E premte, 26.04.2024, 08:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Behram Hoti: Monografi mbi antropologjinë dhe etnohistorinë e qendresës kombëtare

E merkure, 01.06.2011, 07:58 PM


MONOGRAFI MBI ANTROPOLOGJINË

DHE ETNOHISTORINË E QENDRESËS KOMBËTARE

 

(Bedri Tahiri: Monografi” Vesel Haxha-Galica”, Prishtinë, 2011)

 

Shkruan: Behram Hoti

 

Shkrimtari i shquar,atdhetar i penës dhe pushkës,Bedri Tahiri, botoi 23 vepra, ndër të cilat: “Azem Bejtë Galica” 1995, “Pëmendorja që mungon”, “Adem Jashari-Legjendë e legjendave”, 1999, “Agu i lirisë”, 2001, “Drenica një shekull trimërie”,2002, Nga Shqipëria në Shqipëri etj.,këto ditë botoi:”Monografinë Vesel Haxha-Galica, SMS, Biblioteka monografi, Prishtinë, mars 2011, me gjithsejtë 157 faqe, që ngërthen jetëshkrimin, virtytet, tiparet e luftëtarit dhe të bashkëluftëtarëve të tij, ortakut dhe mendtarit të shquar Vesel Haxha-Galica, i lindur dhe i rritur në Galicë të Drenicës së kuqe, ku e kaloi fëmijërinë, djalërinë dhe pleqërinë (por pleqërinë e thellë e kaloi në fshatin Sfaraqak të Vushtrrisë, ku eshe ndërroi jetë, në vitin 1974). Bedri Tahiri i mbeti besnik edhe intervistës së tij të parë dhe deri atsh të fundit, që i dha autorit të këtij recensioni Behram Hot, në flakët e luftës së UÇK-së, në Drenicë, më 27 korrik 1998, në malet e Galicës, bashkë me vajzën e tij ushtarake e lirisë – po citojmë vetëm titullin e intervistës”Drenica dhe Galica frymëzimet e mia të para”(intervista u botua, pas lufte në “Rilindja”, më 6 dhjetor 1999).

 

Prandaj, Bedri Tahiri, në këtë monografi spikatë dhe shpalosë fletët e historisë sonë kombëtare, në përgjithësi dhe historitë e trimave, burrave të kryetrimit Azem Bejtë Galica, që Vesel Haxha, është kryepersonazhi monografisë që e kemi në shqyrtim, bashkërisht dhe bashkëluftëtarët e Arbërisë së vogël të tij siç janë galicasit Halit Sylë Galica, që ra në Jeni Pazar, më 1941, që ishte i biri i bashkëluftëtarit të Azem Bejtës dhe stërnip i katërgjyshit Idriz Sylë Galica, i cili ra dëshmor në Merdar, i rradhitur në Armatën Komblëtare Shqiptare të kapedanit Zeqir Kurt Rezella-Llausha, që ra heroikisht në Prokuple, ku edhe sot e kësaj dite e ka varrin(1874)...

 

            Në monografi më djathtësi shkrimtari shpalos heroikën e Epopesë së Arbërisë së vogël(të pinjollëve të shqiptarisë të Galicës, Mikushnicës, Lubavecit...), të viteve 1912-1924. Galica, Mikushnica, Lubaveci, Epopenë e thurën më gjak lirie, e më 15 korrik 1924, kryetrimi – kapedani i Armatës Kombëtare Shqiptare Azem Bejtë Galica  dhe dhjetëra bashkëluftëtar të tij, mori plagët vdekëtare të lirisë dhe më 25-26 korrik 1924(kur po ndaheshin agimet e ditës dhe të antës...), vajti në përjetësi. Fleta e  përgjakur e historisë u rua bisnikërisht nga  bashkëluftëtari i kapedanit Vesel Haxha- Galica. Azem Bejtë Galica, u varros në shpellën e Alpeve Klapotnikut-Dardanisë ilire(Përçevë e Kosovës), në shpellën”Çuku që kërcet” e thellë 74 metra.

 

Varri më i thellë në botë- varri i kryetrimit Azem Bejtë Galica

 

            Monografia lexohet më një frymë...zgjon dhe rritë kureshtjen e lexuesit, por edhe të studjuesve të historisë së letërsisë sonë më të re. Shkrimtari Bedri Tahiri, pra nuk është vetëm, kaq por është edhe studiues i thellë i antropologjisë dhe historiografisë kombëtare.

Bota dhe historitë e njerëzimit të saj patën bashkëluftëtar të Alaksandërit, Muhamedit, Hanibalit, Banapartit, por varri i Azem Bejtë Galicës është varri më i thellë në botë...Shërbimet sekrete të Armatës së Nikollë Pashiqit, 1918-1933, ishin dehur në kotësi se një ditë do ta zinin të gjallë Azem galicë, do ta lidhnin të gjallë për bisht dhe do ta gozhdonin në grahët e avionit luftarak, do ta sillnin e do ta rrotullonin nëpër qiellin e Shumadisë së Sërbisë dhe cep me cep mbi qiellin Kosovës, do të deheshin në rakinë e venën qindra vjeçare të liturgjisë serbo-sllave. Por Azem Bejtë Galica , nuk zihej i gjallë.. Jo... Jo.Ai ishte fenksi vetë...Azemin e mori përdori Allahu...Azemin e varrosi atdheu...Drenica katër herë është djegur me  topa të Serbisë së vjetër dhe të Serbisë së re...(Nuk ka Serbi të vjetër as Serbi të re)...Serbia është si kepa- kepa e vjetër dhe e re e ka emërin kepë, thoshte urtaku kombëtar Azem Galica e ka emrin Azem, Adem Jashari e ka emrin Adem,krykapedanët shqiptarë janë feniksa vetë...

 

Drenicës ia shtoi namin:Dituria, urtia e Xhemail Obrisë,tehu i sakicës së Ahmet Delisë dhe pushka e Azemit e Shotës, e Adem Jasharit, Fehmi Ladrovcit, Marije Shllakut dhe Xhevë lladrovci...

 

Monografi me vlera artistike, historiografike dhe gjeohistorike

 

            Monografia Vesl Haxha-Galica, më gjithsejtë dymbëdhjetë kapituj,:Drenica, kapitulli i parë dhe Përballuesi i sfidave të mëdha,kapitulli i fundit. Kapitulli i parë ka për objekt biografinë dhe historinë e familjes së Vesel Haxhës-Galica.Kjo familje që nga antika e deri tek ditët e sotme, den baba den i mbeti besnik qendresës kombëtare, duke u përballur me sfidat  e pa ndërprera. Drenica ka 107 katunde. Galica e Drenicës së bashku me Prekazin, me Dukagjinin Anamoravën, Shalën, Gallapin, Preshevën, Kumanovën, Shkupin, Tivarin e jeni Pazarin etj. ishin dhe mbetën fole kreshnikësh brez pas brezi. Galica ishte tmerr për armiqtë tanë, sa herë provuan ta pushtonin Prekazin armiqtë i lanë eshtrat në të.

Në monografi, shkrimtari i ofron lexuesit kapedanin e betejës së Kosovës Millosh Nikollë Kopiliqin, i lindur në katundin Kopiliq të Drenicës së kuqe. Galica është një histori më vete në Drenicë:Trimat e Galicës që nga kapedani,Bejtë Galica,Bekë Galica,Vesel Haxha –Galica,Halit Sylë Galica, Idriz Sylë Galica, Rifat Ahmat Galica,Hasan Lahu, Zymer Haxha, Mahmet Galica, Zymer Hayha...e shumë breza, bashkluftarë të Azemit, luftëtar[ dhe dëshmorë të Armatës Kombëtare Shqiptare, të mbrojtjes së kufijve të shqiprisë natyrale etnike: Shaban Polluyha, Rexhep Gjeli, Ajet Qirezi, Halit Syla,Fejzullah Saraqi, Bajram Tërnavci, Gjemë Tërnavci, Mehmet Konjuhu,Qorr Ilazi, Osman Ramdan Rezalla, Hasan Jashar Likovci, Rexhë Racaj,Sadri Klinaku, Kamer Xhema, Shaban Tahir Galica, Zymer Galica, Rexhë Mikushnica, Shaban Mangjolli, Mehmet Gradica, Fazli Barani, Hysen Lutani, Halil Musli Baksi, Nurë Prelovci, Sadri Mikushnica, Kamer Tushila, Hasan ALi Remniku, Mula Ilaz Broja, Mulla Idriz Gjilani, Mulla Zekë Dëedyniaj... mbetën frymëzim i brezave  pasuese deri tek komandanti legjedar Adem Jashari.

 

Galicasit iu përgjigjën kushtrimit të atdheut 1997-1988

 

            Galicasit i vënë pushkën krahut të lirisë, që nga vitetët 1903 deri në Luftën e lavdishme të UÇK-së, 1997-1999,.Bekë Galica,plaku i çetës (1911-1926), në kuvendet në malet e lirisë thoshte:”Sa të ketë shki në Kosovë- kurrë Kosova rahat s’ ka mu ba”.Trimat e Galicës, së bashku me kryetrimin Azem Galica, vuanë në shenjëstër të armës së lrisë kryeçetnikët:Kostë Peçanci, Miliq Kërstën, Spiro Delovcin, Spiro Kapetanin, Arsenije Qyrkun,Galiq Tërziqin e rajonit të Rashkës, Zhivko Mitroviqin,Kërst Qallakoviqin,por galicasit e brezit 1997-1998, të kushtrimit të atdheut, të armatës së UÇK-së, vunë në shenjëstër,kryeçetnikët e rinj:Vuçinën e Sllatin;s së Vushtrrisë, Bogiqeviqin e Shtërpcëssë Kaçanikut, Millutin Prashqeviqin e Gjakovës, Delloviiiqn  e Repotovës dhe më 5 prill1998, para lapidarit të varrit të Azem galicës dhanë betimin celulat e para të UÇK-së, në kuadër të “Brigadës 114 –Azem Galica”, përkatësisht Fehmi Lladrovci.Kështu në padesh të Rrasa e Zogut(Zona e Tropojës-Koshare), ra dëshmori i parë Galicas, ku plagasonën dhe tre galicas të tjerë,.Ndërsa më 2 maj 1999, në Studime të Vushtrrisë ra dëshmori i dytë galicas, intelektuali, profesori i dalluar Bahri Rexhep Haxha, nipi i Vel Haxhës- Galica.

 

Kapitinë e veqantë janë 18 galicas(14 mëshkuaj dhe katër femra) martirë të Galicë, të Luftës së UÇK-së, 1998-1999.

 

Drenica as nuk u përkul, as nuk u shpërngul

           

            Në monografinë Vesel Haxha-Galica, lexuesi do të informohet me aktet e larta dhe herizmash të trevës së Drenicës, e në veqanti me trimat e Prekazit, Galciës, Lubavecit, Mikushnicës, Prelovcit, Qirezit, Likovcit, por edhe për shumë të dhëna historike e faktografike etj.Azem Bejta me  trimat arrijnë të qajnë rrethimine mbi 7000 ushtarëve të  Sebisë së Nikollë Pashiqit, që rrethuan Arbërinëe  vogël, më altileri të rënd me topa e Bërnakolla të Rusisë.Gjatë luftës së pa parë deri atëherë efektivat e ushtrisë së Serbissë bombarduanë Galicën, Lubavecin dhe Mikushnicën, që i kishin rrethuar pa ba vijë agimi  më 17 korrik 1924.Trimat me Azemin qajnë rrethimin, kalojnë në qafë të Mikushnicës,ku kryetrimi Azem Bajta plagosët për të dytën herë, duke lftuar grykë me grykë kundër 7000 ushtarëve, ndërsa, Çeta trimave numronte mbi 50 luftëtarë të cilët e banin Azemin e plagosur lugut të Krasaliqit.Plagët e Azemit i shëronte Mon Kozhica, mjek i popullit dhe mik Halit Sylë Galciës, që ra dëshmor në Jeni Pazar.Njëri nga bashkëluftëtarët e  Azemit e pyet Azemin kah po ja mbajmë Azem?- Po shkojmë andej ku ka shikje më së shumti që të vrasim sa më shumë shkijë dhe ta çlirojmë pëgjithëmonë Arbërinë. Prandaj, lexuesi, duke lexuar këtë mongrafi mësonse luftëtarët e kirisë, në dejë kanë gjakë nuk kanë ujë.

 

            Kaptinë që zgjonë kërsherinë e lexuesit është e 12, më të cilën myllët monografia që e kemi në shqyrtim, e cila trajton:Përballusi i sfidave të mëdha. Shkirmtari Bedri Tahiri me invencion skalitë në këtë kaptinë,kryepërsonazhin prof. Dr. Shyqri Haxha, ligjërues i Shkencës së telekomunikacionit në Universitetin e Kentit të Birtanisë së madhe, aktualisht kreshef i Ekzekutivit të PT të Republikës së Kosovës.Prof. Dr.Shyqri Haxha, është nipi i kryepersonazhit të monografisë Vesel Haxhë Galica, përkatësisht vëllai i dëshmorit të kombit Bahri rexhep Haxha. Në këtë kaptinë lexuesi informohet më të arriturat e majeve të shkencës së Telekomunikacionit të Evropës, sa edhe e forcon besimin e lexuesit së penda  e shkrimtarit Bedri tahiri do ti afrojë edhe vepra të reja-lexuesit.Monografia përshkohet më një gjuhë të fortë, tëeheqëse,të brumosur më togfjalësh, kadencae remanishena të qëlluara, më një semnatikë plltë fjalë formeuse të reja që i voli gjaniu i popullit të trevës së Drenciës, tipare dhe vlera këto të monografisë që lexuesit dhe studiesit të ghuhës së bukur shqipe do t’ia shtojnë shpresën për lexim dhe studim të këndshëm.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora