E shtune, 04.02.2023, 05:21 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Hillary Klinton në Athinë, do bisedojë edhe për krizën e Ballkanin

E marte, 19.07.2011, 05:07 PM


ATHINE- Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Klinton, ka mbërritur në kryeqytetin grek, Athin, për bisedime me udhëheqjen politikë të vendit.

Në qendër të konsultimeve dyditore do të jetë kriza e rëndë financiare në Greqi. Gjatë bisedimeve me homologun e saj grek Stavros Lambrinidis, Klinton do të diskutojë edhe për gjendjen në Lindjen e Afërme, për çështjet e pazgjidhura të Qipros dhe mbi situatën në Ballkan. Gjatë vizitës së saj në Stamboll, një ditë më parë shefja e diplomacisë amerikane deklaroi se ajo përkrahte thirrjet e Turqisë për një rezolutë deri në vitin 2012, rreth kofliktit të gjatë me Qipron, e cila pritet, që për herë të parë, të marrë presidencën e rradhës së Bashkimit Europian.

“Nuk mendojmë se nga status-kuoja e Qipros përfiton njeri. Mendojmë se të dyja palët do të përfitonin nga një marrëveshje. Ankaraja ka kërcënuar se do të ngrijë marrëdhëniet me Bashkimin Europian nëse Qipro merr presidencen e rradhës pa arritjen e një marreveshje rreth konfliktit.

Një zyrtar i lartë që udhëton me Klinton u shpreh se kriza ne ekonominë greke do të domintonte takimet në Athinë dhe se Sekretarja Amerikane e Shtetit do të nxiste për më shumë mbështetje për kryeministrin Jorgos Papandreu dhe programin e tij të kursimeve.

 

 



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora