| E shtune, 05.11.2011, 08:54 PM |
Elmaze Grainca
Falë janë buzëqeshjet
Qielli e ka humbur buzëqeshjen
Toka ime e shuan etjen
Në zymtësinë e njerëzve kënga sjell fllad
Shiu lehtë bën koncert.
Sot falë jepen buzëqeshjet
Nuk shiten
Shiu e hapi zemren e qiellit
Toka ime vlon nga buzeqeshjet .
Merrni si kujtim te kohës false
Merrni dhe ngjyrosni fytyrat e trishtuara
Merrni për kukullat që ju dhanë dhuratë
Sot ka koncert vjeshta
E falë janë buzëqeshjet.
Lakuriqët
Dita më çeli e bardhe sot
“Me gëzim po shkoj ne punë”
Kënga e mëngjesit tim
Më përcolli deri në qytet.
E bukur është jeta- më thanë
Dhe djersën e ballit e fshiva
E harrova lodhjen.
Mirë është kur mundi nuk shkon kot
Kur fara e mbjellur bien
Kur ti ikë duke lënë shtigje të hapura
E jeta ecën shtigjevë të dritës.
Eci nëpër shkallët –jo e lodhur
Plot gëzim e dashuri
Plot shpresa
Plot dëshira…
Drita turbullohet
Marramendja në kokën time
Për një çast.
Kërcënim për gjykatë
Kërcënim për shpifje
Një lakuriq
me petkun e një lavireje
Ajo e djeshmja me lakuriqa në duar
As dekadat në të nuk paskan bërë ndryshim.
Për një çast djersët më mbuluan
Ditët e torturës më dolën në kujtim
Fjala ime e mbyllur në kapak prapa parmakëve
Dhe përsëri lakuriqët
kërkojnë errësirë.
Sa të vegjël me dukn sot
Më të vogjël se në vitet që deshta t`i lë në
harrim
Të mjerë dhe pa asnjë kuptim
Pa formë.
Ti dhe lakuriqi në pikë të ditës
Ti dhe plotë lakuriqë
Ndjej dhembje për ju
Dita ju
nxori nga terri
Nuk dua të vdisni
Tash ju shoh edhe unë
Kurrë nuk ju kam parë kështu
të zi si terri...
Fol me veten
Fol me veten
Se miqtë të rrallë janë në këtë botë
E ata që janë kanë hallet e veta
Mos u zemro
Se jeta e ëmbël është
Rrallëkush mund ti ikë ëmbëlsisë .
Fol me veten
Se ti nuk i takon kësaj bote
Ku seksi quhet dashuri
Ku paraja të bën mbret
Ku rrugët ndërtohen me maska.
Fol dhe mos ik nga vetja
Ruaje kuptimin e dashurisë
Edhe kur akuzohesh për xhelozi
Mblidh kokrrat e misrit të Migjenit
Edhe pa agjë
Ndërgjegjshëm jeto.
Kur bota nuk të pranon të tillë
Protesto
Brenda vetes mos ndrysho
Se ndergjegjshëm vështirë jetohet
E kësaj bote vërtetë ti nuk i takon
Kjo botë
nuk ndryshohet
Prandaj…fol me veten…
Tejpolarizimit
Vikendeve
ulem e pres pranë dritares
Sot miqt e mido të vinë
Edhe kalimtarët e rastit nuk e harrojnë këtë derë
Në dimër e nëverë
Kur qetë është
dhe nuk ka shi as erë
Dikush i hankujtimet
Dikush i ndërton ato
Koha ime
nuk mbaron kurrë
Ecë përpara me rrezet e dritës
Dhe kthehet në fizikun tim
Askush nuk më njeh…
Dikush tha se koha ime mbaroi
Atë kallje askush nuk do ta sheh
Se fjala kur nuk peshohet e vret veten.
Koha ime eci përpara
Kur më lënduan në zemër
Ajo ndjeu
U kthye dhe më shëroi.
Koha ime eci përpara
Dhe kur duart mi lidhën në pranga
Ajo u kthye
Prangat e mia i coptoi.
Koha ime eci tej polarizimit
Pa dridhje
Më mori me vete
Me miljona ngjyra të dashura për sy
Shkëlqyen .
Unë deshta t`i kthehem njeriut
Një pjesë te asaj bukurie t`ja dhuroj
E njeriu i pangopur mendoi
Koha jote më
tha - mbaroi.
çudi he çudi
e kësaj bote
Mjerimi
mbi mjerimin
Gënjeshtra
mbi gënjeshtren
Tortura mbi torturën
Pyes unë veten
Me dritën a me njëriun!?
Eci koha ime
me rrezet e dritës
Drita më mbajti nën qiellin e saj
Më tha të mos hutohem pas njeriut.
Aq shumë më dhuroi kohai me
Force që të mos kem frikë
Kur buzë Ibrit përbindëshi provoi forcën mbi mua
Asnjëherë nuk klitha
Dhe në luftë me përbindëshin fitova.
Tani jam largë Ibrit
Se deshta që njeriun ta lë te qetë
Në ëndërrat e mëdha të mashtrimit
Le ta zgjasë jeten
Koha ime më dhuroi aq shumë dashuri
Që në zemër
te mos mbretërojë vuajtja
Dashurinë e shpërndava livadheve të blerta
Që fëmijët mëngjeseve
të ndjejnë siguri
Nënat ishin të
zëna në punë
Për bukën e gojës.
Koha ime më fali shumë guxim
E frikë nuk pata as netëve plot trishtim
Guximin e shpërndava maleve madhështore
Ku udhëtarët e natës flenin
Se nuk kishin strehë.
Koha ime ecë bashkë me dritën
Tej polarizimit
kërkon kuptimin e emrit NJERI
Koha më thërret
Tej polarizimit ta kaloj kufirin
E merrem me termin NJERI
Dhe dua ta ruaj formën e fëmijës.
Koha ime nuk mbaron kurrë
Se çdo dite mbjell nga një lule
çdo ditë fshinë nga një lot
çdo ditë hap kanale drejt rrugës së dritës
Për fëmijët
që të mos i takojnë termit njëri
Fëmijë të jene njerëz me kupritm të fjalës…
Koha ime nuk mbaron kurrë
Edhe nëse vdes do të jem
Tej polarizimit te dritës ju pres
Aty ka njerëz
Njerëz të mirë
si në përralla
Ju pres juve që më sillni kujtime
Të freskëta e të sinqerta
Si dikurë
Une tej polarizimit
Përpiqem ta harroj njeriun
Përpiqem ta krijoj njeriun
Përpiqem ta ruaj njeriun
E ai të egzistojë
Jo si term po
si forme e si shpirtë
Tej polarizomit të dritës
Shoh
Bota po dridhet
Ruajeni të mos shembet e tëra…
Unë dhe fëmijët
E nënave që vdiqën në lindje
Rritemi çdo dite
Frymë i falim njeriut
Koha jonë e ka një fillim
Nuk ka fund
Shpesh qeshim me ju
Ndjejmë dhembje për ju
Tej polarizimit
Po vazhdojmë koha jonë nuk ka fund…