E premte, 29.05.2020, 01:48 PM (GMT+1)

Komente

Alfred Çako: Rishkrimi i historisë dhe orientimi i shqiptarëve

E merkure, 07.09.2011, 06:37 PM


Rishkrimi i historisë dhe orientimi i shqiptarëve

 

Nga Alfred Çako

 

Unë u bëj thirrje historianëve të vendit të hapin arkivat dhe t’u thonë shqiptarëve të vërtetat ashtu si janë. Historia duhet të flasë me të vërtetat si janë, dhe kjo do t’i ndihmojë shqiptarët ta njohin më mirë veten e tyre, të jenë vetja dhe të shohin më qartë drejt së ardhmes”.  Kështu foli z. Sali Berisha para pak ditëve, duke i paraprirë kështu me shkathtësi edhe një debati që pati filluar në Kosovë, për të disatën herë rresht, nga ndërhyrja e disa zyrtarëve të lartë turq – që kulmoi me vizitën e ministrit të Jashtëm turk, Davutoglu – si dhe një debati në Maqedoni, ku duket haptazi një segregacion i maqedonasve në shkrimin e historisë së shqiptarëve. Por, ndërsa këta të fundit e kanë debatin pak më të shtrirë në kohë, debati për çështjen e historisë në Kosovë dhe sidomos në Shqipëri, është pak më i afërt në lidhje me problemet, vërtet, hera-herës të politizuara. Pyetja që shtrohet është: A duhet rishikuar dhe rishkruar historia e Shqipërisë dhe shqiptarëve? Sipas meje, pa dyshim që po. A ka qenë ajo thellësisht e politizuar gjatë kohës së komunizmit dhe madje edhe pjesërisht e tillë në këto 20 vjet demokraci? Përsëri, pa dyshim që po. Që të mos ndodhte kjo, natyrisht që ka pasur nevojë për gjak të ri në institucionet shtetërore që shkruajnë historinë zyrtare të Shqipërisë, siç është Instituti i Historisë, Akademia e Shkencave, pedagogët e Fakultetit të Historisë etj. Duke qenë se shumë nga punonjësit e këtyre institucioneve kanë qenë të lidhur me sistemin e kaluar komunist dhe i shërbyen atij me bindje, natyrisht që historia e shkruar prej tyre ka qenë dhe është thellësisht e indoktrinuar. Madje edhe historia e shkruar në kohën e Zogut, hera-herës ka qenë e tillë dhe manipulimi i historisë dhe i historianëve ka qenë, është e do të jetë prezent.

II

Historia synon t’i shërbejë së ardhmes si dhe klasës së sotme politike, dhe kur ajo nuk është në gjendje ta kryejë objektivisht këtë funksion, fillon në thelbin e vet të zbukurohet e deformohet. Gjithsesi, në sistemin pluralist ka një vektor imponues më të butë në këtë drejtim, krahasuar me sistemet diktatoriale, të cilat synojnë të përjetësohen edhe me ndihmën e manipulimit të historisë dhe trushpëlarjes së shtresave të mesme e të ulëta. Por, politika te ne, përpara se të japë sugjerime ndaj historianëve, ka shansin ta kryejë vetë ajo korrigjimin e historisë. P.sh., doktor Berisha mund ta korrigjojë historinë e padrejtësisë apo vjedhjes së buxhetit nëpërmjet ligjit “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, ku njëra palë që kreu luftën civile në Shqipëri, ish-komunistët, paguhet me paratë e buxhetit ku kontribuon edhe pala tjetër, nacionalistët e persekutuar. Kjo është e tmerrshme. Këtu duhet ose moratorium, ose të paguhen të dyja palët e vrara në luftë. Në palën e nacionalistëve kanë qenë kryesisht Balli Kombëtar dhe Legaliteti. Gjithashtu, nuk kemi parë demarshe të forta të pushtetit lokal të PD në çkrimbjen e emërtimeve të rrugëve e shesheve e zëvendësimin me emra të rinj që s’kanë pasur lidhje me PKSH. Por, Kryeministri në fjalën e tij thotë se vetëm Mbreti e “gegët” e tij duhen rivlerësuar, pasi vetëm “Mbreti, oborri mbështetësit e tij vazhduan përpjekjet e tyre të gjithanshme për Shqipërinë, Kosovën, kombin. Historia vazhdon të jetë e keqe për shqiptarët, ajo nuk u ka thënë shqiptarëve akoma të vërtetat e tyre”. Kjo nuk është gjithë e vërteta, edhe pse Ahmet Zogolli duhet riparë për disa vlera të mëdha që themeloi dhe sidomos për ngritjen e një shteti të fortë laik, për modelin e rezistencës që solli si ndaj Vatikanit, ashtu edhe ndaj Fanarit për çështjet e laicitetit dhe ngritjes e funksionimit të institucioneve të religjioneve në shërbim të çështjes kombëtare, gjë që s’ka dashur ta kryejë klasa e sotme politike sahanlëpirëse. Por, vetë Kryeministri ynë është i molisur nga indoktrinimi i historisë së PPSH, nga “lugetërit” dhe “engjëjt” e Luftës së Dytë Botërore, ndaj dhe nuk guxon ta prekë figurën madhështore të nacionalistëve të Ballit Kombëtar dhe purifikimin e saj nga disa shkarashkrues të historisë. Por çfarë ka qenë Lufta e Dytë? Këtë luftë e bëri Elita e bankingut me disa qëllime: a)krijimin e Lidhjes së dytë të Kombeve (OKB apo thënë ndryshe Qeverinë Botërore, pasi Lidhja e Kombeve nuk u pranua nga Kongresi amerikan dhe SHBA hyri në izolacionizëm), si dhe krijimin e Federatës së Kombeve Europiane (BE); b) krijimin e fitimeve nga tregtia e armatimeve dhe rindërtimi i vendeve gërmadhë me hua publike; c) kontrolli i numrit të popullsisë sipas teorive maltusiane (kjo sot realizohet me cuname, sëmundje artificiale dhe shpërthime të centraleve bërthamore); d)krijimi i shtetit të Izraelit nëpërmjet tmerrit të “holokaustit” të shkaktuara ndaj shtresave të ulëta të jahudinjve. Të dyja palët ishin bashkë për të realizuar këto katër qëllime dhe sot nuk është mburrje të thuash se me kë palë ishe i lidhur, me “fitimtarët”, apo me “humbësit” virtualë që shpesh i dëgjojmë edhe sot të përmenden me naivitet nga historianët tanë trushpëlarë. Këta nuk e dinë se përse doli “Urdhri 18 B” i Çurçillit, i cili burgoste të gjithë ata anglezë që e quanin publikisht Luftën e re, të projektuar për 4 qëllimet e mësipërme. P.sh., në trupat “SS” të Hitlerit bënte pjesë Princi Bernhard i Holandës, ai që krijoi 15 vjet më pas grupin e fuqishëm “Billderberg”, grup i cili sot ka shumë frerë të botës në duart e veta dhe që mblidhet një herë në vit. Vetë Hitleri ka qenë i “hipnotizuar” nga miku i tij, anglezi E. Lajton dhe nga urdhri ezoterik i Thule Society të madam Blevatskajas, nga e cila frymëzohej edhe Xhon Raskin, anglezi që eklipsoi me idetë platonike të tij shoqërinë tjetër të fuqishme të Rounde Table si dhe frymëzuesi i Marksit, Rhodesit dhe lord Milnerit në Angli. Nëpërmjet sekretarit të Luftës të Presidentit Ruzvelt dhe këshilltarit të tij kryesor B. Baruch dhe familjeve të tilla amerikane si Ford, Harriman, Bush, Dulles etj., u realizua një bashkëpunim i gjerë ekonomik midis Gjermanisë dhe SHBA për të krijuar makinerinë luftarake të Hitlerit. Mbështetësi financiar kryesor i Hitlerit, Fric Tisen, përzgjodhi firmën ligjore Dalles, Sullivan and Cromwell të Allen Dulles për t’i ndihmuar në punët e degës amerikane të kompanisë më të madhe të nazistëve, I. G. Farbenit. Dy prodhuesit më të mëdhenj të tankeve për ushtritë e Hitlerit edhe gjatë luftës, ishin degët gjermane të Ford Motor Company dhe General Motors (Opel), të kontrolluara nga Morgani. Më 1928-n, Ford Motor Company në Gjermani u shkri me I. G. Farben. Karl Bosh i Farbenit do të bëhej drejtuesi i veprimtarisë së Fordit në Gjermani. Po kështu edhe britanikët e mbështetën riarmatimin e nazistëve më 1936-n nëpërmjet kreditimit të fondit sekret nazist National Trusteeship që kishte sjellë Hitlerin në fuqi. Vetë Çambërleni, lordët e fuqishëm Lothian, Halifax dhe Astor (këta zotërojnë revistën ”The Times”), i kërkuan në mars të 1939-s Çekosllovakisë që t’i dorëzohej Hitlerit. Për të gjitha këto arsye, Lufta e Dytë duhet rishkruar ashtu si ka ndodhur, dhe jo mbi bazën e përrallave, sepse fitimtare e luftës ishte Elita që pakësoi popullsinë, fitoi në mënyrë përrallore, krijoi OKB-në, filloi krijimin e superfuqisë BE si dhe jahudinjtë që krijuan Izraelin; humbëse ishin kombet, e sidomos kombet europano-perëndimore, ato të Ballkanit dhe Rusia. Edhe ndarja e botës në vitet ’44-‘45 u krye nga Elita. Shqipëria u la nën Federatën e pasuksesshme Jugosllave, por rruga jonë ndërroi nga grindja e Stalinit me Titon për të mos e lejuar Jugosllavinë të bashkëpunonte me Perëndimin, ashtu si ishte lënë edhe për shtete të tjera si Hungaria, Polonia, Çekosllovakia etj. (këto duhej të ishin me pluralizëm tregu, por me monizëm politik). Stalini e shfrytëzoi mosmarrëveshjen me katolikun Tito për të gllabëruar nën tutelën e vet drejtpërsëdrejti Shqipërinë, ashtu si edhe Bullgarinë e vendet e tjera ish-komuniste. Ndërsa Federata shumëkombëshe jugosllave midis ortodoksëve, katolikëve dhe myslimanëve do të kishte një fund tragjik në vitet ’90. Pra, nisur nga të gjitha këto, duhen pasqyruar më drejt ngjarje të tilla, sidomos ato që kanë lidhje me ngjarjet pas dy luftërave ballkanike, si: fillimi i Rilindjes Kombëtare dhe programi madhështor i saj me veprën e Samiut “Shqipëria çka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” (vepra homologe e Naçertanias dhe Megali Idhesë), shpallja e Pavarësisë, periudha e Princ Vidit, kryengritja e halldupëve të Haxhi Qamilit dhe Musa Qazimit, Lufta e Parë Botërore, Kongresi i Lushnjës dhe Lufta e Vlorës, jeta dhe vrasja e E. P. Toptanit, periudha e fillimit të demokracisë deri në Revolucionin e Qershorit, periudha e Republikës Presidenciale dhe ajo e Mbretërisë së Zogut, periudha e Luftës së Dytë Botërore dhe e luftës së tmerrshme civile gusht ’43-‘52, si edhe periudha e komunizmit ’45-‘90 së bashku me rezistencën e armatosur nga “diversantët” e famshëm e ende të njollosur nga historia. Lidhur me këto, kjo histori do të pastrohet kur në Tiranë t’u ngrihet një piedestal madhështor këtyre luftëtarëve dhe Hamit Matjanit. Pa përmendur këtu edhe periudhat e mëparshme dhe nevojën për të përforcuar nëpërmjet rrugëve të tjera shkencore se nga rrjedhin shqiptarët dhe gjuha e tyre, periudhat pararomake, bizantine, bullgaro-serbe dhe periudhën e pushtimit osman.

III

Pa u thelluar në provokimet e herëpashershme segregacioniste të maqedonasve bullgarë ndaj historisë së shqiptarëve, këto vitet e fundit ne shqiptarët kemi filluar të ndiejmë fort presionin neo-otoman, krahas presionit neo-bizantinist të Greqisë në Shqipërinë e Jugut, ku dy popujt e vjetër partnerë të shqiptarëve në Ballkan po e luajnë fort kartën e religjionit, duke i dhënë atij prevalim mbi gjakun dhe gjuhën e përbashkët të shqiptarëve që kanë moton laike se “feja e shqiptarit është shqiptaria”. Në fakt, dera osmane i kishte dhënë të drejtën Kishës së grekëve të Fanarit që të administronin si Gjendje Civile të gjithë ortodoksët e Perandorisë Osmane dhe, nëse të shkishëronte prifti grek, nisur nga idetë kombëtare, ishte sikur të mbeteshe pa martesë dhe varr, e kështu edhe fëmijët e tu nuk njiheshin ligjërisht. Edhe turqit, edhe grekët, së bashku, e kishin dënuar me vdekje shqiptarizmin. Duket se SHBA përkrahin sot përkohësisht Turqinë, e cila me këmbët në Anadoll dhe me harkun e shigjetës në zonën e Bosnjës, Sanxhakut dhe Shqipërisë synon t’i lëshojë një shigjetë në brinjë krishterimit europiano-perëndimor, ashtu si në kohën e Sulltan Bajazitit. Megjithëse grekët dhe turqit dështuan në projektin e tyre për t’i lënë pa komb e histori shqiptarët, përsëri sot djajtë kanë dalë nga shishja dhe nisur nga fakti i lirisë së mendimit dhe duarve të gjata të këtyre dy shteteve që përpiqen të rindërtojnë perandoritë e vjetra ballkanike, disa shqiptarë tradhtarë kanë filluar të flasin me gjuhën e tyre nga shpëlarja e trurit, si dhe nga që mund të jenë mercenarë dhe po përpiqen të godasin bazat e laicizmit shpëtimtar të shtetit shqiptar. Edhe në Kosovë, së fundmi, ministri i Kulturës dhe sidomos ylli në shkëlqim dhe ideologu islam me origjinë armene, ministri i Jashtëm i Turqisë, A. Davutoglu, kanë kërkuar me këmbëngulje dhe pak me arrogancë ndaj autoriteteve të Kosovës rishkrimin e historisë së shqiptarëve në raport me derën osmane dhe turqit. Madje, me një gjuhë agresive ata e quajtën Prizrenin si “Jerusalemin e Kosovës”, duke lënë të nënkuptuar idenë e tyre se ata pak turq “autoktonë?!” të Prizrenit po diskriminohen si palestinezët nga shqiptarët e Kosovës, të cilët indirekt u krahasuan me izraelitët. A ka vend të ndryshohen tekstet e historisë së Kosovës në raport me turqit? Ndoshta edhe mund të ketë, por politikanët kosovarë nuk duhet të përzihen në punët e historianëve dhe të mos u bëjnë atyre presion për ta zbukuruar historinë trishtueshmërisht të përgjakur dhe me bilanc negativ që kemi pasur me Portën Osmane për disa shekuj. Presioni i tyre lipset të ushtrohet ndaj shtetit turk për të drejta të njëjta të shqiptarëve në Turqi. Politika dhe rreshtimi në aleancat politiko-ushtarake të ditës është diçka tjetër që s’ka e s’duhet të ketë lidhje thelbësore me historinë. Ne shqiptarët, sot duhet të orientohemi në politikën e jashtme kundrejt fushave të ndryshme magnetike të fuqive botërore dhe atyre rajonale. Bota qysh këtë fundviti do të ketë përplasje të mëdha, sidomos në Lindjen e Mesme. Në Izrael e Jerusalem priten në vjeshtë e dimër konflikte më të gjera midis dy popujve aty; ky konflikt mund të zgjerohet midis Izraelit nga njëra anë dhe Libanit, Sirisë e Iranit nga ana tjetër. Po kështu, në konflikt mund të përfshihen direkt ose indirekt edhe turqit e egjiptianët, madje, sipas një skenari, edhe rusët, indianët, kinezët e japonezët në njërin nga dy blloqet. Po kështu, në këtë konflikt do të përfshihen edhe SHBA dhe Europa. Ne shqiptarët, sado të vegjël që jemi, nga do të anojmë? Nga Turqia, islamikët dhe ortodoksët ruso-grekë, apo nga Europa Perëndimore, SHBA, Japonia, Kanadaja, Australia, India dhe Izraeli, duke ruajtur identitetin tonë kombëtar mbi religjionin? A duhet të dëgjojmë ekstremistët e umetit dhe ata të Fanarit, të cilët duan ta shkallmojnë shqiptarizmin e t’i pretojnë tokat tona, apo duhet të orientohemi nga Perëndimi si një shtet me dinjitet e laik? Kjo është pyetja që do na shtrohet ne dhe që mund t’ia ketë drejtuar me takt zotit Berisha edhe ministri izraelit, Lieberman, në takimin e paradokohshëm në Tiranë. Por feja nuk ngatërrohet me kombin. Këtyre haxhiqamilistëve të rinj do t’u kujtonim të mos ngatërronin islamin shqiptar me turqit a arabët, pasi mbi 50 hoxhallarë të Tiranës dhe rrethinave të saj u vunë pushkën halldupëve xhonturq më 1913-1914-n. Ndërsa atyre pak musaqazimistëve të ekzaltuar ittihadçinj në Tiranë, Prishtinë e Tetovë, ndoshta mund t’u kujtohen disa vargje të një epitafi varri para kohës së Haxhi Qamilit në Tiranë, të cilat i kujton Hafiz I. Dalliu, vargje të cilat e kishin çuditur kur i kishte parë edhe ish-drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, Sotir Kolea: “Shiti i Luman Petrelës jam/ Veteran shqiptar me besë/ lutem pak Kuran këndomë/ E thuej: past rahmet e ndjesë”.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora