E diele, 28.04.2024, 04:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Flet piktori Gëzim Tirana: Piktura e Van Gogut të gozhdon

E hene, 23.05.2011, 06:40 PM


Tek piktura gjej veten, gëzimin, qetësinë shpirtërore, sigurinë e jetës

Nga Albert ZHOLI

-Kur dhe si ka filluar piktura tek Gëzimi?

Piktura tek unë ka filluar në moshë shumë të vogël. 5-6 vjeç. Bëja ca piktura të moshës. Kisha indikacione nga Tefik Dedeji që e kisha komshi dhe ishte një piktor i mirëfillt, dhe një djalë xhaxhai që ishte skulptor. Dhe ashtu  filloi dëshira për pikturën.

Në fillim duke bërë  disa piktura me laps dhe pastaj me ngjyra. Pra që para 3 dekadash unë bëra një koleksion pikturash që edhe vetë se besoja që në atë kohë mund të hapja një ekspozitë. Dua të kujtoj se para 30 vjetësh kam bërë dhe disa piktura të veçanta me bojëra vaji që sot i ka të gjitha motra ime e vogël në një vilë që është tek pazari i ri.Ajo i ka pasuri pikturat e mia.Ato kanë qenë pikturat e para që unë i kam bërë me shumë pasion dhe shumë dëshirë.

 

Kjo do të thotë se pas tyre e ndërpretë pikturën?

Po! Kur unë po ecja me pikturën lindën disa probleme familjare që bënë ta zhvedosja vëmenjdjen nga piktura. E lashë atë pasionin e madh. por punoja pak në ballkon, në ship, jo se e lashë pikturën fare por punoja shumë pak.Në vitin 1997-1998-1999 duke qenë ortakë me dy shokë të mi, hapëm një biznes të vogël. Njëri prej bashkpuntorëve të I në biznes, pasi bleus htëpi donte të bënte disa piktura.  Në rrugën e Shallvareve ishte një djalë i ri ku miku im donte të blinte piktura. Pasi i pa iu duken të shtrenjta (pikturat). I thashë blej penela, bojëra dhe telajo boshe dhe ti bëj unë pikturat. Ai më pa me habi. Do të bëj një pikturë i thashë dhe ti do ta kesh një kujtim gjithë jetën. Të dy ortakët e mi u treguan pak skeptik. Ai filloi bleu penela, bojëra dhe telajo dhe unë i mora përsipër shumën e pikturave që ai pretedonte të blente. Pra bëra 10 piktura të ndryshme. Punën e fillova në ballkonin tim në atë shtëpinë modeste që kisha në atë periudhë. Aty ishte dhe trungu familjar ku në kishim jetuuar prej kohësh.I përfundova dhe i vura kornizat. Kur ia çova pastaj në shpi miku më pa me dyshim. Nuk ka mundësi tha. Do ti ketë bërë ndonjë tjetër dhe ti do të kesh paguar ndonjë lek.Atëherë u detyrova dhe i bëra një pikturë në vend. Improvizova një grua me çallmë të një piktori të madh hollandez që ai e kishte përzemër.

 

Pra në vitin e mbrapshtë ju filluat profesioninn e vjetër?

Po! Tamam. Që atë ditë punoj 1 apo 2 piktura në ditë. Është e pamundur që unë të shkoj e të flej gjumë në shtëpi pa bërë kaq punime. E kam marrë këtë angazhim personal para vetes time dhe para  të tjerëve. Më vonë pastaj u rritën kërkesat dhe hapa një dyqan të vogël.Filluan njerëzit ti pëlqenin. Nga mënyra se si punoja unë fillova të afroheshin piktorë, koleksionit, dashamirës së pikturës. Vinin dhe vijnë njerëz të profesioneve të ndryshme pasi tek piktura ime shohin diçka të veçantë.

 

Pra erdhi periudha e vlerësimit real?

Periudha  e parë ka qenë që unë nuk e vlerësoja aq sa duhet veten time dhe punët e mia. Për mua ishin apo më dukeshin të thjeshta po për ato që i shihnin për herë të parë befasoheshin.

Rriten ritmet, shpejtësia e punimeve dhe filluan njerëzit të afrohen. Dhe sot numëroj afërsiht 2000 punime nga më të ndryshmet që edhe vetë kur i shoh nuk e besoj.

-Ku  dhe kur është hapur ekspozita e parë  dhe me sa piktura?

Ekspozita e parë ëstë  hapur në Durrës në vitet 2002 në plazhin e Durrësit tek Apollonia.Atje ishin 12 punë që i kisha bërë së fundmi me disa pamje nga deti dhe nga Vlora, si dhe Gjiri i Lalzit.Ishin piktura të bukura por njerëzit  nuk kishin filluar akoma ta kuptonin pikturën time me veçoritë e detit.

Suksesi më i madh ka qenë kur erdhi  një përfaqsi e një studioje të madhe gjermane.

 

Për kë studio bëhet fjalë?

Për studion numër dy në botë për postera nga Frankfurti. Kjo studio bëri përzgjedhje me piktorët më në zë në Tiranë duke futur këtu Sali Shijakun, Alush Shimën dhe të tjerë.Ato kaluan rastësisht në  dyqanin tim që kam edhe sot dhe panë që unë  përdorja ngjyrën e verdhë, blu dhe të kuqe të papërzier, të plotë, me ngjyrën reale. Duke kaluar në rrugën që unë kam studion, menaxheri gjerman ndalon dhe shen nga jashtë me interes pikturat. Shoqërues i tij ishte një djalë shqiptar që e dinte gjermanishten shumë mirë.Ai më merr në telefon (pasi nr e cel e lë në derë të varur) dhe më thotë se ku ndodhem. Shkoj menjëherë dhe ata thonë se duam disa postera dhe pikturat duam që të na i bësh ti. Do të japim tre telajo me 60x80 dhe do të na bësh tre piktura. Një lule e bardhë me një sfond fishnje, një perëendim dielli në Afrikë dhe disa  gra afrikane. Ato i  shumfishonin edhe me stamp dhe i shesin në të gjitha supermarketet në botë. Dihet se sot në botë përdorin vetëm postera dhe jo piktura origjinale sepse edhe kostoja e pikturave origjinale është shumë e lartë.Unë i mbarova për dy ditë dhe i thashë që  të vinin ti mirrnin. Ata u çuditën nga  koha  shumë e shkurtëre që unë i kisha gati.I morën dhe i pëlqyen.U bë përzgjedhja  nga komisioni që  drejtonte këtë punë dhe më marrin në telefon dhe më thonë se je i përzgjedhuri jonë dhe do të sjellim të gjitha materialet  që duhen nga firma për bashkpunim (nga Gjermania).

Erdhën materialet të gjitha dhe për një muaj e gjysmë unë kam bërë 50 piktura  të cilatdhe i çuan në Gjermani.

 

Suksesi të erdhi papritur?

Sigurisht! Për mua ishte një sukses i madh sepse ata ishin profesionista dhe më përzgjodhën mua dhe se e dyta mua ky bashkpunim më hapi rrugën për një afirmim në të gjithë botën.. Përkthyesi mi ka sjellë  faturat dhe pikturat e mia ishin kthyer në postera me një tirazh 28 milion kopje. Pra për nëj kohë të shkuertër punimet e mia tashmë ishin kthyer në postera që ishin shitur në të gjitha kontinentet. Më sollën edhe mua nja një poster për secilën pinturë të cilat I kam dhe sot (sigurisht në letër). Pastaj më vonë patëm disa probleme në lidhje me të drejtën e autorit. Unë I kërkova atyre një shpërblim për punimin ndërsa ata o donin shpërblim për shitjet.

Puna ndaloi aty për arësye interesash. Ata morën edhe vendim gjykate që të mos kopjoheshin nga firma të tjera nëpër botë. Çdo firmë timen në pikturat e dhëna i kam vënë në qendër të pikturës dhe jo në fund ku i vendosin zakonisht. Këtë e bëra që të mos kishin mundësi që të tjetëersoheshin. Kjo mua më ka dhënë një njohje në të gjithë botën. Sot me publikimin  në internet dhe fejsbukut më ëshët bërë një reklamë modeste ku unë kam fituar shumë fansa, pasi njerëzit filluan shumë të afroheshin. Sot mund të them pa frikë se jam piktori më i shitur në Tiranë.

 

-Po jashtë shtetit a ke  hapur ekspozita?

Kam hapur vetëm një ekspozitë në Milano vjet. Në 25 piktura që çova, 17 i shita. Ishte nëj ditë e bukur për mua. Ishte ekspozita e parë. Pashë nëj interesim dhe vlerësim. Pra fitova një eksperiencë të re.

 

-Sot, a mund  të jetojë një piktor vetëmn me pikturat?

Po të punosh me vullnet dhe të bësh pikturë të mirëfilltë mund të jetosh  dhe të përballosh jetesën. Por duhet ta njohësh tregun. Pikturat të jenë shum dimesionale.  Ta njohësh mirë pikturën si vlerë artistike dhe si vlerë materiale.

 

-A mendon se në Shqipëri është kultivuar dashuria për pikturën?

Me atë që kam parë unë në 10-vjeçarin e fundit unë kam konstatuar që njerëzit kanë filluar pikturën ta blejnë. Deri dje ajo konsiderohej liks, sot shihet si domosdoshmëri për zbukutimet e ambienteve familjare.  

 

-Kush është problemi më i madh i piktorëve sot?

Problemi më i madh i  piktorëve sot është sepse , nuk i përshtaten kërkesave të tregut. P.sh unë kam kapur ndjenjën e tregtarit kam kapur sensin e përditdshmërisë,  dëshirën e tjetrit se sa dëshirën time personale. P.sh dëshirë personale kam portretin. Por tregu nuk këkron vetëm portrete. Këtu ka qenë edhe kulmi i rezultatit tim sepse unë i jam futur të gjithë zhanerave të pikturës.Unë çdo gjëje i jap kujdesin kulturor, artistic, komercial.

 

-Kush është teknika juaj e punës?

Teknika ime është  teknika e shpatullës.Me bojëra vaji, “Sharmil” franceze të cilat kanë shkëlqimin e tyre të veçantë dhe nuk e humbasin bukurinë. Ato (bojrat franceze), sa më shumë rrinë aq më shumë zbukurohen. Ndërsa bojërat kineze sa më shumë rrinë aq mnë shumë veniten dhe boja prishet. Meqenëse Franca ka pas disa koloni afrikane e merr aty lëndën e parë të kësaj boje të veçantë. Është një dru i vveçantë nga del kjo lëbë e parë e përpunuar.

 

-A je penduar që ke lënë biznesin dhe i je future pikturës?

Jo.Në  këtë moshë që jam sot jo. Fëmijët  janë të rritur dhe kanë zgjedhur profesionet e tyre. Kam dashur të bëhej dikush piktor, por... Jam i lumtur që merem vetëm me  pikturën. Tek piktura gjej veten, gëzimin, qetësinë shpirtërore, sigurinë e jetës, por edhe kënaqësinë qëu fal të tjerëve.

 

-Po politika  sa vlen për ju?

Politika  për mua shihet vetëm në distancë siç shikoj telajot bosh. . Jam i djathtë dhe nuk e fsheh dot sepse kam arësyen time pasi im atë ka qenë officer në kohën e Zogut, por jo se jam fanatic. Shpesh herë votoj për individin jo për Partinë. Dua që politika ti shërbejë popullit jo vetëm intresave të tyre.

 

-A ke ndonjë peng në drejtim të pikturës?

Një peng e kam. Po të isha marrë gjithë jetën me pikturë dhe mos të isha marrë me asgjë tjetër sot do kasha më shumë piktura, më shumë miq, më shumë ekspozita, më shumë njohje jashtë, më shumë trashëgimini…. Po të isha marrë me pikturë gjithë jetën sot do të isha dikushi.

 

Kush mënyrë e të pikturuarit të pëlqen?

Më pëlqen impresioni sepse të shtyn të ndez imagjinatën.

 

Cilët nga piktorët e njohur botëror të pëlqen?

Van Gogu. Piktura e Van Gogut të gozhdon. Psh në një pikturë që jam e kam riprodhuar, janë pishat e buta me një diell dhe me një qytet të errët. Është një pikturë e goditur, por që unë e kam arritur me shpatull dhe penel dhe me ngjyra  origjinale pa përzierje ta imitoj. Veçantia e pikturës me shpatull është se në shpatull vihen 3-4 ngjyra dhe ato plotësojnë njëra –tjetrën.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora