E diele, 13.10.2024, 11:03 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

LDK - Gjermani: Ambasada e Kosovës në Gjermani tenton të minimizojë aktivitetin tonë shqumëvjeçar

E merkure, 16.03.2011, 08:39 PM


Deklaratë e Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjermani

 

Ambasada e Kosovës në Gjermani tenton të minimizojë aktivitetin tonë shqumëvjeçar

 

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin të Gjermanisë ditë më parë kremtoi trevjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në atë festë ishin thirrë shumë e shumë grupe e individë që kurrë anjë fije kontributi nuk e kanë dhënë për pavarësinë e Kosovës, kurse është lënë anash subjekti më i madh i shqiptarëve të Kosovës në Gjermani, siç është Dega e LDK-së.

 

LDK edhe në Gjermani është subejkti i vetëm që me organizimin e saj, me anëtarësinë e degës se saj, ka dhënë kontributin më të madh në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe në ngritjen e institucioneve të saj. Pastaj kontribut të madh dha edhe për të ndihmuar popullin e Kosovës, arisimin, UÇK-në, etj. por sikur fitohet përshtypja se ambasadori Vilson Mirdita, nuk e di këtë. Ai tani i shfrytëzon të gjitha të mirat e shtetit, përderisa anëtarët dhe veprimtarët e LDK-së në Gjermani, kanë dhënë dhe kanë investuar me qindra mijëra kiometra, me mijëra litra naftë e benzin dhe kanë dhënë mijëra marka duke harruar edhe familjet e tyre dhe duke përdorur të gjithë kohën e lirë vetëm e vetëm për të mirën e Kosovës dhe sot injorohen nga pëfaqësuesi i këtij shteti për të cilin dhanë aqë shumë.

 

Pra të shpresojmë se në raste tjera do të përmirësohet ky gabim injorimi dhe të kihet parasysh organizimi dhe puna e madhe e kësaj dege dhe e veprimtarëve të saj.

 

Kryesia e Degës së LDK-së në Gjermani

Qazim Bajgoraliu, kryetar



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora