Kulturë
Fragmente nga krijimtaria e shkrimtarit Përparim Hysi
E shtune, 05.11.2011, 07:39 PM
Mposhtja e frikës...
Kujtimit të Tahir Mehmet Bejos nga Shijaku.
Tregim
Nga Përparim Hysi
Prolog
Pyetjes a vuajmë nga kompleksi i frikës,i përgjigjemi
përgjithësisht,me jo.Kjo përgjigje,në të vërtetë,është e mangët dhe
krejt e nxituar.Saktësisht,të gjithë njerëzit kanë frikë.Provuar nga
të gjithë.Por je frikacak e shkuar frikacakut,në s'e mposht
atë:frikën.Dhe mvaret që a e mposhtim të tërë.Për fat të keq,jo të
tërë.Bilez frika shtrin domenin e saj mbi shumë njerëz:të të gjitha
moshave e të të gjitha gjinive.Unë mendoj se vetëm fëmijtë (po nuk ua
ke futur virusin e frikës ) dhe të marrët nuk kanë frikë. Kur e
pyetën një hero të Luftës së madhe patriotike në Bashkimin Sovjetik
se a ke patur frikë gjatë luftës kundër gjermanëve,ky u
përjgigj:-Kushdo që thotë se nuk kam frikë,gënjen.Puna është që ta
mposhtësh frikën.Kush e mposht frikën është trim.Heroi ishte nga ato
pakicat ruse,më duket ujgur a kirgizas dhe quhej Babishu Momishuli.
Në u mora pak me frikën dhe mposhtjen e saj, e bëj jo pa shkak.Vetëm
kini durim dhe më ndiqni. Do tregoj për një nga ata që e mposhti
frikën në kohën e regjimit të Enver Hoxhës.Po para se të dalë në
temë,lejomëni që të bëj dhe pak përsiatje që vlejnë si një
dekor,ku,më tej,do ravijëzohet gjithë jeta ekëtij njeriu sa të
aftë,por dhe aq trim.
Trimëria nuk tregohet vetëm në sheshin e luftës,por dhe në betejën e
gjatë të jetës. Ata që kanë provuar luftën,thonë se beteja e jetës
është ca më e vështirë apo dhe më e ashpër.Dhe unë them që kanë të
drejtë,aq më shumë kur flitet për jetën nën një regjim që hiqej
popullor dhe ishte më shtypës nga gjithë regjimet shtypëse në
botë.Pra,nga frika tek trimëria,një çap të ndan.E mposhte frikën,je
trim.Të mposhti,je frikacak.
* * *
Kur përsiatem për frikën,kam dhe një arsye më shumë.Personazhi i
tregimit tim,sado që ka qenë ushtarak dhe i lidhur me partinë (ka qenë
dhe komunist )
qe martuar me një ruse të cilën e dashuroi kur qe atje për studime. Sa
të lexoni kaq dhe nuk është e vështirë të kuptosh,pse tregimi im ka
këtë titull. E vura këtë titull enkas. Dhe ja pse:lexova mbresa të një
shkrimtari për një tjetër shkrimtar,ku,në vija të trasha,thuhej,mes
tjerash:...kur e detyruan që të ndante gruan e parë se qe ruse...". E
lexova këtë frazë dhe zura të mendoja për mikun tim,të ndjerin,Tahir
Beja,dhe thashë:-Sa qëndron kjo fjala"kur e detyruan" dhe po vet u
përgjigja:-Është krejt e vërtetë që ai regjim bënte trysni të madhe
dhe nuk njihte skrupuj,kur insistonte që të ndante burrin nga gruaja
dhe ca më tepër edhe nga fëmija (qenë dhjetra e dhjetra ata që i
shkatërruan familjet),por,nga ana tjetër,pati nga ata
që,trimërisht,morën përsipër të gjithë pasojat dhe nuk i ndanë.Pra,e
vunë poshtë frikën.Dhe unë,para se të flas për mikun tim,do t'u sjellë
,kalimthi,disa prej atyre që nuk u dhanë para gjithë trysnisë.Ata
kanë qenë mes nesh,por ne trimërinë e tyre nuk e vinim re.Dhe kjo
është,pakëz,fatkeqësia jonë.
*
* *
Mirë pra,le të fillojmë.Si mendoni ju të mos i kenë bërë presion që të
linte bashkëshorten,i madhi kompozitor shkodran,Pjetër Gaci? Jo vetëm
i bën presion dhe kur ky Njeri sa i madh si muzikant,aq i madh dhe
trim u tregua si njeri.Nuk e ndau të shoqen.Dhe për këtë"mosbindje"
ndaj urdhërave nga lart,muzikantin e madh e çuan ushtar në
Shëngjin.Kur shkova ushtar,kompozitori qe liruar,por gjeta kapterin që
më tregonte:-E çfarë Njeriu ishte!Me ranë dek në kamb,kur luente në
violinë. Çdo ditë kur nsiej për në tunel (punime operative quheshin në
gjuhën e ushtrisë),ia fashojsha gishtat se druj,-thoshte,- po
më"sëmuren" tuj thye grurë.I ndjeri Pjetër Gaci që i dha aq
muzikës,ka kohë që nuk rron,por rron bashkëshortja e tij "rusja" nga
Shkodra që,edhe pse ka vdekur i shoqi,nuk është kthyer në Rusi,por
rron në Shkodër.Një grua trimëreshë që qe në sinkron me trimërinë e të
shoqit.Në Vlorë ka pas rrojtur një oficer i zoti që është quajtur
Hazis Hasa. Ky,Hazis Hasa,krahas studimeve në Bashkimin Sovjetik u
dashurua me një ruse nga Ekatirnoburgu.U dashurua dhe e mori me vete.E
solli në Shqipëri.Si mendoni a nuk iu bë trysni këtij oficeri për të
lënë të shoqen?Jo vetëm nuk e la,por me të rroi deri sa mbylli sytë(ka
vdekur para dy vjetësh),por e shoqja ruse që rron ende,jeton në Vlorë.
Se ajo e çmoi aktin e të shoqit:kurrë nuk iu nënështrua trysnisë duke
marrë mbi vet të gjitha pasojat.
Në Fier ka patur disa me gra të huaja.Mbi të gjithë u ushtrua
trysni.Por pati nga ata,që e mposhtën frikën.Një kuadër që gruan e
kish ruse,bash kur kishim nja 10-vjet të mira që qemë prishur me
rusët,e la të shoqen kot fare.Rusja qe mësuese që jepte rusisht.Kish
vajtur të merrte regjistrin në personel dhe nxënësit e ngritën klasën
në hava.Mbrriti mësuesja (qe e zonja dhe me autoritet ) dhe,nxënësit
, sa e panë , e pushuan si me urdhër zhurmën.Mësuesja u
tha:-Ç'patët?Kini frikë?Shqiptarët nuk kanë frikë. Kaq qe i
gjithë"faji" i kësaj fatkeqeje,se kuadri,sado që ksih mbi 20 vjet me
të, iu nënështrua diktattit të partisë dhe e ndau të shoqen.Pra,kur
thonë në Myzeqe,ky,kuadri partiak për të ruajtur karriken dhe
karrierën,i bëri trragë bythës.Dhe po në Fier.Fieri ka qenë pak me
fat,që i erdhi një doktor si i paharruari dr.Thimi Melonashi. Ky njeri
ideal dhe një nga profesionistët më të mirë që kishte jo
vetëm,Fieri,por dhe Shqipëria (këtë e thoshin me zë të lartë në
Tiranë) ,pati fatin e keq dhe nuk bëri karrierë,se gruan e kishte
rumune.I dhanëe i morën që ta linte këtë"agjente" të George Gjeorgjiu
Dezh?!" ,por doktori nuk u dha.Ia çuan të përziente bojëra në
komunale.Dhe kë çuan.Atë,të mirën dhe të urtën.Ana Milonashi. Është
filologe e madhe,bre,- më thoshte i ndjeri në intimitet. Dhe,vërtet,
kur erdh demokracia ajo"agjentja" ia bëri bam si autore fjalorësh
dy-gjuhësh,por i ndjeri Doktor Thimi nuk pa ditë të bardhë.Ia nxinë
jetën duke ia bërë"pis" të shoqen.
* * *
Tahir Mehmet Bejo nga Shijaku qe jetim.Pothuaj u rrit sa në shkollën
e kadetëve aq dhe në shkollë të bashkuar.Qe jo vetëm nxënës i mirë,por
dhe shumë i gjallë.Qe,veç tjerash,edhe futbollist i mirë.Aktivizohej
asi kohe me skudrën aq simpatike "Luftëtari" që qe një skuadrë
ushtarake dhe,më pas,edhe me të famshmin "Partizani". Si nxënës
cilësor që qe,fitoi bursë për studime në Bashkimin Sovjetik,në
specialtetin e artilerisë bregdetare.Qe djalë shumë simpatik dhe
s'kishte si mos binte në sy të femrave ruse,që,siç tregojnë,kishin
obsesion dashurinë me shqiptarët.Se janë besnikë,-
thoshin.Mjerisht,shumë nga ato u zhgënjyen nga kjo besnikëri,se pati
shumë syresh,që u mposhtën nga frika. Tahiri u dashurua me një bjonde
majft të bukur:me Tamarën.Jo vetëm u dashurua me të,po,kur po mbaronte
afati i studimeve,atje u lindi dhe çupa që i vunë emrin Svjetllana.
Kur u kthye,mbasi mabroi studimet,në fillim të viteve '60-të,me gjithë
grua e çupë u vendos në ishullin e Sazanit,se atje u caktua me
detyrë.Merreni me mend zhgënjimin e ruses së bukur (me të vërtetë qe
si një tulipan i plotë,i bukur dhe i verdhë,se qe shumë bjonde) ,që la
atë konfort që,krahasuar me tonin,qe si nga dita të përfundosh në
natë.Po kur e do burrin dhe anasjelltas,të gjitha vështirësitë dhe
privacionet,zënë e zvogëlohen aq sa nuk të hyjnë në sy. Aty,sa u thye
iti 1960,familajrisht kapiteni i parë Tahir Bejo,transferohet në
Shëngjin.
Kur erdha unë ushtar,e gjeta në Shëngjin si shef të shtabit.Qe një
oficer që,menjëherë,të binte në sy.Uniforma i rrinte,si të ishte i
lindur për ushtarak,dhe kish një karizëm që të bënte për vete.Pak si
brun,me ca mustaqe të zeza që aq i shkonin,në dukje të jepte
përshtypjene një njeriu të sertë e të rreptë,por,po ta njihje
mirë,atëherë do ta kuptoje që kishe të bëje jo vetëm me një ushtarak
të zotin,por dhe me një njeri me zëmër të madhe.Mirpo ky njeri kaq i
përgatitur(mbante gjith shtabin e nënrepartet gjallë) ,mbahej nën
surevjeim dhe shihej si"delja e zezë". Kjo që them,nuk është me
apriori,por e vërtetë e palujatshme. Sa herë e kishin thirrur dhe i
bënin presion që ta linte atë,rusen;atë agjenten;por asnjëherë nuk
lëshoi pe.Pranoi të gjitha trysnitë dhe nuk u dha. Unë punoja në zyrën
sekrete dhe e kisha titullarin tim direkt.Duke punuar bashkë,ne u bëmë
miq dhe,shpesh,më hapte barkun duke m'i treguar të tëra.
Dhe çuditesha me të:-Sa burrë i Zoti!Nuk ia bëri njëherë syri tërr.
* * *
Një ditë vere,sa për kontroll aq dhe për plazh,kish ngritur "çadrën" e
pushimit (një rrugë e dy punë),vet gjeneral Hito Çako.Atë kohë,më
duket se qe Drejtor i Aparatit Politik të Ushtrisë.Pra,qe në kokë të
udhëheqjes së ushtrisë.Kur nuk e prisnim,trokiti dhe,kur hapa
derën,shoh gjeneralin.Para meje paraqiti frocën shefi,Tahiri,por as që
ia priti këtë paraqitje,po tha,ulu,Tahir,ulu. Dukej njihej prej kohësh
kur gjenerali,me sa më kujtohet,qe marrë dhe me bregdetin.U ulën
secili në karrike dhe unë në karriken time,por duke u kthyer me front
nga ata.Gjenerali seç kërkoi një shkresë"sekrete" dhe,si kërkova e
gjeta dhe ia dhashë,ai duke parë mbi shkresë,më pyeti:-Shok ushtar je
komunist ti?
-Jo,- iu përgjegja.
Gjenerali iu drejtua major Tahirit:-Tahir,e ke atë gruan ruse ti?
-Si urdhëron shoku gjeneral! (tek e ndiqja drejtimine bisedës,vëreja
një nervozizëm të mikut tim dhe po më vinte keq).
-Dëgjo,Tahir,- foli gjenerali,skur t'i bjerë zjarri kësaj zyrës,së
pari nuk do thonë që e ka djegur ky ushtari,sado që ky nuk është
komunist.Do të thonë e ka djegur major Tahir Bejo se ka gruan "agjente
të rusëve",pastaj do të thonë për ushtarin dhe,në fund fare,për mua
gjeneralin.
Major Tahiri,pothuaj,qe bërë shafran i zi nga aluzionet e
gjeneralit,por qe çmësuar stomaku i tij me këto survejime e provokime
të trasha.Gjenerali,sikur të kishte ardhur enkas për këto "batuta" kaq
të rënda,ndënji dhe pak dhe u largua.
Kur u kthye shefi,nisa nga pyetjet e mia.Dhe zuri të më tregojë aq e
aq presione,të cilat ai i kish përballuar si burrë i vërtetë.Si një
trim dhe kaluar trimit.
* * *
Kur ndodhi pushtimi i Çekosllovakisë nga rusët,shtabi qe mbledhur për
të parë zbarkimin.Major Tahiri paskej thënë:-Ç'zbarkim i shkëlqyer! (
e kish rrëmbyer ana profesionale),por,si ish kthiellur,kishte
shtuar:-Rusët çekët i gjetën në gjumë.Pa le ta provojnë njëherë me ne?
Hafia çoi tek "mbreti" vetëm"Ç'zbarkim të shkëlqyer" dhe mikun tim e
thërresin drejt e në Komtetin Qëndror:tek komisari i madh,Hysni
Kapo.-Ke thënë"zbarkim i shkëlqyer për rusët",sado që u mbrojt miku im
dhe,sado një ofcer i ri,lab,por burrë me kockë erdhi dhe tha të
vërtetën (gjej rastin ta falnderoj atë oficer trim që ështtë quajtur
Banush Shurdhi),se tha:-Po të vijnë e ta provojnë me ne?,asgjë nuk u
mor për bazë.Tahir Bejon e përjashtuan nga partia dhe e transefruan në
Laç.Atje jepte lëndën ushtarake në shkollën e mesme Laç.Por diktatura
t'i bluante kockat pak nga pak.Morën vesh se i vëllai i Tamarës(
"agjentes") na ishte shpallur tri herë kampion bote në hedhjet me
parashutë.Pra,ky qe "desanti i parë" që do zbarkonte në Shqipëri.Major
Tahirin e çmobilzuan dhe e dërguan në ndërmarrje e drurit në Laç.Po
ai ,përsëri,qëndroi si trimat.Tamarën jo vetëm nuk e la,po ai kish
kohë që kishte dhe djalë,Sokolin.Sa më e madhe qe trysnia e pushtetit
dhe partisë,aq më i madh qe qëndrimi stoik dhe për t'u marrë shëmbull
i Tahir Bejos.Punoi disa vjet në atë ndërmarrje dhe,kur erdhi
demokracia,familjarisht u vendos në Rusi.
Fillova të interesohesha për mikun tim dhe gati bërtita,kur një mik
tjetër,më dha lajmin e hidhur se miku im kish vdekur.Dhe shumë kish
rrojtur me ato seç i pa lëkura.Kish vdekur,po,për së gjalli,e kish
lënë amanet:-Të më varrosni në Shqipëri! Dhe e sollën në Shqipëri këtë
trim që diti që ta mposhtë frikën.
Për fat të mirë,ndjehesh pak krenar kur sheh që trimëria s'ka qenë e
një njeriu të vetëm.Unë solla disa prej tyre,por lista mund të jetë e
gjatë.E,sa për ata,që i ndanë se i"detyruan",pasqyrat janë përpara.Le
të shikohen.Unë vetëm kam treguar për ç'di.
Duke e sjellë veç kalimthi jetën e këtij njeriu,sa të guximshëm dhe
aq atdhetar,më mban shrpesa se ndoshta bie në gjurmët e familjes së
tij:Tamarës,Svjetllanës dhe Sokolit.Dikush më ka thënë se e mbesa e
Tahirit,çupa e Svjetllanës,është si folëse tek Radio Moska-shqip.
Ndoshta shkon ky shkirm tek cilido që di për të dhe të më shkruajnë
përmjet e-mailit:perparimh@gamil.com
Ky tregim të jetë si një tufë me lule mbi varrin e mikut tim:Tahir
Mehmet Bejo nga Shijaku.Në paqe u prehtë!Amen"
4 nëntor 2011
__________
Hajduti me duar të "pastra?!"
Tregim
Nga Përparim Hysi
Ka qenë shtator i vitit 1964.Për "veprimtari
revolucionare"(nënkupto:biografinë) , mua më kishin transferuar
larg shtëpisë dhe ,për të gjetur një vegë se ku do të varnin
shtëmbën,kominikuan se në atë shkollën mu në fund të Mallakastrës,më
çonin për të ngritur unë,me demek,cilësinë mësimore.Epo eli-zeli
kështu ka qenë me këto emërimet e mësuesëve që,sa herë vinte gushti,do
të ishe nën trysninë se ku do të emëronin. Them për vete dhe për ca si
kasta ime , që e përjetonim këtë trysni , se kish dhe nga ata,që më
kishin lindur me këmishë:as që donin t'ia dinin. Mua po. Më zinte era
ngado që frynte:xhaxha të pushkatuar,gjyshin kulak! Më dilte dhe më
tepronte biografia. Epo sistemi qe fotokopje e atij sistemit rus.A nuk
bënte kështu dhe Stalinii?Po dhe Cari,para Stalinit,ata të"sertit" (në
këta hyja dhe unë,për sistemin),i çonte o në Kaukaz o tutje deri në
Vladivostok.E Kaukazi për Fierin,asi kohe,qe Mallakastra. Kështu që
mua më degdisën mu në kufi me Tepelenën dhe do kish qenë më mirë të
isha në Peqin se sa atje. Kur them në Peqin,se Peqini me Fierin është
fshati ku fillova unë jo vetëm qe larg,por nuk gjeje makinë që,qoft
dhe një herë në javë,për të ardhur në shtëpi. Dhe , sado që një të
shtunë preva biletë për në Fier ,makinë nuk gjeta dhe natën e kalova
tek ca mullarë me kashtë të fshatit Bejar,buzë xhadesë.
Megjithëse larg shtëpisë dhe,sado që qeshë dhe me fëmijë,as që e
përfillën ankesën time për transferim.Duhej zbatuar vendimi i
komitetit ekzekutiv,se,në mos,pushoheshe nga puna.Apo nuk ma kishin
sevdanë? Pastaj,po mos vija unë në detyrë,si do bënin atje,në
Mallakastër,pa punën time'cilësore?" . U paraqita në punë dhe,pa
kaluar java,mbrriti inspektori. Qe me porosi. Më kontolloi për të
gjitha orët,jepja gjjuhë e lexim letrar,në të tri klasat e 7-vjeçares
dhe,sado me"porosi",mbeti i kënaqur nga puna ime. Por unë isha si ai
ujku ,që,sado e zbutin ,mëndjen e ka nga pylli .Dhe mëndjen e kisha
tek familja. Një herë në javë dhe,kish raste,një herë në dy javë.
Kollë e rëndë që mënd më mbyste. Po do ta hidhje vallen sipas muzikës.
Sidoqoftë,e gjeta një mundësi.Kisha filluar provimet me
korrespodencë dhe llogrita: jap 5 provime,brënda pak ditësh,dhe,me që
për çdo provim fitoje tri ditë të pagueshme,i binte që për 15-ditë,ta
kisha zbutur sado pak mallin për familjen. Kështu bëra. U nisa për
Tiranë dhe për tri ditë i dhashë të pesë provimet.Atëherë lejohej që
mund të jepje edhe tri provime në ditë . Sa për provimet (ndoshta për
to do shkruaj më gjatë njjëherë tjetër ) ,duhet të them ,se ,sado me
korrespodencë,po rezultatet i kam patur të mira . I mora provimet
dhe me syrin pishë ,ndërsa kolegët bënin shkollë ,unë ngjisja shkallët
e bibliotekës së qytetit që,për rastësi,qe përballë zyrës së shefit të
seksionit. Ky po më"donte" shumë se,saj "dashurisë" së tij më
degdisën aq larg.Më pa që nga kati i dytë dhe më dërgoi lajm me një
inspektor që të paraqitesha tek ai. Inspektori më gjeti tek lexoja
dhe,ashtu si prifti që thonë kërceu nga belaja ,i rashë pas
inspektorit dhe drejt e tek shefi . Ky po "punërëndë" siç qe,ulur
kokën mbi shkresa sikur nga to do bënte një zbulim të madh,dhe pa e
çuar kokën hiç (po si mund vallë të më shikonte në sy,se ku unë e ku
ai?! ) ,më tha:
-Sot është e hënë dhe ti më rri e sorollatesh sokakëve.Pse nuk ke
shkuar në detyrë?
-Jam me leje provimesh.I kam dhënë ato.I kam fituar dhe,sipas
ligjit,më takojnë 15 ditë leje.
-Jo,more!!!-bëri si i habitur. Pse sa provime paske dhënë?
-Pesë provime dhe ndaj kam hyrë në bibliotekë që të studjoj për të gjashtin.
-Pa dale,- më tha,- të të shoh librezën.
E kisha në xhep dhe ia zgjata.E hapi dhe,tek pa se me të vërtetë kisha
likujduar 5 provime,tak dhe qeshi. Mos mendoni se iu gëzua
rezultateve të mia që,për të qenë i ndershëm,qenë në folklor,hyrje në
letërsi,leksikologji-fonetikë:mirë dhe shumë mirë,kurse në dy
historitë(një eLindjes së Lashtë dhe tjetrra Greko-Romake) kisha marrë
vetëm kalueshëm,ou,-bëri.-Po ti provimet i ke dhënë për tri ditë,dhe
dashke 15 ditë leje,ë?!Ku e ke gjetur këtë lloj mathematike? Ke thyer
disiplinën shtetërore dhe do të ndëshkojmë financiarisht.Veç
kësaj,qysh nesër të paraqitesh në punë,se,ndryshe,do t'i propozojmë
komitetit për të të pushuar nga puna.Zërin e ngriti nja dy oktavë,se
krahët i kish të ngrohtë.Këtë karrike nuk e kish zënë me zotësi,por
rastësisht.Kish ardhur njëherë Enver Hoxha në aktiv dhe,për të thënë
se qe mbështetës i kosovarëve,e lakoi emrin e këtij që u bë shef.Në
fakt,nuk qe kosovar,por ulqinak.Por,siodoqoftë,"uratën" e të madhit e
mori dhe i doli për hajër.Jo vetëm shef,por hë-hë,në minsitri të
Arsimit dhe më tej deri në titullar pushteti në Tiranë.Shkurt si
kungulli:kishte marrë gardhin. Kungull- kungull po mua m'i mbathi dy
këmbët në një këpucë.Që të nesërmen ia mbatha në shkollë:60km larg.
* * *
Qe data 21 shtator. Në këtë datë merrnim,një herë në muaj,rrogat ne ,
mësuesët e fshatrave.Kisha zbritur nga fshati ku punoja dhe,sa zbrita
në Fier,takova pagatorin që kish marrë rrogat tona.Prisja
ndëshkimin.Hapa borderonë dhe nuk kisha asnjë ndalesë.U
gëzova.Shpëtova,- thashë.Futa lekët në xhep,kur tak u rrëfye shefi i
llogarisë.Unë e njihja,po ai nuk më njihte.Pyeti pagatorin:-More e
mori rrogën një Përparim Hysi? Në vënd të tij,u përjgija unë: - Po. E
mori. Unë jam ai një (e shkërbeva zërin se nuk më erdhi mirë për atë
një?!), që e mora.
Dëgjo,- foli ai,- ty të është ndaluar gjysma e rrogës se nuk ke qenë
në punë.Duhet të na kthesh (sa mirë mbahet mënd e keqja) ,tremijë e
pesëdhjetë e gjashtë lekë.Dhe tak më tregoi urdhërin të firmosur nga
ai,shefi zëmadh. Nxora paratë dhe ia numërova.I futi në xhep dhe,kur
do të ikte,i them:
-Ore shef,po unë këtu firmosa për rrumbullak 5700 lekë (kaq qe rroga
ime asi kohe) dhe,po marrë gjysmat e tyre.Nëmë,- i them,- një vërtetim
që po të dorëzoj kaq lekë,se,ku ta dish,nesër m'i kërkon prapë. Më pa
si nga lart-poshtë,se nuk e priste këtë kërkesë që qe nga më
racionalet.
-Mirë,- pranoi.Hajde pas meje,në zyrë.Ndoqa atë në zyrë dhe me
shkrim-dore më dha vërtetimin.E mora,e futa në mes të pasaportës
dhe,kur mbriita në shtëpi,e lashë në një cep të dollapit.
* * *
Kish ardhur dhjetori dhe më kish ardhur fletë-thirrja për ushtar. Një
ditë prej ditësh,shkova në seksion se duhetë merrja një shtesë
vjetërsie në arsim (kisha mbushur 5-vjet).Shtoheshin gjithësej 600
lekë.Tek hyra në zyrë të llogarisë,drejt e tek shefja. Shefi i
mëparshëm ish transferuar.I paraqita shefes së re kërkesën dhe më tha
që të vija pas tri orësh. Kur shkova,më thotë:-Përparim! Ty jo vetëm
nuk i merr ato shtesat,por duhet të na kthesh 3056 lekë për muajiin
shtator. Zyra e llogarisë se seksionit qe goxha e madhe:aty punonin
veç tri lllogaritarëve por dhe nja 5 inspektorë të arsimit.Unë jam tip
shumë impulsiv dhe,padrejtësitë,më bëjnë shumë acarues dhe shpërthyes.
I them shefes:-I kam paguar njëherë ato lekë. Shefja,tak nxjerr
borderotë dhe thotë:-Ja,shikoje! A nuk është firma jote kjo? -Po,- i
them. Por unë kam një dokument që i kam paguar ato lekë. -Bjere
dokumentin,- më tha. Jo vetëm do ta bie,- thashë i nxehur,-por do t'ia
çjerrë maskën atij hajdutit,Ligor Petraqit! -bërtita. Dikush që ishte
veç sytë e veshtë e mbretit dhe,ndaj,e mbante atë karrike, më
thotë:-E di me kë ke të bësh apo jo? Shoku Ligor jo vetëm është
komunist,por është familje dëshmori dhe u bëre ti që ta mbash në gojë.
-I di të gjitha,-ia prita flakë për flakë:edhe që është komunist,edhe
është familje dëshmori. Paratë ia kam dorëzuar atij dhe,me që këtu del
që ato para nuk janë mbyllur në lllgari të shtetit,kush i ka marrë veç
tij?!!!- i mshova zërit dhe, ashtu i nxehur siç qeshë,iu lëshova:-Apo
i kini ndarë bashkë? Dhe duket tani e kisha humbur aq,sa një nga
inspektorët,ndërhyri dhe tha: -Pse duhet të shpejtohemi? Ky do vejë
të bjerë vërtetimin dhe e vërteta del në shesh. I hipa biçikletës dhe
frymën në shtëpi (banoj
Ndërsa unë pedaloja për shtëpi,hafija e kish lajmëruar sh.Ligor .Ky
kish sosur para meje dhe frymën drejt e tek kryetari i komitetit.
Duket seç kish llomotitur kundër meje (këtë e mora vesh shumë vonë,pas
dy vjetësh) ,por kryetari ka qenë burrë që rrallë ia gjeje shokun.
Fara elite mbin dhe në një rrasë guri.Kryetari qe nga një derë
bjelerësh ,që,për çudi,mbajti anën e Çlirimtares,dhe,për shumë
kohë,drejtoi komitetin ekzekutiv të Fierit. Do t'i dhimbnin eshtrat,po
mos e lakoj me emër:është fjala për të ndershmin,të ndjerin Faik
Ahmeti. Me vërtetitmi tim në dorë,ndërsa në seksion po bëhej
gurguleja,mbrita unë. Shefja,sa e pa, nuk e mbajti një buzëqeshje në
fytyrë.Doli se kush qe hajduti. Më tha mua:-Na i lër këtu këtë
vërtetim. Jo,- i thashë. Kopjoje dhe origjinali më duhet; se ruaj
faqen time. Kështu bëri. Paratë,- më tha,- do vish t'i marrësh nesër.
U qetësova dhe me bisht të syrit pashë atë"kalecin" që nuk po i rrinte
kapelja mirë.Seç bodec po të shpon,- e gudilisa enkas. As nuk e hapi
gojën.
Të nesërmen,si kishin kaluar nja dy orë që ishin hapur zyrat,drejt e
tek shefja. -Hë,- më tha,- erdhe. Do vemë bashkë tek kryetarii,shoku
Faik. I rashë pas dhe ngjitëm shkallët për në kat të dytë,tek
kryetari. Kur hymë brënda,ky foli: - Pa na i trego se si është puna?
Dhe fillova të tregoja se si ndodhi.Të gjithë historinë.Më dëgjoi me
shumë prudencë dhe,në fund,më tha:- Na ke dhënë një ndihmë të madhe.Të
lumtë! Më dha dorën dhe unë,pasi mora paratë për vjetërsinë, u ndava
me këtë histori.
* * *
Kisha vajtur ushtar në Shëngjin dhe aty,nga marsi i vitit 1965 më
thërrsin në komandën e regjimentit.Vet komisari më mori në pyetje:-
Mik vëllai (kështu e kishte me mua se qemë miqësuar nga që luanim
shah ) ,më thotë,çfarë ke ngatërruar andej nga Fieri se ka ardhur një
telegram nga prokuroria që duhet të paraqitesh urgjent atje. Ou,-
bëra,- me siguri:ai vërtetim se ç'tjetër? Sado që e kisha zënë pak
si"mik" këtë komisarin dhe sado që prokuroria kish dërguar
shkresë,komanda nuk u bind se mendonte,se unë kisha kurdisur ndonjë
marifet që të shkoja me leje.Dhe nuk më lejuan.Prokuroria e Fierit e
kish përsëritur dhe dy herë të tjera kërkesën,po ku dëgjonte ushtria
nga një prokurori civile. Ndërkaq kur,siç duket nuk mbante më ujë
pilafi,erdhi shkresa nga Prokuroria Ushtarake me qëndër në Tiranë dhe
urdhëri qe i prerë:- Ushtar Përparim Hysi duhej dërguar pranë
Prokurorisë së Fierit për t'u pyetur për një çëshjte civile. Ky urdhër
(epo ku qaste kasollja?) që qe si shkak që të vija pranë
familjes,befas më gjeti të vënë në allçi,pas një operacioni që bëra në
spitalin ushtarak në Tiranë.Kisha një javë që qeshë operuar dhe
gjurin e kisha në allçi ( e kam mbajtur 24 ditë kështu) ,kur hapet
dera ku qeshë shtruar dhe veshur me një bluzë të bardhë (siç ndodhte
me të gjithë vizitorët),rrëfehet para meje vet prokurori i Fierit. I
gjatë dy metrosh dhe me atë trup kaba që në Fiier të fuste frikën (ne
njiheshim me të që në Fier),sa më pa,lëshoi një buzëqeshje:- Të
kërkuam në qiell dhe të gjetëm në tokë.Sa bëmë ato"qokat" e
spitalit,hapi dosjen dhe më zgjati një proces-verbal. Lexoje,- më
tha,- dhe po qe dakord me ato që kam shkruar,firmose.Na duheshe,pa
tjetër,në gjyq.Po qenke operuar.Na ke dhënë një ndihmë aq të
madhe,se,në tërë prkatikën juridike,nuk kemi gjetur kund një vjedhje
kaq përfekte:me duar të"pastra".
Nisur nga vërtetimi yt,kemi shkuar shkollë më shkollë ku kishm ndalje
parash dhe zbuluam se ka përvetësuar 257 mijë lekë.Dhe nuk linte
gjurmë.E linte mësuesin që firmoste dhe,mandej,i tregonte
urdhër-ndalimin.Në bordero nuk kish asnjë ndalesë.Si fuste paratë në
xhep,griste dhe urdhër-ndalimin dhe nuk kishte për t'u zbuluar kurrë.
E lexova një për një atë procec-verbal dhe,meqë të gjitha
ç'shkruheshin atje,i gjeta të sakta,e firmosa. Prokurori më flanderoi
dhe iku andej nga kish ardhur.
* * *
Kur erdha,pas operacionit me leje,në Fier mora vesh që i pandehur
Ligor Petraqi,pasi qe përjashtuar nga partia si hajdut,qe dënuar me 6
- muaj burg.Por "drejtësia popullore" duke marrë parasysh se qe
familje dëshmori,ia ktheu burgun me kusht dhe ,nga financier që qe, e
çoi punëtor ngarkim-shkrakimi në një ndërmarrje të qytetit. E,
thashë,kur e mora vesh,kot nuk thotë plaka Qeriba:-Anëtar
partie,hajdut qeverie. Thotë plaka Qeriba,po mua nuk ma mbante deri
aq;se mua më ngjiteshin mizat. Dhe,sikur për një çast të mos e kisha
ruajtur atë vëretitmin,do ta kisha pagur dy herë"lejen e
provimeve".Sidoqoftë,rasti i këtij Ligorit vërtet është pak
unik:vjedhje me duar të"pastra"...
2 nëntor 2011
_________
Mozaik
(nga blloku i poetit)
Nga Përparim Hysi
Leksioni
Në një auditor plot me intelektualë
Injoranca po mbante leksion.
Dhe zunë e duartrokisnin lektorin
Se"ligjërata e tij qe e rrallë?!!!"
Gojëhapur la auditorin?!!!
Dhe qeshnin...kishin harruar për të qarë.
Zonja me cigar
Një zonjë e bukur po tymos cigar
Dhe cigarja digjet...digjet
Po unë ç'kam,vallë?
Pse diçka tek unë po digjet?!....
Mësuesi i (ç) merituar?!!!
Dhe çudia...ja që ndodhi:
Atë e bën Mësues të merituar?!!!
Epo këmbët,tutje- thu kot nuk i lodhi
Vet shefin me çdo gjë për ta furnizuar.
Nuk dinte ç'ish metodika
Asnjë libër kurrë s'pati lexuar.
Për shefin?Sa s'i binte pika.
Titullin...sikur ia kishin"vonuar"
Kot nuk qe drejtues"shëmbullor"
Për shefin?Në këmbë:furnitor!
Çast
Nga trotuari unë ndjek me sy
Makinat që lëvizin në disa korsi.
Nxitojnë ato korsive
Si me shpejtësi vetëtime.
Kur shoh që një shofer frenoi rëndë
Se një rosak,me rosën hijerëndë
I ka prerë rrugën si pasha
Dhe me kafshë e shpendë s'ka shaka.
Eh,- them të qe kjo gjë në Shqipëri
Ta shihnin ato shpëndët,tani.
Por amerikanët kafshë e shpëndë respektojnë
Ndaj dhe shoferi,fort frenoi.
Shpirti im
Shpirti imë është bërë vullkan
Sa është gati të shpërthej
Se nga malli jam duman
Tërë llavën dua të krrej.
Të nxjerrë llavën e mërzitjes
E gjëkundi ta vërvis
Të shpëtoj prej mërzitjes
Dhe kurbetin unë ta mbys.
Peizazhe që më"vrasin" sytë
Arras- pa arra
Borsh-pa portokaj
Drithas-pa drithë.
Fikas-pa fiq
Kallm- pa kallama.
Liqenas-pa liqen.
Memalliaj- pa qymyr
Pëllumbas-pa pëllumba
Pishë- pa pisha.
Shegas-pa shegë.
Ujishte-pa ujë.
Fushë- me gjëmbacë
Guras-me gurë
Rrugë-me gropa
Pyll- pa drurë.
2001-20011
___________
Kur Zoti zbret e të fletë në veshë
"Po bëre të mira,Zoti vjen e ta shpërblen"
Popullore
Tregim i vërtetë
Nga Përparim Hysi
Vet kam qenë ateist.Nuk besoja në asnjë fe.Edhe tani që po plakem-
ndoshta kam ditët e fundit- se,pothuajëse,po e sos çahirin tim,prapë
se prapë,nuk jam ithtar i asnjë feje.Sado që nuk besoj në asnjë
fe,alien nuk jam.Nuk është se kam rënë nga qielli dhe,kësisoj,en
bloc,fetë janë të huaja për mua.Prindërit i kam patur të sektit
bektashi dhe imegjyshe nga babai,qe dhe myhype.I bënte të gjitha
ato"shartet" që ia kërkonte besimi.Babai dhe nëna,me që ikën nga
Skrapari dhe u vendosën në Myzeqe,nuk kishin ku t'i praktikonin
ato"sharte fetare" që kërkonte besimi i tyre dhe,kështu,që unë u rrita
jashtë ndikimit të fesë.Por sado që nuk besoj në asnjë fe,kjo nuk do
të thotë që të jem kundra të gjithë atyre që
besojnë.Përkundrazi:respektoj çdo lloj besimi të të gjithë
njerëzve.Nuk ndjej ndonjë zbraztësi të madhe në formimin tim,që nuk
besoj në ndonjë fe.Se tek shikoj, shumë nga klerikët e të gjithë
feve,kanë ndikuar për keq me shëmbujt e tyre.Janë qindra (mos thënë
mal me dosje) që akuzojnë klerikë që kanë përdhosur tempujt e
fesë.Parë me këtë sy,as që më vjen keq që nuk jam tunduar qoft dhe nga
ndonjë fe e caktuar.Për shumë klerikë,të të gjithë feve,kam nderim dhe
bie në gjunjë.Bie në gjunjë se ata kanë qenë modele të vërteta nga të
cilët jo vetëm besimtarët,por çdo njeri ka se ç'mëson.Po t'u referohem
klerikëve të vëndit tim,sado që jam prej prindërish bektashi,repsektin
e madh e kam për klerin katolik.Me punën e tyre,me dijet dhe me
patriotizmin apo Atdhedashurinë,ata,KLERIKËT KATOLIKË,janë të
paarritshëm.Ky është një pohim që,siç mendoj,nuk duhet të jetë vetëm
imi.Pse kanë qenë të tillë,ata u maskaruan dhe u martirizuan,en
bloc,nga dikattura që u përmbys.Ata,KLERIKËT KATOLIKË,meritojnë një
bazoreliev të madh,një si ansambël skulptural mu në mes të Shkodrës
dhe jo vetëm atje.Po nuk do të kish qenë keq,që një tjetër të ngrihej
në Lezhë,një në Mirditë,por dhe në ndonjë qytet tjetër të
Shqipërisë.KLERIKËT KATOLIKË kanë qenë Univeristetet lëvizës kudo ku
ka shkelur këmba e çdo njërit prej tyre.Para këtyre Idhujtarëve të
mëdhenj e të ditur,unë,i pafe,bie në gjunjë duke ua puthur atë rubën
kishtare veç e veç për diturinë dhe punën e madhe në dobi të
kombit.Nuk them se klerikët e feve të tjera në vëndin tim,kanë qenë
për të mos u respektuar.Jo.Edhe klerikë myslimanë,edhe katolikë,edhe
bektashi apo të ndonjë sekti tjetër,kanë patur figura madhore dhe
Atdhetare,por katolikët,sikur kanë ngrënnë pak bukë veç:se që të
gjithë kanë qenë me shkollë të lartë dhe shkolla-nuk thonë kot:të bën
njeri!
* * *
E bëra këtë digresion të gjatë,vetëm e vetëm për t'i ardhur në
ndihmë,sado paksa,cilitdo prej atyre që mund të lexojnë këtë tregim të
shkurtër.Unë vërtet që nuk besoj në asnjë fe,por në Zot besoj.Mendoj
se ka një Zot dhe ky,Zoti,nuk është "pronë" e asnjë
feje.Përkundrazi:Zoti për mua është lart dhe poshtë shikon.Sado që
është i padukshëm si ajëri,ai është po kaq i domsodoshëm:si ajëri.Dhe
që të bindet,sado pak,kushdo që kanë mendimin se nuk ka Zot,unë do
t'u sjellë si dëshmi një ngjarje.Një ngjarje të vërtetë.Ata që e kanë
jetuar ngjarjen janë shumë dhe,pothuaj,sado shumë, rrojnë që të
gjithë.
* * *
Nuk jam i autorizuar prej askujt prej tyre që ta tregoj.Por aq u
befasova,sa po i bie për ju,por pa emrat e atyre që Zoti "zbriti" nga
lart dhe u foli në vesh.
* * *
Çifti që janë objekt i këtij tregimi,është një çift,relativisht,i ri.U
martuan dhe,meqë martesa u bë në vitet e demokracisë,iu fut një
biznesi të vogël.Dhe biznesi sa vinte dhe u shkonte mbarë.Kurba e
fitimeve-gjithmonë me djersë të ballit dhe me ndershmëri,- sa vinte
dhe ngrihej.Fitonin dhe zunë dhe po investonin.Në biznes është si të
të ecë.Mvaret shumë se ku ke investuar.Qëlluan,siç duket,në shënjë dhe
nuk kishte se si vinte më mbarë.U bënë emrat më të lakuar dhe,në
biznesin që ngritën,punësuan mjaft njerëz të tjerë.Të gjithë të
punësuarët qenë me shkollë të lartë,se dhe biznesi i çiftit qe në atë
sferë,ku duhej,patjetër,shkolla e lartë.Ndërsa biznesi u shkonte
mbarë,çifti,sado po kalonin vitet,nuk po bëhej me fëmijë.Një shqetësim
që,ndryshe nga biznesi që shkonte mbarë,me të vërtetë zuri dhe po i
stresonte.Mjetet finaciare për të bërë,edhe kurën më të avancuar
mjekësore,o e kishin ata,o nuk i kishte tjetër.Dhe,sado që nuk lanë
analizë e kurë pa bërë,mjerisht nuk arritën që të bëheshin me
fëmijë.Sado që ky,për çiftin qe një si "ngërç",as që kishte
ndonjë"krisje" apo ftohje mes tyre,për të akuzuar njërin apo tjetrin
si fajtor pa faj.Kishin po atë shkuarje,po atë mbarësi në biznes dhe
,veç kësaj,ata qenë nga bamirësit në zonë duke qenë donatorë me emër.
* * *
Po afrohej festa e vitit të ri.Thotë njëri prej tyre:-A e di seç do
bëjmë?Do ngarkojmë makinën plot me lodra dhe t'ua çojmë si
peshqesh,tek "Shtëpia e fëmijëve",se ata janë jetimë dhe të harrojnë
për një çast se janë pa prindër.E thënë,e bërë:ngarkuan makinën me
lodra e veshje dhe frymëm e mbajtën tek"Shtëpia e fëmijëve".Kjo shtëpi
është në një rreth,komshi,me këtë rrethin ku jetonte çifti,por gjuha
shkon atje ku dhëmb dhëmballa:nuk kishin fëmijë dhe menduan për
fëmijtë.
Ndaluan makinën mu para "shtëpisë" dhe,me t'u marrë vesh,pse kishin
ardhur,ua hapën derën dykanatësh.Erdhi kolektivi punonjës,thirrën
gjithë fëmijtë dhe filloi,hapja e pakove.Ato pakot u lëshuan shesh dhe
fëmijtë ngarendin të gëzuar që të merrnin secili nga një.Qe ,me të
vërtetë,një mjedis festiv dhe i gëzueshëm,aq më tepër kur dihen
vështirësitë e shtetit për t'ua plotësuar,si duhet,të gjitha kërkesat
e fëmijëve jetimë.Çifti dhe kolektivi ndiqnin si në ekran të një
filmi,gazmendin e këtyre vocrrakëve në këtë det të vërtetë lodrash që
as e dinin se kush ua kish bërë si dhuratë.Po,ndërsa fëmijtë të tërë
shkonin e zgjidhnin dhuratat,një çupë rreth tri vjeç çapitej ngadalë
dhe,ndërsa pritej që të drejtohej drejt lodrave,ndryshe nga të gjithë
moshatarët e saj,vjen me çapa të ngadalshme drejt çftit të panjohur
dhe burrit i drejtohet me fjalën"baba!!!".Baaaaaaaaaaaaba,ky zë
ëngjëllor,patjetër që e befasoi çfitin.Burri,sakaq,e përfshiu në
krah"çupën" e tij dhe,ndërsa "mamaja" mënd klithi.Qe një gjarje sa
tronditëse,aq befasuese.Ba-ba!Vallë,a nuk zbriti Zoti dhe ia tha këto
fjaë kaq të shtrenjat asaj çupe të vogël?Personeli,mënd
ngriu,kurse"babai" nuk e lëshonte thesarin e gjetur nga dora.Mamaja u
ngjit atje pas trupit të të shoqit dhe,pothuaj,me gjithë"dhuratën e
madhe" të ardhur nga Zoti,dukeshin sikur qenë bërë një trup.Zunë me
radhë,si babai dhe mamaja që ta puthnin çupën e vogël.Dhe thonë që nuk
ka Zot!O Zot gjuajma me kokërr rrufeje këdo që të mohon!Ti je lart,o
Zot,dhe i shikon të tëra.Çifti u përlot,por më shumë u përlotët
personeli i "Shtëpisë së Fëmijës".
* * *
Sa çifti mori veten pas kësaj melodrame të madhe,drejtoresha,që nuk i
njihte dhuruesit, pyeti:-A kini fëmijë?
-Po,- u përjgijgën të dy njëzëri.Ne kemi fëmijë.Ja,këtë, këtu.
* * *
Çifti bëri dokumentet e birësimit dhe,pasi u zbatuan të gjitha
proçedurat ligjore,e bën të tyren atë çupë që burrit i
thirri:baba!Ashtu i thotë dhe sot,kur çupa,së cilës në vesh i kishte
folurZoti,është në klasën e parë.Është si një trëndafil i
vërtetë,gazmore dhe rritet si në gji të Zotit,se dhe Zoti i dha
bekimin.
31 tetor 2011
__________
Ditë vetëtimash
(poezi )
Nga Përparim Hysi
Vetëtimat ndezën vëndin;pritet shi të bjerë me gjyma
Shoh me sy "azërmënin" dhe nxitoj sa më del fryma
Tek po shkrepin vetëtimat, unë po nisem për shtëpi
Shoh një zonjë që aq po friket,dridhet si zog në stuhi.
E shoh që dridhet frikës(si do sos,- thotë,- në shtëpi?!)
Dhe i bëhem "rrufepritës",i them:-Je me mua tani!
Rruga është goxha e gjatë dhe gjëmimat veç gjëmojnë
Gati vëndi ndizet flakë;dridhte frikës,zonja jonë.
Ndaj e zë atë me dorë që të mbushet me fuqi
Po unë pse digjem horë?Vetëtimë është a si?
Vetëtima ja tek shkrepi,zonja mënd u hodh përpjetë
Obobo,- thashë,- ç'më gjeti?Mos e gjen ndonjë gazep?
Me dy duarët e mbërtheva dhe e fut në timin gji
Thashë se në mes e "theva",por s'po dridhej më tani.
Duket i pëlqeu "foleja",mu tek gjoksi m'u tulat
Unë po keq nga"mideja";ç'është gjithë ky"taksirat?!"
Zë e puth atë me nge,vetëm për t'i nxjerë "frikën"
Duket i pëlqeu se,tak-fap e pushoi "dridhën"
E mbaj mënd mirë ditën;atë ditë me vetëtima
Me miken që i nxora"frikën",atë ditë ne ia bëmë prima.
30 tetor 2011
____________
Hija e atij,"priftit"
In memoriam,AT
ZEF PLLUMIT
Tregim
Nga Përparim Hysi
Prolog
Një meshë (sado që këto rite nuk para i njoh mirë) ,them nuk është
kurrë vonë për ta bërë. THem kështu se në tregimin tim modest,në
qendër është një prift françeskan,një Prelat me demensione të mëdha
njerëzore,është AT Zef PLLUMI që,për mosdiijen time,po e ia mbaj këtë
meshë,pothuaj,me një muaj vonesë.Ai ka vdekur në shtator të vitit 2007
dhe unë,po shkruaj për të,në tetor.Sidoqoftë,thonë që mosdija falet
dhe ky ish nxanës i TATËS SË MADH FRANÇESKAN,AT GJERGJ FISHTËS,në
është se po e vëren këtë"mosdijë", ka me më fal,siç ka ditë me fal
bash ata që ia nxinë jetën,sa qe gjallë.
Kam shkruar dhe më parë për të,por në se i kthehem këtij,Prelati të
madh,që,sa qe gjallë,u shpallë "Nderi i Kombit",them se kam një arsye
madhore.Se është e vërtetë ajo që thuhet se"njeriu plaket duke
nxënë",se dhe me mua,kështu ka ndodhur.Nuk është se kam kushedi
ndonjë obsesison të veçantë për klerikët e të gjithë
religjioneve.Por,sado që prindërit e mi që të dy nga Skrapari dhe,siç
kuptohet,nga besimi jam bektashi,kurrë nuk kam shkelur në teqe dhe
kjo ka ndodhur,se ne kishim zbritur në Myzeqe.Në Myzeqe as që flitej
për teqe dhe,sado që në fshat me 95% myslimanë dhe as 5%
kristianë,kishim një xhami dhe,për çudi:dy kisha!Pra,gjithmonë
myslimanët kanë qenë,pak si në bisht të urës,për punën e fesë dhe të
besimit.Të ketë ndodhur kështu,se myslimanizmi qe si fe imponuese nga
turqit apo ndonjë arsye tjetër,këtë ka historianë që e dëshmojnë,por
është pak qesharak fakti:në Petovë të Fierit ku u linda dhe u rrita
unë,në se fshati kishte,aso kohe,100 e ca shtëpi,90 shtëpi qenë
myslimane dhe 10 shtëpi kristjanë.Bilez,për të qenë i saktë,këta
kristjanët qenë 6 shtëpi çobanë dhe 4 orthodoksë vëndas.Dhe kishin dy
kisha,se si çobanët dhe ortodoksët vëndas qenë të një besimi.Atje i
kryenin ritet fetare së toku. Dhe,me që po flas,për një prift
katolik,s'kam si mos theksoj se qoft klerikët katolikë,qoft grigja që
ka përqafuar atë fe,dallojnë si dita me natën me religjionet e
tjera.Klerikët katolikë janë të një sëre të lartë,të shkolluar dhe
kanë patur dituri të gjithanëshme nga të gjitha fushat e dijeve.
Këtyre,klerikëve katolikë, u rri mirë pas trupit ajo thënia lapidare
dhe me vlera të pakompensueshme,të Shën Gjon Vianej që thotë:"Sikur ta
kuptonim mirë se ç'ka asht prifti mbi tokë,do të vdisnim:jo nga
tmerri,por nga dashuria".Dhe kjo thënie qe dhe si shtysë imja,për t'iu
kthyer dhe një herë AT Zef Pllumit.
* * *
Qemë 14 ushtarë fierakë që me një makinë"Zis" ushtarak (made in
Rusi),erdhëm aty,duke u errur në Shëngjin.Zbritëm një nga një,para
shtabit të repartit,që ishte,pothuaj,ngjitur me qytezën e
Shëngjinit,qytez që kur e pashë në ditë me diell,qe aq e madhe,sa mund
ta fusje në xhep.Gati - gati qe sa fshati im,Mbrostar-Ura,në
Fier.Bilez,Mbrostar-Ura,sikur kishte një shtrirje më të
madhe.Mbritëm,në një ditë të ftohtë dhjetori të vitit 1964,dhe,sa
veshëm rrobat ushtarake,na mori në kolonë për një,një kapter dhe,mbasi
ngjitëm një zonë kodrinore-malore,për nja gjysëm ore të mirë,sosëm në
repart.Reparti qe futur në mes të një pylli,me lisa e shkurre,sa jo
natën,por as ditën nuk mund ta dalloje dot.Na futën në kapanonin ku
do flinim dhe,sa hymë,filloi jeta ushtarake.Mua (epo deles së zezë a
nuk i ngjiten rrodhet?) më caktuan postë të parë dhe,pas meje,dhe dy
shokë të tjerë.Kur u ngritëm në mëngjes,me komandë se nuk kish sesi,
na vunë për pastrim territori dhe,për të pastruar duarët,një ushtar që
kish shërbimin na hidhte ndonjë pikë ujë(nuk ka ujë Shëngjini,na
thanë).Pasi hëngrëm mëngjesin,dha ballë një oficer që na u prezantua
si komisari i nënrepartit.Filloi nga politika dhe,së pari,tha:
-Jemi repart ushtarak,të dislokuar këtu,mes pyllit,por,siç e
shihni,pak më tej janë shtëpitë e malësorëve.Me këta nuk kini punë dhe
a e shihni atë,shegën e madhe (se vëndi qe mbushur me shegë të
egra),atë se mos e kaloni ndonjëherë,se pas asaj shege,ka shtëpinë,një
prift i rrezikshëm.Ka qenë agjent i Vatikanit.Ka bërë dhe burg,po nuk
ka hequr dorë.Është armik.Dhe vazhdonte e vazhdonte sikur para kishte
një"kavie" dhe po i bënte diseksionin.Mbasi volli e volli,për atë
priftin agjent,pastaj e rriti agjitacionin duke e mbyllur,me atë
sloganin e "artë" made in Enver Hoxha:"Armiqtë na kanë në grykë të
pushkës,kurse ne i kemi në grykë të topit." Si iku komisari,erdhi
komandanti që përforcoi po ato:-Kujdes,ai"prifti",agjent!!! Njësoj si
të thuash:-Ruaju,se ai të kafshon!
* * *
Në kohën e lirë,ne dilnim andej nga shegët,se,sado të egra dhe sado
dhjetor,ato me kokrrat-më të vogla se shegët e buta dhe më të tharta
se ato-prapë se prapë "zbutnin",sado pak urinë e ushtarëve.Tek dola
andej,me sy shikoja andej,pas"shegës së madhe",me shpresë që,qoft dhe
së largu,të mund të shihja atë,"agjentin".Këtë e bëja veç për kërshëri
dhe aq.Jo se kisha ndonjë hamëndësi të veçantë.Veç nga kurioziteti: si
do jetë ky"agjenti i Vatikanit".Kërshëri kisha,por dhe
frikë,njëherësh,se ajo"shega e madhe" qe si një vijë demarkacioni:po
ta kaloje,të priste ndëshkimi.Unë,natyrisht,nuk e kaloja,po me sy.Se
syrit a i vihet dot kufi?Dhe kërshëria ime,sado frikë që pata,ja tek u
shua.Ai,"agjenti",me atë rrobën e zezë sikur po jepte ballë
atje,pas"shegës së madhe".Atëherë,për një studim ma preçiz,kur thotë
diku Migjeni,u përkula nga shega"ime",dhe sytë i lëshova tutje,nga
veladoni i zi.Kur shoh dhe më mirë,"agjenti" që po afrohej (pa e ditur
se unë qeshë në përgjim),qe një vajzë e asaj shtëpie.Një bukuroshe që
Malit të Rencit-kështu quhej fshati- nuk i mungonin.Tani kërshëria
për"agjentin" u harrua dhe po shihja këtë zanë mali.Me atë trup si
një bredh alpin,me atë fytyrë që"skuqte si molla në degë",kur thuhet
tek"Visaret e Kombit",dhe tak m'u ravijëzua para sysh,Tanusha e
"Kotoreve të reja",që mori më"qafë" Halilin.Tek e shihja këtë"lloj
agjenti" që afrohej,se andej e kishte rrugën,thashë:komisar,për këtë
"agjent",hallall të tëra.Natyrisht,i pacipë nuk qeshë që ta shikoja në
driië të syrit(merresha,gjasme me shegën e egër),por ajo jo vetëm nuk
ktheu nga rruga (duket qe mësuar me perversitete ushtarësh),po,kur
kaloi afër meje,më tha:-Si ke njeh,ushtar?Tek i ktheva përgjige,ashtu
mbytur-pa mbytur,m'u duk se shega më mbeti në grykë.Një bukuri
virgjine dhe e pastër që më luajti çargu i kokës.Me këto
impresione,ktheva në repart për t'ma nxjerrë nga hundët atë impresion.
Pas nja një jave,mua më transferuan pranë shtabit dhe i harrova si
atë"agjentitn e Vatikanit",por dhe atë Tanushën e Halilit.
* * *
Kishin kaluar nja dy vjet të mira që kisha ardhur pranë shtabit dhe
,tek punoja në zyrën sekrete,u mpleksa në një sherr të kotë.Qeshë
dëshmitar i një vjedhjeje ordinere dhe,si i mpulsiv që jam, u bëra
denoncues i kësaj vjedhjeje kaq të hapur.U bëra,por "hajni" që zbulova
nuk vidhte veç për vete:paratë që vidhte,si banakiere në të vetmin
klub që kishte qyteza,i ndante as më shumë dhe as më pak,por bash me
të shoqen e titullarit të rrethit..Kjo qe shefe e kuadrit të
ndërmarrjes dhe,inkuruajur për"shaptualla të ngrohta",banakierja i
binte me top.Unë turfullova,duke e zënë me"presh në dorë" dhe vajti
gurgule e madhe.Të gjithë që pinin në klub,u bënë si me krahë nga
protesta ime e drejtë,por ata,sado që e shihnin që vidheshin
sheshit,nuk flisnin dot.Unë,ushtari,e vendosa:o do dënohej kjo hajdute
o do i shkruaja direkt e sh.Enver.Por së pari,e fillova nga
poshtë.Drejt e në komitet të partisë,me letër në dorë,të frmosur këtë
letrën dhe nga tre shokët e mi ushtarë që qenë prezentë.Sekretari i
parë,pse do t'i ha hakën,më priti;e mori letrën dhe më tha se do më
kthente përgjigje.Dhe që të nesërmen,si mbajtës i mirë i fjalës,më
thirrën.Më thirrën,po faktet i përmbysën:që edhe mishi të piqej,por
dhe helli mos digjej.Po ku dëgjoja unë me këtë vesh?Si "asin nën
mëng",po të flasim me gjuhën e kumarxhinjëve,mbaja letrënn që mund
t'ia nisja Enver Hoxhës.U polli groshi me një kokëmushkë si
unë.Atëherë u vendos që problemi të shtrohej në popull.Para
organizatës së frontit.Mirëpo,mua si ushtar,nuk më lejohej pjesëmarja
në mbledhje fronti,por major Tahir Bejo,shefi i shtabit dhe miku i
intim,më mësoi:-Hys,- më tha,- sillu aty nga këndi i kuq sikur po luan
bilardo dhe,si krejt rastësisht,futu aty mes njerëzve.Ashtu dhe
bëra.Filloi mbledhaj dhe,veç shokëve të pushtetit ë Shëngjinit,në
presidium një nga sekretartë komitetit të partisë,një insktruktor
partie,drejtori dhe shefja e kuadrit të ndërmarrjes.Folën e folën
dhe,në esencë,për të mos e lodhur lexuesin,u tha:dyshimi i atij
ushtarit dhe shkokëve të vetë nuk qëndronte dhe ne kemi besim tek
sh.X... Këtë ligjëratë e mbante shefja që qe dhe sekretare e partisë
për ndërmarrjen.Kaq u desh dhe mora fjalën.Të gjithë prisnin.Me fjalën
time vura pikat mbi i,gjithmonë duke e illustruar me "fjalët dhe
porositë aq të mënçme të sh.Enver" dhe,në mbyllje,mbaj mënd që thashë
këto fjalë:-Kushdo që i di hajnitë e kësaj shoqeje të ngrihet e të
flas ballas.THashethemexhinjtë e klubebe dhe pazareve,- porosit
sh.Enver,- nxjerrim gërshërët dhe u presim gjuhën. E ndeza aq shumë
mbledhjen ,sa njerëzit zunë e akuzuan sheshit.Problemi arritit deri
atje:diskutantët t'i përjgigjshin pyetjes:të rrijë si banakiere apo të
shkojë në prodhim,për t'u edukuar?Rezultati:u votua që të shkojë në
prodhim.Dhe ç'qe më e bukura,se shefja,duke m'u drejtuar para gjithë
popullit,tha:-Të më falë ky,ushtari,se nuk e kemi ditur kaq të
"trashë" problemin dhe ja tek po baj autokritikë.Mbaroi
dhe"melodrama".Qyteza gati të më mbante në krahë.Por...
* * *
Por ndalu beg se ka hendek.-More,kush i dha leje atij ushtarit me kenë
në mbledhje fronti?Dhe fliloi e ra shpata mbi eprorët e mi.E pësuan
nga unë.Ama që të gjithë,en bloc,qenë me mua.Qyteza zuri e po ziente
nga lloj-lloj thashë e themesh.Së pari,m'u afrua një mësues dhe m'u
lut që t'ia jepja atë letër që ta niste drejt e tek sh.Enver!!! Pastaj
një tjetër,dhe një tjetër.Dhe masat mbi kuadro që qenë në atë
mbledhje(qe fjala për civilë) dhe mbi eprorët e mi vazhdonin.Dhe tak u
shfaq "hija" e atij,priftit,"agjent i Vatikanit",tani dhe i
Titos.Është dora e tij e fshehtë,- po thoshin.Unë,natyrisht,as që
trëmbesha nga"hija" e atij priftit që si"agjent" ,kish zbritur që nga
Mali i Rencit ku banonte dhe,pse qe bërë helm,se "rinia jonë
revulocionare" u kish vënë kazmën kishave dhe xhamiave,pra,ky "prifti
agjent",kish shtrirë panxhat e padukshme dhe kish rekrutuar një
arsimtar.Qe bash ai që më kërkoi letrën dhe tëziun arsimtar,e pushuan
nga puna.Siç duket,kish bërë si kish bërë,dhe e kish nissur një letër
për tek Enver Hoxha.E kish nisur dhe kish shqetësuar sh.Enver,kur ky
po shkruante "Shteti e revolucioni" a ç'dreq vepre tjetër.Të gjithë
ata që mbështetën mendimin tim,e pësuan.Unë akoma nuk e kisha marrë
goditjen.Më dhanë e morën,me të mirë,po nuk dëgjoja.Të vërtetën,-
them.Atëherë,provuan të më ndëshkonin:më hoqën nga zyra sekrete dhe më
degëdisën nja
urdhërin,por u thashë që nuk u ndahem.-Do i shkruaj Gjeneral Rrahman
Perllakut"- kërcënova.Se ky ishte dhe Komandanti i Forcave Ushtarake
Detare(FUD-it).Më lanë një javë atje,në Talë,dhe më kthyen prapë në
zyrën sekrete.E shihnin që kisha të drejtë,po kisha shkelur në"zonë të
minuar?!".Kisha kaluar matan"shegës së madhe?!".Në Myzeqe thonë:-Po u
shkele me aptok,bën vezë të madhe!"Dhe unë,më duket,po bëja "vezë të
madhe".
* * *
Dhe dënimet ku mbi ujë e ku nën ujë,vazhdonin.Emëruees i përbashkët i
gjithë kësaj sherrnaje,thuhesh gojë më gojë,është një prift
katolik,agjent i Vatikanit dhe i Titos.Ky do të rrëzojë
pushtetin"popullor",se dikur ka bërë dhe burg,po"ujku qimen e
ndërron,po zakonin s'e harron".Dhe,një ditë prej ditësh,kur po pija
kafe në klubin e vetëm të qytetit,por tani me një banakiere të re,me
shefin dhe mikun tim,major Tahir Beja, shohim që ,mu aty,para
klubit,frenoi një xhips nga ata të degës së mbrëndëshme.Si qëndroi
para klubit,pamë që zbirtën dikë,të lidhur me duartë pas,dhe
këtij;"qyqari" duarlidhur,dy policë e zunë njëri nga një krah tjetri
nga krahu tjetër,dhe,një polic i tretë,i vendosi automatikun mu mbi
kurriz dhe,si në një paradë terrori të vërtetë, e shoqëruan para syve
të qytetarëve në krejt shetitorene e vetme që kish qyteti.Mua më mbeti
kafja në filxhan(qe një paraljmërim shumë ogurzi) dhe,majori,më i
pjekur nga unë,më tha në intimitet:-Mbahu Hys,se ta q... nënëdajën!
Shefi dhe miku im qe me orogjinë nga Shijaku.Të them të drejtën,u
trëmba.Të arrestuarin e njihja veç si fytyrë:qe kapter në një
pikëhapjeje të brigadës sonë.THanë ky është njëri nga ata,por tani e
ka radhën ai,prifti. Dhe,pas pak,dhe priftin e arrestuan.Qe
ai,pas"shegës së madhe",që,më vonë,do të njihej nga gjithë
Shqipëria:AT ZEF PLLUMI!
* * *
Pse po e ngre këtë "meshë" pak të vonë për këtë Françeskan kaq të
madh?Se ai,me porosi,të At Marin Serdanit shkroi atë trilogji me vlera
aq e aq të çumara"Rrno veç me tregue".Dhe në ky,prelat i madh
françeskan,ky dishepull nga më të shquarët, e më të madhit prej
tyre,AT GJERGJ FISHTËS,më duket se këtë burgun e dytë sikur e ka bërë
nga unë.As e kam njohur dhe as më ka njohur.Por,sidoqoftë,duke
rëmuar"folenë e grerazve",unë,si të thuash,vura në lëvizje të gjithë
"makinerinë shtazarake të asaj kohe",që,pak po ta prekje atje ku i
dhëmbte,të dërgonte në galera made in Ferr që ia kishte zlili Ferri i
Dantes. Tek lexon"Rrno me tregue",bindesh se ku e ku,i "Ferri i
Dantes" është vetëm një metaforë.Por tek supozoj se"sherri"që ndeza
unë qe vetëm sebep për ta kryqëzuar,atë"priftin agjent",pjesa
racionale e ndërgjegjes më flet me gjuhën e një rrobaqepësi të vjetër
fierak,që u thoshte klientëve të tij:-Mos zbrit,zotrote,nga gomari,se
ta kam marrë masën! Pra,ky shteti i dikaturës së proletariatit, e kish
marrë masën që nga gomari.Se kush qe gomari,është lehtë të kuptohet.
Por kam dhe arsye të tjera,për"meshën" e vonuar.Tek"Rrno për me
tregue",kam gjetur persona të njohur.Këta të"njohurit" e mi janë të të
dy kampeve.
At Zefi duke treguar se me ç'bisha kishte të bënte në burg dhe jashtë
burgut,sjell,mes tjerash,dhe një partiark të sëmurë për kohën që quhet
Dull RRjolli.
Ky,Dull RRjolli,kur ka arrestuar At Marinin dhe ky,fatkeq,i thotë
xhelatit:"Ruejeni se janë pasuri e madhe kombëtare!.Dhe,Dull RRjolili
i paska thanë:-As po na duhen ato"paçavra";historinë e shkruajmë
vet!!!Ishte bash ajo kohë që të sillte në mënd fjalët e një prifti
tjetër,por orthodoks,ky prifti,AT Fan Noli që thotë e shkruan:"Ti
Halim që s'di këndim/je ministër për arsim!!! Dhe unë këtë Dullën që
"shkruante vet historinë" e gjeta nënkryetar komiteti dhe nja dy herë
e kisha ftuar në mbrëmjet jubilare,si veteran.Qe rrumbullakosur,si
një lopë barsë,me kapelen made in komandant në kokë dhe me një
sy,ndoshta të djathitn sikur vëngëronte dhe,po ta shikoje me
kujdes,dukej sikur,vazhdimisht,ta bënte me sy.
*
* *
NGa bashkëshokët e vujatjeve.Gjeneral Gjin Marku,dikur një nga
kuadrot e rralla,dhe gjenerali më i ri në moshë,kur qe me këto grada
si gjeneral major dhe Komandanti i Mbrojtjes Lokale Kondra-Ajërore,ka
qenë si mik në familjen tonë në Mbrostar-Ura të Fierit,se vëllai im i
madh,Qazimi,ka qenë shofer i tij.Ndjeva dhimbje kur hasa në ato
pasazhe.Aq më preskëse bëheshin këto mbresa,se e di seç hoqi familja e
tij e internuar,në Fier;se si bëri burg,i biri,Alekasndri(Sasha) që
humbi pa nam e nishan,kur mori arratinë nëpër det.
Doktor Vojo Bilvia.Ka qenë si i nternuar në Libofshë të Fierit
dhe,gati qava nga e keqja,se ky dokotori nga Libofsha,kur më kish zënë
paratiofoja,erdhi nga Libofsha në Petovë(gati
gjëlpëra në intervale kohe dhe sot që po dërdëllis,them se e kam jetën
nga ai.
Profesor Velkoja që në libër është brigadier.Eh,sa emocione m'u
krijuan!Po ku kishte më shpirt madh se ai?! I gjatë,gati dymetrosh,nga
gjatësia të kujtonte Gregori Pekun e Holliwoodit,kurse nga portreti
fizik,si bukurosh,më ngjante me azerbaixhanasin Rashid
Bejbutov,fiksuar nga filmi"Arshimallallaj".Profesor Velkoja jepte
rusisht në degën e rusishtes,pranë pedagogjikes së Elbasanit.Pata
lozur shah me profesorin.THuhej se qe malazes apo sërb.Po le të ishte
nga të donte."Rrobaqepësi" mbi gomar ia kish marrë masën.Na thanë:-qe
agjent jugosllav.Qe kolonel i UDB-së.
Pra,kaq nuk janë pak për të ngritur një "meshë" për atë Prelat
që"Rrnoi për me tregue".
Bie në gjunjë pranë varrit tënd,At i Madh dhe i Pavdekshëm! Je i
gjallë,mes të gjallëve,dhe më vjem mirë që këtë shkrim po e shkruaj
enkas për ty,si dishepull i një tjetër Françeskani,AT Gjergj
Fishtës,që po plotëson plot 140-vjet.
Dhe po e mbyll këtë shkrim me fjalët e një kleriku tjetër katolik:At
Donat Kurtit që para gjyqit(shpikur nga ai;"Rrobaqepësi mbi
gomar"),tha:
-Na,kleri katolik, kemi ba luftë me turkun;kemi ba luftë dhe me
shkjaun.Dhe kurrë,historikisht,s'jemi nda nga populli.Kemi hapur
shkolla shqipe ku kanë mësuar dhe të krishterë,por dhe mysliman.Dhe
shpërblimi:vërej! Natyrisht,të më falë lexuesi,se fjalë për fjalë,s'e
kam fjalën e At Donatit,por kutpohet seç misonarë me vizion atdhetar
dhe,pothuaj,hyjnorë ka patur,sidomos,kleri katolik.Dhe si qnjë qershi
mbi tortë të këtij qëndrimi dinjitoz të këtyre klerikëve,ja tek
sjell(me aq sa mabj mënd) dhe një referencë tjetër.Kjo referencë është
e të madhit Çabej që tek shkëmben letra me të madhin e poezisë
lirike,Lasgushin,thotë:(gjithmonë,në vija të trasha,si fryt i një
kujtese që po më lë)-Më duket se do bëhem katolik aq jam entusiazmuar
nga vepra e Fishtës.Është fjala për atë Fishtë që"rrobaepësi mbi
gomar" ia mori masën sa nuk i gjënden dhe sot,pas
70-vjetësh,eshtërat!Klerkkët katolikë,enbloc,kanë qenë elita e
Kulturës dhe kanë qenë sa Atdhettarë aq dhe të ditur.Në u maskruan
nga"Rrobaqepësi që e kiah marrë masën ,pa zbritur nga gomari",ata kamë
mbetur në kujtesën e Kombit të tillë,sa,po t'i njohësh mirë,je gati të
vdesësh për ta:jo nga tmerri,por nga dashuria.
27
tetor 2011
27 tetor 2011
______________
Takim me miken
(poezi erotiko-humoristike)
Nga Përparim Hysi
Kisha vite pa e parë
Edhe malli më kish marrë
(vjete kisha,i larguar)
I thashë:- Do të puth në ballë!
Por ma ktheu,me trill çapkën:
-Po në buzë,mos të bën dëm?!!!
Më sfidoi,që thoni,hapur
Vallë,mos jam unë pulë e lagur?
Unë kam nevojë për fre
Jo për"gudulisje",de?
Pa e zë, e puth në buzë
Pse ta lë që t'më përbuzë?!
E puth në buzë e me ngadalë
Gati që ta"ha" të gjallë.
Por me buzën,ja s'u ngopa
Pa e marrë në krahë "hopa"
Pastaj poshtë e kam shtrirë
Zu e "hëngra" qelepir.
A e patë që më sfidoi?
Dhe i dhashë çfarë kërkoi.
24 tetor 2011