E diele, 28.04.2024, 09:10 AM (GMT+1)

Kulturë

Namik Selmani: Pasaporta e vërtetë e një krijimtarie

E diele, 22.05.2011, 07:56 PM


Remzi Basha
Remzi Basha

 

Pasaporta e vërtetë e një krijimtarie

 

Mendime rreth vëllimit poetik ” Zjarri në duart e mia” të poetit Remzi Basha

 

Nga Namik Selmani

 

Autori Remzi Basha me krijimtarinë e tij poetike, në prozë a në publicistikë e

në fushën dokumentare i përket brezit të shkrimtarëve të diasporës.

Është

patjetër një përfaqësues i denjë i një brezi shkrimtarësh prej vitesh që, edhe

pse jetojnë aktualisht në diapsorë, në jetën e Perëndimit kudo qoftë në Itali,

Greqi, Gjermani, Zvicër, Angli, SHBA apo edhe në Suedi ku edhe banon aktualisht

ai, vazhdojnë që të ushqejnë me artin e tyre kroin e dashurisë për

vendlindjen. Është një degëzim bukur i shëndetshëm që tregon njëkohosisht edhe

forcën e fjalës shqipe, por edhe atë KONTRATË të përjetshme që ata kanë bërë me

vendlindjen, me detyrimin shkronjor, patriotik që ata kanë ndaj saj. Dhe kur

është fjala për Kosovën kjo gjë është shumë më tepër e spikatur se çdo komunitet

tjetër në Evropë

 

Një nga meritat më të dukshme të kësaj krijimtarie është edhe edukimi i një

brezi të ri që ka lindur, është rritur në këto vend e që ata të marrin përherë

atë ushqim shpirtëror dhe kulturor që lidhët më vendlindjen e tyre kudo qoftë në

trojet shqiptare në Shqipëri në Kosovë, në Maqedoni. Dritat e forta, semaforët

dritëndezur, ritmi gati marramendës i lëvizjes në këtë jetë, nuk ia ka shuar

asnjëherë këtij autori atë palcë të SHQIPTARIZMËS që ai vazhdon ta ketë si një

kryefjalë të vetme të fjalës së tij të shkruar. Librat e tij botohen masivisht

kryesisht në Prishtinë, në Tiranë.

 

 

E për të kuptuar saktësisht mesazhin e veprës së tij të larmishme, të plotë dhe

për të parë më nga afër tematikën e saj, duhet patjetër që të hedhim pak sytë

edhe në atë të kaluar që ai ka pasur me veten, me Kosovën dhe me Shqipërinë. Që

kur ishte i ri edhe kur ai nuk kishte nisur të vargëzonte apo të hidhte mbresat

e tij në fletën e bardhë, ai ishte ndër organizatorët e përpjekjes kundër

pushtetit serb që kishte rrëmbyer lirinë e Kosovës. I dënuar për të, provoi

egërsinë e burgjeve serbe që ia rritën dhe më shumë dashurinë për trojet e tij

të lashta dhe ngjizën edhe botën poetike të një poeti të ardhshëm, edhe pse ai

ka mbaruar studimet e larta për histori. Dhe më 1990 u detyrua që të linte

atdheun dhe të vendosej në Suedi.

 

Të ndërtonte atje jetën pa harruar asnjë

sekondë qënien e tij si shqiptar i Kosovës dhe pa harruar asnjëherë dertet që

kishte për të, për Suharekën e tij në vendlindje etj. Gjuha letrare që ai

përdor në secilin varg të këtij libri ëshyë një gjuhë e kuptueshme dhe e bukur/

Kjo përbën një nga sukseset e vëllimit poetik “Zjarri në duart e mia“. Forma

artistike e librit është një Model i shkëlqyer jo vetëm për bashkëkolegët e tij

krijues në diasporë, por edhe për poetët që jetojnë në Shqipëri që ende e

shkruajnë shqipen me gabime të mëdha dhe të pafalshme.

 

 

Libri është botuar nga Shtëpia Botuese “Ada” në Tiranë me botues të mirënjohurin

Roland Lushi dhe ka si redaktor kritikun e njohur Ndue Ukaj.

Lirizmi i poezive të këtij libri, puna shumë e mirë që i ka bërë me gjuhën

letrare shqipe, i japin librit një dozë të madhe iluminizmi në jetën

bashkëkohore që jetojmë, edhe pse nuk thuhet me zë të lartë kërkesa e madhe që

ka e duhet të ketë shoqëria jonë për fisnikërimin e vetvetes.

 

 

Janë të paktën tre antologji dygjuhëshe ku është përfshirë vepra poetike dhe

shkrimet e Remzi Bashës ajo shqip–suedisht, shqip-anglisht dhe shqip–rumanisht.

Janë me dhjetra shkrime që janë shkruar në libra, në gazeta e revista të vendeve

evropiane për vlerat letrare artistike, por edhe atdhetare që ajo ka që në

fillimet e saj. Janë vlerësime që nuk mund të njësohen me disa citate që jemi

mësuar të lexojmw në këtë media kaq globale ku jemi futur që të gjithë e

shpesh humbim rrugën në këtë rrugë qorrsokakase që nuk ka fare semaforë.

Po qe se shohim librin që në titujt e cikleve shohim se në të i bëhet jehonë

mbijetesës shqiptare. Kjo mbijetesë është kryesisht ajo kulturore. Ato janë

“Zjarri në duart e mia”, “Ringjallja”, “Kosovë, kënga ime” “Natë shekulli”, “

Itaka ime pa frymë” “Zëri i atdheut” Duket se ai kërkon që të provojnë një lloj

te re lirie, atë patriotike pa e heqëur asnë çast cilësinë e lirisë së tij.

Nuk e teprojmë të themi se poezia e Remzi Bashës në vëllimin poetik “Zjarri në

duart e mia“ ka një pah shenjtërie.

 

Me fjalën e tij herë të ëmbël, herë të

fortë, herë tërë dritë ëndrrash Kosove e mbarëshqiptare, tërë urti baballarësh

dhe Lokesh Kosove, ëndrrash vajzërore shpesh edhe të vrara nga dora e

pushtuesit, por edhe me një pasaportë të re malli për Çamërinë dhe për trojet

shqipfolëse, duket se fjala e Bashës mbillet thellë në një ugar të hapur

atdhedashurie që kërkon vetëm fjalën e tij që të lëshojë lastarë. E duke

qëmtuar edhe ne atë dialog bukur emociones të vargut të tij me të sotmen e të

ardhmen, na duket se poezia e Remzi Bashës është si një kacek i madh, i stërmadh

me figura letrare origjinale që fryjnë e shfryjnë dashuri: “Vetëm kur vij tek

ti/ vërej se si zbardhen mëngjeset/si shfaqen mbrëmjet/ e si bie hëna në lumë/

një endje më e dashur se zemra.

 

Më tej në poezi na del se fati i atdheut për Remzi Bashën është edhe fati i

emigrantit. I një emigranti që e do lirinë e mbrothësinë e vendit të vet, edhe

pse nuk banon atje fizikisht, e do gjuhën e tij. Apo edhe lind fëmijë në një

vend të huaj që nuk kanë dëgjuar asnjëherë fjalën shqipe në vendlindjen e

baballarëve, por që duhet ta njohin kjëtë shkronjë nga vetë prndërit e tyre

emigrantë. E për këtë gjë, ai shkruan; “Më e bukur që del si yll e si hënë/nga

thellësia e shpirti/dhe furishëm je /gjuha shqipe /gjuha jonë. Kjo ëmbëlsi

fjalësh e figurash, ky humanizëm që për një komb mund të duket edhe disi i

vjetëruar për një poet perëndimor, por për Remziun dhe për shumë poetë të tjerë

shqiptarë është një rizgjim i Rilindjes sonë Kombëtare, është një lloj rizgjimi

i identitetit tonë kombëtar në një gjeopolitikë rë re evropiane.

 

Në poezinë e Remzi Bashës ndalesh lumturisht në disa stacione. Ai di të qëmtojë

edhe universalen. Sidomos kur flet për lirinë si gjendje shpirtërore, si gjendje

fizike, si një portë prej nga futen dhe dalin ëndrrat më të guximshme të një

individi të një kombi. E këtë LIRI ai e personifikon si një “dashuri të madhe”

, po një dashuri simbolikisht shqiptare që ka një Pasaportë të sajën. Unë do të

thoja se kjo poezi është ndër më të mirat e vëllimit. Në të mesazhi është lidhur

me rrënjët e gjakut shqiptar, me ëndrrën më të bukur të shqiptarit.

“Kam harruar kur më ke ngrohur zemrën/shpirtin e lodhur nga

pritja/kam harruar /kur më ke përkëdhelur/kur me duart e tua/më fshin lotët e

përgjakur/e më lëmon flokët e shprishura/pse nuk vjen të më ndezësh zemrën/ ti,

më e madhja dashuri..

Në poezinë “Zog mëngjesi” ai shkruan: “Kam ecur drejt diellit/prej besimit të

gurëzuar/se do të fitosh lirinë /dhe ëndrrat e këqia Atdheu im me dashuri /me

flamuj lirie në çdo cep.

Dialog poet–nënë, poet-baba, poet-vendlindje, në këtë libër plotësohet edhe me

dilaogë të tjerë. Ëshë dialogu me rrugët e fëmijët, më hënën dhe dashurinë, me

Nënë Terëzën, me mbesën Eliza, me kujtimet që i japin librit “Zjarr në duart e

mia” edhe më shumë ritëm. Një frymë bashiane që të krenon për këtë varg

bashkëkohor. Poema “Kosovë, kënga ime” do të donte një analizë letrare më vete

dhe një shkrim kritik më të plotë, por i përfshirë në këtë shkrim do të thoja se

me këtë krijim ai ecën në gjurmët e poetëve klasikë shqiptarë të Kosovës si Azem

Shkreli, Ali Podrimja, Din Mehmeti, etj.

 

 

Dikur, në vitet e rinisë së tij, ai për këtë Kosovë do te dënohej disa herë në

burgjet serbe për ta parë të lirë atë. Tani ai i gëzohet çdo filizi bari që

flladitet ndryshe në këtë liri që i ka ardhur atij. Dhe në fund të poezisë, ai

kthehet në një Orfe shqiptar që, me fyellin e tij magjik këndon për dramën e

pamatë për të.

“ Porsi fyelli ndër male /jam unë me pamjen tënde të bukur /që më mban zgjuar

mbrëmje e mëngjes/ nënë tingujt e zgjuar, Kosovë, dashuria e pambarim.

 

Ndoshta një lexuesi jo shumë të vemendshëm do t’i ketë shpëtuar edhe një frymë

hyjnore të besimit ndaj zotit. Kjo është jo vetëm një bindje e vetë atij, por

edhe e lexuesit që ai i drejtohet. Është një sinor, prej nga kanë shkuar dhe

vazhdojnë të shkojnë të gjithë shqiptarët pa u friguar se njëri kërkon që t’ua

ndërrojë këtë rrugë.“ Ruana zot, nga mohuesit e atdheut!”

Ajo dashuri e jashtëzakonshme e poetit me vendlindjen e tij shkrihet në këtë

libër me dashurinë që ai ka edhe për Çamërinë. Poezia “Më mugon Çamëria“ është

një poezi antologjike me këtë temë. Temën e Çamërisë ai e ka trajtuar edhe në

librat e tjerë, jo vetëm në ato me poezi, por edhe te romani “Një nuse nga

Çamëria (me bashkëautore Drita Braho).

 

 

Edhe ndonjë poeti me origjinë nga Çamëria, do ta kishte të pamundur të ndjente

rrahjet e mallit për Çamërinë të këtij poeti me origjinë nga Prizreni. Në të ka

revoltë, dashuri, mall, klithëm, dhimbje për fatin e saj tragjik që vazhdon të

jetë edhe sot. Mjafton të citojmë njërën prej strofave të kësaj poezie dhe të

dalë qartë edhe ky përfundim që arritëm më lart: “Më mungon një lule nga

gërmadhat buzë Jonit/ se driza më drizon dhe bulevardin më të bukur/ sillmë një

mandile ta valëvis mes Malmoes dhe Stokholmit/ e djepit të mbesës t’ia vë si

flamur ngjyrëpurpur.”

Një vlerësim shumë serioz për këtë libër ka bërë edh autori Ndue Ukaj në hyrjen

që ai i ka bërë librit. Po shkëpusim disa mendime të tij: “Autori i përmbledhjes

me poezi “Zjarr në duart e mia”, Remzi Basha është njëri nga autorët e shumtë, i

cili kultivon letërsinë shqiptare në diasporë, respektivisht në Suedi ku është

edhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve në rrethin ku jeton. Ky autor e shkruan

me pasion poezinë, por edhe prozën, edhe publicistikën. Njëherësh ai njihet edhe

si aktivist i çështjes shqiptare në Skandinavi. “

Pak kohë më parë shkrimtari Riza Lahi pat shkruar për një pasaportë të poezisë

së Remzi Bashës duke thënë se “Remzi Basha bën pjesë në një grupim që synon të

bashkojë njëri me tjetrin nën palët e flamurit të gjithë shqiptarët... Ky njeri me pamje

luftëtari ka një zemër kaq të madhe sa të pranojë të gjithë shqiptarët ..”

 

Kur është fjala për misionin e poezisë së Remzi Bashës, kritiku Ndue Ukaj

shkruan se “poezia e tij është e brumosur nga dhembja dhe dashuria për atdheun,

nga kujtesa historike, si motivi funksional dhe i përhershëm i kësaj poezie, që

jepet në vargje lirike e copëza emocionesh për atdheun e shkallmuar, për atdheun

e lirë, për atdheun si mall, për atdheun si nevojë, për prehje, etj.”

Unë besoj se libri, për të cilin po shkruajmë, është një arritje shumë pozitive

për letërsinë shqiptare e sidomos për atë të diasporës. Mbase nuk gabojmë kur

themi si ai duhet që të jetë për emigrantët e shumtë në të gjithë botën dhe për

fëmijët e tyre si një libër nënjastëku, sepse ata shohin tek fletët e bardha ,

tek rrahjet shpirt të tij të madh një copëz të jetës së tyre, të ëndrrave të

tyre, të së përditshmërisë së tyre, të shqetësimeve të tyre, të një jete ku ka

kaq shumë shpresë, optimizëm dhe shqiptarizëm .



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora