E premte, 26.04.2024, 04:50 PM (GMT+1)

Mendime

Roland Sylejmani: Mësimi Fetarë, “kurban” i kualicionit qeverisës

E hene, 29.08.2011, 07:47 PM


Mësimi Fetarë, “kurban” i kualicionit qeverisës.

 

Nga Roland Sylejmani
Prishtinë

 

Ditëve të fundit në mediat tona, është aktualizuar tema rreth futjes së lëndës fetare nëper shkollat e mesme dhe ato fillore. Kjo si kerkesë e ardhur nga partia e drejtësis e cila është pjesë e kualicionit të Aleancës Kosova e Re., gjithashtu kjo parti ka kohë që e kërkon futjen e lëndës fetare nëper shkollat fillore dhe ato të mesme.

Para disa ditësh në disa prej mediave tona, u dha lajmi se kishin filluar disa kiriza ( perçarje ) në mes të vetë kualicionit qeverisës, një informacion i tillë u demantua menjëhere nga funksionarët e lartë të vetë kualicionit të cilët thanë : “se kualicioni funksion shumë mirë dhe se nuk ka kriza sic i quajn mediat “

Mirpo këto sotorie nuk është se na dalin si spekulime mediale sic i quajnë politikanët , sepse së fundmi përflitët rreth krijimit të një amandamenti ku risi do të jetë neni 3 që parasheh futjën e lëndës së msimbesimit në institucionet arsimore, dhe ndryshimin e paragrafit 7 që të lejohet bartja e shamis në shkolla, ku ky nen ndalon përdorimin e simboleve fetare në shkolla. Madje sipas disa mediave, janë mbledhur rreth 27 nënshkrime të deputetve të Kosovës të cilët mbështesin keto ndryshime.

Unë personalisht nuk do të merresha me problemin politik e as me problemin e kualicionit sepse e dim se qysh në nisje të këtijë kualicioni ka pasur probleme që reflektuan deri të zgjedhja e presidentit të atëhershëm Pacolli, por do të doja të fokusohesha më shumë tek kapaciteti i institucioneve arsimore për të futur lëndën fetare në shkollat tona, gjithashtu mua si gjimnazist më shqeteson ndikimi i lëndve fetare që mund të kenë në prishjen e harmonis fetare që e gëzojmë aktualisht, edhe pse here  pas here kemi pas disa “kriza” të vogla.

 

Do të doja të ndalesha tek Kapaciteti – Për të futur një lënd të re në shkollat tona sic është ajo fetare na duhën financa të mëdha, sepse duhët të paguhën shumë mëimdhënës të fesë, e për tu paguar këta mësimdhënes buxhetit të Kosovës i kushton një shumë relativisht e madhe , një tjetër problem na del me formimin intelektual që mund të kenë ligjeruesit e fesë, sepse sic e dim se shumica e klerikve islamik na vijnë nga shkollat arabe, me një kultur dhe mënyrë e të jetuarit shumë kontradiktore nga kjo që e jetojmë sot. Thjesht shkolla laike, me mësimin fetar janë dy pika që ndeshën fort me njëra tjetrën. Problem  shumë të madh na paraqitet edhe tek ndikimi i lëndës fetare te nxënësit, ndoshta edhe problemi më i madh që mund të hasim. Mos të harrojmë, sot jemi dëshmitar të gjithë së në botën islame kemi luftra të ashpërta ndër fetare, dhe përderisa në shkollat tona fillon të mesohet me krenari betejat e fituara të profetit Muhamed se si luftonte kundër njerëzve që nuk ju binëshin fjalës së Allahutdhe njërën anë të krishterët të mësonin luftën e Jezusit me njërezit që nuk besonin në shejntërin e tijë, kjo do të sillte një boshllëk të madhë në komunikimin nëpermjet vetë nxënësve dhe jo vetem, gjithashtu do të krijoheshin hapsira urrejtëse gjë që do të ishte një fatalitet për mbarë imazhin e mirë që kemi krijuar në botë si komb, për  tolerancës fetare që na karakterizon në të gjithë hapsirën shqip folëse.

Prandaj si gjimnazist kërkojë që një vendim i tillë të rishikohet mirë nga organet hartuese arsimore të Kosovës, dhe vetë deputetëve të Kuvendit të Kosovës të mos e votojnë një ligj të tillë që mund të jetë me pasoja të pariparueshme për mbarë kombin.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora