E premte, 26.04.2024, 03:11 PM (GMT+1)

Editorial

Kosova, neser e pavarur

E shtune, 16.02.2008, 08:14 PM


Me ne fund, eshte zyrtare. Kosova, nga kjo e diel, do te jete de jure, shteti me i ri ne bote. Autoritetet e Kosoves shpallin mevetesine e vendit, neser, e diel, ora 15:00. Vendimi u publikua dje ne oren 20:00 dhe ai percakton dhe menyren e festimeve. Qeveria e Kosoves dhe te gjitha institucionet e tjera ne qender dhe ato vendore, kane dhene porosi qe festimet te nisin ne oren 15:00 dhe, per arsye sigurie, te mbyllen ne oren 23:00 dhe jo me vone se deri ne mesnate. Ne fakt, aktivitetet do te nisin sot ne oren 10:00. Zyrtarizimi i vendimit, i parapriu mocionit qe miratoi dje Parlamenti i Kosoves. Ky mocion, lejon miratimin brenda 24 oreve te ligjeve qe lidhen me pavaresine e Kosoves. Per mocionin votuan pro 79 deputete, nderkohe qe gjashte deputete votuan kunder dhe kater te tjere abstenuan. Deputetet vendosen te ndryshojne proceduren e miratimit te ligjeve ne menyre qe te miratojne sa me shpejt tekstin e parashikuar nga Plani “Ahtisari”, i derguari special i OKB-se, i cili parashikon pavaresi per Kosoven "nen mbikeqyrjen nderkombetare" dhe autonomi te gjere per minoritetin serb.

Burime qe i citon gazeta “Express” ne Prishtine, konfirmuan mbreme, per “Koha Jone”, axhenden e veprimtarive te se dieles. Mesohet se ndonese u zbardh plotesisht dje ne mbremje, ajo eshte pergatitur qe me pare dhe dje vone eshte shperndare ne adresat e “personave te rendesishem”, duke tentuar t’u shmanget gazetareve. Programi parashikon qe ne oren 10:00 Kryeministri te shkoje ne Parlament dhe te dorezoje kerkesen per seance te jashtezakonshme.

Pese ore me vone, zhvillohet seanca plenare e Kuvendit te Kosoves. Pas tre oresh, ne 18:00, do te lexohet nje deklarate nga te tre lideret e Kosoves, Sejdiu, Thaci dhe Krasniqi, ne hotelin “Grand”, ne Media Center. Gjysme ore me vone, do te behet paraqitja e Obeliskut te Pavaresise perpara Pallatit te Rinise ne Prishtine. Kurse ne 19:00 nisin koncertet. I pari, ai i Filarmonise se Kosoves ne Hollin e Koncerteve “1 Tetori” dhe i dyti nje ore me vone, ne sheshin qendror te Prishtines. Ne oren 22:50, Presidenti dhe Kryeministri do t’i drejtohen popullit dhe dhjete minuta me vone, do te hidhen fishekzjarre ne kater pjese te ndryshme te Prishtines.

Kjo axhende mesohet se eshte pergatitur disa dite me heret. Por ajo eshte shperndare vetem pas disa ngjarjeve te rendesishme qe kaluan, si zgjedhjet ne Serbi, betimi dje i Presidentit serb, Boris Tadic, dhe mbajtja dy dite me pare e seances se Keshillit te Sigurimit. Pikerisht pas takimit ne Nju-Jork te ambasadoreve te vendeve anetare eshte konfirmuar se procesi i shpalljes eshte i pakthyeshem.

Zyrtarizimi i dites se pavaresise permbush nje aspirate shumevjecare te te gjithe shqiptareve ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi dhe vise te tjera neper bote. Nje aspirate qe u shoqerua fatkeqesisht me gjakderdhje serbe mbi shqiptaret e Kosoves, duke shkaktuar masakra nga me te shemtuarat. Tani Kosova pritet te jete nje shtet multietnik, ashtu si dhe ishte propozuar nga Marti Ahtisari, paketa e te cilit mban emrin e tij. Siguria ne Kosove duket te jete e garantuar, pasi trupat e NATO-s gjenden ne terren krahas forcave kosovare. Po ashtu, Bashkimi Evropian pritet te sjelle gjate oreve ne vazhdim nje trupe civile prej afro dymije personash, me forca policore, gjyqtare dhe te tjere.

Ndaj gjithcka eshte gati dhe te gjithe e dine se cfare duhet te bejne: Te festojne Pavaresine e Kosoves!

 

Axhenda e plote e se dieles

 

10:00

Kryeministri shkon nga Qeveria ne Parlament - dhe dorezon kerkesen per seance te jashtezakonshme te Parlamentit.

11:00

Kryeministri ben publike kerkesen per nje seance te jashtezakonshme te Parlamentit

12:00

Mbledhja e Kryesise se Kuvendit

13:30

Takimi i grupeve parlamentare

15:00

Seanca plenare e Kuvendit te Kosoves

18:00

Deklarate nga te tre lideret ne hotelin Grand, ne Media CENTER

18:30

Paraqitja e Obeliskut te Pavaresise perpara pallatit te Rinise ne Prishtine

19:00

Koncerti i Filarmonise se Kosoves ne Hollin e Koncerteve 1 Tetori

20:00

Koncert ne sheshin e qytetit.

22:50

Presidenti dhe Kryeministri iu drejtohen masave

23:00

Fishekzjarre te ngritura ne kater pjese te ndryshme te Prishtines



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora