Shtesë » Lajme
Dëbimi i romëve, reagojnë ambasadorët
E merkure, 16.03.2011, 08:52 PM
Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe OSBE kërkojnë nga autoritetet shqiptare të hetojnë largimin me dhunë të familjeve
Në një deklaratë të përbashkët dhënë njëzëri nga ambasadori Alexander Arvizu, kreu i prezencës së OSBE, Eugen Wollfarth dhe shefi i delegacionit të BE-së në Shqipëri ngrejnë shqetësimin për dëbimin e keqtrajtimin e familjeve
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe delegacioni i BE-së në Shqipëri janë informuar se prej 20 shkurtit 2011, për disa ditë, se dhjetëra familje
Më tej, deklarata trepalëshe thekson se, në opinionin e tij për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim, Komisioni Evropian ka identifikuar luftën kundër diskriminimit dhe mbrojtjen e të drejtave të romëve si fusha parësore, të cilave u duhet kushtuar vëmendje e vecantë nga autoritetet.
Në këtë frymë, thuhet më tej në deklaratë, u bëhet thirrje autoriteteve përgjegjëse të ndërmarrin veprimet e duhura për hetimin e ngjarjes shqetësuese të shkurtit për të siguruar që veprime të tilla të mos përsëriten më.
Të tre ambasadorët thonë në deklaratë se i nxisin autoritetet për të siguruar asistencën e nevojshme sociale për strehimin e atyre njerëzve që kanë mbetur të pastrehë.
Në fund deklarata mbyllet: “OSBE, SHBA dhe BE bashkohen me përfaqësuesit e shoqërisë civile në thirrjen për t'i dhënë fund diskriminimit dhe dhunës ndaj familjeve dhe fëmijëve romë”.
Skandali i dëbimit, keqtrajtimit dhe më pas djegien e barakave të 120 romëve në Tiranë u denoncua publikisht nga Top Channel, ndërsa disa nga të keqtrajtuarit dhanë dëshmi të dhunës për katër netë me radhë ndaj tyre dhe familjeve të tyre.