| E hene, 23.05.2011, 07:59 PM |
Lucija duke bërë hapjen e kspozitës, Kurorzimet arbreshe nga albumet e pluhrosura
Aktivitete të shumta në bibliotekën e Arbneshit të Zarës
Nga Sylejman Morina
Solemniteti e përurimit të bibliotekës në Arbanas(Arbnesh)ishte bërë në ditën e qytetit të Zarës. Me që rast kishin marr pjesë personalitete të shquara , nga jeta politike, kulturore e fetare, si dhe të interesuar të tjerë nga Arbanasi , Zara dhe më gjerë. Në përurim ishte i ndjeri arqipeshkëvi i Zarës me origjinë arbneshe nga Zemuniku , monsinjor Ivan Prengja , Ministri i Transportit , Detit dhe Infrastrukturës , Bozhidar Kallmeta, sekretari i kësaj ministrie, Zdravko Livakoviq, kryebashkiaku i Zarës Dr.Zhivko Kolega dhe zhupani i zhupanisë së Zarës Stipe Zreliq.
Me këtë rast,drejtori i bibliotekës së qytetit, Mr. Ivan Pehar, veç të tjerash shprehu kënaqësinë e madhe dhe krenarin , me rastin e hapjes solemne të degës së bibliotekës së qytetit të Zarës në Arbanas (Arbnesh ).
”Të gjithëve na është e njohur roli edukues i mësuesve të shumtë arbnesh,klerikëve ,intelektualëve ,por dhe roli i tyre në shtrirjen e vetëdijes nacionale kroate në mesin e popullatës së Zarës...... Dhe kjo bibliotekë është dëshmi që arbneshët më të gjitha të veçantat e tyre , janë pjesë e pa ndarë e Zarës.”do të theksonte kryebashkiaku Zhivko Kolega. Ndërsa prof Aleksandër Stipçeviqi , kishte folur për kontributin e gjithanëshm të arbneshve të dhënë në gjitha sferat në Zarë e Kroaci .Shkenctari arbnesh ,kishte folur për rolin e leximores publike, që para një shekulli kishte funksionuar si një institucion kulturor e më gjerë në Arbnesh. Po ajo leximore kishte luajtur një rol të rëndësishëm të përhapjes së ideve kroate në Dalmaci, pikërisht arbneshët ishin ndër mbështetësit më kryesor të këtyre ideve .
Me hapjen e kësaj biblioteke Arbneshit iu kthye një institucion i rëndësishëm kulturor tejet i nevojshëm. Që nga fillimi i punës më 2008, aktivitet dhe rezultatet nuk kanë munguar. Vlen të përmendet promovimi i filmit dokumentarë “Bilbilat Arbnesh“ i Bernard Kotlarit,apo organizimi vitin e kaluar i kursit për gjuhën arbneshe ,nga shoqëria e arbneshëve të Zarës etj. Për tu njohur me punën dhe aktivitetet e kësaj biblioteke ne biseduam me udhëheqësen e këtij institucioni kulturor, Lucije Peroviq, prof. e historisë së artit dhe gjuhës latine.
Si fillim do të donim të dinim cilat institucione janë bartëse se cilat institucione janë bartëse të jetës kulturore të qytetit të Zarës ?
Jeta kulturore e qytetit të Zarës zhvillohet në: Shtëpinë e Teatrit Kroat , në muzetë, galeritë , në Universitetin e Zarës, poashtu edhe në hapësirat e bibliotekës qytetit të Zarës.Biblioteka është themeluar më 1949, ndërsa lulëzimin e përjeton pas vendosjes në hapësirat e tanishme në rrugën Sjepan Radiq më 1999.
Biblioteka Qendrore e Zarës , si bibliotekë popullore,pos funksioneve themelore,siç janë: furnizimi me materiale të ndryshme, përpunimi profesional dhe mbrojtja e tyre, huazimi i librave ,CD-ve DVD-ve,shfrytëzimi i kompjuterëve për qasje në internet ,gjatë vitit organizon edhe qindra ngjarje publike si ligjërata,recitale,ekspozita figurative apo me fotografi,promovime të librave, broshurave,seminare, koncerte,takime,kuvende vjetore,tribuna ekologjike,kurse,projekte filmike etj. Gjithashtu organizon festivalin e banda të fëmijëve,kurse kompjuterësh për pensionistët , këshilla pa pagesë për nxënësit me gjendje jo të mirë sociale edhe aktivitete të tjera. Në pamundësi të zgjerimit të objektit tanishëm të bibliotekës,biblioteka qendrore, ka filluar vitet e fundit ta zhvilloj konceptin policentrikë të veprimit. Kështu, që pas degës në Bili Brig( e themeluar 1992) u themelua edhe Bibliobus 2006,dega Crno edhe dega në Ploqe më 2007, ndërsa dega në Arbanas ( Arbnesh ) 2008. Të gjitha aktivitetet e përmendura zhvillohen në qendër dhe në të gjitha degët e saja .Po ashtu edhe në degën në Arbresh . Për zhvillimin e suksesshëm të bibliotekës së qytetit,ai që ka meritën më të madhe është drejtori Mr.sc. Ivan Pehar, i cili e udhëheq bibliotekën nga viti 1991,de vetëm pakë ditë më parë rimori mandatin e drejtorit për të pestën herë.
E kujt ishte iniciativa për hapjen bibliotekës në Arbnesh ?
Ideja për themelimin e degës së bibliotekës së bibliotekës edhe në Arbnesh ishte nga shoqata e arbneshëve “Shoqëria e Arbneshëve të Zarës “. Bisedat e para për këtë qëllim u zhvilluan nga Prof. Dr. Serxho Dokoza( prof. në Universitetin e Zarës), si përfaqësues i shoqërisë së arbneshve të Zarës .gjatë viteve 2001-2002 . Ideja i është prezantuar shërbimit amë të bibliotekës së qytetit, në të cilën atëherë ka punuar Doroteja - Kamber – Kontiq,e cila ishte e angazhuar në hapjen e të gjitha degëve të bibliotekës së qytetit , po ashtu edhe për atë projektin e degës në Arbnesh.
Në hapjen e bibliotekës ishin personalitete qeveritare. A ishte shenjë se ata e kanë përkrah hapjen e bibliotekës në Arbnesh ?
Natyrisht,themelues i bibliotekës qendrore është qeveria e qyteti Zarës, po ashtu rinovimin dhe adaptimi i ndërtesës së bibliotekës është financuar qeveria e qytetit
Arbneshët aktivitetet e tyre kulturore, më parë i zhvillonin në kishën e tyre “Zoja Jon”, në shkollën fillore “ Kruno Krstiq”dhe në Shtëpinë e Teatrit Kroat Tani a do të i zëvendësojë ato biblioteka ?
Arbneshët i zhvillojnë aktivitetet e tyre kulturore dhe jo vetëm ato, në hapësirat e famullisë së “Zoja Loret “(Zoja Jon) dhe në shkollën fillore “ Kruno Krstiq”. Por, me hapjen e degës së bibliotekës ata janë bërë më të pasur edhe me një institucion kulturo edukativ. Vërtetë, për shkak afërsisë së shkollës,si dhe disa kopshteve fëmijërore ,ne me ata kemi krijuar një bashkëpunim të suksesshëm. Fëmijët nga kopshtet dhe shkolla i ftojmë në programe të ndryshme të promovimit leximit,punëtorive kreative,projekte filmike etj. Ndërsa për të rritur organizojmë ligjërata të ndryshme , ekspozita të pikturave figurative, arteve figurative dhe të fotografive,si dhe koncerte për kërshëndella.
Sa ka arritur të pasurohet koleksioni i vendlindjes me materiale të ndryshme shpirtërore dhe materiale nga kultura arbneshe dhe si i siguroni ato?
E veçanta e degës së bibliotekës së Arbneshit është koleksioni i vendlindjes së arbneshve, i cili është i vendosur në këtë nënë kulm të ndërtesës. Me rastin e hapjes solemne degës së bibliotekës në Arbnesh, më 23. 11.2008, ishte e organizuar ekspozita e gjërave të vjetra, të cilat i solli nga koleksioni privat vendasi Petar Uqi Peroviq - ( Lala , siç e quajnë arbneshët ). dhe të njëjtat ia dhuroi bibliotekës. Fjala është për ato sende, të cilat dikur arbneshët e Zarës i kanë përdorur kryesisht për qëllime bujqësore, vjetërsia e të cilave tejkalon një shekull. Në shkallët, të cilat qojnë deri në koleksionin e vendlindjes, anash janë vendosur fotografit e mëdha të reprodukuara me motive nga disa lagje të Arbneshit.,harta e vjetër kadastrale. Koleksioni i vendlindjes, grumbullon sende të Arbneshit si pjesë e Zarës,pastaj për njerëzit me origjinë nga Arbneshi që jetojnë kudo qoftë në botë, materiale të nxjerra në zonën e Arbneshit, mbi trashëgimin gjuhësore etj. Fondi i koleksionit ka aktualisht 124 njësi, libra, broshura, revista Cd,Dvd,fotografi, kartolina etj.
Materialet i mbledhim si donacion në bashkëpunim me Këshillin Lokal,”Shoqëria e Arbneshëve të Zarës”, zyrën e famullisë” Zoja Loret”,shkollën fillore të Arbneshit dhe me arbneshët e interesuar. Një pjesë të madhe materialeve është dhuruar nga vendasit : Akademiku Aleksandër Stipçeviq,inxh. elektronikës Bernard Kotlar dhe gazetari sportiv Drago Mariq.
Në kuadër të koleksionit të vendlindjes arbneshe një herë në vit organizojmë ekspozitë me fotografi nga e kaluara e arbneshëve.Që më 2009,në bashkëpunim me vendasin inxh. e elektronikës Bernard Kotlarin,dha me gazetarin e sportin e publicistin e njohur Drago Mariqin kemi organizuar ekspozitën me fotografi ” Arbneshët e Zarës dhe biçikletat”. Kjo temë ishte e zgjedhur për arsyeje se arbneshët në Zarë janë të njohur për biçikleta.Vitin e kaluar në përgatitjen e ekspozitës “Kurorëzimet Arbrneshe nga albumet e pluhurosura” e zotërinjve Kotlar dhe Mariq i bashkëngjitet vendasi , publicisti Ivica Mateshiq –Jeremija. Në dyzet fotografi janë treguar dhe paraqitur kurorëzimet e arbnesheve në periudhën 1919 deri 1987. .
Edhe në këtë vit planifikojmë , të organizojmë ekspozitë këtë muaj, kur në Arbnesh shënohet festa e Zonjës Loret ( Zoja Jon) titullare dhe mbrojtëse e famullisë së Arbneshit.
Cilat aktivitete arbneshët i organizuan në bibliotekën e tyre ?
Në objektin e bibliotekës Arbneshit, që nga fillimi vendin e vet e ka gjetur dhe Shoqëria e arbneshëve të Zarës, e cila organizon aktivitete të ndryshme , ligjërata nga e kaluara arbneshe si edhe kursin e gjuhës pothuajse të harruar arbnishte.
Në shfrytëzim të përhershëm iu është dhënë një hapësirë , ndërsa për nevoja shfrytëzohet edhe salla multimediale , projektori kompjuterët dhe inventari tjetër i bibliotekës . Kursi i gjuhës arbnishte konceptohet në atë mënyrë që vendasit e vjetër, të cilët ende e flasin gjuhën arbneshe të bartin diturin e tyre në brezat më të rinj (kursin e ndoqën një numër i madh i fëmijëve arbnesh ). Shoqërimi shpesh mbaron me biseda dhe këngë.
Si është gjendja e bibliotekës dhe kushtet e punës ?
Kushtet e punës janë të shkëlqyeshme. Ndërtesa e bibliotekës është e ndërtuar në vitin 1892,si shkolla e parë e ndërtuar me plan në Dalmaci.
Ka qenë në funksion deri më 1960, kur u ndërtua shkolla e re e tanishme në Arbnesh “Kruno Kërstiq”. Pastaj objekti u shndërrua në godinë banimi. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes objektit banorët u prej sajë më 2007. Pushteti ia dha ndërtesën bibliotekës ë qytetit për nevoja të degës së bibliotekës së Arbneshit.. Pas adaptimit të objektit, dega e bibliotekës hapet me 23.11. 2008 dhe godina e rinovuar e shkollës e merr një rol të ri.. Hapësira në tri kate me
A keni bashkëpunim profesional me bibliotekat e Kosovës apo Shqipërisë ?
Bibliotekistët e Zarës kanë vizituar bibliotekën popullore “ Hivzi Sulejmani në Prishtinë dhe biblioteka të tjera në Kosovë më 2005-ën . Drejtorët e dy bibliotekave ka nënshkruar marrëveshjen në ceremoninë e përgatitur në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare . Kolegët nga Kosova ishin në vizitën kthyese në bibliotekën e qytetit të Zarës në tetor të njëjtit vit .Bashkëpunimi është pasqyruar në disa raste me këmbimin e një sasie të vogël të librave. Bibliotekistë nga Kosova nder të tjera janë duke fituar arsimim bibliotekar në departamentin e bibliotekarisë në Universitetin e Zarës, e cila në aspektin kadrovik dhe në mënyra tjera është e ndërlidhur me bibliotekën e qytetit të Zarës.
objekti i bibliotekës së Arbneshëve