E merkure, 16.10.2024, 05:53 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

“Vatra”: Unitet në bisedimet Kosovë-Serbi

E shtune, 12.03.2011, 04:28 PM


“VATRA”: UNITET NË BISEDIMET KOSOVË-SERBI

 

BISEDIMET VETËM PËR ÇËSHTJE TEKNIKE

 

Deklaratë e Federatës Panshqiptare “Vatra” për bisedimet Koosvë-Serbi Federata Panshqiptare e Amnerikës “Vatra” përshëndet nisjen e bisedimeve dypalëshe mes Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuara nga bashkimi Europian dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesit amerikan si mbikëqyrës i ftuar. Takimi i parë nisi në mbrëmjen  8 mars 2011 në Bruksel, ku u bisedua për regjistrat civilë dhe dokumentet kadastralë, ndërsa në axhendën e sotme do të diskutohen çështjet e doganave, hapësirës ajrore dhe të marrëveshjes për tregti të lirë në Evropën Qendrore, i CEFTA, që gjatë këtij viti do të drejtohet nga Kosova.

Në Koosvë po bëhet shumë zhurmë rreth këtyre bisedimeve. Pasi nuk u arrit që të dilej me një rezolutë para nisjes së bisedimeve: Parlamenti ka caktuar të enjten një seancë, në të cilën pritet të diskutohet për miratimin e një Rezolute në mbështetje të bisedimeve në Bruksel, me Serbinë.

 

“Vatra” e sheh si të domosdoshëm një unitet të fortë mes forcavet politike të Kosovës në bisedimet me Serbinë. Ky unitet në qëndrim mund të arrihet me krijimin e një besimi të ndërsjelltë mes koalicionit qeveritar dhe opozitës.

 

Delegacioni i Kosovës do të jetë në lartësinë e detyrës, me vetëdijen se është në një pozicion juridik të barabartë me atë të Serbisë, duke përfaqësuar Kosovën shtet të pavarur, i njohur nga 75 shtete, ndër to, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet më të fuqishme të Europës.  Pala kosovare ka përparësinë morale pse përfaqëson një popull paqëdashës, i cili ende pret nga Serbia t’i këthejë eshtrat e të zhdukurve, si dhe një ”më fal” publik për gjenocidin që ushtroi në sytë e botës, një gjest qytetërues pajtimi.

 

Për dialogun me Serbinë, i cili duhet të jetë vetëm për çështje teknike me interes për të dy anët, zavëndëssekretari i Shtetit, z. Thomas Countryman, i cili do të jetë prezent në bisedime, tha para gazetarëve se  “… është e nevojshme të zhvillohen bisedime me qëllim që të arrijë synimin e Kosovës për vendosjen pa mëdyshje të sovranitetit të plotë në territorin e saj dhe për të fituar njohje të tjera ndërkombëtare, duke përfshirë anëtarësimin në Kombet e Bashkuara dhe fillimin e procesit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

 

 New York, 8 mars 2011



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora