E premte, 26.04.2024, 10:40 AM (GMT+1)

Mendime

Gani Qarri: Mbrojtja e Ramush Haradinajt, mbrojtje e luftës dhe e lirisë së Kosovës!

E marte, 30.08.2011, 09:00 PM


Mbrojtja e Ramush Haradinajt, mbrojtje e luftës dhe e lirisë së Kosovës!

 

Nga Gani Qarri

 

Që nga fillimi i përpjekjeve të tij biblike,për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe asaj kombëtare tek faktori relevant ndërkombëtar,ish Presidenti i ndjerë Dr. Ibrahim Rugova, frymëzonte shqiptarët e robëruar dhe gjithandej ku ata jetonin për miqësi të përhershme me SHBA-t,dhe botën perëndimore, duke na shpjeguar me durim dhe urtësi se Amerika ishte miku ynë më besnik dhe më i madhi i të gjitha kohëve tek e cila ne vazhdimisht duhej kërkuar shpëtimin tonë kombëtar e njerëzor kurse Evropa, shtëpia jonë në të cilën shqiptarët duhej ruajtur vendin e tyre në atmosferën e ngrohtë familjare, së cilës ne si popull edhe i takojmë.

 

Shumë diplomat dhe analist edhe sot pas 12 vitesh të jetës në liri, vazhdojnë me porosit për shqiptarët,që përkundër vuajtjeve të shumta,të mos mbajnë kokën "prapa" duke shikuar në të kaluarën edhe pse tanimë botërisht dihet se shqiptarët më shpejt se sa mendojnë të tjerët, harrojnë të kaluarën e tyre të hidhur,katrahurat dhe tmerret e ushtruara në kontinuitet ndër vite mbi popullin tonë të pushtuar dhe trojet tona të copëtuara,për çka shqiptarët edhe sot vazhdojnë të dënohen deri në gjykatat ndërkombëtare edhe pse ata kurrë nuk patën pretendime për pushtim vendesh e popujsh tjerë,por luftuan vetëm për lirin e vet dhe vendit të tyre!

 

Pas çlirimit të Kosovës, organizimit dhe mbajtjes së zgjedhjeve të lira,punët sikur patën marrë të mbarën,në vendin tonë të lirë, ku për pak ditë atë kohë Ramush Haradinaj i zgjedhur si Kryeministër i ri i një qeverie legjitime,punonte pa orar për të mirën e popullit dhe Atdheut të sapo dalë nga lufta dhe nën monitorim ndërkombëtar,kur vetëm mbështetja Amerikane ishte ndër të rrallat që dëshmohej me përkrahje të sinqertë për popullin dhe vendin tonë,që akoma ishte pa status të përcaktuar.

 

Por puna e tij e nisur me aq zell dhe përkushtim më 5 Mars të vitit 2005, sikur  u ndërpre me qëllim dhe përdhunshëm. Kryeministri i ri në detyrë Ramush Haradinaj pas bërjes të njohur të akuzës nga gjykata e Hagës, dha dorëheqje dhe me 7 Mars të ati viti u paraqit në mënyrë vullnetare në Hagë,pas shkuarjes së të cilit atje,nga ndërrimet dhe zëvendësimet e pasuksesshme, punët sikur morën teposhtëzën.

 

Madje sikur të mos mjaftonte vetëm ajo edhe Presidenti Rugova pas një sëmundje të rëndë, me 22.01. 2006 do të vdiste në Kosovë,dhe tani proamerikanizmi i tij i preferuar ndër vite tek populli ynë,për pak kohë të kaluar,sikur u harrua,dhe sot kemi rrëshqitur një shekull prapa në kohë,nga besimi simbolik fetar,siq shprehej Rugova,në radikalizma fetare me rishfaqjen e luftës së frikshme për shamia, xhamia korrigjime të historisë dhe turqizim të objekteve dhe hapësirës sonë jetësore.

 

Hetimet kundër Ramush Haradinajt deri në mbajtjen e gjykimit të shkallës së parë, do të zgjasnin hiq më pak se 3 vjet, me ç`rast përkundër 27 akuzave të ngritura kundër tij, në mungesë të fakteve në gjykimin e shkallës së parë të mbajtur me 3 Prill të vitit 2008,gjykata e Hagës,do ta lironte atë si të pafajshëm nga të gjitha akuzat.

 

Lirimi i tij nuk do të zgjaste shumë,deri me 21 korrik të vitit 2010,ngase pas ankesës së Prokurorisë ,Dhoma e Apelit, anuloi pjesërisht vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Hagës për pafajësi,me arsyetimin se shkalla e parë nuk kishte arritur ti merrte dëshmitë e dy dëshmitarëve "kyç" të cilët,tashmë siç edhe u pa në procesin e filluar të rigjykimit,nga marrja e tyre në pyetje,u dëshmua se ata nuk ishin fare të tillë "kyç"por njëri i shantazhuar nga prokuroria e gjykatës kurse tjetri shantazues i luftëtarëve të UÇK-s.

 

Por pasi që Dhoma e Apelit kishte vendosur për pranimin e pjesshëm të kërkesave të Prokurorisë, ajo urdhëroi rigjykimin e kufizuar të Ramush Haradinajt, për 6 nga 37 pikat e aktakuzës, rigjykim ky i pari dhe i vetmi deri më tani në gjithë ekzistencën 18 vjeçare të kësaj Gjykate. Kjo i pati shokuar të gjithë në Kosovë përfshi edhe avokatët mbrojtës të Ramush Haradinajt,kur vet Avokati Majkëll O`Rell përmes një komunikate,u shpreh se ndjehej jashtëzakonisht i befasuar,pas vendimit unanim të 3 prillit të vitit 2008 për lirimin e Ramushit,si të pafajshëm nga po e njëjta gjykatë” e cila e kishte liruar atë ”ndaj vendimi për rigjykim i Dhomës së Apelit, ishte i bazuar në motive politike, pati deklaruar mbrojtja e tij që atëherë.

 

Deri më tani,për të gjitha krimet e bëra në Kosovë dhe ish jugosllavi, asnjë kriminel serb nuk u rigjykua, aq më keq edhe pse të ngarkuar me shumë akte krimi,disa sosh edhe u liruan kurse KAPOT kryesorë nuk gjykohen me kohë duke pritur "vdekjen" e tyre të qetë dhe të pa ndëshkuar,për të shkuar në botën tjetër të pa dënuar për krimet e tyre të shumta të kryera përgjatë të gjitha luftërave të iniciuara nga ata vet, në tërë hapësirën e ish Jugosllavisë.

 

Me gjithë shpresat e mëdha në ekipin mbrojtës dhe besimin se drejtësia ndërkombëtare edhe kësaj radhe do ta shpall të pa fajshëm ish kryeministrin kosovar ,gjykimi i nisur para mase 7 vitesh kundër tij, i cili rifilloj edhe një herë me 18 gusht të këtij viti,tanimë si rigjykim i reduktuar në 6 pika të aktakuzës, pritet të zgjasë edhe për rreth tre muaj të tjerë.

 

Udhëheqësi i ekipit të avokatëve mbrojtës në Gjykatën e Hagës, Michael O`Reilly, derinë kohën kur Ramush Haradinaj u emërua Kryeministër i vendit,ishte Drejtor i NDI-s për Kosovën,por pas emërimit të tij si Kryeministër, ai kishte kaluar si këshilltar i tij,për të kryesuar më vonë kolegët e ekipit mbrojtës,të cilët me punën e tyre profesionale,tani nuk mbrojnë vetëm Ramush Haradinajn,por edhe luftën e drejt të UçK-s për lirin e Kosovës e cila përmes gjykimit të udhëheqësve të saj, tentohet të dënohet edhe ajo si luftë e drejtë dhe çlirimtare.

 

Për fatin tonë të keq,një pjesë e jetës shqiptare dhe e fatit të Atdheut tonë të mbetur akoma në duar të Fuqive të Mëdha,edhe sot jo nga të gjithë perceptohet njëjtë,ashtu siç nuk perceptohet njëjtë as e drejtën jonë për të jetuar si popull i lirë dhe në një vend të pavarur. Kjo e vërtetë e hidhur historike, nuk u provua vetëm nëshekullin e kaluar,disa herë  nga populli ynë i shumëvuajtur,por vazhdon të provohet me të gjitha vështirësitë edhe në ditët tona nën monitorim dhe mbikëqyrje ndërkombëtare.

 

Kështu edhe lufta si dhe ngjarjet e ndodhura gjatë saj nuk përshkruhen me realizëm të paanshëm nga të gjithë,madje jo rrallë krimineli dhe viktima,trajtohen njëjtë ,ndaj ky avokat dhe i tërë ekipi mbrojtës i Ramush Haradinajt,me aktin e tyre sublim do të hyjnë në historinë tonë kombëtare jo vetëm si avokat të Ramush Haradinajt por edhe si mbrojtës të parë  agil,profesionist e energjik, të paepur dhe të vendosur të luftës së drejtë të UçK-s dhe lirisë së munguar të vendit tonë.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora