgjimi i Lutjes”,

përgatitur nga Këshilli botues për Festivalin Ndërkombëtar të poezisë “Ditët e Naimit” në Tetovë, edicioni XV.  Antologjia u çua për botim në shtypshkronjën

“Arbëria Design“, Tetovë.  Botimin e ndihmoi Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë.

 

 

E fundit që jep shpirt…

 

Zërin se kam bilbil, të të kendojë mbi degë,

As si i ëmbli Naim, të të mjekojë buzën e çarë,

Por po të fal sythin e fjalës, që çel në pranverë,

Dhe Hënën tek parku, që të prêt me aq mall.

 

Dhe shfaqesh ti pranë pemëve të heshtura,

Me vjeshtën e florinjtë, që gjethet rrëzon,

Në kujtimin e bukur, lotëve të patretura,

Brenda gjoksit të Hënës, veç ti qëndron.

 

E mbështjellë kujtimin me të butin mëndafsh,

Dhe vesh pemën e zhveshur, nudo nga vjeshta,

Si shenjtore e heshtur, mes kopshtit qëndron,

E fundit që jep shpirt, është vetëm shpresa!

 

Manhattan, 1997

 

 

Në shpirt i kishja fshehur…

 

Dhimbshëm u ndava nga shkronjat ILIRE,

Të huajat më prisnin udhëve të mundimshme,

Në shpirt i kishja fshehur, me mallin e Hënës,

Dhe një unazë antike të nënokes sime…!

 

Lotova pa ndalur ndarjen me klasën,

Dhe s’munda të duroja vështrimet e tyre,

Në shtegtim iu mora të ëmblat kujtime,

Dhe hartimet përgjysmë: “Kthehuni Dallandyshe”

 

Me dënesë përqafova fisniket kolege,

Zemrat si zogth filluan të dridheshin,

Në pikturë Rembrandti një lot u kthye,

Dhe dhimbjet tona pikë-pikë digjeshin!…

 

Dhe vitet fluturojnë, e pazonja t’i ndal,

As penën në shqip që shkruan në kartë,

Ndërsa brenga e kthimit më grryen ngadalë,

Dhe hartimet përgjysmë, që s’ja u ktheva prapë…

 

Manhattan, 1998

 

 

Një varkë Hëne

 

Pranverë të tyltë më hodhe supeve,

Me frymën tënde që lehtaz e prek,

Një fashëz hëne butë të puth syrin,

Që si nuse e bukur zbret nga retë...

 

Barisim të dy në ajër të dehur,

Si pëllumba paqeje në të bukurin qiell,

Kjo mbrëmje e prushtë kujtimet ka krehur,

Dhe si me magji në shtëllunga i tjerr...

 

Dhe mund të duket kjo, një romancë e bukur,

Brenda qiellit të ëndrrave, që s’shuhen kurrë,

Nga liqeni i syve ca pikëza loti rodhën,

Dhe me buzët e tua m’i fshive ti gjithë nur...

 

Dhe s’besoj të jetë ky, i fundit ëndërrim,

Që me krah magjie i bie botës rreth,

Ndërsa një varkë Hëne më bën strehim,

Bashkë me Yllin tim, që me aq mall e pres!

 

New York, 2000

 

 

Kozeta Zylo

Pasi diplomohet në Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani” për Gjuhë dhe Letërsi (1979), punoi si mësuese e Letërsisë Shqipe dhe botërore në disa gjimnaze të Tiranës, ndërkohë kryen dhe studimet pasuniversitare në Universitetin e Tiranës.

E spikatur që në vitet 80-të për prirjet dhe qëndrimet e saj jokonformiste, K.Zylo u përfshi energjikisht në proceset demokratike që çuan në rënien e komunizmit.

Mori pjesë aktive në krijimin e Partisë Demokristiane të Shqipërisë dhe që nga themelimi ishte në kryesinë e Partisë Demokristiane të Shqipërisë.

Në vitet 1994-1995, u zgjodh Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokristiane të Shqipërisë si dhe drejtonte gazeten “Ora e Shqipërise” .

Në shkurt të vitit 1997, me shpërthimin e trazirave social-politike në Shqipëri, emigron në ShBA (New York), ku integrohet në shoqërinë e atjeshme, vazhdon kualifikimet në kolegj, emërohet Këshilltare e studentëve në BramsonORT College (2000-2004).

Punoi si pedagoge disa vite në “Globe Institute of Technology” në Manhattan, dhe tani është e punësuar nga Bordi i Edukimit të New Yorkut.

Shquhet ndër veprimtaret aktive në komunitetin shqiptaro-amerikan.

Është zgjedhur sekretare për shtypin dhe informacionin në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë në USA, 2007-2010.

Rreth poezive të saj u zhvillua një orë mësimi e rregullt në shkollën e mesme Susan E. Wagner në Staten Island, New York, udhëhequr nga Prof.Helen Decker.

Gjithashtu poezitë e saj u përzgjodhen dhe u interpretuan në një mjedis amerikan, gjatë një aktiviteti letraro-artistik, në një nga qendrat e mëdha kulturore “Staten Island Greenbelt center, udhëhequr nga znj.Sheree Sobel, shkrimtare dhe psikologe.

Boton në  gazetën “Illyria” dhe  “Dielli”, në USA, bashkëpunëtore në TV “Kultura Shqiptare” dhe bashkëthemeluese e TV Alba Life, shkollave shqipe në Staten Island dhe Brooklyn, New York.

 

Libra të botuar

 

1. Monumenti i Lotit  (me poezi)    (2005)

2. Pranverë pa Mimoza (me poezi)  (2006)

3. Mjellmat po të vijne   (me poezi) (2008)

4. Nje fjongo dielli nga New Yorku ( me poezi) (2010)

5. Refleksione shpirtërore  (kritikë, esse, reportazhe) (2010)



(Vota: 13 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora