E shtune, 27.04.2024, 07:02 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Elmaze Grainca

E shtune, 05.11.2011, 08:54 PM


Elmaze Grainca

 

 

Falë janë  buzëqeshjet

 

Qielli e ka humbur buzëqeshjen

Toka ime e shuan etjen

Në zymtësinë e njerëzve kënga sjell fllad

Shiu lehtë bën koncert.

 

Sot falë jepen buzëqeshjet

Nuk shiten

Shiu e hapi zemren e qiellit

Toka ime vlon nga buzeqeshjet .

 

Merrni si kujtim te kohës false

Merrni dhe ngjyrosni fytyrat e trishtuara

Merrni për kukullat që ju dhanë dhuratë

Sot ka koncert vjeshta

E falë janë buzëqeshjet.

 

 

Lakuriqët

 

Dita më çeli e bardhe sot

“Me gëzim po shkoj ne punë”

Kënga e mëngjesit tim

Më përcolli deri në qytet.

 

Para meje fytyra të buzëqeshura të femijëvë

E bukur është jeta- më thanë

Dhe djersën e ballit e fshiva

E harrova lodhjen.

 

Mirë është kur mundi nuk shkon kot

Kur fara e mbjellur bien

Kur ti ikë duke lënë shtigje të hapura

E jeta ecën shtigjevë të dritës.

 

Eci nëpër shkallët –jo e lodhur

Plot gëzim e dashuri

Plot shpresa

Plot dëshira…

 

Po …në një çast pëlcet dita

Drita turbullohet

Marramendja në kokën time

Për një çast.

 

Kërcënim për gjykatë

Kërcënim për shpifje

 

Një lakuriq

me  petkun e një lavireje

 

Ajo e djeshmja me lakuriqa në duar

As dekadat në të nuk paskan bërë ndryshim.

Për një çast djersët më mbuluan

Ditët e torturës më dolën në kujtim

Fjala ime e mbyllur në kapak prapa parmakëve

Dhe përsëri lakuriqët

kërkojnë errësirë.

 

Sa të vegjël me dukn sot

Më të vogjël se në vitet që deshta t`i lë në

harrim

Të mjerë dhe pa asnjë kuptim

Pa formë.

 

Ti dhe lakuriqi në pikë të ditës

Ti dhe plotë lakuriqë

Ndjej dhembje për ju

Dita  ju

nxori nga terri

Nuk dua të vdisni

Po spektatorët nuk e kuptojnë këtë lojë

Tash ju shoh edhe unë

Kurrë nuk ju kam parë kështu

të zi si terri...

 

 

Fol me veten

 

Fol me veten

Se  miqtë të rrallë janë në këtë botë

E ata që janë kanë hallet e veta

Mos u zemro

Se jeta e ëmbël është

Rrallëkush mund ti ikë ëmbëlsisë .

 

Fol me veten

Se ti nuk i takon kësaj bote

Ku seksi quhet dashuri

Ku paraja të bën mbret

Ku rrugët ndërtohen me maska.

 

Fol dhe mos ik nga vetja

Ruaje kuptimin e dashurisë

Edhe kur akuzohesh për xhelozi

Mblidh kokrrat e misrit të Migjenit

Edhe pa agjë

Ndërgjegjshëm jeto.

 

Kur bota nuk të pranon të tillë

Protesto

Po fol me veten

Brenda vetes mos ndrysho

Se ndergjegjshëm vështirë jetohet

E kësaj bote vërtetë ti nuk i takon

Kjo  botë

nuk ndryshohet

Prandaj…fol me veten…

 

 

Tejpolarizimit

 

Vikendeve

ulem e pres pranë dritares

Sot miqt e mido të vinë

Edhe kalimtarët e rastit nuk e harrojnë këtë derë

Në dimër e nëverë

Kur qetë është

dhe nuk ka shi as erë

Dikush i hankujtimet

Dikush  i ndërton ato

Po vinë…!

 

Koha ime

nuk  mbaron kurrë

Ecë  përpara me rrezet e dritës

Dhe kthehet në fizikun tim

Askush  nuk më njeh…

 

Dikush tha se koha ime mbaroi

Po do  të kallet mbrenda vetes

Atë kallje askush nuk do ta sheh

Se fjala   kur nuk  peshohet  e vret veten.

 

Koha ime eci përpara

Kur më lënduan në zemër

Ajo ndjeu

U kthye dhe më shëroi.

 

Koha ime eci përpara

Dhe kur duart mi lidhën në pranga

Ajo u kthye

Prangat e mia  i coptoi.

 

Koha ime eci tej  polarizimit

Pa dridhje

Më mori me vete

Me miljona ngjyra të dashura për sy

Shkëlqyen .

 

Po

Unë  deshta t`i kthehem njeriut

Një pjesë te asaj bukurie t`ja dhuroj

E njeriu i pangopur mendoi

Koha jote më

tha - mbaroi.

çudi he çudi

e kësaj bote

Mjerimi

mbi  mjerimin

 

Gënjeshtra

mbi gënjeshtren

Tortura mbi torturën

Pyes  unë veten

Me  dritën a me njëriun!?

 

 

Eci koha ime

me rrezet e dritës

Po shikimin kurrë nuk e largoi nga unë

Drita më mbajti nën qiellin e saj

Më tha të mos hutohem pas njeriut.

 

Aq shumë më dhuroi kohai me

Force që të mos kem frikë

Kur buzë  Ibrit   përbindëshi provoi forcën mbi mua

Asnjëherë nuk klitha

Po qesha e qesha

Dhe  në luftë me përbindëshin fitova.

 

Tani jam largë Ibrit

Se deshta që njeriun ta lë te qetë

Në ëndërrat e mëdha të mashtrimit

Le ta zgjasë jeten

Po vdekjes nuk i ikë dot…

 

Koha ime më dhuroi aq shumë dashuri

Që në zemër

te mos mbretërojë vuajtja

Dashurinë e shpërndava livadheve të blerta

Që fëmijët mëngjeseve

të ndjejnë siguri

Nënat ishin të

zëna në punë

Për bukën e gojës.

 

Koha ime më fali shumë guxim

E frikë nuk pata as netëve  plot trishtim

Guximin  e shpërndava maleve madhështore

Ku udhëtarët e natës flenin

Se nuk kishin strehë.

 

Koha ime ecë bashkë me dritën

Tej polarizimit

kërkon kuptimin  e emrit NJERI

 

Koha më thërret

Tej polarizimit ta kaloj kufirin

E  merrem me termin NJERI

Dhe dua ta ruaj formën e fëmijës.

 

Koha ime nuk mbaron kurrë

Se çdo  dite  mbjell nga një lule

çdo ditë fshinë nga një lot

çdo ditë hap kanale drejt rrugës së dritës

Për fëmijët

që të mos i takojnë termit njëri

Fëmijë të jene njerëz me kupritm të fjalës…

 

Koha ime nuk mbaron kurrë

Edhe nëse vdes do të jem

Tej  polarizimit te dritës ju pres

Aty ka njerëz

Njerëz të mirë

si në përralla

 

Ju pres juve që më sillni kujtime

Të freskëta e të sinqerta

Si dikurë

Une tej polarizimit

Përpiqem ta harroj njeriun

 

Përpiqem ta krijoj njeriun

Përpiqem ta ruaj njeriun

E ai të egzistojë

Jo si term po

si forme e si shpirtë

 

Tej  polarizomit të dritës

Shoh

Bota po dridhet

Ruajeni të mos shembet e tëra…

 

Unë dhe fëmijët

E nënave që vdiqën në lindje

Rritemi çdo dite

Frymë i falim njeriut

Koha jonë e ka një fillim

Nuk ka fund

Shpesh qeshim me ju

Ndjejmë dhembje për ju

 

Tej polarizimit

Po vazhdojmë koha jonë nuk ka fund…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora