E marte, 26.10.2021, 12:34 AM (GMT+1)

Lajme

ZMK, zhvillon takimin vjetor për ndarjen e çmimeve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Konsumatorëve

E enjte, 17.03.2011, 07:39 PM


Ja mediat, intelektualët dhe institucionet që kanë kontribuar për ruajtjen e të drejtave të konsumatorit


Nga Albert ZHOLI

 

Dje në ambientet e Hotel Tirana International, ZMK (Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve), me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Konsumatorëve, zhvilloi një takim me përfaqësues të mediave dhe të institucioneve që merren drejtpërdrejt me ligjin për “Mbrojtjen e Konsumatorëve”, Në këtë takim kryetari i ZMK-së, z.Altin Goxhaj bëri një pasqyrë të gjerë të punës që ka bërë ZMK në periudhën 15 mars 2010 - 15 Mars 2001. Ai theksoi se, pavarësisht punës së bërë, sërishmi duhet të punohet në mënyrë institucionale, por edhe individuale për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve. Në këtë takim merrnin pjesë intelektualë nga shoqëria civile, shoqata që janë pjesë e këtij programi, drejtues të dikastereve të ndryshme shtetërore, përfaqësues të mediave, etj.. 85 për qind e ankesave të konsumatorëve që dorëzohen në Komisionin e Mbrojtjes së Konsumatorit janë për Kompaninë “Cez Shpërndarje”. Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit pranë Ministrisë së Ekonomisë, Besjan Pesha deklaroi se, performanca e kësaj kompanie është shumë e ulët.  Për të ndihmuar konsumatorët në lidhje me ankesat e tyre sipas peshës po rishikohen mundësia e vendosjes së gjobave të larta. Në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorëve, ky komision prezantoi edhe faqen on-line, ku çdo qytetar mund të shkruajë ankesën e tij. 

Çmimet:

  

Çmimi për titullarin e vitit

znj. lindita milo (lati)

Për kontribut të shquar në ndalimin e shkeljeve të të drejtave të konsumatorëve dhe ndëshkimin e kompanive që kanë abuzuar ndaj konsumatorëve në periudhën 15 mars 2010 – 15 mars 2011

 

Çmimi për institucionin e vitit

komisioni për mbrojtjen e konsumatorëve

Për kontribut të shquar në ndalimin e shkeljeve të të drejtave të konsumatorëve dhe ndëshkimin e kompanive që kanë abuzuar ndaj konsumatorëve në periudhën 15 mars 2010 – 15 mars 2011

 

Çmimi për Entin Rregullator të Vitit

akep

 

Çmimi për Inspektoratin e Vitit

autoriteti kombëtar i ushqimit –dega fier

 

Çmimi për pushtetin lokal të vitit

njësia bashkiake nr.10 tiranë

Për kontribut të shquar në mbështetjen dhe promovimin e të drejtave të konsumatorëve në periudhën 15 mars 2010 – 15 mars 2011

 

Çmimi për Kompaninë e Vitit

posta shqiptare sh.a.

 

Çmimi për organizatën e biznesit të vitit

dhoma e tregtisë dhe industrisë tiranë

 

Çmimi për inkurajimin e standardeve të vitit

Shoqata e Turizmit Shqiptar – dega shkodër

 

Çmimi për qytetarin e vitit

z. sazan guri

 

Çmimi për Organizatën e Vitit

unioni shqiptar për cilësinë e jetës

 

Çmimi për vullnetarët e vitit

grupi vullnetar i qendrës eden

 

Çmimi për Televizionin e Vitit:

TV SCAN

 

Çmimi i vitit për median me numrin më të madh të minutazhit për konsumatorët:

TVSH

 

Çmimi për Investigimin e Vitit:

Emisioni “Fiks Fare”: “Investigimi i mjaltit fals”

 

Çmimi për talk-shoë-n e vitit:

Emisioni i Mëngjesit i ORA NEËS

 

Çmimi gazetari i vitit:

Oerd Ulqini – NTV

 

Çmimi për emisionin analizues të vitit:

Emisioni Target – Albanian Screen

 

Çmimi për gazetën e edukimit konsumator të vitit

Gazeta “Telegraf”

  

Çmimi për gazetën e vitit:

Gazeta “Sot” 

 

Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorëve

LIGJ Nr.9902, datë 17.4.2008 PËR MBROJTJEN E KONSUMATORËVE

Neni 1

Objekti

Qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e interesave të konsumatorëve në treg, si dhe përcaktimi i rregullave dhe ngritja e institucioneve përkatëse për të mbrojtur të drejtat e konsumatorëve.

Neni 2

Fusha e zbatimit

Ky ligj përfshin të gjitha llojet e marrëdhënieve ndërmjet tregtarëve dhe konsumatorëve, që kanë të bëjnë me mallrat e konsumatorëve apo shërbime, përveç atyre që parashikohen në dispozitat e ligjeve të veçanta.

 

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Çmim për njësi i mallit” është çmimi përfundimtar, përfshirë TVSH-në dhe të gjitha taksat e tjera, për një kilogram, një litër, një metër, një metër katror, një metër kub të mallit, ose për një njësi sasie të veçantë, të ndryshme nga to, pjesë e njësive ligjore të matjes, të përdorura në Republikën e Shqipërisë, që ka lidhje me tregtimin e mallrave specifike.

Kur natyra e mallit nuk e lejon përdorimin e njësive të sipërpërmendura, çmim për njësi i mallit do të konsiderohet çmimi për mallin e shitur si një artikull të veçantë ose më vete.

2. “Çmim i shitjes së mallit” është çmimi përfundimtar për një njësi të mallit ose për sasinë e dhënë të tij, përfshirë TVSH-në dhe të gjitha taksat e tjera.

3. “Garanci kontraktuale” është çdo marrje përsipër, pa pagesë shtesë, e detyrimeve nga shitësi apo prodhuesi ndaj konsumatorit, për rimbursimin e çmimit të paguar ose për zëvendësimin apo për riparimin e mallit, për ta sjellë në përputhje me kushtet e vëna në deklaratën e garancisë ose në publicitetin përkatës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora