Shtesë » Lajme
Dega e LDK-së në Gjermani: Të shkarkohet Ministri i Kulturës
E marte, 15.03.2011, 08:17 PM
Reagim i Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjermani
Të shkarkohet Ministri i Kulturës
Kryesia e Degës së LDK-së në Gjermani reagon ndaj sjelljes së pa përgjegjëshme të ministrit të kulturës Memli Krasniqi. Kjo kryesi kërkon shkarkimin e tij nga ky post, për shkak se me veprimin e tij, të heqjes së fotografisë së kryetarit historik dr. Ibrahim Rugova dhe fotografisë së humanistës Nëna Tereze, ka dëmtuar imazhin e Kosovës, duke mohuar njerzit me më vlera ne botën e qytetëruar e humane. Kudo në Gjermani, nëpër vende publike, sot e një vit më parë, ende janë posteret e Nënës Tereze, që u vunë me rastin e 100 vjetorit të lindjes dhe ne kudo si shqiptarë, krenohemi kur shohim e dëgjojmë se të tjerët flasin për veprën e madhe të kësaj humanisteje shqiptare. Nëna Tereze dhe dr. Ibrahim Rugova, janë emblema e popullit shqiptar dhe duhet të krenohemi me këto dy figura botërore që na bëjnë nder dhe respekt.
Kryesia e Degës së LDK-së në Gjermani
Qazim Bajgoraliu, kryetar