E enjte, 10.10.2024, 09:18 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

U caktuan prioritet e veprimit të LDK-së

E enjte, 17.03.2011, 07:33 PM


Nga mbledhja e kryesisë së zgjeruar të LDK-së, Dega në Gjermani

 

U caktuan prioritet e veprimit të LDK-së

 

Kryesia e LDK-së, Dega në Gjermani mbajti një mbledhje në përbërje të zgjëruar, në të cilën u konstituan trupat punuese, këshillat dhe komisionet e saj mandatore, si dhe u nxorr plani i punës për periudhën e ardhshme duke shkoqitur vecanërisht detyrat për këtë vit. Në kuadër të vitit në vijim theks i vecant iu kushtua përkatitjeve për mbajtjen e Akademive përkujtimore, si: për komandantin legjendar, Sali Cekaj, që do të mbahet me 8 Maj,si dhe ajo per Ministrin e Mbrojtjes,Ahmet Krasniqin,që do të organizohet në muajin shtator.Këto dy evinimente përkujtuese për këto dy figura konstitucionale,të kombit dhe të shtetit, do të mbahen në Köln.

Manifestimi tradicional i shënimit të Ditës së Presidentit edhe këtë vit do të organizohet në Stolberg, me 24.maj,ndërkaq do të bëhen përpjekje që shënimi i ditëlindjes së Presidentit historik të Kosovës, të përshkohet me një varg aktivitetesh kulturore dhe do të përmbyllet me një Simpozium mbi jetën dhe veprën e tij.

Në mbledhje u arrit pëlqimi,për evidentimin e anëtarësisë së LDK-së dhe përtrirjen e radhëve të saj me anëtarë të rinjë,si dhe u caktuan kriteret e pagesës së anëtarësisë dhe mënyrat e inkasimit të saj.Një kujdes i veqantë do ti kushtohet edhe shtrirjes së saj organizative dhe përfshirjes së anëtarësisë sipas përvojave të veprimit të më hershëm,duke riaktivizuar të gjitha Aktivet e LDK-së dhe duke formuar njësi të reja.Ajo mbetet e hapur dhe e gatshme për tu përballur me sfida të reja,gjithnjë në funkcion të ngritjes dhe forcimit të saj,si e vetmja parti politike shqiptare me strukturë të organizuar politike në Gjermani.

Kryesia e LDK-së,Dega në Gjermani,shprehë shqetsimin e saj edhe lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe parashikimet e kritereve të ligjit, i cili Mërgatën shqiptare e vë në pozitën e tëhuajsimit dhe përbuzjes.Ndërkaq,mu kjo pjesë specifike e kombit, që nga zanafilla e saj duke ndarë nga kafshata e vetë,ishte bërë pjesë e bukës së përditëshme të Kosovës.Në këto rrethana,ndryshimi dhe plotësimi i ligjit,apo edhe shtyrja e procesit të regjistrimit,janë kërkesa të anëtarësisë së LDK-së.

Organi më i lartë udhëheqës i kësaj Dege,gjithashtu,përkrahë vlerësimet e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa,lidhur me procesin e zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë,i cili u pershkua me dhunimin e votës së popullit,duke nxjerrë një pushtet me legjimitet të kontestuar dhe duke degraduar imazhin e Kosovës para opinionit botëror,ashtu siq ka konstatuar edhe shtypi gjerman.

 

Këshilli për informim i Degës së LDK-së për Gjermani



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora