E premte, 26.04.2024, 10:13 AM (GMT+1)

Kulturë

Sylejman Morina: Aktivitete të shumta në bibliotekën e Arbneshit të Zarës

E hene, 23.05.2011, 07:59 PM


Lucija  duke bërë hapjen e kspozitës, Kurorzimet arbreshe nga albumet e pluhrosura
Lucija duke bërë hapjen e kspozitës, Kurorzimet arbreshe nga albumet e pluhrosura

 

Aktivitete të shumta në bibliotekën e Arbneshit të Zarës

 

Nga Sylejman Morina

 

Solemniteti  e përurimit  të bibliotekës në Arbanas(Arbnesh)ishte  bërë në ditën e  qytetit të  Zarës. Me që rast  kishin marr pjesë  personalitete të shquara , nga jeta politike, kulturore e  fetare, si dhe  të interesuar të tjerë nga Arbanasi , Zara  dhe më gjerë. Në përurim  ishte i ndjeri  arqipeshkëvi  i Zarës   me origjinë  arbneshe nga Zemuniku , monsinjor Ivan Prengja , Ministri  i Transportit , Detit dhe Infrastrukturës , Bozhidar Kallmeta,  sekretari  i kësaj ministrie, Zdravko Livakoviq, kryebashkiaku i  Zarës Dr.Zhivko Kolega  dhe zhupani i  zhupanisë  së Zarës  Stipe Zreliq.

 Me këtë rast,drejtori i bibliotekës së  qytetit, Mr. Ivan Pehar, veç të  tjerash shprehu   kënaqësinë e madhe  dhe krenarin , me rastin  e  hapjes  solemne të degës  së bibliotekës së qytetit të  Zarës në Arbanas (Arbnesh ).

”Të gjithëve na është e njohur roli edukues i   mësuesve të shumtë arbnesh,klerikëve ,intelektualëve ,por dhe roli i tyre në shtrirjen e vetëdijes nacionale kroate  në mesin e popullatës  së Zarës...... Dhe kjo bibliotekë është dëshmi  që arbneshët  më të gjitha  të veçantat  e tyre , janë  pjesë e pa ndarë e Zarës.”do të theksonte  kryebashkiaku  Zhivko Kolega. Ndërsa  prof Aleksandër Stipçeviqi , kishte  folur për kontributin e gjithanëshm të arbneshve  të dhënë në gjitha  sferat  në Zarë e Kroaci .Shkenctari arbnesh ,kishte folur  për  rolin e leximores publike, që para një shekulli kishte  funksionuar si një institucion kulturor e më gjerë në Arbnesh. Po ajo leximore kishte  luajtur  një rol të  rëndësishëm të përhapjes së ideve  kroate   Dalmaci, pikërisht  arbneshët ishin ndër mbështetësit më kryesor të këtyre ideve .

Me hapjen  e kësaj biblioteke Arbneshit  iu  kthye një institucion i rëndësishëm kulturor  tejet i  nevojshëm. Që nga fillimi i  punës  më 2008, aktivitet  dhe rezultatet nuk kanë munguar. Vlen  të përmendet promovimi i  filmit dokumentarë  “Bilbilat Arbnesh“ i Bernard Kotlarit,apo organizimi  vitin e kaluar i  kursit për gjuhën arbneshe ,nga shoqëria e arbneshëve të Zarës  etj. Për  tu njohur me punën  dhe aktivitetet e kësaj biblioteke ne biseduam me  udhëheqësen e këtij institucioni kulturor, Lucije Peroviq, prof. e historisë së  artit dhe  gjuhës latine.

 

 Si fillim do të  donim   të dinim  cilat institucione janë  bartëse se cilat   institucione janë bartëse  të jetës kulturore të  qytetit   Zarës ?

 

 Jeta kulturore e qytetit të Zarës  zhvillohet në: Shtëpinë e Teatrit  Kroat , në muzetë,  galeritë , në Universitetin e Zarës, poashtu edhe  në hapësirat e bibliotekës  qytetit të Zarës.Biblioteka është  themeluar më  1949, ndërsa  lulëzimin e përjeton  pas vendosjes në  hapësirat  e tanishme në rrugën Sjepan Radiq   1999.

Biblioteka Qendrore e Zarës , si bibliotekë popullore,pos  funksioneve  themelore,siç janë:  furnizimi  me  materiale të ndryshme, përpunimi  profesional  dhe mbrojtja  e tyre, huazimi i librave ,CD-ve DVD-ve,shfrytëzimi i kompjuterëve për qasje në internet ,gjatë vitit organizon  edhe qindra ngjarje publike si ligjërata,recitale,ekspozita figurative apo me fotografi,promovime të librave, broshurave,seminare, koncerte,takime,kuvende vjetore,tribuna ekologjike,kurse,projekte  filmike etj. Gjithashtu  organizon festivalin e  banda të fëmijëve,kurse kompjuterësh për  pensionistët , këshilla pa pagesë për nxënësit me gjendje jo të mirë sociale edhe aktivitete të tjera. Në pamundësi të zgjerimit të objektit tanishëm të bibliotekës,biblioteka qendrore, ka filluar vitet e fundit  ta  zhvilloj konceptin policentrikë të veprimit. Kështu, që pas  degës në Bili Brig( e themeluar 1992) u themelua edhe Bibliobus 2006,dega Crno edhe dega në Ploqe më 2007, ndërsa dega në Arbanas ( Arbnesh ) 2008. Të gjitha  aktivitetet e  përmendura  zhvillohen në qendër  dhe në të gjitha  degët  e saja .Po ashtu edhe në degën  në Arbresh . Për  zhvillimin e  suksesshëm të bibliotekës  së qytetit,ai që ka meritën më të madhe  është  drejtori  Mr.sc. Ivan  Pehar, i cili e udhëheq  bibliotekën nga viti 1991,de vetëm pakë ditë më parë  rimori  mandatin e drejtorit  për të pestën herë.

 

 E kujt ishte  iniciativa  për hapjen bibliotekës  në Arbnesh  ?

 

Ideja   për  themelimin e   degës së bibliotekës  së bibliotekës  edhe në Arbnesh ishte  nga  shoqata e  arbneshëve  “Shoqëria e Arbneshëve të Zarës “. Bisedat e para  për këtë qëllim u  zhvilluan  nga  Prof. Dr. Serxho Dokoza( prof. në Universitetin e Zarës), si përfaqësues i  shoqërisë   së arbneshve  të Zarës .gjatë viteve  2001-2002 . Ideja   i është  prezantuar   shërbimit amë të bibliotekës së qytetit, në të cilën  atëherë  ka punuar  Doroteja - Kamber – Kontiq,e cila  ishte  e angazhuar  në hapjen e të gjitha  degëve  të bibliotekës së  qytetit , po ashtu edhe për atë projektin  e  degës  në Arbnesh.

 

  hapjen  e bibliotekës  ishin personalitete qeveritare. A ishte  shenjë se ata e kanë përkrah hapjen e bibliotekës në Arbnesh ?

 

 Natyrisht,themelues  i bibliotekës  qendrore  është  qeveria e qyteti Zarës, po  ashtu   rinovimin  dhe adaptimi  i ndërtesës    bibliotekës  është financuar  qeveria   e qytetit

 

Arbneshët  aktivitetet e tyre kulturore, më parë i zhvillonin në  kishën  e tyre  “Zoja  Jon”, në shkollën  fillore “  Kruno Krstiq”dhe në Shtëpinë e Teatrit Kroat  Tani  a do  të i zëvendësojë  ato  biblioteka ?

 

Arbneshët  i zhvillojnë  aktivitetet e tyre kulturore dhe jo vetëm ato,    hapësirat  e famullisë   së “Zoja  Loret “(Zoja Jon)  dhe në shkollën fillore “ Kruno  Krstiq”. Por, me hapjen e degës  së bibliotekës  ata janë bërë  më të pasur   edhe me një   institucion  kulturo edukativ. Vërtetë, për shkak  afërsisë së shkollës,si dhe disa  kopshteve  fëmijërore ,ne me ata kemi  krijuar një  bashkëpunim të suksesshëm. Fëmijët nga kopshtet dhe shkolla  i ftojmë në programe të ndryshme  të promovimit leximit,punëtorive kreative,projekte filmike etj. Ndërsa për të rritur  organizojmë ligjërata të ndryshme , ekspozita  të pikturave  figurative, arteve figurative  dhe  të fotografive,si dhe koncerte për kërshëndella.

 

  Sa ka arritur të pasurohet  koleksioni i vendlindjes  me  materiale të ndryshme shpirtërore dhe  materiale nga kultura  arbneshe dhe si i siguroni ato?

 

 E veçanta  e degës së  bibliotekës së Arbneshit   është  koleksioni i vendlindjes  së arbneshve,  i cili është  i vendosur në këtë nënë kulm të ndërtesës. Me rastin  e hapjes solemne degës së bibliotekës në Arbnesh,  më 23. 11.2008, ishte  e organizuar   ekspozita e  gjërave të vjetra, të cilat i solli  nga koleksioni privat vendasi  Petar Uqi  Peroviq - ( Lala , siç e quajnë arbneshët ). dhe të njëjtat ia  dhuroi bibliotekës. Fjala është për ato sende, të cilat  dikur  arbneshët e Zarës i kanë  përdorur kryesisht  për qëllime  bujqësore, vjetërsia e të cilave  tejkalon  një shekull. Në shkallët,  të cilat  qojnë  deri  në koleksionin e vendlindjes, anash  janë  vendosur  fotografit   e mëdha të reprodukuara  me motive nga  disa lagje të Arbneshit.,harta e vjetër kadastrale.  Koleksioni i vendlindjes, grumbullon  sende  të Arbneshit   si pjesë e  Zarës,pastaj për njerëzit  me origjinë nga Arbneshi  që jetojnë  kudo qoftë në  botë, materiale të nxjerra në zonën e Arbneshit, mbi trashëgimin  gjuhësore etj. Fondi  i koleksionit ka aktualisht 124 njësi, libra, broshura, revista Cd,Dvd,fotografi, kartolina  etj.

 Materialet i mbledhim  si  donacion  në bashkëpunim me   Këshillin Lokal,”Shoqëria e Arbneshëve të Zarës”, zyrën e  famullisë” Zoja  Loret”,shkollën  fillore të Arbneshit   dhe me  arbneshët e interesuar. Një pjesë të madhe  materialeve  është  dhuruar nga vendasit :  Akademiku Aleksandër  Stipçeviq,inxh. elektronikës  Bernard Kotlar dhe  gazetari sportiv  Drago Mariq.

Në kuadër    koleksionit të vendlindjes arbneshe  një herë në vit  organizojmë  ekspozitë  me  fotografi nga e kaluara  e arbneshëve.Që më  2009,në bashkëpunim me  vendasin   inxh. e elektronikës  Bernard Kotlarin,dha me gazetarin e sportin e publicistin e njohur Drago Mariqin kemi organizuar  ekspozitën  me fotografi ” Arbneshët e  Zarës dhe  biçikletat”. Kjo temë  ishte e zgjedhur  për  arsyeje se arbneshët  në Zarë janë të njohur  për biçikleta.Vitin e kaluar në përgatitjen e ekspozitës “Kurorëzimet Arbrneshe nga   albumet e  pluhurosura”  e  zotërinjve  Kotlar dhe Mariq i bashkëngjitet   vendasi , publicisti Ivica Mateshiq –Jeremija. Në dyzet fotografi janë  treguar dhe paraqitur  kurorëzimet  e  arbnesheve   në periudhën  1919 deri 1987. .

Edhe në këtë vit  planifikojmë , të organizojmë   ekspozitë  këtë muaj, kur në Arbnesh   shënohet  festa  e  Zonjës Loret ( Zoja Jon) titullare  dhe  mbrojtëse e  famullisë së Arbneshit.

 

 Cilat aktivitete arbneshët  i organizuan    bibliotekën e tyre ?

 

 Në objektin e bibliotekës   Arbneshit, që nga fillimi vendin e vet e ka gjetur dhe Shoqëria e  arbneshëve të Zarës, e cila organizon  aktivitete të ndryshme , ligjërata  nga e kaluara arbneshe  si edhe  kursin e gjuhës  pothuajse të harruar arbnishte.

Në shfrytëzim të përhershëm  iu është  dhënë  një  hapësirë , ndërsa për nevoja   shfrytëzohet edhe salla multimediale , projektori  kompjuterët  dhe inventari tjetër i  bibliotekës . Kursi i gjuhës arbnishte  konceptohet  në atë mënyrë që  vendasit e vjetër, të cilët  ende e flasin  gjuhën arbneshe të bartin  diturin e tyre në  brezat më të rinj  (kursin e ndoqën një  numër i madh i  fëmijëve arbnesh ). Shoqërimi  shpesh  mbaron me  biseda dhe këngë.

 

 Si  është gjendja e  bibliotekës  dhe  kushtet  e  punës ?

 

Kushtet e  punës janë të shkëlqyeshme. Ndërtesa  e  bibliotekës  është e ndërtuar  në vitin 1892,si shkolla e parë  e ndërtuar me  plan në Dalmaci.

  Ka qenë në funksion deri  më 1960, kur u ndërtua shkolla e re e tanishme  në Arbnesh  “Kruno Kërstiq”. Pastaj  objekti u shndërrua në godinë banimi. Për shkak të përkeqësimit  të gjendjes objektit banorët u prej sajë    2007. Pushteti  ia dha  ndërtesën  bibliotekës ë qytetit  për nevoja të  degës së bibliotekës së Arbneshit.. Pas  adaptimit  të objektit, dega e bibliotekës  hapet  me 23.11. 2008 dhe godina e rinovuar  e shkollës  e merr një rol të ri.. Hapësira në tri kate  me 550 m katror, plotësisht  e rinovuar i është përshtatur  nevojave të bibliotekës.  Në katin përdhes  është vendosur  salla  multimediale  me 70 vende, teknikisht  e përgatitur  për ligjërata,punëtori,shfaqje, mbledhje , hapësira për ekspozita. Kati i parë  i përkushtohet  shfrytëzuesve të rritur me sallën e leximit të  shtypit,leximoren  për studime    dhe  koleksionin e CD-ve. Në pjesën e të rriturve  janë edhe tre kompjuter  për  qasje në internet . Në nënkulm   është vendosur koleksioni  i vendlindjes së arbreshëve të Zarës, departamenti  për fëmijë me materiale  të shumta  për  shfrytëzim,   pjesa për lojëra  ,doracakët  e ndryshëm ,literatura për  prindër dhe dy kompjuter  me qasje në internet. Ndërtesa dhe hapësira e brendshme  i është përshtatur  personave  me nevojave të veçanta,që të kenë  qasje   me ashensor  nga kati përdhes deri në nën kulm.

 

 A keni  bashkëpunim profesional me  bibliotekat  e Kosovës apo Shqipërisë ?

 

Bibliotekistët e  Zarës kanë vizituar  bibliotekën popullore “ Hivzi Sulejmani  në Prishtinë  dhe biblioteka të tjera   në Kosovë më 2005-ën . Drejtorët e  dy bibliotekave ka nënshkruar  marrëveshjen  në ceremoninë e përgatitur në  Bibliotekën Kombëtare dhe  Universitare . Kolegët nga Kosova  ishin në  vizitën kthyese në bibliotekën  e qytetit të  Zarës në tetor  të njëjtit vit .Bashkëpunimi  është  pasqyruar në disa raste  me këmbimin  e një sasie të vogël të librave. Bibliotekistë nga  Kosova nder të tjera  janë duke fituar  arsimim  bibliotekar     departamentin e  bibliotekarisë në Universitetin e Zarës, e cila  në aspektin kadrovik dhe në mënyra tjera  është e ndërlidhur me  bibliotekën e qytetit të Zarës.

objekti i bibliotekës së Arbneshëve
objekti i bibliotekës së Arbneshëve



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora